Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një burrë e grua pasi ka lënë pa përkujdesje fëmijët e tyre (vajzë dhe djalë, 12 e 9 vjeç) duke jetuar në një shtëpi pa kushte minimale për jetesë. Arrestimi i çiftit është të martën në orën 13:30. “Janë arrestuar burrë e grua kosovarë, pasi që kanë lënë pa përkujdesje fëmijët e tyre (vajzë dhe djalë njëri 12 e tjetri 9 vjeç) duke jetuar në një shtëpi pa kushte minimale për jetesë”, thuhet në raport. Me vendim të prokurorit dhe në bashkëpunim me Q.P.S. fëmijët janë dërguar në Strehimore, ndërsa të dyshuarit (prindërit) janë liruar dhe rasti shkon në procedurë ...
Komentet te ARRESTOHEN BURRË E GRUA NË PODUJEVË, KANË LËNË FËMIJËT PA PËRKUJDESJE E KUSHTE MINIMALE PËR JETESË Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu ka thënë sot se gjendja e sigurisë në vend është në nivelin e duhur dhe se nuk parashihet ndonjë rrezik. Musliu këto komente i bëri pas raportimit të drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti në Komisionin për mbikëqyrjen e AKI-së. “Sot kishim në raportim të rregullt për fund vit drejtori e AKI-së. U njoftuam për gjendjen e sigurisë në vend dhe sigurisë kombëtare… Gjendja e sigurisë është në nivelin e duhur dhe nuk parashihet ndonjë rrezik i mundshëm i sigurisë kombëtare…”, tha ajo./Telegrafi ...
Komentet te MUSLIU: GJENDJA E SIGURISË NË NIVELIN E DUHUR, NUK PARASHIHET NDONJË RREZIK Janë të Mbyllura
Pamje të reja janë publikuar nga aksioni që Policia e Kosovës ka zhvilluar në fshatin Karaçevë të Kamenicës, ku janë arrestuar disa persona, janë rrënuar objekte e janë konfiskuar aparate të lojërave të fatit. Në video shihen objektet e rrënuara, të cilat ishin ndërtuar skaj rrugës. Ndryshe, gjatë këtij aksioni të Policisë së Kosovës i cili po vazhdon edhe tani, ka pasur disa të arrestuar. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. “Është aksioni ende në progres dhe nuk kemi shumë informacione. Mund të ju konfirmoj se ka të arrestuar. Bëhet fjalë për pjesën ku ka pasur kazino ilegale të ...
Komentet te PAMJE TË REJA NGA AKSIONI I POLICISË NË KARAÇEVË (VIDEO) Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur pakënaqësinë në referimin e Kosovës me fusnotë edhe në raportin “Promovimi i demokracisë lokale”, që u publikua sot nga Kongresi i Autoriteteve Rajonale dhe Lokale të Këshillit të Evropës. Ai tha se përdorimi i fusnotës për Kosovën e kanë bezdi në forumet ndërkombëtare, pasi nuk paraqet realitetin e njohjes së pavarësisë së Kosovës. “Në forume ndërkombëtare e kemi bezdi fusnotën e cila është trashëgimi e qeverisjes së mëhershme. Fusnota nuk paraqet realitetin e njohjes së pavarësisë së Kosovës, po as marrëveshjen e Brukselit. Në raport është përdorur fusnota sa herë është përdorur termi Kosova. Ky keqinterpretim dhe keqcitim dhe duhet përmirësuar”, tha ...
Komentet te KURTI: NË FORUME NDËRKOMBËTARE E KEMI BEZDI FUSNOTËN E TRASHËGUAR Janë të Mbyllura
Media serbe KosovoOnline e cila njihet për artikuj dezinformues dhe përhapje të propagandës kundër Kosovës, sot është penduar për publikimin e një shkrimi që kishte botuar. Fshirja e këtij postimi edhe nga ueb-faqja edhe nga rrjeti social Facebook, ka ngjallur interesim në tregun medial serb. Veçmas kjo është shikuar me mëdyshje edhe nga njohës të gazetarisë që ndjekin dezinformimin. Sot, më 15 dhjetor 2021, në ora 07:27, KosovoOnline publikoi artikullin me titullin “Gjuriq: Ata që janë përgjegjës për vrasjen e vëllezërve Bytyqi duhet të marrin dënimin që meritojnë”. Mirëpo, vetëm disa minuta pas publikimit të këtij artikulli, ai ishte fshirë dhe nuk ishte i mundshëm për t’u lexuar. Për ...
Komentet te PSE KOSOVOONLINE FSHIU ARTIKULLIN QË FLET PËR VRASJEN E VËLLEZËRVE BYTYQI? Janë të Mbyllura
KMDLNJ ka reaguar për ndërprerjen e ngrohjes nga “Termokos”, duke theksuar se duhet të ndërmerren masa të menjëhershme. Njoftimi i plotë: Përjashtuar QKUK-në , i tërë qyteti i Prishtinës ka mbetur pa furnizim me ngrohje nga “TERMOKOS” me arsyetim se Ngrohëtorja e Qytetit nuk po ka mundësi të furnizohet me avull nga KEK-u në kohën kur temperaturat janë shumë të ulëta, kur ka reduktime të mëdha të energjisë elektrike (deri në 13 orë brenda 24 orëve), kur drutë janë shtrenjëtuar shumë kurse thëngjilli nuk rekomandohet shkaku se e ndotë shumë ajrin. T’i lëshë qytetarët pa furnizim me ngrohje edhe në kohën kur ngrohja e shpenzuar faturohet thuaja 100% përveç ...
Komentet te KMDLNJ: E PAPËRGJEGJSHME DHE E DËNUESHME NDËRPRERJA E NGROHJES NGA TERMOKOS Janë të Mbyllura
Presidentja Vjosa Osmani dhe homologu i saj nga Maqedonia e Veriut, Stevo Pendarovski pas takimit kanë mbajtur konferencën për media. Pendarovski me këtë rast tha se të dy vendet do të vazhdojnë bashkëpunimin për të fuqizuar marrëdhëniet e ndërsjella, duke shtuar se janë të gatshëm që të shkëmbejnë përvojat me Kosovën. Kur foli për dialogun Kosovë-Serbi, ai tha se duhet zgjidhje reciproke që nuk rrezikon rajonin. “Maqedonia e Veriut dhe Kosova si fqinje do të bashkëpunojmë me njëra-tjetrën, kurse unë theksova që ta intensifikojmë dialogun edhe më tutje. Bëhet fjalë për dyja vende mike, për të fuqizuar edhe më shumë marrëdhëniet mes shteteve”. “Në lidhje me politikën e jashtme dhe ne ...
Komentet te PENDAROVSKI: DUHET ZGJIDHJE RECIPROKE NË DIALOG PA E RREZIKUAR RAJONIN Janë të Mbyllura
Pas publikimit të shpenzimeve te zyrës së kryeministrit Albin Kurti në një darkë, ku sipas fakturës së siguruar në këtë darkë u shpenzuan hiç më pak se 375 euro, ka reaguar Qeveria e Kosovës. reaguar Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, përmes llogarisë së tij në Facebook, tha se kjo darkë ishte darkë pune në kuadër të vizitës zyrtare në Kosovë të Përfaqësuesit Special të BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak dhe njëherit i dërguar i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer. “Për të dhënë kontekstin e munguar në artikullin mbi atë shpenzim (375€), njoftojmë se darka e datës 31 maj 2021, ishte darkë pune në kuadër ...
Komentet te DARKA E KABINETIT TË KURTIT ME SHAMPANJË, BIFTEK E SALMON, VJEN REAGIMI I QEVERISË Janë të Mbyllura
Lidhja e Beatrixit dhe Donaldit brenda shtëpisë së BBV-së, është komentuar nga banorët. Antonela, Big Mama, Arjola, Meridiani janë disa nga banorët që hedhin dyshime rreth lidhjes së tyre, shkruan lajmi.net. Këta banorë besojnë se e gjithë kjo ishte lojë e Donaldit, dhe ai po e shfrytëzon Beatrixin për lojë. Nga kjo janë krijuar debate të forta gjatë spektaklit. Beatrixi ka shpërthyer ndaj banorëve dhe iu ka kërkuar banorëve që mos të përzihet në lidhjen e tyre. Madje ajo me britma ka sqaruar një herë e mirë: Kalleni shtëpinë unë e du këtë djalë. Në britma kanë përfunduar edhe Big Mama dhe Arjola të cilat ishin të përfshira në ...
Komentet te BEATRIX PËR DONALDIN: ÇOHUNI E KALLENI SHPINË, UNË E DU KËTË DJALË Janë të Mbyllura
Deputeti i PDK-së, Xhavil Haliti ka thënë se nuk është i frikësuar të përballet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti e as me këdo tjetër, sa i përket të kaluarës së tij politike. Teksa po bisedonin për seancën e sotme, ku pati shumë akuza dhe debate, Haliti thotë që ballafaqimi me të vërtetat nuk duhet t’i frikësohet askush. “Ka asi që kanë frikë. Unë s’kam frikë sa i përket të kaluarën time për asnjë send. Me u përball jo veç me Albinin, por me këdo. Me argumente, se kështu me cu selame që thotë populli përmes mediave dhe përmes mundësive që ka dhënë sot, rrjetet sociale është krejt tjetër gjë. ...
Komentet te XHAVIT HALITI: S’KAM FRIKË AS NGA ALBINI PËR TË KALUARËN TIME (VIDEO) Janë të Mbyllura