Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Aksident trafiku në Prishtinë, pesë të lënduar

Lajme
Pesë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Në këtë aksident që ka ndodhur paraditen e së dielës janë përfshirë dy vetura. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor. “Rreth orës 10:30, në udhëkryqin e rrugëve ‘Ukshin Hoti’-‘Robert Doll’ , në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor./KP ...
Komentet te ​Aksident trafiku në Prishtinë, pesë të lënduar Janë të Mbyllura

​Konjufca nesër viziton Shqipërinë, zbardhet agjenda

Lajme
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, nesër, më 7 qershor, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shqipëri. Gjatë qëndrimit në Tiranë, kreu i Kuvendit të Kosovës do të pritet në takime të veçanta nga presidenti Ilir Meta, kryekuvendari Gramoz Ruçi dhe kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha. Agjenda e vizitës: 10:05-11:15 Takim me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi Vendi: Kryesia e Kuvendit (Deklaratë për shtyp) 11:30-12:30 Takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta Vendi: Presidencë 12:30-13:00 Takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha Vendi: Selia e PD-së/KP ...
Komentet te ​Konjufca nesër viziton Shqipërinë, zbardhet agjenda Janë të Mbyllura

​Pas Evropës, Distria Krasniqi nis sot misionin për ta “pushtuar” edhe botën

Sport
Në Budapest të Hungarisë sot fillon Kampionati Botëror i xhudos i cili zgjatë deri më datën 13 qershor 2021. Në këtë kampionat Kosova do të përfaqësohet nga pesë garues: Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Flaka Loxha, Akil Gjakova dhe Laura Fazliu, përcjellë KosovaPress. Xhudistja Distria Krasniqi, e cila është kampione e Evropës në kategorinë e saj 48 kilogramë synon që ta pushtojë edhe botën për herë të parë. Ndryshe, në këtë kampionat botëror do të marrin pjesë pesë kontinente 118 shtet, 665 garues, 387 meshkuj dje 278 femra./KP ...
Komentet te ​Pas Evropës, Distria Krasniqi nis sot misionin për ta “pushtuar” edhe botën Janë të Mbyllura

​Qeveria Kurti vazhdon ta kundërshtojë minishengenin, Maqedonia e Veriut e sheh profitabile për tërë rajonin

Lajme
Qeveria Kurti vazhdon ta kundërshtojë minishengenin ballkanik. Në ekzekutiv thonë se janë pro bashkëpunimin rajonal, por vetëm mbi bazën e barazisë dhe mos zëvendësimit të projektit të BE-së. Por, mbështetje ndaj minishengenit po kërkon Maqedonia e Veriut, e cila e sheh këtë nismë profitabile për të gjithë rajonit. Ndërkohë, njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se minishengeni nuk është çështje prioritare për vendin. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu duke kundërshtuar këtë nismë, thotë për KosovaPress se çështja e minishengenit ballkanik nuk ka qenë asnjëherë temë në ekzekutiv. Kryeziu: Për Qeverinë e Republikës së Kosovës nuk është riaktualizuar minishengeni “Për Qeverinë e Republikës së Kosovës nuk është ri aktualizuar mini-shengeni, ...
Komentet te ​Qeveria Kurti vazhdon ta kundërshtojë minishengenin, Maqedonia e Veriut e sheh profitabile për tërë rajonin Janë të Mbyllura

​Policia konfiskon 72 mijë vezë në Vërmicë

Lajme
Policia e Kosovës ka konfiskuar 72 mijë copa vezë në pikën kufitare në Vërmicë. Vezët janë gjetur në një automjet të një shtetasi shqiptar pa dokumentacion përkatës. “Njësia policore ka ndaluar një automjet të cilin e drejtonte një mashkull Shqiptar shtetas i R. Shqipërisë, dhe gjatë kontrollimit në automjetin e tij, i janë gjetur dhe konfiskuar 72.000 vezë pa dokumentacionin përkatës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./KP ...
Komentet te ​Policia konfiskon 72 mijë vezë në Vërmicë Janë të Mbyllura

Bie nga ndërtesa ku po punonte, pëson lëndime trupore

Lajme
Një punëtor në Prizren derisa po punonte në një ndërtesë është rrëzuar me ç’rast ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore si dhe inspektorët e punës. Rasti është duke u hetuar. “Nga Emergjenca e spitalit rajonal në Prizren është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që kishte pësuar lëndime trupore. Viktima deri sa kishte qenë duke kryer disa punime në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, kishte rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime trupore. Viktima është duke marrë tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes ...
Komentet te Bie nga ndërtesa ku po punonte, pëson lëndime trupore Janë të Mbyllura

​Një burrë nga Janjeva sulmohet fizikisht nga bashkëshortja

Lajme
Një burrë nga Janjeva e Lipjanit ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e saj, duke i shkaktuar lëndime trupore. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt. “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se pas një mos marrëveshje në familje me bashkëshorten e saj te dyshuarën femër kosovare, e njëjta e kishte sulmuar fizikisht dhe të njëjtit i kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./KP ...
Komentet te ​Një burrë nga Janjeva sulmohet fizikisht nga bashkëshortja Janë të Mbyllura

​Rrihen mes vete 6 persona në Fushë Kosovë

Lajme
Policia njofton se në parkingun e një autolarje në Fushë Kosovë, pas një mosmarrëveshje ndërmjet 6 personave, ka ndodhur një përleshje fizike ku disa prej të dyshuarve kanë përdorur mjete të forta (shufra metali) dhe si pasojë e rrahjes, tre prej te dyshuarve kanë kërkuar ndihmë mjekësore. “Dy të lënduarit janë liruar nga tretmani mjekësor, ndërsa njëri prej të lënduarve ende është duke marrë tretman mjekësor në QKUK-së. Me urdhër të prokurorit kujdestar, të gjithë te dyshuarit janë liruar dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt’, thuhet në njoftimin e Policisë./KP ...
Komentet te ​Rrihen mes vete 6 persona në Fushë Kosovë Janë të Mbyllura

​A do t’u besohet grave udhëheqja e komunave

Lajme
Partitë politike kanë filluar të bëjnë publik kandidatët me të cilët do të garojnë në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen vjeshtën e këtij viti. Nga pak emrat që tashmë dihen, ende nuk ka gra të cilave partia u ka besuar udhëheqjen e komunave. Shoqëria civile po kërkon nga partitë politike që të kandidojnë më shumë gra në zgjedhjet lokale, sidomos për pozitën e kryetares së komunës. Pjesëmarrja e grave në zgjedhje dhe nominimi i tyre për të drejtuar komunat, po konsiderohet e domosdoshme. Njësoj edhe ndalimi i praktikes së votës familjare, për t’u dhënë mundësi pastaj grave të kërkojnë votën dhe të dëshmohen në udhëheqjen lokale. Udhëheqësja e Qendrës ...
Komentet te ​A do t’u besohet grave udhëheqja e komunave Janë të Mbyllura

​Brenda 1 dite policia arrestoi 31 persona për vepra të ndryshme penale

Lajme
Policia e Kosovës brenda 24 orëve të kaluara ka arrestuar 31 persona të dyshuar të përfshirë në veprime të ndryshme të kundërligjshme, përderisa ka shqiptuar 1460 tiketa për kundërvajtje të ndryshme në trafikun rrugor. Ndërsa 56 tiketa janë shqiptuar për shkelësit e Ligjit AntiCovid-19. Gjatë 24 orëve të fundit janë shkaktuar 35 aksidente me dëme materiale kurse 19 me të lënduar./KP ...
Komentet te ​Brenda 1 dite policia arrestoi 31 persona për vepra të ndryshme penale Janë të Mbyllura