Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë kërkuar nga ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci, që të ndryshojë udhëzimin administrativ të vitit 2010 për shkak të mossaktësimit për bartjen e shamisë në shkolla. Mungesa e specifikimit me ligj për bartjen e shamive në shkolla sipas deputetëve të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, po lë jashtë bankave shkollore shumë vajza në komuna të ndryshme të Kosovës. Lidhur me këtë, ministrja Nagavci tha se do të angazhohen që e drejta për shkollim të mos i mohohet asnjë fëmije, asnjë vajze, porse nuk specifikoi nëse mbështet apo jo bartjen e shamisë ...
Komentet te Nagavci: Nuk kemi të dhëna që ndonjë fëmije i është ndaluar vijimi i mësimit për shkak të shamisë Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Është arrestuar i dyshuari i shpallur publikisht në kërkim policor. Burhan Mehmet Cej dyshohet për vjedhje në tentativë dhe prezantim i rremë. I dyshuari është arrestuar në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë. Kështu kanë njoftuar nga Policia e Kosovës. “Për rastin “Vjedhje ne tentative” dhe “Prezantim i rremë”, i cili kishte ndodhur në Prizren, hetuesit e policisë kishin identifikuar një person të dyshimtë i cili pasi kishte kryer veprën penale ishte shmangur nga ndalimi dhe arrestimi dhe për një kohe nuk dihej lokacioni i qëndrimit të tij. Me datë 28 prill 2021, policia rajonale në Prizren me autorizim të Prokurorit të Shtetit e shpalli publikisht në kërkim policor të dyshuarin ...
Komentet te Arrestohet i dyshuari i shpallur publikisht në kërkim policor Janë të Mbyllura
FC Feronikeli falënderon mesfushorin, Albert Dabiqaj, i cili pas përfundimit të këtij sezoni, përfundoi edhe kontratën me këtë skuadër. Dabiqaj erdhi në klub në afatin kalimtar veror, të vitit 2017, duke veshur fanellën gjelbër e bardhë për katër sezone me radhë. Ai arriti të shpallet kampion me skuadrën e Feronikelit, fitoi Kupën e Kosovës dhe u paraqit në garat e Champions League dhe Europa League me stemën e Feronikelit në fanellë. FC Feronikeli i dëshiron suksese të mëtutjeshme në karrierë mesfushorit të çeliktë. Ndërsa futbollisti Albert Dabiqaj me këtë rast deklaroi: “Unë i falënderoj nga zemra të gjithë ata që më ndihmuan dhe përkrahën gjatë karrierës sime te Feronikeli, dua ...
Komentet te Feronikeli ndan rrugët me mesfushorin Albert Dabiqaj Janë të Mbyllura
Në vazhdën e takimeve me drejtues të federatave sportive, presidenti Ismet Krasniqi, i shoqëruar nga nënpresidenti Gazmend Maxhuni, kanë pritur sot krerët e Federatës së Shigjetarisë së Kosovës (FSHIK), kryetarin Agron Mala dhe sekretarin e përgjithshëm, Armend Hamiti. Drejtuesit e FSHIK-së, uruan presidentin Krasniqi për zgjedhjen e tij në krye të KOK-ut, derisa të dyja palët bashkëbiseduan për mundësitë e bashkëpunimit në ciklin e ardhshëm olimpik. Presidenti Krasniqi shprehu gatishmërinë për të përkrahur dhe bashkëpunuar me Federatën e Shigjetarisë së Kosovës, ashtu sikurse edhe me federatat tjera sportive. Kryetari i FSHIK-së, Agron Mala, njëherit është edhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të KOK-ut./KP ...
Komentet te Krasniqi takohet me krerët e Federatës së Shigjetarisë, kërkohet bashkëpunim i ndërsjellë Janë të Mbyllura
Të gjithë librat e shkruar nga ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, po edhe librat që janë shkruar për të, artikuj e fotografi, do të mblidhen në bibliotekën presidenciale që do të mbajë emrin e tij. Themelimi i kësaj biblioteke është iniciativë e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila sot ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me ministrin për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, e para e shtetit, Vjosa Osmani, tha se kjo ide është e bazuar në modelin amerikan të ndërtimit të bibliotekave presidenciale. Qëllimi i kësaj biblioteke presidenciale, e që do të mbajë emrin “Dr.Ibrahim Rugova”, tha se ka për qëllim që ta mbajë kujtesën ...
Komentet te Kosova do ta ketë bibliotekën presidenciale “Dr.Ibrahim Rugova” (Video) Janë të Mbyllura
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në takimin e mbajtur sot me përfaqësuesit ndër-institucionalë të Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin ne përhapjes së COVID-19, ka konfirmuar se janë bërë të gjitha përgatitjet që me 15 qershor të nis vaksinimi masiv i qytetarëve në bazë të kritereve për vaksinim, në palestrën e sporteve “Bashkim Selishta – Petrit”, që do të bëhet nga 20 ekipe të vaksinimit. “Për gjithçka rreth vaksinimit do të bëhet njoftimi i qartë. Kategorizimi bëhet në bazë të moshës dhe i gjithë procesi do të shkojë në bazë të planit dhe në koordinim me të gjitha institucionet për të mbajtur rregull dhe rend. Komiteti i Emergjencave do ...
Komentet te Haziri: Më 15 qershor nis vaksinimi masiv në Gjilan Janë të Mbyllura
Është mbajtur takimi i parë i grupit punues për Institutin për krime të kryera gjatë luftës. Me këtë rast, kryeministri i Republikës së Kosovë, Albin Kurti tha se analiza e kryer në mandatin e tij të parë si kryeministër ka hap rrugë që tashmë të punohet direkt në krijimin e koncept dokumentit për institutin. Ai ka theksor se emërimi i këtij instituti duhet të nënkuptojë të gjitha krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë dhe se ky institut duhet të themelohet me ligj. I pari i ekzekutivit theksoi se ky instituti duhet të ketë linjën e vetë buxhetore, strategjinë dhe ekspertë të fushës. “Ky është momenti i fundit për neve, ...
Komentet te Takohet grupi punues për Institutin për krime të kryera gjatë luftës Janë të Mbyllura
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ka deklaruar se rezultati përfundimtar i dialogut Kosovë-Serbi duhet të jetë njohja e ndërsjellë. Në konferencën e përbashkët për media me homologun e tij nga Kosova, Ruçi tha se është premtuese për dialogun, fakti që ShBA dhe BE nuk kanë dallime në qëndrime. Pas takimit me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, Ruçi e vlerësoi pozitive edhe qëndrimin dinjitoz të ish drejtueseve të UÇK-së karshi Gjykatës Speciale. Derisa theksoi nevojën e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Ruçi: Rezultati përfundimtar i dialogut duhet të jetë njohja e ndërsjellë Video “Ne si Shqipëri vlerësojmë shumë vizitën e fundit të zotëri Palmer dhe Lajçak në ...
Komentet te Ruçi: Rezultati përfundimtar i dialogut Kosovë-Serbi duhet të jetë njohja e ndërsjellë Janë të Mbyllura
Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës, ai i Vushtrrisë, i Gjakovës dhe i Gjilanit tash e sa vite janë duke u menaxhuar vetëm me ushtrues detyre. Situatë e njëjtë është edhe në shumë klinika të QKUK-së, përfshirë edhe Klinikën Infektive dhe atë të Pulmologjisë, të cilat përkundër që kanë qenë epiqendra në kohë pandemie, ato nuk kanë pasur drejtor me mandat të rregullt. Ky problem po synohet të zgjidhet deri në fund të vitit, ku fillimisht po synohen të zgjedhjen drejtorët e spitaleve dhe klinikave që janë duke funksionuar me ushtrues detyrë, e më pas paralajmërohen ndryshime edhe te shefat e reparteve. Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon ...
Komentet te Spitalet dhe klinikat me ushtrues detyre, pritet të zgjedhën deri në fund të vitit (Video) Janë të Mbyllura
Një fëmijë është lënduar aksidentalisht në këndin e lodrave të një restoranti në Prizren. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë dhe viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Njësia përkatës policor është duke hetuar rastin. /KP ...
Komentet te Lëndohet një fëmijë në këndin e lodrave të një restoranti Janë të Mbyllura