Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Bislimi: Kosova do të punojë për intensifikim të marrëdhënieve me Francën

Lajme
Zëvendëskryeministri i parë Besnik Bislimi deklaroi sot se Kosova do të punojë në intensifikim të marrëdhënieve bilaterale me Francën në rrafshin politik dhe ekonomik. Ai këto komente i bëri gjatë një takimi me ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel dhe një delegacion të Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD), të përbërë nga Dominique Hautbergue, udhëheqës i Zyrës Rajonale së AFD-së për Ballkanin Perëndimor, Cécilia Maronnier, atashe e bashkëpunimit në Ambasadën e Francës në Kosovë, Florence Dobelle, shefe e rajonit për shërbim ekonomik, dhe Mirela Mata, udhëheqëse e Misionit strategjik dhe operacional të AFD-së për Shqipëri dhe Kosovë. Ambasadorja Butel dhe përfaqësuesit e Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD) theksuan se do ...
Komentet te ​Bislimi: Kosova do të punojë për intensifikim të marrëdhënieve me Francën Janë të Mbyllura

​GJASHTË RREZIQE NGA MARRJA E MULTIVITAMINAVE

Shëndetësi
“Mjekësia parandaluese” është një hit për vite me radhë dhe ka shumë qasje të bazuara në shkencë që mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve. Por, marrja e një multivitamine nuk është një prej tyre dhe disa nga përbërësit në këto shtesa mund të çojnë në probleme shëndetësore.   Këto gjashtë rreziqe ju kërcënojnë nëse merrni multivitamina çdo ditë. Do t’i hidhni paratë Nëse investoni në multivitamina si parandalim i sëmundjeve, shkenca nuk është pikërisht në anën tuaj. Në një studim të botuar në vitin 2018, shkencëtarët nga Universiteti “Johns Hopkins” analizuan në studime që përfshinë gati gjysmë milion njerëz dhe arritën në përfundimin se marrja e një multivitamine nuk ...
Komentet te ​GJASHTË RREZIQE NGA MARRJA E MULTIVITAMINAVE Janë të Mbyllura

Ish-komandanti i Sveçlës: Xhelali është dezertor, u largua nga UÇK pas 10 ditëve, mund të jetë frikësuar

Lajme
“Vetëm dhjetë ditë ka qenë ushtarë i UÇK’së, e pastaj ka dezertuar. Me siguri ka hequr uniformën e i është bashkuar refugjatët”. Kështu shprehet ish-komandanti i ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçlës, Skender Tahiri. Tahiri i ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin, thotë se Sveçla mund të jetë frikësuar, andaj edhe mund ta ketë hequr uniformën e UÇK’së për t’u bashkuar me refugjatët. “Unë zotin Sveçla e kam takuar gjatë luftës, ai ka qëndruar në zonën tonë vetëm 10 ditë. Ne jemi takuar rastësisht. Por gjatë periudhës e di që ai ka dezertuar dhe ka shkuar diku tjetër. Ai mund ta ketë hequr uniformën e t’i jetë bashkuar ...
Komentet te Ish-komandanti i Sveçlës: Xhelali është dezertor, u largua nga UÇK pas 10 ditëve, mund të jetë frikësuar Janë të Mbyllura

​Suplementet për një tru më të shëndetshëm

Shëndetësi
Shëndeti i trurit luan një rol vendimtar në fazat e jetës njerëzore dhe kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme të dini se çfarë mund të bëni që ai të funksionojë në mënyrë normale. Ushtrimet e rregullta, dieta e shëndetshme dhe gjumi i mirë mund të ndihmojnë shumë, por kjo nuk mjafton. Shtesat e zgjedhura nën mbikëqyrjen e një mjeku mund të jenë gjithashtu të dobishme. Shtojcat ë përmirësojnë aftësitë njohëse Hulumtimi, i botuar në revistën “Nutrients”, kishte për qëllim të përcaktojë nëse disa shtesa dietetike mund të përmirësojnë aftësitë njohëse tek të rinjtë dhe njerëzit e shëndetshëm. Këto suplemente janë: xhinko biloba, xhinseng, flavonoide, omega-3, probiotikë dhe tirozinë. ...
Komentet te ​Suplementet për një tru më të shëndetshëm Janë të Mbyllura

Humbja e dëgjimit te të moshuarit mund të parandalohet ndërsa janë të ri

Shëndetësi
Një model i ri nga studiuesit në Universitetin e Mançesterit ka propozuar një mënyrë për të parandaluar humbjen e dëgjimit tek njerëzit e moshuar duke adresuar pabarazitë socio-ekonomike që kanë hasur në rininë e tyre. Ekipi, i cili botoi studimin në revistën “Trends in Hearing”, shpreson se modeli mund të prekë rreth 466 milionë njerëz në të gjithë botën që kanë humbje të dëgjimit, duke prekur kryesisht të moshuarit. Kërkimet kanë treguar më parë se njerëzit me aftësi të kufizuara të dëgjimit kanë më shumë të ngjarë të kenë arritje më të dobët arsimore, nivele më të larta të papunësisë dhe të ardhura familjare më të ulëta vjetore sesa ata ...
Komentet te Humbja e dëgjimit te të moshuarit mund të parandalohet ndërsa janë të ri Janë të Mbyllura

​Kurti priti në takim bordin e përkohshëm të drejtorëve të Postës së Kosovës

Lajme
Kryeministri Albin Kurti priti sot në takim bordin e përkohshëm të Postës së Kosovës, ku është biseduar mbi prioritetet në këtë ndërmarrje, si dhe planet e bordit, me theks të veçantë në projektin e ITMAT për postën ndërkombëtare. Kurti me këtë rast ritheksoi kujdesin dhe mbështetjen e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin e mëtejmë të Postës së Kosovës. Në takim morën pjesë edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, zëvendësministri i Ekonomisë, Mentor Arifaj dhe udhëheqësi i Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike, Besim Imeri. Bordi i përkohshëm i Postës, i cili u votua në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës më 21 maj, kryesohet nga Safije Beseni, ndërsa anëtarë janë edhe ...
Komentet te ​Kurti priti në takim bordin e përkohshëm të drejtorëve të Postës së Kosovës Janë të Mbyllura

​400 njerëz sëmuren nga mielli

Rajoni dhe Bota
Nuk është e vërtetë që vetëm vezët, produktet e qumështit, kikirikët ose manaferrat mund të shkaktojnë probleme në stomak, një ngjarje në Indi tregoi se mund të helmohet edhe me miell. Në Delhi, 400 njerëz kërkuan ndihmë mjekësore në të njëjtën kohë pasi të gjithë morën simptoma të diarresë dhe të vjellave. Hetimet zbuluan se të gjithë konsumonin miell hikrrës, i cili është i popullarizuar gjatë disa festivaleve fetare indiane kur agjërimi është pjesë e ritualit. India Times më tej raporton se prodhuesi i miellit hikrrës shtoi një përbërës që supozohej të rriste sasinë e miellit, dhe në fakt e ndoti atë. Autoritetet po kontrollojnë mullirin nga ka ardhur mielli, ...
Komentet te ​400 njerëz sëmuren nga mielli Janë të Mbyllura

Pas videove në ‘TikTok’, merret vendimi për gjyqtaren e Elbasanit

Shqipëri
Këshilli i Lartë Gjyqësor në Shqipëri ka pranuar kërkesën për pezullimin nga detyra të gjyqtares të Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, deri në përfundim të procesit të hetimit. Ky Këshill ka kërkuar hetime të mëtejme për shkeljet disiplinore. Gjatë paraqitjes së sotme, Kapedani ka kërkuar që të dëgjohet edhe zëri i saj dhe të zbulohet e vërteta. Po ashtu, ajo paraqiti dorëheqjen nga detyra e zëvendëskryetares. Gjyqtarja e Elbasanit ka deklaruar se ka bërë video që i përkasin jetës së saj personale, por kurrsesi me qëllim për t’i publikuar ato në rrjete sociale, duke shtuar se shumë prej gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë llogaritë e tyre personale në rrjete sociale, si ...
Komentet te Pas videove në ‘TikTok’, merret vendimi për gjyqtaren e Elbasanit Janë të Mbyllura

​Siguria në trafikun rrugor, Policia e Kosovës do të mbajë konferencë për media

Lajme
Policia e Kosovës do të mbajë një konferencë për media, e cila i dedikohet sigurisë në trafikun rrugor. Për gjendjen e sigurisë në trafikun rrugor, planifikimet operacionale dhe angazhimet policore do të flasin përfaqësues të lartë të Policisë së Kosovës. Lidhur me lokacionin dhe kohën e planifikuar për këtë konferencë do të njoftoheni nesër, thuhet në njoftim. Ditëve të fundit në rrugët e Kosovës ka pasur aksidente me fatalitete, ku vetëm dje janë regjistruar pesë viktima, katër prej tyre vetëm në Koshare dhe një në rrugën Pejë-Prishtinë. Ndërsa që nga muaji janar e deri më tani, nga aksidentet në trafik, kanë humbur jetën 42 persona./KP ...
Komentet te ​Siguria në trafikun rrugor, Policia e Kosovës do të mbajë konferencë për media Janë të Mbyllura

​Kurti merr dozën e dytë të vaksinës kundërCOVID-19

Lajme
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka marrë sot dozën e dytë të vaksinës AstraZeneca në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë (MSH) përmes një statusi në Facebook. “Tashmë është kryer vaksinimi me dozën e dytë të vaksinës Astra-Zeneca për qytetarët të cilët e kanë marrë dozën e parë të vaksinës në Kukës. Ndërsa sot ishte dita e parë e vaksinimit me dozën e dytë për qytetarët që janë vaksinuar në Kosovë”, thuhet ndër tjera në postim. MSH shpreh mirënjohje për profesionistët mjekësorë dhe stafin mbështetës për përpjekjet e vazhdueshme për t’u marrë me secilin aspekt kompleks të vaksinimit COVID-19. Kurti më 29 ...
Komentet te ​Kurti merr dozën e dytë të vaksinës kundërCOVID-19 Janë të Mbyllura