Këngëtarja 24-vjeçare kubano-meksikane Camila Cabello dhe kompozitori kanadez 22-vjeçar Shawn Mendes janë një nga ato çifte që shpesh janë vënë në shënjestër të paparacëve në muajt e fundit. Kryesisht për shkak të kombinimeve të tyre të veshjeve të rastësishme, të cilat u dhanë atyre titullin mosmirënjohës të çiftit të veshur më keq në Hollywood në publik, Camila dhe Shawn kanë qenë subjekt i mediave të shumta dhe tani janë përsëri në qendër të vëmendjes. Muzikantja e bukur u filmua nga paparacët në rrugët e Hollywood-it Perëndimor, dhe kësaj here vëmendjen ia vodhi barku – rrobat e gjera me të cilat ajo e mbuloi. Këngëtarja që jemi mësuar ta shohim në ...
Komentet te Çifti i famshëm pret fëmijën e parë? Fotot e këngëtares ngjallën spekulime Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Policia Kufitare e Kosovës, rajoni Perëndim, me urdhëresë të autoriteteve të drejtësisë, sot ka bastisur dy lokacione të ndryshme në Gjakovë dhe Suharekë, ku ka arrestuar dy persona të dyshuar për kontrabandë me migrantë dhe falsifikim të dokumenteve. Gjatë bastisjeve janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gaz, tip Ekol, kalibri 9 mm dhe një karikator, 12 fishekë me gaz të kalibrit 9 mm, një thikë ushtarake, dy kapela me emblemë të PK-së, një telefon Smasung S10, një automjet BMW X5, i cili dyshohet se është marr nga një person tjetër për shkak të borxhit, dhe një kompjuter me dokumente të skanuara. Me vendim të prokurorit kompetent njëri nga të ...
Komentet te Arrestohen dy persona për kontrabandë me migrantë dhe falsifikim të dokumenteve Janë të Mbyllura
Anëtarët e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës nesër në orën 14:00 do të mbajnë mbledhjen e radhës ku pritet të caktohet data e seancës së re të legjislativit. Në rendin e ditës janë miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit, përgatitjet për seancë plenare, deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme. Pika tjera të rendit të ditës janë propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për formimin e komisioneve parlamentare, shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për ...
Komentet te Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër Janë të Mbyllura
Anëtari i AAK-së, njëherësh kandidat për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka folur rreth arrestimit të ish-kryetarit të OVL e UÇK-së Faik Fazliu dhe deklarimeve të ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla se “ka mbaruar koha kur zyrtarët policorë fyhen e sulmohen gjatë ushtrimit të detyrës nga të ashtuquajturit “të fortët””. Haradinaj sonte në emisionin Prime Time të Kanal 10, tha se nga Qeveria Kurti nuk po shihen gjëra konkrete, përveç emërimeve, shkarkimeve dhe mos mbajtjen e premtimeve 15-vjeçare të Lëvizjes Vetëvendosje. “Po ashtu kjo Qeveri uli pensionet si dhe i heqi shtesat për doktorët. Premtimet e Albinit nuk korrespondojnë me premtimet 15-vjeçare të Vetëvendosjes”, tha ai. Haradinaj ka reaguar ndaj ...
Komentet te Daut Haradinaj: Askush nuk mundet ta njollosë luftën tonë Janë të Mbyllura
Në varrezat e qytetit në Shtimes janë varrosur katër anëtarët e familjes Ramadani të cilët u aksidentuar të dielën në trafik. Pas ceremonisë së varrimit, është zhvilluar edhe një ceremoni tjetër – ajo e faljes së gjakut, njofton Klankosova. Familja Ramadani ka falur sipas traditës katër gjaqet ndaj familjes Musliu, prej së cilës vjen drejtuesi i veturës së përfshirë në aksident. Po ashtu është njoftuar se përveç të pamës që do të mbahet tre ditë tek familja Ramadani, po kaq ditë të pame do të mbajë edhe familja Musliu. Ndërmjetësues për faljen e gjaqeve kanë qenë kryetarët e komunave, Agim Aliu i Ferizaj dhe Naim Ismajli i Shtimes./Nmk /DielliNews.info ...
Komentet te Familja Ramadani i fal katër gjaqet familjes Musliu Janë të Mbyllura
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe kryetari i Shoqatës “Jetimat e Ballkanit” Halil Kastrati në një ceremoni solemne sot kanë dorëzuar çelësat për 13 familjet të cilat u bën me shtëpi të reja Kryetari Bulliqi tha me këtë rast se është ndjesi e veçantë kur dhurohen shtëpi të reja për familjet në nevojë. “Ne së bashku me “Jetimat e Ballkanit” kemi vazhduar memorandumin e bashkëpunimit dhe projekti i ndërtimit të shtëpive do të vazhdojë edhe këtë vit”, tha ai. Edhe humanisti Halil Kastrati u shpreh i lumtur që projekti i përbashkët me Komunën e Podujevës për ndërtimin e shtëpive për familjet në nevojë po shkon drejt finalizimit dhe ...
Komentet te 13 familje në nevojë bëhen me shtëpi të reja në Podujevë Janë të Mbyllura
Policia e Shtetit shqiptar ka bërë të ditur se sot në fshatin Dragostunjë, Librazhd, në banesë Qemal Bici rreth 56-vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me mjet të mprehtë, sëpatë, bashkëshorten e tij Menturie Bici, rreth 53- vjeçe dhe pas aktit të rëndë autori ka varur veten. Në momentin e krimit fëmijët nuk kanë qenë të pranishëm, por më pas ata kur kanë ardhur në banesë e kanë gjetur nënën të vrarë dhe më pas babanë të varur te pema. Qemal Bici njihej nga fqinjët si problematik, i alkoolizuar dhe që jo pak herë shkaktonte dhunë ndaj gruas së tij. Çifti ka katër fëmijë të gjithë ...
Komentet te Burri vret gruan me sëpatë Janë të Mbyllura
Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave të përcaktuara nga Bashkimi Evropian, por qytetarët e saj ende nuk mund të lëvizin pa viza për në vendet e BE-së. Gjermania e cila kishte presidencën gjatë muajve korrik-dhjetor të vitit 2020, vazhdon ta mbështesë procesin e liberalizimit në bazë të kritereve të plotësuara. Nga Zyra për Informim e Qeverisë së shtetit gjerman thanë për Klankosova.tv se Gjermania e kishte vënë këtë temë në agjendën e organeve përgjegjëse të Bashkimit Evropian, por se nuk ishte arritur pajtueshmëria e shumicës së shteteve anëtare për t’ia hequr vizat Kosovës. “Qeveria Federale vazhdon të mbështesë liberalizimin e vizave për Kosovën në bazë të përmbushjes së ...
Komentet te Qeveria gjermane: Marrëveshja me Kosovën, parakusht për pranimin e Serbisë në BE Janë të Mbyllura
Tregtari 4 Star Classics ofroi për shitje një kopje të ruajtur mirë të sedanit sportiv Alpina B9, me bazë BMW 5 Series E28, një nga vetëm 577 njësi të prodhuara, shkruan Autoblog. Alpina B9 kaloi dy vjetët e parë në Gjermani, më pas iu shit një blerësi nga Japonia ku qëndroi për 32 vjet, për të përfunduar te pronari aktual në vitin 2017. Vetura ka ngjyrë të kaltër të errët, grafikë të artë Alpina, rrota Alpina 16-inç, dy tuba shkarkimi të vendosur në qendër, ulëse sportive me vija blu dhe jeshile, timon lëkure Momo, timon druri Alpina etj. Posedon një motor 3.5-litra me gjashtë cilindra që sigurojnë 180 kuaj fuqi, ...
Komentet te BMW E28 Alpina B9 nga viti 1983 del në shitje për 35 mijë euro Janë të Mbyllura
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka përkujtuar sot diplomatin e njohur James William Pardew, i cili ndërroi jetë në moshën 77-vjeçare. Kosnett ka thënë se gjatë viteve të tij si diplomat dhe ambasador, James Pardew kontribuoi shumë në luftën për paqe, siguri dhe stabilitet në Ballkan. “Trashëgimia e tij do t’i mbijetojë atij. Ngushëllime miqve të tij, familjes dhe të dashurve të tij,” ka thënë ai në një postim në Facebook. Pardew, një ish-diplomat në administratat e presidentëve të SHBA-së Bill Clinton dhe George W. Bush dhe një oficer i inteligjencës ushtarake amerikane, vdiq të mërkurën e kaluar. Ai ishte negociatori i SHBA-së për ...
Komentet te Kosnett përkujton Pardew: Kontribuoi në luftën për paqe në Ballkan Janë të Mbyllura