Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Konfirmohet edhe një rast me variantin afrikan të Covid-19 në Kosovë

Shëndetësi
Në Kosovë është konfirmuar edhe një rast me variantin afrikan COVID-19. Kështu kanë njoftuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK). Nga IKShPK kanë njoftuar se pacienti është duke u hospitalizuar në Klinikën Infektive. Komunikata e plotë e IKShPK-së: Në laboratoret e Mikrobiologjisë të IKSHPK, në baza ditore testohen mesatarisht mijëra mostra në ditë. Nga mostrat e testuara në SARS-CoV-2, është konfirmuar edhe një rast me variantin afrikan të SARS CoV-2: South Africa (S.A) Lineage B.11351 (N501Y) (WHO label: Beta). Pacienti është i hospitalizuar dhe duke u trajtuar në Klinikën Infektive. Duke qenë se tashmë rasti është kontaktuar, do të hulumtohen kontaktet për identifikimin eventual të rasteve të ...
Komentet te ​Konfirmohet edhe një rast me variantin afrikan të Covid-19 në Kosovë Janë të Mbyllura

​Mblidhen katër Komisione Parlamentare

Lajme
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mblidhen katër Komisione Parlamentare. Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti dhe Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis dhe planifikim hapësinor dhe infrastrukturë, janë këto komisionet që do të mblidhen sot. Fillimisht do të mblidhet Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport. Në këtë komision që do të mblidhet në ora 08:30 do të mbetet intervistimi i kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. Në ora 10:00 do të mblidhet Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ku do të shqyrtohet ...
Komentet te ​Mblidhen katër Komisione Parlamentare Janë të Mbyllura

​Tërmet në Kroaci

Rajoni dhe Bota
Kroacia është tronditur sërish nga lëkundjet e tërmetit. Më i fundit është regjistruar në orën 5:59 të mëngjesit të sotëm me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter. Tërmeti u regjistrua 12 km në juglindje të Sibenik, Grad Shibenik, Sibenik-Knin të Kroacisë. Në mediat sociale vendase u raportua se tërmeti ishte i shkurtër, por shumë i fortë që i zgjoi banorët dhe i trembi, raporton A2. Deri më tani nuk ka të dhëna për lëndime apo dëme materiale./KP ...
Komentet te ​Tërmet në Kroaci Janë të Mbyllura

​Moti për sot

Lajme
Në Kosovë do të vazhdojë të mbajë mot i ndryshueshëm e i cili do të përcillet me riga shiut dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë Celsius. “Do të mbajë mot i ndryshueshëm i përcjellur me riga shiu të intensitetit mesatar dhe me shkarkime rrufesh temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 grade Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-11 m/s”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës. /KP ...
Komentet te ​Moti për sot Janë të Mbyllura

​EURO 2023/ Kosova U21 ballafaqohet sot me Andoran në “Fadil Vokrri”

Sport
Kombëtarja e Kosovës U21 sot zhvillon ndeshjen e parë kualifikuese për në Kampionatin Evropian 2023 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Trajneri Michael Nees në konferencën për media para ndeshjes u shpreh se skuadra është përgatitur maksimalisht për këtë ballafaqim dhe se do të japin maksimumin për te arritur fitoren. Kosova bënë pjesë ne Grupin G ku bëjnë pjesë edhe Anglia, Çekia, Sllovenia, Shqipëria dhe Andorra, përcjellë KosovaPress. Ndeshja ndërmjet Kosovës U21 dhe Andorrës U21 zhvillohet nga ora 20:00./KP ...
Komentet te ​EURO 2023/ Kosova U21 ballafaqohet sot me Andoran në “Fadil Vokrri” Janë të Mbyllura

​Dita Botërore e Oqeaneve

Rajoni dhe Bota
Dita Botërore e Oqeaneve, e cila shënohet çdo vit më 8 qershor, është caktuar nga Kombet e Bashkuara për të mbrojtur oqeanet. Kjo ditë është caktuar që nga viti 2009 dhe është një rast për të nderuar oqeanet, për të kremtuar produktet që ofron oqeani, për ta çmuar vlerën e brendshme të oqeanit. Oqeani ofron rrugët detare botërore të rëndësishme për tregtinë botërore. Ndotja e ujërave dhe shfrytëzimi i tepërt i peshqve ka rezultuar me rënien drastike të numrit të specieve në oqean. Projekti i Oqeanit, në bashkëpunim me Rrjetin Ndërkombëtar të Oqeaneve, janë duke punuar në ngritjen e vetëdijes njerëzore për rolin e oqeanit në jetën tonë, si dhe ...
Komentet te ​Dita Botërore e Oqeaneve Janë të Mbyllura

​Miqësorja Kosovë – Guine, Challandes sot teston futbollistët premtues

Sport
Pas dy fitoreve radhazi ndaj San Marimos dhe Maltës, Kombëtarja e Kosovës sot ballafaqohet me Guinenë, ndeshje kjo e cila zhvillohet në Turqi dhe starton nga ora 16:00. Për këtë ndeshje, trajneri Bernard Challandes ka ftuar lojtarë premtues, kryesisht nga Superliga e Kosovës për të cilët ka thënë se do të testohen për potencialin që mund të ofrojnë në të ardhmen për “Dardanët”, përcjellë KosovaPress. Pas Guinesë, Kosova ndeshjen e radhës miqësore do ta zhvillojë kundër Gambisë më 11 qershor./KP ...
Komentet te ​Miqësorja Kosovë – Guine, Challandes sot teston futbollistët premtues Janë të Mbyllura

​Shtatë vjet nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë

Lajme
Sot mbushen shtatë vjet nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, pas shpërbërjes së Kuvendit të atëhershëm, i cili kishte disa muaj që ishte jofunksional për shkak se Qeveria kishte humbur përkrahjen e shumicës. Ishte data 7 maj 2014 kur koalicioni qeverisës PDK-AKR u shemb me iniciativë të kryeministrit të atëhershëm, Hashim Thaçi, pa dëshirën e presidentit të AKR-së, Behxhet Pacolli. Ishte presidentja e atëhershme e vendit, Atifete Jahjaga e cila kishte pritur në takim Thaçin, Pacollin, por edhe liderin e opozitës së atëhershme, Isa Mustafa, ku u vendos që të shpërndahet Kuvendi. Mocioni ishte kërkuar nga 57 deputetë nga PDK-së dhe LDK-së, si rezultat i një marrëveshje ...
Komentet te ​Shtatë vjet nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë Janë të Mbyllura

Shyhrete Behluli vjen me duet (Video)

ShowBiz
Përhajr Gjyshe titullohet kënga më e re e Shyhrete Behlulit të cilën e ka sjellë në bashkëpunim me këngëtarin e njohur Gold Ag . /DielliNews.info ...
Komentet te Shyhrete Behluli vjen me duet (Video) Janë të Mbyllura

​Dendias informon Lajçak për vizitën e tij në Kosovë

Lajme
Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias njoftoi sot se ai kishte biseduar me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak në lidhje me vizitën e tij të fundit në Prishtinë. “Gjatë bisedës telefonike, unë informova përfaqësuesin special të BE-së Miroslav Lajçak në lidhje me kontaktet gjatë vizitës sime të fundit në Prishtinë,” shkruan Dendias në Twitter. Dendias ishte javën e kaluar për vizitë në Kosovë, ku u takua me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla./KP ...
Komentet te ​Dendias informon Lajçak për vizitën e tij në Kosovë Janë të Mbyllura