Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Rasti Salih Mustafa, nesër konferenca përgatitore për gjykim

Lajme
Nesër në Hagë do të mbahet konferenca përgatitore për gjykimin në rastin e ish-pjesëtarit të UÇK-së Salih Mustafa. Konferenca do të fillojë në orën 09:30, ka bërë të ditur Gjykata Speciale në faqen e saj zyrtare. Aktakuza kundër Mustafës u konfirmua më 12 qershor, ndërsa ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 24 shtator dhe u transferua në Hagë. Më 28 shtator, ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa u paraqit para gjykatësit të procedurës paraprake, Nikola Giju. Aktakuza e ngarkon Mustafën me “përgjegjësi penale individuale për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme që janë krime lufte sipas të drejtës ndërkombëtare”./KP ...
Komentet te ​Rasti Salih Mustafa, nesër konferenca përgatitore për gjykim Janë të Mbyllura

​Parashikimi i motit

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe intervale të gjata diellore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 25-27 gradë Celsius. Të enjten priten kushte tjera meteorologjike, pasi që vendi ynë do të përfshihet nga vranësirat e dendura, të cilat parashihen të përcillen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 25-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7 m/s./KP ...
Komentet te ​Parashikimi i motit Janë të Mbyllura

Ata luanin futboll dhe më pas “bum” – zhduken kullat e centralit bërthamor

Rajoni dhe Bota
Një ndeshje futbolli e luajtur në qytetin anglez të Rugeley u ndërpre për shkak të prishjes së kontrolluar të katër oxhaqeve të termocentralit bërthamor të qytetit. Prishja e oxhakut të lartë 117 metra të centralit bërthamor ishte planifikuar për dje në orën 11 e 15 minuta, të cilat nikoqirët e ndeshjes, padyshim, ose i harruan ose as nuk i dinin. Prishja e kullave ishte faza e fundit e mbylljes së termocentralit bërthamor, në vendin e së cilës do të ndërtohen 2.300 shtëpi të reja. Në kapacitetin e tij maksimal prej 600 megavat në 1983, termocentrali punësoi 850 njerëz. Kur Rugeley B u mbyll në vitin 2016, 150 punëtorë humbën punën ...
Komentet te Ata luanin futboll dhe më pas “bum” – zhduken kullat e centralit bërthamor Janë të Mbyllura

​Hoxhaj nuk konfirmon nëse do të kandidojë për kryetar të PDK-së

Lajme
Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se përkrah mbajtjen e konventës zgjedhore së kësaj partie gjatë muajit qershor, por nuk ka konfirmuar nëse do të jetë kandidat për të parin e partisë. Ai në Rubikon të Klan Kosovës ka thënë se konventa e re zgjedhore duhet të reflektojë pritjet e anëtarësisë dhe strukturave të PDK-së. “Kam vizituar këto ditë degët e PDK dhe ka një kërkesë prej strukturave që PDK-ja duhet të hapet si reflektim i rezultatit zgjedhor, duke sjellë njerëz të rinj, duhet riorganizuar politikisht me një platformë të re politike. Duhet riorganizuar edhe në planin organizativ që të ndodhë një ndryshim. Në pikëpamjen time si ...
Komentet te ​Hoxhaj nuk konfirmon nëse do të kandidojë për kryetar të PDK-së Janë të Mbyllura

​Kërkohet nga Ministria e Punës që të tërheq tenderin që la pa punë 400 punëtorë

Lajme
Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat (SPSPK) ka kundërshtuar vendimin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) që të anulojë tenderin e ri për mirëmbajtje dhe siguri, pasi kështu kanë mbetur pa punë 400 punëtorë të sektorit privat. Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat(SPSP), Jusuf Azemi tha se përkundër premtimeve të Qeverisë Kurti se paga minimale do të rritet, ka ndodhur e kundërta, pasi me tenderin e ri është ofruar pagë bruto prej 200 euro. Ai në një konferencë për media ka përmendur një mori pakënaqësish të sektorit privat dhe kërkesat e tyre për qeverinë. Mes tjerash, ai ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të pranojë ...
Komentet te ​Kërkohet nga Ministria e Punës që të tërheq tenderin që la pa punë 400 punëtorë Janë të Mbyllura

08 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Shëndetësi
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.805 doza të vaksinës kundër COVID-19.  Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 83.725 doza të vaksinës.  Nga 4.014 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.  Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.  Sot janë shëruar 155 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.343. Në total numri i rasteve aktive është 923. DielliNesw.info ...
Komentet te 08 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Janë të Mbyllura

​OAK kërkon publikimin e statistikave nga ASK

Lajme
Oda e Afarizimit të Kosovës (OAK), ka shprehur shqetësimin e saj të thellë lidhur me vonesat e vazhdueshme të cilat po bëhen nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në publikimin e statistikave me Anketën e Fuqisë Punëtore në vend. Përmes një reagimi OAK thotë se mospublikimi i statistikave në kohë për gjendjen reale në vend po vështirëson çasjen dhe vlerësimin e gjendjes. Për këtë arsye Oda e Afarizimit të Kosovës (OAK) kërkon nga Agjencia e Statistikave të Kosovës që publikimi i raporteve për vlerësimin e gjendjes në vend të bëhet në kohë reale dhe pa vonesa. Në të kundërtën mungesa e informacioneve për statistikat në kohë reale po vështirëson punën e ...
Komentet te ​OAK kërkon publikimin e statistikave nga ASK Janë të Mbyllura

​Rivarrosen sot Osman Osmani dhe Rexhep Rexhepi, 23 vite pas rrëmbimit dhe zhdukjes së dhunshme nga forcat policore serbe

Lajme
Dorëzohen për rivarrim sot mbetjet mortore të Osman (Abedin) Osmanit dhe Rexhep (Zukë) Rexhepit, të identifikuar muaj më parë nga mostrat e dërguara për analizë të ADN-së. Mbetjet mortore të dy viktimave të luftës janë gjetur dhe zhvarrosur gjatë gërmimeve muaj më parë në Syriganë me angazhimin e mekanizmave institucionalë të Republikës së Kosovës. Ceremonia e rivarrimit do të jetë në ora 16:00 në varrezat e fshatit Syriganë. Nga zyra e kryeministrit kanë njoftuar se “Pas njoftimit zyrtar të familjeve për identifikimin e Osman Osmanit dhe Rexhep Rexhepit, familjet kanë kërkuar që ceremonia e rivarrimit të organizohet sot, nga ora 16:00 në varrezat e fshatit Syriganë. Rivarrimi sipas kërkesës së ...
Komentet te ​Rivarrosen sot Osman Osmani dhe Rexhep Rexhepi, 23 vite pas rrëmbimit dhe zhdukjes së dhunshme nga forcat policore serbe Janë të Mbyllura

​Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit keqtrajtoi fëmijët e saj

Lajme
Një grua nën ndikim të alkoolit ka keqtrajtuar fëmijët e saj. Policia tregon se gruaja është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Ndërsa fëmijëve i’u është ofruar tretmani mjekësor dhe të njëjtit nga punëtorët e Qendrës për Punë Sociale i janë dërguar babait. “Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta nën ndikim të alkoolit në një lokal i kishte keqtrajtuar dy fëmijët e saj. E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa fëmijëve ju është ofruar tretmani mjekësor dhe të njëjtit nga punëtorët e QPS-së janë dërguar te babai i tyre”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. ...
Komentet te ​Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit keqtrajtoi fëmijët e saj Janë të Mbyllura

​Nis konferenca e ministrave të jashtëm të Ballkanit, merr pjesë edhe Gërvalla

Lajme
Ka nisur takimi virtual i ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe disa vendeve të Bashkimit Evropian, në të cilin do të bisedohet për ecurinë e Procesit të Berlinit. KosovaPress merr vesh se ky takim ka nisur nga ora 09:00 dhe se në të po merr pjesë edhe ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz. Zëdhënësja e ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Andrea Sasse, ka bërë të ditur se ky takim po zhvillohet nën drejtimin e ministrit të jashtëm gjerman, Heiko Maas. Në takim po marrin pjesë edhe komisioneri i BE-së për zgjerim, Oliver Varhelyi dhe sekretari i Përgjithshëm i Shërbimit të Veprimit të Jashtëm ...
Komentet te ​Nis konferenca e ministrave të jashtëm të Ballkanit, merr pjesë edhe Gërvalla Janë të Mbyllura