Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbajë fjalimin e saj vjetor, të premten, në një seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës. Në njoftimin e lëshuar nga Kuvendi, thuhet se ky vendim u mor në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit, e cila ishte nën drejtimin e kryekuvendarit, Glauk Konjufca. “Konform kërkesës, kryesia vendosi që seanca të mbahet të premten, më 17 dhjetor, në orën 11:00, për të bërë shqyrtimin e dytë të Projektligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022”. “Paraprakisht, në orën 10:00, Kuvendit do t’i adresohet presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu. Në të njëjtën ditë do ...
Komentet te OSMANI I ADRESOHET KUVENDIT, TË PREMTEN, ME FJALIMIN E FUNDVITIT Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Në Bruksel, është mbajtur takimi i radhës në mes të Kosovës dhe Serbisë, ku është diskutuar për targat e veturave. I dërguari i posaçëm i BE-së për procesin e dialogut, Miroslav Lajçak, ka theksuar se mes palëve ka pasur diskutime të thella dhe që shpreson në gjetjen e zgjidhjes së përhershme. “Sot zuri vend në Bruksel takimi i tretë i Grupeve Punuese për Targat e Veturave. Ekspertët e delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë u angazhuan në diskutime të thella”, është shprehur Lajçak. “Besoj shumë se ata do të gjejnë një zgjidhje të përhershme, e cila do të jetë në të mirë të qytetarëve të tyre”. ...
Komentet te LAJÇAK, PAS TAKIMIT KOSOVË-SERBI: PËR TABELAT DO TË GJENDET ZGJIDHJE Janë të Mbyllura
Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i është vazhduar paraburgimi nga Gjykata Speciale në Hagë. Vendimi është marrë nga gjyqtari i Procedurës Paraprake, shkruan lajmi.net. Këtë e bëri të ditur sot në seancë, avokati i Thaçit, Gregory Keohe “Unë e kuptoj që i nderuari gjykatës ka marrë vendim për mbajtjen në paraburgim sot paradite, dhe kjo do ta apelohet”, tha ai. Kësisoj, gjykata me kërkesë të avokatëve ka marrë vendim që të zgjatet afati edhe për rishikimin tjetër të paraburgimit./RTK ...
Komentet te GJYKATA SPECIALE IA VAZHDON PARABURGIMIN ISH-PRESIDENTIT THAÇI Janë të Mbyllura
Qendra Klinike Universitare e Kosovës që nga orët e hershme të mëngjesit, ka aktivizuar ngrohtoren me derivate të naftës, pasi “Termokos”, nuk ka arritur mjaftueshëm të ofroj shërbimin e ngrohjes. Mirlinda Qyqalla zëdhënëse e QKUK-së, ka thënë se përmes ngrohtores së tyre, do të ofrojnë ngrohen për të gjitha klinikat. Për shkak të pamundësisë për t’u furnizuar me avull nga KEK-u, ngrohtorja “Termokos” ka njoftuar konsumatorët se nuk do të arrijë t’i furnizojë me ngrohje. Mosngrohja me “Termokos” i ka shkaktuar probleme edhe në shkollat e çerdhet në kryeqytet, pasi si pasojë e mungesës janë detyruar të shfrytëzojnë energjinë elektrike. Korporata Energjetike e Kosovës gjatë ditës ka njoftuar se nesër ...
Komentet te S’KA FURNIZIM NGA TERMOKOS, QKUK AKTIVIZON NGROHTOREN ME NAFTË Janë të Mbyllura
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet F.D, i cili po dyshohet për veprën penale “organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist”. Sipas njoftimit të Prokurorisë, i dyshuari me paramendim dhe me përgatitje paraprake me qëllim që t’i bashkëngjitet grupit militant, Shteti Islamik ka depërtuar në brendi të Sirisë. Sipas aktakuzës, pas regjistrimit në këtë organizatë, ai ka marrë pjesë aktive në luftërat e Sirisë. Në vitin 2015, Kosova miratoi një ligj të posaçëm që sanksionon pjesëmarrjen në luftëra të huaja, ku parashihen dënime deri në 15 vjet burgim. Kosova, me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, ka rikthyer mbi 100 shtetas të saj, kryesisht ...
Komentet te NGRIHET AKTAKUZË PËR TERRORIZËM NDAJ NJË SHTETASI TË KOSOVËS Janë të Mbyllura
Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar vendimin për shkarkimin e pesë anëtarëve të anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. Në njoftimin për media thuhet se Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e 10 deputetëve të Kuvendit të Kosovës, përcjell Telegrafi. “Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shqyrtoi kërkesën KO 127/21, të parashtruar nga Abelard Tahiri dhe dhjetë (10) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në të cilën u kërkua që të bëhet vlerësimi i kushtetutshmërisë së Vendimit [nr. 08-V-029], të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të 30 qershorit 2021, për shkarkimin e pesë (5) anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të ...
Komentet te KUSHTETUESJA SHFUQIZON VENDIMIN PËR SHKARKIM E 5 ANËTARËVE TË KPMSHCK-SË Janë të Mbyllura
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla nuk është lejuar të vizitojë Luginën e Preshevës. Kështu kanë bërë të ditur përmes një përgjigje me shkrim për Telegrafin nga MPJD. “Ne kemi kërkuar leje. Vizita ka dështuar për shkak të lojërave të pandershme të Beogradit. Vizitën do të përpiqemi megjithatë ta realizojmë në një datë tjetër”, thuhet në përgjigjen e ministrisë. Paraditën e së mërkurës, drejtorit të të ashtuquajturës Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq i cili kishte planifikuar që sot të vizitonte Kosovën i është ndaluar vizita e tij nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Kështu kanë konfirmuar në një ...
Komentet te GËRVALLËS I NDALOHET VIZITA NË LUGINËN E PRESHEVËS Janë të Mbyllura
Ministria e Drejtësisë dhe International Finance Corporation (IFC) kanë nënshkruar marrëveshjen bilaterale, për zhvillimin dhe përmirësimin e kornizës ligjore. Aty u theksua se nënshkrimi i kësaj marrëveshje do t’i bashkojë forcat për të mbështetur kornizën dhe praktikat e falimentimit. Zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala, tha se kjo marrëveshje do të ndihmojë në forcimin e rrugës për zgjidhjen e kredive jopërformuese, rritjen e kthimit te kreditorët dhe ruajtjen e bizneseve të qëndrueshme. “Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje përfundimi i bashkohen forcat me dhe sekond që të promovojmë një mjedis miqësor për biznes miqësorë për bizneset private duke krijuar një rrjet sigurie për ta dhe investitorët dhe njëkohësisht rritur qasje në ...
Komentet te MD-JA SYNON ZHVILLIMIN DHE PËRMIRËSIMIN E KORNIZËS LIGJORE Janë të Mbyllura
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski me bashkëpunëtorë. Raportet e mira ndërshtetërore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe avancimi i mëtejmë i tyre dhe fqinjësisë së mirë, ishin tema qendrore e takimit, sipas kryeministrisë. “Ekziston vullnet i qartë politik nga ana e Republikës së Kosovës për të rritur koordinimin ndërinstitucional dhe për të thelluar më tej raportet tona dypalëshe”, tha Kryeministri Kurti. Ai theksoi interesimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për të koordinuar politikat në fushën e sigurisë, atë të mbrojtjes dhe politikën e jashtme në linjë me orientimin euroatlantik ...
Komentet te KURTI: MILITARIZIMI I SERBISË PARAQET KËRCËNIM PËR RAJONIN Janë të Mbyllura
Derisa autoritetet në Kosovë paralajmërojnë rritje të çmimit të ujit, një sasi e madhe e ujit të prodhuar për pije nuk arrin të faturohet fare. Rritja e paralajmëruar e çmimit, megjithatë, nuk lidhet me sasitë e humbura, por me rritjen e çmimeve të produkteve të tjera bazike. Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit në Kosovë (ARRU) tha se gjatë këtij viti janë prodhuar mbi 152 milionë metra kub ujë. Nga kjo sasi janë faturuar apo shitur rreth 68 milionë metra kub, në vlerë prej 25 milionë eurosh. Sasia e ujit të pafaturuar është 84 milionë metra kub. Sipas raportit vjetor të ARRU-së, uji humbet për shkak të infrastrukturës së vjetër, ...
Komentet te EDHE UJI PRITET TË SHTRENJTOHET Janë të Mbyllura