Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Meta injoron seancën për shkarkimin e tij, pret në presidencë Ansamblin e Dibrës

Shqipëri
Në Kuvendin e Shqipërisë tashmë ka filluar seanca për shkarkimin e presidentit, Ilir Meta, raporton KosovaPress. Por, ky i fundit duket se nuk po shqetësohet për një gjë të tillë, meqë po vazhdon agjendën e tij të planifikuar më parë. Në një njoftim për media, nga Presidenca e Shqipërisë kanë bërë të ditur se Meta sot do të pres në takim Ansamblin Folklorik të Dibrës ‘Hazis Ndreu’, ku pritet të zhvilloht një aktivitet kulturor. “Gjatë këtij aktiviteti, Presidenti Meta do të nderojë me tituj edhe disa nga personalitetet e shquara të këtij Ansambli, si dhe do të mbajë një fjalë rasti”, thuhet tutje në njoftimin e presidencës. Kujtojmë se një ...
Komentet te ​Meta injoron seancën për shkarkimin e tij, pret në presidencë Ansamblin e Dibrës Janë të Mbyllura

​Raportet personale të Kurtit me Ramën rrezikojnë bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri

Lajme
Pjesëmarrja në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet nesër në Tiranë do të jetë vizita e parë zyrtare e Albin Kurtit në Shqipëri, në mandatin e tij të dytë si kryeministër. Në mandatin e parë, Kurti kishte respektuar traditën që ishte krijuar nga krerët institucionalë në Kosovë që pas pranimit të detyrës, vizitën e parë jashtë vendit ta bënin në Tiranë. Por, një gjë të tillë nuk e bëri në mars, kur nisi mandatin e dytë, pavarësisht se pati një ftesë nga shefi i ekzekutivit të Shqipërisë. Për këtë, si shkak po përmenden raportet jo edhe aq të mira të tij me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. ...
Komentet te ​Raportet personale të Kurtit me Ramën rrezikojnë bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri Janë të Mbyllura

​Haradinaj për humbjen e një bashkëluftëtari: Ishim bashkë në kohërat më të vështira

Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen Avdijaj me rastin e ndarjes nga jeta të bashkëluftëtarit të tij, Ali Avdijaj. Haradinaj thotë se ishin bashkë në kohët më të vështira. “Lamtumirë baci Ali! Në kohërat më të vështira ishim bashkë. Do e kujtojmë përgjithmonë vendosmërinë, trimërinë dhe guximin e tij. Zoti i forcoftë familjen dhe bashkëluftëtarët për këtë humbje të madhe. Baci Ali u prehtë në paqen e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj në “facebook”./KP ...
Komentet te ​Haradinaj për humbjen e një bashkëluftëtari: Ishim bashkë në kohërat më të vështira Janë të Mbyllura

​Ambasada amerikane në Prishtinë për urdhrin e Biden: Korrupsioni dëmton politikën e jashtme

Lajme Rajoni dhe Bota
Ambasada amerikane në Prishtinë, është deklaruar lidhur me urdhrin ekzekutiv të Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden përmes të cilës ka paraparë bllokimin e pronës dhe pezullimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara të personave të caktuar që kontribuojnë në situatën destabilizuese në Ballkanin Perëndimor. Nga ambasada thonë se korrupsioni dëmton politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe shëndetin ekonomik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, partnerëve dhe aleatëve. “Korrupsioni dëmton politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe shëndetin ekonomik të Shteteve të Bashkuara, partnerëve tanë dhe aleatëve tanë. Dje, Presidenti Joe Biden nënshkroi një Urdhër të ri Ekzekutiv që modernizon regjimin e sanksioneve të Ballkanit Perëndimor për të pasqyruar shqetësimet ...
Komentet te ​Ambasada amerikane në Prishtinë për urdhrin e Biden: Korrupsioni dëmton politikën e jashtme Janë të Mbyllura

Raportimi i komandantit të FSK-së me dyer të mbyllura

Lajme
Ka filluar mbledhja e komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes në të cilën po raporton komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama. Takimi po mbahet i mbyllur për media. “Konsiderojmë që është më i frytshëm nëse mbyllet takimi”, ka thënë kryetari i komisionit, Bekë Berisha./KP ...
Komentet te Raportimi i komandantit të FSK-së me dyer të mbyllura Janë të Mbyllura

​Hoxhaj: Falë NATO-së dhe dëshmorëve të UÇK-së Kosova frymon e lirë

Lajme
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj thotë se falë NATO-së dhe dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) frymon e lirë si shtet i pavarur dhe është faktor i stabilitetit për rajonin. Këtë Hoxhaj e tha pasi që sot bëhen 22 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Kumanovës që i dha fund luftës në Kosovë. “22 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Kumanovës që i dha fund luftës në vendin tonë. Për 78 ditë, kombet që u rreshtuan në anën e të drejtës historike nën ombrellën e NATO-s, bombarduan deri në dorëzimin dhe dëbimin e Serbisë nga Kosova, duke parandaluar gjenocidin e planifikuar ...
Komentet te ​Hoxhaj: Falë NATO-së dhe dëshmorëve të UÇK-së Kosova frymon e lirë Janë të Mbyllura

​Arrestohet një person në Prizren, mbante armë në brez

Lajme
Policia ka arrestuar një person i cili mbante armë në brez. “Me date 8 qershor 2021, policia në Prizren kishte pranuar informacion se një qytetar mbante dhe ekspozonte armë në brezin e tij. Rasti kishte ndodhur në rrugën “Turgut Ozal” në Prizren. Shqetësimit të qytetarëve policia ju kishte përgjigjur menjëherë, duke e ndaluar të dyshimtin dhe gjatë kontrollit trupor ju kishte gjetur një armë e tipit pistoletë. Hetuesit policor pas gjetjes së armës dhe ndalimit të personit të dyshimtë, informuan prokurorin e Shtetit nga i cili morën autorizim për kontrolle edhe në shtëpinë e personit të dyshimtë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. Gjatë urdhër-kontrollit, policia ka gjetur edhe ...
Komentet te ​Arrestohet një person në Prizren, mbante armë në brez Janë të Mbyllura

​OAK kërkon nga Kryeministri Kurti vaksinimin e të punësuarve

Lajme
Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) përmes një shkrese ka kërkuar nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministria e Shëndetësisë (MSh) që sa më parë të gjendet mundësia dhe të fillojë vaksinimi i të punësuarve të sektorit privat në mënyrë që të mos ketë pengesa në lëvizjen e të punësuarve të tyre për çështjet biznesore. Një kërkesë e tillë nga Oda e Afarizmit të Kosovës vije me shkas, kjo pasi Bashkimi Europian shumë shpejt pritet të kushtëzojë lëvizjen e qytetarëve në bazë të vaksinimit. “OAK vlerëson se një gjë e tillë do të paraqes pengesa dhe vështirësi të jashtëzakonshme në lëvizjen e stafit të sektorit privat për udhëtime jashtë ...
Komentet te ​OAK kërkon nga Kryeministri Kurti vaksinimin e të punësuarve Janë të Mbyllura

​ATK tejkalon planin e të hyrave janar-maj për 23.9 milionë euro

Ekonomi
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) tejkalon planin e të hyrave në periudhën janar-maj për 23.9 milionë euro. “Vazhdon trendi i rritjes së të hyrave nga Administrata Tatimore e Kosovës, ku nga muaji janar deri në maj 2021 është arritur që të inkasohen 23.9 milion euro me shumë së plani i paraparë, ndërsa nëse krahasojmë parametrat e njëjtë me vitin paraprak kemi arritur të kemi performancë tejet premtuese, duke rritur inkasimin për 56.8 milion euro”, thuhet në komunikatën për media nga ATK. Tutje në komunikatë thuhet se “Institucioni ndër më të rëndësishmit në mbushjen e buxhetit të shtetit deri më tani (janar-maj 2021) ka mbledhur tatime në total 242.9 milion euro, ...
Komentet te ​ATK tejkalon planin e të hyrave janar-maj për 23.9 milionë euro Janë të Mbyllura

Doganierët kapin katër refugjatë në një maune

Lajme
Katër refugjatë që tentuan të hyjnë ilegalisht në Kosovë janë kapur nga doganierët. Nga Dogana e Kosovës kanë njoftuar se katër personat u kapën në një maune e cila po vinte nga Greqia. “Gjatë kontrollimit të mauneve oficerët doganor kanë hasur në refugjat të cilët kanë hyrë ilegalisht. Gjatë kontrolleve doganore të një maune nga Greqia oficerët kanë gjetur 4 (katër) refugjat nga Siria. Refugjatëve u është ofruar ndihma e nevojshme, gjithashtu rasti ka vazhduar tek Policia e Kosovës”, thuhet në komunikatën për media nga Dogana e Kosovës. /KP ...
Komentet te Doganierët kapin katër refugjatë në një maune Janë të Mbyllura