Capital T shkroi një mesazh motivues për fansat. Capital T është ndër emrat më të suksesshëm të estradës shqiptare dhe njihet për një numër të madh hitesh. Ai aktualisht po e shijon suksesin e këngës së fundit, ndërsa nuk e ka ndalur punën për të tjera projekte. Së fundi, reperi postoi disa imazhe në rrjete sociale, përmes së cilave shkroi edhe një mesazh motivus për fansat. “Magjia është të besosh në veten tënde, nëse mund ta bvsh atë, ti mund të bësh çdo gjë të ndodh”, shkruan ai. “Magji” titullohet projekti i fundit i Capital T, të cilin e solli në duet me Kiddan. /RTK\ ...
Komentet te CAPITAL T ME MESAZH MOTIVUES: MAGJIA ËSHTË TË BESOSH NË VETEN TËNDE Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Fituesi i Kupës së Kosovës Llapi po vazhdon për përforcime të njëpasnjëshme në mënyrë që skuadra të jetë sa më e përgatitur për garat evropiane. Sot, skuadra nga Superliga e Kosovës ka prezantuar mbrojtësin Dion Miftari, përcjellë KosovaPress. “Mbrojtësi i majtë i lindur në Londër më 09.08.2001, i gjatë 1.78 cm, bashkohet edhe zyrtarisht me Llapin për garat evropiane dhe edicionin e ri.” “Ai së fundmi ishte pjesë e NK Brezice 1919 dhe vie si përforcim shtesë për të ardhmen e klubit.”, thuhet në njoftimin e klubit./KP ...
Komentet te Tjetër përforcim nga Llapi Janë të Mbyllura
Partia Demokratike në Shqipëri ka reaguar pas vendimit të Kuvendit për shkarkimin e presidentit, Ilir Meta, raporton KosovaPress. Në një deklaratë të kësaj partie, shkarkimi i Metës është cilësuar si ‘sulm antikushtetues i parlamentit ilegjitim mbi institucionin e presidentit të Republikës’. “Ky është akt që thellon edhe më shumë tiparet antidemokratike të regjimit Rama-Doshi. Ky akt vjen menjëherë pas masakrës zgjedhore dhe grabitjes më të madhe të votave të kryer ndonjëherë. Përfaqësuesit e krimit të organizuar në Kuvendin njëpartiak të Shqipërisë nuk mund të jenë kurrë garant të Kushtetutës dhe as nuk mund të marrin vendime në emër të saj. Edi Rama ka përdhosur me qindra herë Kushtetutën e Shqipërisë ...
Komentet te PD reagon për shkarkimin e Metës: Gjykata Kushtetuese të ruajë paanësinë Janë të Mbyllura
Sot janë bërë tre vite që kur legjenda e futbollit të Kosovës Fadil Vokrri vdiq nga një sulm kardiak në moshën 57 vjeçare. Vokrri kishte një karrierë të bujshme në futboll dhe në kohën e ish-Federatës së Jugosllavisë ai cilësohej si njëri nga sulmuesit më të mirë në botë dhe jo rastësisht kishte zgjuar interesimin edhe të disa skuadrave të mëdha evropiane. Në vitet ’80 Fadil Vokrri arriti kulmin e karrierës se tij. Ai e filloi karrierën e tij si futobollist me KF Llapin e Podujevës dhe më vonë kaloi tek KF Prishtina dhe luajti për një periudhë edhe me KF Partizanin e Beogradit. Ai pati mundësi të arrinte edhe ...
Komentet te Kjo ishte top skuadra evropiane që e kishte kërkuar Fadil Vokrrin Janë të Mbyllura
Oda Ekonomike Greke do të angazhohet për njohjen e Kosovës nga Greqia, në mënyrë që bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve të avancojë edhe më shumë dhe që të krijohet klimë e përshtatshme për investitorët. Kështu u bë e ditur nw një konferencë të përbashkët për media nga përfaqësues të Odës Ekonomike të Kosovës dhe asaj të Greqisë me rastin e vizitës së këtyre të fundit në Kosovë. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi tha se homologu i tij grek u zotua se do të angazhohet për njohjen e Kosovës ashtu siç kishte lobuar për marrëveshjen e Prespës. Pas takimit me delegacionin grek, Rukiqi tha se ky takim ka ...
Komentet te Oda Ekonomike Greke zotohet se do të lobojë për njohjen e Kosovës nga Greqia Janë të Mbyllura
Këshilltari për media i presidentit të Shqipërisë, Tedi Blushi, e ka quajtur ‘antikushtetues’ dhe ‘qesharak’ vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Ilir Metës, raporton KosovaPress. Në një reagim në rrjetin social “Facebook”, Blushi shkruan se vendimi i sotëm do të hyjë si rast studimor në historinë botërore të parlamentarizmit. “Zero shqetësim nga vendimi antikushtetues dhe qesharak i landfillit parlamentar monist, që do të hyjë si rast studimor në historinë botërore të parlamentarizmit, se si një Kuvend pa opozitë, që edhe pse është shkarkuar me votë nga populli, voton për shkarkimin e një institucioni tjetër! Asnjë surprizë nga tregtari i kufijve të Shqipërisë dhe të Kosovës, partnerët dhe vasalët e oligarkëve, ...
Komentet te Vjen reagimi i parë nga presidenca pas vendimit për shkarkimin e Metës Janë të Mbyllura
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka kërkuar nga Kryeministri Albin Kurti miratimin e një rezolutë në Kuvendin e Kosovës për objektivat e reja të dialogut me Serbinë, meqenëse, sipas tij i pari i qeverisë pretendon se nuk do të vazhdojë dialogun e vjetër. Hoxhaj tha edhe se kreu i qeverisë të mos shkojë në takimin e 15 qershorit në Bruksel, pa kërkuar falje Serbia për gjenocidin në Kosovë, siç ka deklaruar në të kaluarën. Në forumin “FOL Hapur”, Hoxhaj renditi edhe dështimet e ekzekutivit në 100 ditët e para të qeverisjes. Hoxhaj: Nëse është dialog i ri, Kurti të sjell në Kuvend ...
Komentet te Hoxhaj: Nëse dialogu me Serbinë është i ri, Kurti të sjell në Kuvend rezolutë me qëllime të reja Janë të Mbyllura
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.753 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 86.489 doza të vaksinës. Nga 2.114 testime, 21 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 111 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.454. Në total numri i rasteve aktive është 832./DielliNews.info ...
Komentet te Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Janë të Mbyllura
Shkolla fillore “Nazim Gafurri” në Prishtinë, nga sot është bërë me klasë të veçantë për parafillorët, e cila është pajisur me inventar dhe infrastrukturë të nevojshme për më të vegjlit, derisa do të ketë edhe një numër të konsiderueshëm të figurave prej druri për lojë dhe mësim. Kjo shkollë është në mesin e 106 shkollave në nivel vendi që do të pajisen me klasa për parafillorët, e që rregullimi i tyre po bëhet në kuadër të projektit SHPRESA të Caritas-it zviceran. Në inaugurimin e kësaj klase shkollore ka marrë pjesë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila tha se këto klasa të dedikuara për edukimin e hershëm janë të ...
Komentet te “Nazmi Gafurri” bëhet me klasë të veçantë për parafillorët Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohen të martën, më 15 qershor. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano. Ky do të jetë takimi i parë në mes të Kurtit dhe Vuçiqit, në kuadër të përpjekjeve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rinisjen e dialogut. “Mund të njoftoj se raundi tjetër i dialogut i ndërmjetësuar nga BE-ja do të mbahet të martën e ardhshme, më 15 qershor, ku do të takohen presidenti Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri Albin Kurti. Këto takime do të ndërmjetësohen nga kryediplomati Josep Borell dhe Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak”, ka thënë ...
Komentet te Kurti dhe Vuçiq takohen më 15 qershor Janë të Mbyllura