Sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Havijer Sollana, më 10 qershor 1999 kishte lëshuar urdhrin për ndalimin e bombardimit, kurse, Këshilli i Sigurisë së OKB-së, po në të njëjtën ditë, kishte miratuar rezolutën 1244, ku u dërguan 37.200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete. Më 12 qershor të vitit 1999, në Kosovë kanë zbarkuar trupat e para të këmbësorisë së NATO-s, ndërsa ka nisur largimi i forcave serbe. Misioni ishte i ndarë në pesë zona të përgjegjësisë, që i përkisnin KFOR-it Amerikan, Anglez, Francez, Gjerman dhe Italian. Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë ka nisur edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili do të ...
Komentet te 22 vjet nga ndalja e bombardimeve të NATO-së kundër forcave serbe Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës sepse e furnizon trupin me energjinë e nevojshme. Por, a e dini se cili është mëngjesi ideal për një shëndet të mirë? Sipas Walter Willett, një profesor i Harvardit, mëngjesi ideal është kosi me arra. Ai thotë se kjo e mbush trupin me lëndë ushqyese, të tilla si fibra, proteina dhe yndyrna të mira. Përveç kësaj, falë probiotikëve që gjenden në kos, metabolizmi rregullohet. Sipas tij, për një shëndet më të mirë, duhet të rrisim konsumin e frutave, perimeve, arrave dhe bishtajoreve dhe të ulim konsumin e mishit të kuq dhe sheqerit. Është gjithashtu e rëndësishme të shtoni në dietën tuaj ...
Komentet te MËNGJESI IDEAL PËR NJË SHËNDET MË TË MIRË Janë të Mbyllura
Këngët e Dua Lipa ishin këngët më të luajtura dhe dëgjuara në radio në Britaninë e Madhe përgjatë vitit 2020, duke e bërë artistet shqiptare këngëtaren më të preferuar për britanikët falë albumit të saj fitues të shumë çmimeve “Future Nostalgia”. Në krye të klasifikimit ajo i ka dhënë fund mbretërimit të Ed Sheeran, i cili ka qenë artisti më i luajtur në Mbretërinë e Bashkuar çdo vit që nga viti 2017. Dy nga këngët e saj hit, “Physical” dhe “Don’t Start Now”, ishin ndër 10 këngët më të luajtura në radiot ishullore. Të dhënat u përpiluan nga kompania e licencimit të muzikës PPL, e cila monitoron muzikën e luajtur ...
Komentet te Dua Lipa bëhet këngëtarja më e pëlqyer në Britani Janë të Mbyllura
Glauk Konjufca tha se në Hagë po mbahen komandantët më të shquar të UÇK-së. Konjufca e quajti luftën e UÇK-së të pastër dhe të domosdoshme. Ai tha se është politikë e Qeverisë Kurti që të merret aktivisht në procesin që po ndodh në Hagë, duke i mbrojtur përfaqësuesit tanë, duke prezantuar prova në favor të mbrojtjes dhe duke përgënjeshtruar pozicionet e Serbisë me të cilat po synon ta minojë edhe luftën çlirimtare edhe karakterin e saj të pastër. “Pa dyshim politikë zyrtare e shtetit tonë, e qeverisë sonë, e institucioneve tona është që të konsolidojmë grupet të cilat do të merreshin me mbrojtjen e tyre, që do të ishin aktivë ...
Komentet te Konjufca: Qeveria duhet të sjellë prova në favor të krerëve të UÇK-së në Hagë Janë të Mbyllura
Lidhja Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar kandidaturat për zgjedhjet lokale në disa prej komunave. Të gjithë kryetarët aktualë të komunave që udhëhiqen nga LDK do të rikandidohen përsëri në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor të këtij viti. Pas mbledhjes së Kryesisë së partisë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se kanë zgjedhur kandidatë që potencialisht kanë gjasa për të fituar. Ndërsa arsyetoi mos kandidimin e Agim Veliut, duke thënë se nuk kishte vullnet për të garuar. Ai tha se me kandidatin e ri Ekrem Hysenin do ta rikthejnë Podujevën. Abdixhiku: Veliu nuk ka shprehur ambiciet për të qenë kandidat për kryetar të Komunës “Ne kemi zgjedhur kandidatët ...
Komentet te Këta janë kandidatët e LDK-së për zgjedhjet lokale Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person me inicialet G.A. (1994) në Gjilan, për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve. Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar një revolver “Magnum” me 37 copë fishekë, 67 qese të vogla të plastikës me substancë të dyshuar narkotike, 400 franga zvicerane dhe 90 euro. Nga njësiti i Antidrogës është bërë testi fushor dhe e njëjta ka rezultuar pozitiv në e llojit marihuanë me peshë të përgjithshme prej 80.6 gramëve e gatshme për shitje. I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës nga ...
Komentet te Një i arrestuar për posedim të armëve dhe drogës Janë të Mbyllura
Personat që zgjohen herët në mëngjes mund të jenë më të lumtur dhe të mbrojtur nga depresioni. Studiuesit nga Universiteti i Exeter shikuan 351 variante gjenetike për të identifikuar saktësisht njerëzit që ngrihen natyrshëm herët në mëngjes. Pjesë e studimit ishin 451.025 persona të moshës 40 deri 60-vjeç nga baza e të dhënave Biobank në Britani të Madhe. Personat me një profil gjenetik të ngritjes së hershme kishin 8 për qind më pak të ngjarë të vuanin nga depresioni dhe 5 për qind më shumë të ngjarë të kishin nivele të larta mirëqenie krahasuar me personat që rrinë zgjuar deri vonë pasi periudha e gjumit të tyre ishte shumë e ...
Komentet te Njerëzit që zgjohen herët në mëngjes janë më të lumtur sesa ata që flenë vonë Janë të Mbyllura
Një kuti druri 500-vjeçe, e cila u zbulua në gjendje të përsosur kur një akullnajë në Norvegji u shkri, përmban mbetjet e një qiri dylli të bletës që përdorej për të ndihmuar vikingët të gjejnë fermat e tyre, kanë njoftuar arkeologët. Arkeologët gjetën kutinë e pishës me rripa prej lëkure, të zbuluar në akullnajën Lendbreen, duke zbuluar qiriun që ishte thelbësor për vikingët qindra vjet më parë dhe në fillim menduan se ishte një kuti kallaji që humbi aksidentalisht, por një analizë e mëtejshme provoi të kundërtën, raporton The History Blog. Ekipi sugjeron që kutia – e cila u zbulua për herë të parë në 2019 – ishte përdorur për ...
Komentet te Zbulohen thesare 500-vjeçare të vikingëve Janë të Mbyllura
Kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri për Zhvillim, Integrim Evropian dhe Dialog, Besnik Bislimi, pritën sot në takim ekipin e Qendrës në Berlin për Ndërmjetësim Integrues (CSSP), të udhëhequr nga drejtori, Christoph Luettmann nga i cili janë informuar mbi punën që kjo organizatë po bën në Kosovë. Kurti falënderoi CSSP-në për punën e deritashme në Kosovë dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndëretnik për zhvillimin e ekonomisë dhe përmirësimin e standardeve të jetesës. Ai tha se komunitetet duhen të bashkëpunojnë dhe të bëhen bashkë për çështje që kanë të bëjnë me interesat e tyre si vendet e punës, luftimi i korrupsionit, mbrojtja e ambientit etj. Ndërsa, Luettmann ofroi përkrahjen e plotë të ...
Komentet te Kurti takon përfaqësuesit e Qendrës në Berlin për Ndërmjetësim Integrues Janë të Mbyllura
Pandemia, zgjedhjet e fundit në Kosovë dhe marrëdhëniet me Serbinë kanë ndikuar në shpërndarje të madhe të dezinformatave. Kështu u tha gjatë konferencës me temën “Rritja e dezinformimit në demokracinë digjitale” të organizuar nga NDI dhe USAID. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Philipe Kosnett, ka theksuar se dezinformata nuk është vetëm taktikë e regjimeve autoritare, por edhe e shteteve demokratike. Derisa ka shtuar se të njëjtat me fokus gjatë pandemisë kanë tensionuar marrëdhëniet politike në Kosovë. Kosnett: Dezinformimi gjatë pandemisë ka acaruar tensionet politike mes partive “Dezinformimi mund të vijë nga çdo drejtim, qeveritë kanë qenë një nga synimet kryesore, jo vetëm këtu në Kosovë por ...
Komentet te Kosnett: Dezinformimi gjatë pandemisë ka tensionuar partitë politike Janë të Mbyllura