Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Tenton t’i jap ryshfet policisë kufitare, arrestohet

Lajme
Policia Kufitare e Kosovës në pikë kalimin kufitar në Qafë Prush ka shoqëruar në stacion policor një shtetas i Republikës së Shqipërisë, pasi që i dyshuari i kishte ofruar ryshfet prej njëzet euro zyrtarit policor në pikën kufitare. Sipas policisë, i dyshuari kishte tentuar që përmes dhënies së ryshfetit ta kaloj kufirin pa dokumentin përkatës. “Lidhur me çështjen është njoftuar prokurori kompetent dhe me vendim të tij rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./KP ...
Komentet te ​Tenton t’i jap ryshfet policisë kufitare, arrestohet Janë të Mbyllura

​Punëtorët e Telekomit ende pa rroga, Balaj: Bordi dhe menaxhmenti të na nxjerrin nga kriza

Lajme
Telekomi i Kosovës, dikur ndërmarrja më profitabile në vend, sot ka vështirësi në sigurimin e pagave për punonjësit. Nga Sindikata e Pavarur e Telekomit thonë se punëtorët ende nuk i kanë marrë pagat, ndërsa ka një vit e gjysmë që ato nuk ekzekutohen me rregull. Sipas tyre, tashmë pagat po ndahen në dy pjesë. Përkundër që është emëruar bordi dhe menaxhmenti i ri në Telekomin e Kosovës nga Qeveria Kurti, gjendja e rëndë financiare në këtë kompani publike vazhdon të thellohet edhe më tej. Kjo ndërmarrje e cila dikur ishte mjaft profitabile edhe për aksionarin e saj, Qeverinë e Kosovës, nuk mund quhet ndryshe përveçse e falimentuar. Në këtë ndërmarrje ...
Komentet te ​Punëtorët e Telekomit ende pa rroga, Balaj: Bordi dhe menaxhmenti të na nxjerrin nga kriza Janë të Mbyllura

​Von der Leyen: Bota të ndjekë shembullin e BE për eksportin e vaksinave antiCOVID-19

Lajme
Evropa ka treguar se është e mundur të vaksinohet e gjithë popullata kundër COVID-19 dhe gjithashtu të eksportohen vaksina, ne nuk mund ta mbajmë të gjithë prodhimin e vaksinave për veten tonë, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Parlamentin Evropian. “Nëse të gjithë do të na kishin ndjekur, bota do të ishte ndryshe tani”, shtoi Von der Leyen. “Unë, gjithashtu, besoj se prona intelektuale duhet të mbrohet”, sqaroi kreu i ekzekutivit të BE-së duke iu referuar patentave për vaksinat, duke theksuar se Brukseli “është i gatshëm të diskutojë” propozimin e SHBA-së, por duke specifikuar se OBT “ka nevojë për rregulla të qarta”. Gjithashtu, ajo vuri në ...
Komentet te ​Von der Leyen: Bota të ndjekë shembullin e BE për eksportin e vaksinave antiCOVID-19 Janë të Mbyllura

​Të premten ora e parë e mësimit i kushtohet Ditës së Paqes

Lajme
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka kërkuar nga drejtoritë komunale të Arsimit (DKA), që të premten, në të gjitha shkollat fillore, të mesme të ulëta dhe të mesme të larta, ora e parë e mësimit t’i kushtohet 12 qershorit – Ditës së Paqes. Sipas një komunikate të MASHTI, për nder të kësaj dite që shënon hyrjen e forcave të NATO-s në Kosovë, sipas kalendarit shkollor për vitin 2020/21, në të gjitha institucionet edukative arsimore të arsimit parauniversitar do të ketë pushim të hënën, më 14 qershor 2021. “Po ashtu, MAShTI inkurajon shkollat që në kuadër të aktiviteteve të tyre, me rastin e Ditës ndërkombëtare kundër punës së ...
Komentet te ​Të premten ora e parë e mësimit i kushtohet Ditës së Paqes Janë të Mbyllura

​Osmani nis vizitën zyrtare në Estoni, pritet nga homologia e saj

Lajme
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime të lartë në Estoni, ku do ta realizojë një vizitë dy ditore, raporton KosovaPress. Para pak çastesh, Osmani është takuar me presidenten e Estonisë, Kersti Kaljulaid. Gjatë ditës, Osmani pritet të takohet edhe me presidentin e Parlamentit të Estonisë, Jüri Ratas, kryeministren Kaja Kallas, si dhe kryesuesin e Komitetit për çështje evropiane, Siim Kallas. Këtë vizitë në Estoni, Osmani e ka cilësuar si mundësi të mirë për vendosjen e bashkëpunimit me shtetin, i cili bart primatin në nivel global për E-qeverisje. Presidentja ka theksuar se vizita në Estoni do t`i hapë rrugë vendosjes së bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy shteteve, ...
Komentet te ​Osmani nis vizitën zyrtare në Estoni, pritet nga homologia e saj Janë të Mbyllura

​Asnjë pacient me Covid-19 në Spitalin e Gjakovës

Shëndetësi
Spitali i Përgjithshëm Gjakovë ka njoftuar se sot nuk kanë asnjë pacientë që trajtohet për Covid-19. Spitali e ka quajtur këtë fakt si lajm të mirë. “Urojmë dhe shpresojmë që çdo dite të jete kështu. S’bashku e fitojmë luftën”, thuhet në njoftim./KP ...
Komentet te ​Asnjë pacient me Covid-19 në Spitalin e Gjakovës Janë të Mbyllura

Para nisjes për në Tiranë, Kurti bën homazhe te Lidhja e Prizrenit

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të marr pjesë në Samitin e Krerëve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Tiranë. Para nisjes për në Tiranë, Kurti ka bërë homazhe te Lidhja e Prizrenit. “Jemi nisur herët në mëngjes për në Tiranë, ku do të takohemi me udhëheqësit e shteteve të rajonit. Por sot është data e kryengjarjes së kombit tonë, përvjetori i Lidhjes që u mblodh në 10 qershor 1878 në Prizren. Ishte e domosdoshme të ndaleshim në Prizren për ta nderuar Lidhjen e veprimtarët e saj, gegë e toskë e të të gjitha bindjeve politike e feve, që vendosën të bëhen bashkë për mbrojtjen e njerëzve e ...
Komentet te Para nisjes për në Tiranë, Kurti bën homazhe te Lidhja e Prizrenit Janë të Mbyllura

ShBA-së dhe BE-së i kërkohet që përkrahësit e Ratko Mlladiqit të shpallen persona “non grata”

Lajme Rajoni dhe Bota
Qendra Gjenocidi në Kosovë Plagë e Hapur kërkon që Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Bashkimi Evropian (BE) t’i shpallin persona “non grata” përkrahësit ish-shefit ushtarak serb, Ratko Mlladiq të cilit i’u konfirmua dënimi me burg të përjetshëm për gjenocidin e kryer në Srebrenicë dhe mizoritë gjatë luftës së Bosnjës më 1992-1995. Nëpërmjet një komunikate, qendra kanë përmendur emrat dhe pasuesit ideologjik të Ratko Mlladiqit. “Aleksandar Vuçiq, Ivica Daçiq, Aleksandar Vulin, Millorad Dodik, Ana Bërnabiq dhe shumë përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe politike serbe dhe të atyre në Republikën Serbska në Bosnje, janë mentorët dhe pasuesit ideologjik të Ratko Mlladiqit”, thuhet në komunikatën për media. Nga kjo qendër thonë ...
Komentet te ShBA-së dhe BE-së i kërkohet që përkrahësit e Ratko Mlladiqit të shpallen persona “non grata” Janë të Mbyllura

​Moti për sot

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se gjatë ditës së sotme vendi do të përfshihet nga vranësirat e dendura të cilat parashihen të përcjellën me riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 25-26 gradë Celsius. “Të enjten priten kushte tjera meteorologjike, pasi që vendi ynë do të përfshihet nga vranësirat e dendura të cilat parashihen të përcjellën me riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s”, njofton IHMK. ...
Komentet te ​Moti për sot Janë të Mbyllura

​143 vjet nga formimi i Lidhjes së Prizrenit

Lajme
143 vjet më parë, pra më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet më të organizuara politike gjithëkombëtare pas Lidhjes dhe themelimit të Kuvendit të Lezhës të marsit të vitit 1444, nën organizimin e Gjergj Kastriotit Skënderbeu dhe udhëheqësve të principatave, përkatësisht të princave shqiptarë në shekullin e 15. Lidhja Shqiptare e Prizrenit në historinë e popullit shqiptar të kohës së re, historikisht është tubimi më i rëndësishëm kombëtarë shqiptar. Komiteti i Stambollit i themeluar nga ajka kombëtare e kohës, më 1877, me qëllim të çlirimit dhe të ruajtjes së territoreve shqiptare nga hegjemonizmi sllave dhe ai grek, pasi ...
Komentet te ​143 vjet nga formimi i Lidhjes së Prizrenit Janë të Mbyllura