Italianët arkëtojnë tre pikët e para të Kampionatit Evropian. Ka përfunduar ndeshja hapëse e Kampionatit Evropian Euro 2020 mes Kombëtares së Turqisë dhe asaj të Italisë, ku kjo e fundit regjistroi fitoren e parë të këtij kampionati me rezultat 3:0, përcjell KosovaPress. “Azzurët” me plot meritë triumfuan në këtë përballje, ku gjatë tërë ndeshjes kanë qenë bindshëm më të mirë në fushë, me golat e Immobiles në minutën e 53’ dhe të Insignes në minutën e 79’, dhe një autogol të mbrojtësit të Juventusit Merih Demiral në minutën e 53’. Këto janë tre pikët e para të Italisë në Euro 2020, ku tani e kryesojnë Grupin A, në të cilin ...
Komentet te MBYLLET ME FITORE TË ITALISË NDESHJA HAPËSE E EURO 2020 Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Në hulumtimin e organizuar javë më parë nga Kolegji “Pjeter Budi”,në pyetjen: “A keni vështirësi në përdorimin e mjeteve për qasje online?”, del se: 57% e maturantëve shprehen se me shume lehtesi qasen në mësimin online, 25% e respodentëve shprehen se mësimi online është lehtë i qasshëm, 12% e tyre mbajnë qëndrim neutral, 3% shprehen se e kanë mesatarisht të lehtë qasjen online, kurse për 3% të maturantëve qasja online në mësime nuk është aspak e lehtë. ...
Komentet te SA PËRQIND E MATURANTËVE KANË VËSHTIRËSI NË PËRDORIMIN E MJETEVE PËR QASJE ONLINE? Janë të Mbyllura
Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar një lajm të bukur anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB për dy vitet e ardhshme. Ai shprehet se Shqipëria mori 175 vota nga 117 të nevojshme ndërsa do të jetë anëtare për vitet 2022-2023. “LAJM I BUKUR Me 175 vota nga 117 të nevojshme, Shqipëria sapo u zgjodh anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB për vitet 2022-2023”, shkruan Rama. Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB u zhvillua sot votimi për 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm me mandat dyvjeçar të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Shqipëria, Gaboni, Gana, Brazili dhe Emiratet e Bashkuara. Ministrja për Europën dhe Punët e ...
Komentet te Rama reagon pas anëtarësimit të Shqipërisë në KS të OKB-së Janë të Mbyllura
Bashkimi Evropian edhe zyrtarisht ka njoftuar për takimin ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuciq. Sipas një njoftimi të BE-së, takimi do të realizohet të martën më 15 qershor në Bruksel, ndërsa pjesëmarrës do të jenë kreu i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, dhe ingarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak. “Të martën, 15 qershor, një takim i nivelit të lartë i Dialogut Beograd-Prishtinë do të zhvillohet në Bruksel. Do të lehtësohet nga Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell, i cili mbështetet nga Përfaqësuesi Special i BE Miroslav Lajčák. Do të marrin pjesë Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti. ...
Komentet te BE me njoftim zyrtar për takimin Kurti-Vuçiq Janë të Mbyllura
Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19, ka konfirmuar se gjendja në këtë komunë është nën kontroll dhe me vetëm 5 raste aktive, ndërsa, nga java e ardhshme konfirmohet për fillimin e vaksinimit masiv. “Në Gjilan sot i kemi vetëm pesë raste në dy familje, të cilët nuk kanë simptoma të rënda, që janë duke u trajtuar nga ekipet shëndetësore. E dhimbshme mbetet gjithmonë humbja e 146 qytetarëve tanë, të cilët për shkak të Covid-it dhe problemeve të tjera shëndetësorë, janë ndarë nga ne për këtë periudhë të përballjes me virusin. Me ardhjen e bashkatdhetarëve në vendlindje, ku llogarisim 50-60 mijë qytetarë më shumë që kanë ...
Komentet te Në Gjilan vetëm 5 raste aktive me Covid-19 Janë të Mbyllura
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka e ka quajtur historik votimin e Shqipërisë si vend anëtar i Këshillit të Sigurimit për dy vitet e ardhshme. “Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB për një moment historik të marrëdhënieve 65 vjeçare të Shqipërisë me OKB: votimi si vend anëtar i Këshillit të Sigurimit për dy vitet e ardhshme”, ka shkruar në faqen e saj zyrtare ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Shqipëria zgjidhet anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për një mandat dyvjeçar, ’22-’23 duke u mbështetur nga 175 vende anëtare të OKB, nga 190 vende që morën pjesë në votim. Në Asamblenë e Përgjithshme ...
Komentet te Xhaçka e quan hsitorik anëtarësimin dyvjeçar të Shqipërisë në KS të OKB-së Janë të Mbyllura
Ani pse pa prezencën e opozitës në sallë, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka komentuar deklaratat e tyre në sallë. Në seancën për dialogun, ai ka thënë se aktualisht pozita e dikurshme është në qoshe, pikërisht për shkak të pritjeve që kanë pasur për dialogun. Bislimi ka kritikuar opozitën duke thënë se me deklarimet e tyre janë bërë qesharakë. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi deklaroi se Kosova iu është përgjigjur pritjeve të opozitës së tanishme që kishin për dialogun. Bislimi: Të tjerët janë në qoshe mu për këtë arsyeje të pritjeve “Kosova është këtu ku është, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë këtu ku janë, e të tjerët janë në qoshe mu për këtë arsyeje ...
Komentet te Bislimi-opozitës: Edhe Vuçiq po dërgon njerëz në Kosovë për të ditur se çfarë do të diskutojë Kurti në Bruksel Janë të Mbyllura
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati priti sot në takim Shoqatën e Bankave të Kosovës, si dhe përfaqësuesit e bankave komerciale në Kosovë, ku u diskutua për iniciativën e re të Qeverisë së Kosovës për emetimin e bonove të diasporës. Me këtë rast, ministri Murati prezantoi këtë nismë të Qeverisë së Kosovës si njëra ndër pikat kyçe të programit qeverisës, pikë kjo që ka për qëllim kanalizimin e kapitalit të diasporës sonë drejt investimeve strategjike që krijojnë vende pune dhe rezultojnë në rritje e zhvillim ekonomik. Ministri Murati theksoi se Qeveria e Kosovës është e interesuar që në bashkëpunim me BQK-në dhe bankat komerciale të lansojnë bonot e ...
Komentet te Ministri Murati: Bonot e diasporës do të jenë të gatshme gjatë muajve të verës Janë të Mbyllura
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka deklaruar se brenda këtij viti do të jetë funksionale pista e re e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Aliu që sot ka vizituar aeroportin, tha se me investimet që po bëhen do të mundësohet edhe normalizimi i hapësirës së ulët ajrore, gjë e cila tha se do të ndikojë që të ulen çmimet e biletave. Ministri tha se me pistën e re do të mund të ketë aterime edhe në kushte të rënda klimatike, që sipas tij deri më tash nuk ka qenë e mundur. Aliu: Brenda këtij viti do të jetë funksionale pista e re Video “Çështja e ...
Komentet te Aliu:Tregon kur do të jetë funksionale pista e re në ANP “Adem Jashari” (Video) Janë të Mbyllura
Pasditen e së premtes trafiku rrugor në Prishtinë është vështirësuar dukshëm. Kolona të gjata dhe pothuajse bllokim total u pa në të gjitha rrugët e kryeqytetit. Pamjet e xhiruara nga KosovaPress në rrugën “Agim Ramadani” tregojnë më së miri gjendjen e krijuar nga tollovia e shkaktuar nga automjete të shumta. Edhe prania e Policisë nëpër rrugët e Prishtinës këtë të premte ishte më e shtuar, si pjesë e planit për shtimin e sigurisë në trafik, pas aksidenteve të fundit ku pati edhe disa viktima. Policia vazhdimisht po apelon për kujdes të shtuar, teksa ka paralajmëruar dënime të rënda për shkelësit e rregullave të komunikacionit rrugor. Tani Policia patrullimet po i ...
Komentet te Prishtina bllokohet nga veturat Janë të Mbyllura