Martin Schoots, agjent i Eriksen ka deklaruar se ai së fundi ishte në kontakt me babain e mesfushorit të Danimarkës Christian Eriksen i cili pësoi sulm kardiak në fushë gjatë ndeshjes me Finlandën. Sipas tij, Eriksen është stabilizuar dhe ai madje është në gjendje edhe të flas, përcjellë KosovaPress. ′′Sapo fola me babain e Kristianit dhe ai më tha se po merr frymë, ai është në gjendje të flasë dhe nuk është në rrezik”, ka thënë agjenti i Eriksenit./KP ...
Komentet te FLET AGJENTI I ERIKSEN: SAPO FOLA ME BABAIN E TIJ, ERIKSEN PO FLET, SITUATA PO PËRMIRËSOHET Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Franco Federici, u takua me përfaqësuesen speciale të BE-së në Kosovë, si dhe ambasadorët e Francës, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara. Sipas një njoftimi të KFOR-it, takimi i cili është pjesë e konsultimeve periodike që zhvillohen në mesin e Ambasadorëve të QUINT-it dhe Komandantit të KFOR-it, ishte një drekë pune. “Ata diskutuan dhe shkëmbyen informacione lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë dhe rëndësinë e bashkëpunimit në mes të Organizatave Ndërkombëtare dhe Forcës së Kosovës. Gjithashtu janë diskutuar veprime të mëtejshme dhe domainet e reja të bashkëpunimit. Vetëm së bashku mund të arrijmë një qëllim të përbashkët, mesazhi i ndarë mes notableve”, ...
Komentet te AMBASADORËT E QUINT-IT DHE KOMANDANTI I KFOR-IT SHKËMBYEN INFORMACIONE PËR SIGURISË NË KOSOVË Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka disa ditë që po pranon fotografi nga qytetarët, ku shihet se ngasësit e automjeteve nuk respektojnë rregullat në komunikacion. Këta të fundit pastaj po gjobiten. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka njoftuar se sot ka pranuar një informatë (foto dhe video) të një drejtuesi të automjetit, pjesëmarrës në komunikacion, i cili ka kryer kundërvatje, duke bërë tejkalim në vijë të plotë , në aksin rrugor, Gjilan-Prishtinë, në fshatin Llabjan. “Njësia e Komunikacionit Rrugor nga Gjilani , menjëherë ka ndërmarr veprimet e nevojshme për identifikimin e kundërvajtësit, me ç’rast edhe i ka shqiptuar një gjobë, sipas ligjit mbi kundërvajtjet në komunikacion. Policia e Kosovës Drejtoria Rajonale ...
Komentet te DREJTUESIT E AUTOMJETEVE GJOBITEN VETËM NGA FOTOGRAFITË QË QYTETARËT UA DËRGOJNË POLICËVE Janë të Mbyllura
Pas kolapsit në fushë, Eriksen morri ndihmën e CPR dhe është dërguar në spital. Është konfirmuar edhe nga Kombëtarja e Danimarkës që ylli i tyre Christian Eriksen tanimë është në gjendje më të mirë shëndetësore, pas vdekjes klinike që e pësoi në fushë në ndeshjen kundër Finlandës, përcjell KosovaPress. Përmes faqes zyrtare të Kombëtares së Danimarkës, është konfirmuar që lojtari është zgjuar dhe do të ketë ekzaminime të tjera mjekësore. “Christian Eriksen është ZGJUAR dhe është duke hyrë në ekzaminime të mëtutjeshme mjekësore në spitalin Rigshospitalet”, shkruante në faqen zyrtare të Kombëtares së Danimarkës./KP ...
Komentet te E KONFIRMON EDHE DANIMARKA, JA GJENDJA E ERIKSEN (VIDEO) Janë të Mbyllura
Barazimi i Zvicrës 1-1 me Uellsin në ndeshje e parë të Euro 2020 duke se nuk i kaplotësuar pritjet e kapitenit Granit Xhaka. Mesfushori kosovar ishte ndër më të mirët në fushë, por në fund të ndeshjes nuk është ndarë i kënaqur me rezultatin, përcjellë KosovaPress. Ai ka reaguar menjëherë pas ndeshjes përmes një statusi në profilin e tij “Facebook” ku ka thënë se “nuk është i kënaqur me rezultatin por se do të japim gjithçka për ta kaluar fazën e grupeve.”. “Gjithmonë një nder për të udhëhequr Zvicrën, veçanërisht në një turne të madh si ky. Nuk është rezultati që donim por do të japim gjithçka për të arritur ...
Komentet te REAGON XHAKA: NUK ISHTE REZULTATI QË DONIM Janë të Mbyllura
“Azzurët” e kryesojnë tabelën pas fitores kundër Turqisë. Sot është kompletuar raundi i parë i ndeshjeve të Grupit A për Kampionatin Evropian Euro 2020, ku tani është e gatshme renditja tabelare e kombëtareve, përcjell KosovaPress. Mbrëmë, Italia me një paraqitje jashtëzakonisht mbresëlënëse e mposhti Kombëtaren e Turqisë me rezultat 3:0, kështu duke arkëtuar tre pikët e plota, kurse sot, në ndeshjen e dytë të këtij grupi, Uellsi dhe Zvicra barazuan me rezultat 1:1, duke ndarë pikët e barabarta në stadiumin “Baku Olympic”. Renditjen tabelare pas xhiros së parë në Grupin A e gjeni më poshtë. 1.Italia – 3 pikë2.Zvicra – 1 pikë3.Uellsi – 1 pikë4.Turqia – 0 pikë /KP ...
Komentet te RENDITJA TABELARE E GRUPIT A TË EURO 2020 Janë të Mbyllura
Humbja e flokëve mund të jetë gjëja e fundit në mendjen tuaj tani, por një ditë shumë prej nesh do të humbin flokët. Shihni se çfarë mund të bëni për të pasur flokë të shëndetshëm, të trashë dhe me shkëlqim sa më shumë që të jetë e mundur. Shmangni modelet e ngushta të flokëve Po, kjo nuk do të thotë që ju nuk mund të bëni bisht ose bishtaleca çdo ditë. “Frizurat shumë të ngushta për një kohë të gjatë mund të çojnë në inflamacion të gjëndrave të flokëve dhe përfundimisht në rënie të flokëve”, thotë Dr. Joshua Zeitsner, drejtor i kozmetikës dhe hulumtimeve klinike në departamentin e dermatologjisë në ...
Komentet te ZAKONET E KËQIJA QË SHKATËRROJNË FLOKËT TANË Janë të Mbyllura
Liria u vra, u dogj dy herë për t’u mos u identifikuar më. Trupi i njomë i gjashtëmujores ani pse i bërë shkrumb, do të jetë gjithmonë dëshmi e fortë e krimeve serbe të kryera në Kosovë. Nuk e priti çlirimin, por trupi i saj dhe i 53 të tjerëve, gjaku i të cilëve ende nuk është tharë mirë në muret e shtëpisë në Poklek të Drenasit, janë vet dokumentimi i gjenocidit serb të kryer në vendin tonë. Lirie Muqolli lindi në luftë dhe lufta e mori. Kjo është viktima më e re e cila tregon se Serbia nuk kurseu askënd. Ajo nuk priti as përvjetorin e lindjes, por që ...
Komentet te LIRIA QË NUK E PRITI ÇLIRIMIN Janë të Mbyllura
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në 22-vjetorin e çlirimit të vendit tha se kriminelët e gjenocidit kanë emër dhe mbiemër dhe se tani është koha që ata të dalin para drejtësisë. Osmani në manifestimin për Ditën e Paqes, tha se zëri i fëmijëve viktima anë e kënd Kosovës akoma thërret për drejtësi, derisa theksoi se është obligim i tyre që ta bëjnë të mundur një gjë të tillë. Osmani: Kriminelët kanë emër dhe mbiemër “Zëri i Lirisë 6 muajshe dhe i fëmijëve të viktimave anekënd Kosovës akoma thërret për drejtësi. Është obligim i yni që siç e bëmë të mundur lirinë, tani ta bëjmë të mundur drejtësinë. Kriminelët kanë emër ...
Komentet te OSMANI: KRIMINELËT KANË EMËR DHE ATA DUHET TË DALIN PARA DREJTËSISË Janë të Mbyllura
22 vjet më parë në fshatin Poklek të Drenasit, ushtria serbe ka vrarë, masakruar e djegur 53 civilë shqiptarë të familjeve Muqolli, Elshani, Caraku e Hoxha, në mesin e të cilëve kishte edhe fëmijë, ku më e vogla ishte Liria gjashtë muajsh. Sot 22 vjet pas, pikërisht në oborrin e shtëpisë ku ndodhi e gjithë ngjarja është mbajtur ceremoni për shënimin e Ditës së Paqes, apo ditës së çlirimit të Kosovës. Përveç përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës, familjarëve, të pranishëm ishin edhe ambasadorët e akredituar në Kosovë, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, e shumë zyrtarë të tjerë ndërkombëtarë. Në fjalën e saj, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha ...
Komentet te DITA E PAQES SHËNOHET NË OBORRIN E SHTËPISË KU U DOGJËN 53 CIVILË NGA USHTRIA SERBE Janë të Mbyllura