Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

QYTETARI NGA FERIZAJ DORËZON NË POLICI PORTOFOLIN E GJETUR

Lajme
38 vjeçar nga Ferizaj, Ymri Nuhaj me profesion punëtor, ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura , në fshatin Balaj të Ferizajt . Sipas Policisë, portofoli i përkiste Arta Gashit 30 vjeçare, mësimdhënëse nga Ferizaj. “Ai menjëherë ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor të Ferizajt. Pas procedurave të verifikimit të pronares në prani të policisë, pronares i kthehen paratë ( 14.5 euro, 1 denar MKD dhe dokumentet e saj, letërnjoftimi i RKS, letërnjoftimi i MKD, patentë shoferi i RKS dhe 4 kartela bankare). Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka falënderuar qytetarin Ymri Nuhaj për gjestin human ...
Komentet te QYTETARI NGA FERIZAJ DORËZON NË POLICI PORTOFOLIN E GJETUR Janë të Mbyllura

RAMA: MES EMOCIONESH NË FAMILJEN E MADHE SOCIALISTE

Shqipëri
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar këtë të diele, ku ka postuar edhe një fotoalbum duke shkruar mes emocionesh në familjen e madhe socialiste dje, sot dhe nesër. Përndryshe, dje Partia Socialiste shënoi përvjetorin e 30, ku Rama ka paralajmëruar se një objektiv i mandatit të tretë do të jetë revolucioni në administratë për të shpëtuar vendin nga punësimet në shtet jashtë konkurrencës apo meritës. Ndër të tjera zhvillimi i kongresit, ishte se Gramoz Ruçi lajmëroi se tërhiqet përfundimisht nga politika pas 30 viteve në PS, teksa socialistëve i bashkohet vajza e të ndjerit Bashkim Fino, Megi./KP ...
Komentet te RAMA: MES EMOCIONESH NË FAMILJEN E MADHE SOCIALISTE Janë të Mbyllura

ANGLI – KROACI, FORMACIONET E MUNDSHME

Sport
Dy skuadrat favorite për të dalur nga Grupi D, Anglia dhe Kroacia do të ballafaqohet sot me fillim nga ora 15:00 në stadiumin “Wembley” në Angli. Si Anglia, ashtu edhe Kroacia janë të njohura për lojën e bukur dhe shumë ofanzive të cilën e praktikojnë andaj parashikohet një sfidë spektakolare dhe mbase edhe me shumë gola, përcjellë KosovaPress. “Tre luanët” në këtë sfidë vijnë me dy mungesa si Handerson dhe Saka për shkak të lëndimeve, kurse nga ana tjetër, Kombëtarja e Kroacisë, e udhëhequr nga kapiteni Luka Modriç nuk ka asnjë mungesë dhe vjen e kompletuar në këtë sfidë. Këto janë formacionin e mundshme: Angli: (4-3-3): Pickford; Walker, Stones, Mings, ...
Komentet te ANGLI – KROACI, FORMACIONET E MUNDSHME Janë të Mbyllura

MOTI SOT NË KOSOVË

Lajme
Ditëve të fundjavës mbetet tutje mot jostabil, ku orëve të pasdites priten rrebeshe shiu por edhe bubullima. Kurse, sipas Prishtina Ëeather, nga dita e hënë parashihen kushte më të qëndrueshme, ku do të ketë vransira dhe intervale me diell, por pa mundësi të mëdha për shi. “Të hënën edhe pritet të mbajë mot më i freskët. Sipas parashikimeve të fundit, nga dita e enjte parashihen më shumë kthjellime dhe rritje e temperaturave. Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet në vlera të pranueshme dhe të mira edhe në fundjavë. Indeksi i rrezeve UV do jetë në vlera të larta ditën e shtunë, e të dielen e të hënën në vlera mesatare”, ...
Komentet te MOTI SOT NË KOSOVË Janë të Mbyllura

DITA KUR SHPALLET KONKURSI PËR FLAMURIN E KOSOVËS

Lajme
Ekipi i Unitetit më 13 qershor të vitit 2007, ka shpallur konkursin 15 ditor për flamurin dhe stemën e Kosovës, ku thuhej se “secili propozim duhet t’i përmbahet frymës dhe përmbajtjes së propozimit gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Më pas shkruhet se nuk duhet të përdoret cilindo simbol shqiponje dhe se nuk duhet përdorur ngjyrat kuq e zi (për shkak të flamurit të Shqipërisë) dhe kuq, kaltër dhe bardh (flamuri i Serbisë). Flamuri i Republikës së Kosovës u adoptua nga Kuvendi i Republikës së Kosovës menjëherë pas deklarimit të pavarësisë së Kosovës nga Serbia më 17 shkurt 2008. Flamuri ishte rezultat i një gare ndërkombëtare për dizajnimin e ...
Komentet te DITA KUR SHPALLET KONKURSI PËR FLAMURIN E KOSOVËS Janë të Mbyllura

​Njihuni me 7 përfitimet shëndetësore të qershive

Kuzhina
Qershitë jo vetëm që kanë vlera ushqyese, por i përkasin frutave që e mbrojnë shëndetin në përgjithësi. Nëse konsumoni rreth 21 qershi do të merrni më pak se 100 kalori. Më poshtë ju listojmë shtatë arsyet, pse duhet t’i konsumoni qershitë: 1.Qershitë janë një burim i rëndësishëm i antioksidantëve dhe përbërjeve anti-inflamatore. Ata ngadalësojnë plakjen dhe parandalojnë sëmundjet kronike si sëmundjet e zemrës, kanceri, Alzheimeri, diabeti dhe mbipesha. 2. Mbrojnë nga diabeti. Karakteristikat e tyre anti-inflamatore ndihmojnë shëndetin e përgjithshëm, por veçanërisht për shkak të indeksit të ulët të glykozës ato janë një mburojë kundër diabetit, pasi stabilizojnë nivelet e sheqerit në gjak. 3. Rregullojnë ciklin e gjumit. Qershitë janë ...
Komentet te ​Njihuni me 7 përfitimet shëndetësore të qershive Janë të Mbyllura

BËHEJ I DHUNSHËM SA HERË PËRDORTE ALKOOL, ARRESTOHET NJË PERSON NË RAHOVEC

Lajme
Një person është arrestuar në Rahovec, pasi në gjendje të dehur ka shkuar në servisin për automjete të axhës së tij dhe ka tentuar ta sulmojë fizikisht. Sipas policisë, rasti ka ndodhur sonte rreth orës 19:00, ku i dyshuari është ndaluar nga axha dhe punëtorët e tij. I dyshuari është arrestuar dhe në stacionin policor në Rahovec iu është bërë matja e alkoolit që ka rezultuar 1.70 %. Sipas ankuesit, i dyshuari sa herë që përdorë alkool është i dhunshëm. Ai është ndaluar në mbajtje për 48 orë./KP ...
Komentet te BËHEJ I DHUNSHËM SA HERË PËRDORTE ALKOOL, ARRESTOHET NJË PERSON NË RAHOVEC Janë të Mbyllura

LIMAJ URON QYTETARËT NË DITËN E ÇLIRIMIT

Lajme
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar qytetarët në ditën e çlirimit. Limaj shkruan se 12 Qershori, Dita e Çlirimit të Kosovës, ditë për të cilën aq shumë ka kontribuar dhe është sakrifikuar çdo qytetar i vendit tonë! “Si çdo ditë tjetër, edhe sot shprehim mirënjohjen e përjetshme për ShBA-të, NATO-n dhe çdo shtet tjetër mik, të cilët në momentet më vendimtare u vunë krah luftës sonë çlirimitare dhe në mbrojtje të vlerave të qytetërimit në shtetin tonë”, ka shkruar ndër të tjera Limaj. Postimi i plotë: Urime Dita e Çlirimit, Kosovë! 12 Qershori, Dita e Çlirimit të Kosovës, ditë për të cilën aq shumë ka kontribuar dhe është ...
Komentet te LIMAJ URON QYTETARËT NË DITËN E ÇLIRIMIT Janë të Mbyllura

J.LO DHE RITA ORA TAKOHEN PËR TË DISKUTUAR PLANET QË TË PUNOJNË SË BASHKU

ShowBiz
Jennifer Lopez dhe Rita Ora raportohet të jenë takuar në mënyrë sekrete.   Një gjë e tillë ka ardhur pasi artistet dëshirojnë që të punojnë së bashku në të ardhmen, sikur në industrinë muzikore e po ashtu edhe në atë të filmit, shkruan Daily Mail. Krijueset e hiteve thuhet të jenë takuar në Los Angeles, pasi ‘ato mund të bëjnë gjithçka së bashku’. Foto: Daily Mail Rita ditëve të fundit udhëtoi për në Kaliforni nga Australia, kurse Jlo u kthye në The City of Angels pas një jave që qëndroi në Miami. Sipas burimeve të The Sun dyshja thuhet të jenë takuar në në lokal në LA, derisa diskutuan për orë të tëra. ...
Komentet te J.LO DHE RITA ORA TAKOHEN PËR TË DISKUTUAR PLANET QË TË PUNOJNË SË BASHKU Janë të Mbyllura

LOJTARËT E DANIMARKËS KTHEHEN NË FUSHË, ATA TË FINLANDËS I PRESIM ME OVACIONE

Sport
Ndeshja e ndërprerë ndërmjet Danimarkës dhe Finlandës do të vazhdoj pas pak sepse kështu ka vendosur UEFA. Kjo ndeshje u ndërpre për shkak se mesfushori fdanez Christian Eriksen kolapsoi në fushe, por UEFA doli me vendim qe ndeshja të vazhdohet duke thënë se kjo ishte edhe kërkesë nga ana e lojtarëve të të dy kombëtareve. Ishin lojtarët e Finlandës ata që i kanë pritur me duartrokitje të mëdha lojtarët e Danimarkës sapo janë kthyer në fushë me në krye kapitenin Simon Kjaer./KP ...
Komentet te LOJTARËT E DANIMARKËS KTHEHEN NË FUSHË, ATA TË FINLANDËS I PRESIM ME OVACIONE Janë të Mbyllura