Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

31 PACIENTË ME COVID-19 POZITVË PO MARRIN TRAJTIM SPITALOR

Shëndetësi
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se bazuar në raportimet nga Klinika Infektive, Klinika e Pulmologjisë dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim janë 116 pacientë nga Covid-19, 31 nga ta të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 85 me oksigjeno-terapi. Sipas raportit, në QKUK janë të shtrirë 85 pacientë, 18 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 68 me oksigjeno-terapi. Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave Klinika Infektive, 18 pacientë Klinika e Pulmologjisë, 67 pacientë Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 31 pacientë 13 të konfirmuar pozitivë 17 me oksigjeno-terapi Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme Spitali i Prizrenit, 4 pacientë Spitali i Gjakovës, 2 pacientë ...
Komentet te 31 PACIENTË ME COVID-19 POZITVË PO MARRIN TRAJTIM SPITALOR Janë të Mbyllura

PLAGOSET ME ARMË ZJARRI NJË PERSON DERISA PESHKONTE NË LUMIN IBËR

Lajme
Një person është plagosur me armë zjarri në Mitrovicë dhe ndodhet në spital, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it. Sipas këtyre burimeve, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 10:30, afër Kërshit të Dudës, krejt afër vijës që ndanë komunën e Mitrovicës së jugut dhe veriut, ndërsa viktima ishte duke peshkuar në lumin Ibër. Deri tash nuk dihen rrethanat e plota, autori dhe as motivi i kësaj ngjarje. KosovaPressi ka provuar të marrë një prononcim zyrtar rreth kësaj ngjarje, por pa sukses. Derisa zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut ka thënë se ngjarja ka ndodhur në jug dhe nuk dëshiron të ndërhyjë në përgjegjësitë e zonës së jugut, kolegu i ...
Komentet te PLAGOSET ME ARMË ZJARRI NJË PERSON DERISA PESHKONTE NË LUMIN IBËR Janë të Mbyllura

FEDERATA E DANIMARKËS JEP TË REJAT E FUNDIT MBI GJENDJEN E CHRISTIAN ERIKSEN

Sport
Bota e futbollit u shokua ditën e djeshme kur në ndeshjen ndërmjet Danimarkës dhe Finlandës, e vlefshme për Grupin B të Kampionatit Evropian, mesfushori Christian Eriksen kolapsoi në fushë duke rënë pa ndjenja në tokë dhe duke krijuar kështu një situatë shumë të rëndë për të gjithë të pranishmit dhe jo vetëm. Disa orë më vonë u raportua se gjendja e Eriksenit është përmirësuar dhe se ishte jashtë rrezikut për jetë, përcjellë KosovaPress. Federata e Futbollit të Danimarkës sot ka lëshuar një njoftim përmes të cilit ka bërë të ditur se Eriksen po vazhdon të trajtohet në spital por se gjendja e tij është stabile dhe se ai ka komunikuar ...
Komentet te FEDERATA E DANIMARKËS JEP TË REJAT E FUNDIT MBI GJENDJEN E CHRISTIAN ERIKSEN Janë të Mbyllura

SULMOJNË NËNËN DHE BABAIN

Lajme
Një person ka raportuar se është sulmuar fizikisht me grushte nga djali i tij. Rasti është raportuar dje në mesditë në Suharekë. Viktima ka marrë tretman mjekësor në Emergjencë, Suharekë dhe është udhëzuar për tretman të mëtejshëm në spitalin rajonal në Prizren. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet. Kurse, në Prizren është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjti e kishte kanosur nënën e tij, pasi që i kishte kërkuar para. Sipas viktimës, i dyshuari është përdorues i narkotikëve. Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë./KP ...
Komentet te SULMOJNË NËNËN DHE BABAIN Janë të Mbyllura

DIGJE NJË SHTËPI NË GJAKOVË

Lajme
Një shtëpi në rrethana të pa njohura është përfshirë nga zjarri mbrëmë në Gjakovë. Sipas policisë, në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit të cilët kanë shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale të lënduar nuk ka pasur. Rasti është duke u hetuar./KP ...
Komentet te DIGJE NJË SHTËPI NË GJAKOVË Janë të Mbyllura

VETAKSIDENTOHET DHE KËRCËNON POLICËT, ARRESTOHET

Lajme
Një person është arrestuar dje pasdite në Gjilan, pasi që i njëjti kishte bërë vetaksident dhe kur zyrtarët policorë kishte shkuar për t’i ofruar ndihmë, i dyshuari i kishte ofenduar dhe kanosur zyrtarët policor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë./KP ...
Komentet te VETAKSIDENTOHET DHE KËRCËNON POLICËT, ARRESTOHET Janë të Mbyllura

KËRCËNOI DHE I VJEDH TELEFONA NË BANES, ARRESTOHET I MITURI

Lajme
Një i mitur është arrestuar dje në Fushë Kosovë, pasi që viktimës femër kosovare fillimisht i kishte ekspozuar një thikë e më pas kishte hyr në banesën e viktimës dhe i kishte vjedhur dy telefona, të cilët janë gjetur tek i dyshuari dhe janë sekuestruar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje./KP ...
Komentet te KËRCËNOI DHE I VJEDH TELEFONA NË BANES, ARRESTOHET I MITURI Janë të Mbyllura

​Therje me thikë në Fushë Kosovë

Lajme
Një person ka kërkuar ndihmë mjekësore mbrëmë në Fushë Kosovë, pasi që sipas tij deri sa ka qenë rrugës duke shkuar në shtëpi është therur me thikë nga një person i panjohur. Rasti mbetet nën hetime./KP ...
Komentet te ​Therje me thikë në Fushë Kosovë Janë të Mbyllura

IA MERR 750 EURO DUKE E MASHTRUAR PËR NJË VIZË

Lajme
Një person i dyshuar e ka mashtruar një person duke ia marrë 750 euro në këmbim të rregullimit të një vize. Rasti është raportuar dje pasdite në Prishtinë, ku është konsultuar prokurori i shtetit i cili është njoftuar për veprën por edhe për një urdhëresë aktive për të dyshuarin në fjalë. Rasti vazhdon të hetohet./KP ...
Komentet te IA MERR 750 EURO DUKE E MASHTRUAR PËR NJË VIZË Janë të Mbyllura

VON CRAMON: ASOCIACIONI PËRFSHIHET NË PAKON FINALE TË MARRËVESHJES, NDRYSHIMI I KUFIJVE ËSHTË TOKSIK (VIDEO)

Lajme
Përfaqësuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka deklaruar se nëse liberalizohen vizat për Kosovën, atëherë njerëzit do të pranojnë më lehtë kompromiset që mund të dalin nga marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas saj, ideja e ndryshimit të kufijve është toksike, andaj nuk mund të ketë debat për të. Këto deklarata, von Cramon i bëri në një intervistë për KosovaPress, gjatë të cilës po ashtu tha se me padurim po e pret marrëveshjen finale të dialogut. Von Cramon: Me padurim po e presim marrëveshjen finale të dialogut VIDEO “Të gjithë po presim me padurim që të kemi një marrëveshje finale, e cila do të sillte pajtimin ...
Komentet te VON CRAMON: ASOCIACIONI PËRFSHIHET NË PAKON FINALE TË MARRËVESHJES, NDRYSHIMI I KUFIJVE ËSHTË TOKSIK (VIDEO) Janë të Mbyllura