Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

SHQIPËRIA PA VIKTIMA NGA COVID-19 NË 24 ORËT E FUNDIT

Shqipëri
Në 24 orët e fundit në Shqipëri fatmirësisht nuk është shënuar asnjë rast me fatalitet ndërsa janë regjistruar 10 raste të reja me koronavirus nga 2.224 testime të kryera. Tri raste janë regjistruar në Durrës, nga dy raste në Shkodër e Gjirokastër dhe nga një rast në Tiranë, Berat dhe Malësi e Madhe. Aktualisht po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 janë në terapi intensive, ndërkohë që janë shëruar 16 qytetarë. Shqipëria ka regjistruar 132.459 raste pozitive, prej tyre 129.842 janë shëruar, 164 raste janë aktive, ndërsa luftën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.453 persona./KP ...
Komentet te SHQIPËRIA PA VIKTIMA NGA COVID-19 NË 24 ORËT E FUNDIT Janë të Mbyllura

MOTI NË KOSOVË

Lajme
Gjatë pesë ditëve të ardhshme parashihet të mbajë mot relativisht i qetë, me përjashtim të ditës së hënë ku parashihet që vende-vende të ketë riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-31 gradë Celsius. Indeksi i rrezeve ultravjollcë parashihet të jetë mesatar deri i lartë. Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë të mira, për shkak të reshjeve të fundit dhe prezencës së elementeve aktive meteorologjike. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës./KP ...
Komentet te MOTI NË KOSOVË Janë të Mbyllura

PADIA PËR GJENOCID, VUÇIQ-KURTIT: MOS KËRCËNO!

Lajme
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka folur rreth paralajmërimit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti mbi ngritjen e padisë kundër Serbisë për gjenocid. Ai ka thënë se kryeministri Kurti duhet ta paraqesë padinë në vend që, sipas tij, të bëjë kërcënime. “Mos kërcëno më, bëje! Mos luaj me ne me këto gjëra. Unë kam qenë në politikë për një kohë të gjatë, e di se çfarë do të thotë kjo”, tha Vuçiq për TV Pink, duke shtuar se kjo tregon se Kosova nuk është e interesuar për vazhdim të dialogut. Ai tha se nuk ka alternativë tjetër për dialogun me palën kosovare në Bruksel, i cili është paralajmëruar për datën ...
Komentet te PADIA PËR GJENOCID, VUÇIQ-KURTIT: MOS KËRCËNO! Janë të Mbyllura

BURRAT: 10 RREGULLA PËR GRATË GJATË KAMPIONATIT EVROPIAN

Lifestyle
Kampionati Evropian i Futbollit ka filluar dhe miliona tifozë në të gjithë botën janë duke parë të gjitha ndeshjet nga afër. Ata po brohorisin, por në nxehtësinë e atmosferës sportive, mund të dëgjohet një fjalë e vrazhdë drejtuar zonjave. Për të mos lejuar që ajo të ndodhë, disa burra kanë shkruar 10 rregulla qesharake (ose jo) për gjysmën e tyre më të mirë që do të duhet të ndjekin për muajin tjetër nëse dëshirojnë që lidhja ose martesa e tyre të mos vuajë. Rregullat për gratë gjatë kampionatit evropian: 1. Nëse ju dëgjoj të thoni se Cristiano Ronaldo është i pashëm – dilni jashtë. 2. Ndërsa EURO zgjat, TV është ...
Komentet te BURRAT: 10 RREGULLA PËR GRATË GJATË KAMPIONATIT EVROPIAN Janë të Mbyllura

HAKERËT VJEDHIN TË DHËNAT E 3 MILIONË KLIENTËVE TË VW

Auto Tech
Më shumë se tre milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara dhe dhjetëra-mijëra klientë në Kanada kanë rënë viktima të vjedhjes së të dhënave nga hakerët duke kompromentuar sistemin e një partneri të jashtëm të Volkswagen Group (VW). Grupi Volkswagen konfirmoi këtë fundjavë se filiali i tyre i SHBA, i cili mblodhi të dhëna të konsumatorëve për marketing dhe shitje në internet, ishte viktimë e një sulmi hakerësh, me hakerë anonimë që vidhnin të dhëna nga sistemi i tij nga më shumë se 3.3 milionë njerëz. Këto janë të dhëna që përfshijnë emra, numra telefoni, e-mail dhe adresa banimi, dhe në disa raste numrat VIN të makinave të tyre, si dhe ...
Komentet te HAKERËT VJEDHIN TË DHËNAT E 3 MILIONË KLIENTËVE TË VW Janë të Mbyllura

AMBASADORI ORLANDO PËRFUNDON MISIONIN E TIJ NË KOSOVË

Lajme
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka njoftuar se misioni i tij në Kosovë do të përfundojë në fund të qershorit, pas vetëm një viti e gjysmë. Ambasadori Orlando nëpërmjet një deklarate ka njoftuar se është emëruar si i dërguar special për Libinë, derisa ka shtuar se Kosova e ka vendin në BE. Kjo është deklarata e plotë e ambasadorit Orlando: Kjo vjen papritmas, por misioni im në Kosovë do të përfundojë në fund të qershorit, pas vetëm një viti e gjysmë. Jam i përulur dhe mirënjohës për besimin e Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, i cili më ka emëruar të Dërguarin e tij Special për ...
Komentet te AMBASADORI ORLANDO PËRFUNDON MISIONIN E TIJ NË KOSOVË Janë të Mbyllura

KQZ GATI PËR TË ORGANIZUAR ZGJEDHJET LOKALE, BUXHETIT TË SHTETIT PRITET T’I KUSHTOJNË 7.5 MILIONË EURO (VIDEO)(

Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhje është gati për të organizuar zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtën e këtij viti. Organizimi i tyre pritet t’i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 7.5 milionë euro, ku në këtë shumë është përfshirë edhe balotazhi në të gjitha komunat e vendit. Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, thotë për KosovaPress, se meqë zgjedhjet lokale janë të rregullta, përgatitjet për organizimin e tyre kanë filluar qysh në fillim të këtij viti. Duke qenë se ende nuk është caktuar data se kur do të mbahen zgjedhjet, Daka thotë se sa më shumë që iu lihet kohë në dispozicion, do të kenë mundësi që t’i ...
Komentet te KQZ GATI PËR TË ORGANIZUAR ZGJEDHJET LOKALE, BUXHETIT TË SHTETIT PRITET T’I KUSHTOJNË 7.5 MILIONË EURO (VIDEO)( Janë të Mbyllura

KAPEN MBI 3 TON MJETE PIROTEKNIKE

Lajme
Njësitet e antikontrabandës të Doganës se Kosovës kanë kryer një operacion të suksesshëm në regjionin e Mitrovicës me qëllim të identifikimit dhe ndalimit të kontrabandës së mallrave përmes rrugëve ilegale. Sipas doganës, me ketë rast është arritur të identifikohen dhe ndalohen në tri raste të ndara tri automjete transportuese / kombi të cilat ishin duke transportuar fishekzjarrë/mjete piroteknike në sasi prej 3526,5 kg dhe vlerë rreth 5,000 euro, mallrat dhe mjetet transportuese janë konfiskuar. “Lidhur me ketë rast është njoftuar Prokuroria Themelore dhe me urdhër të Prokurorit kujdestar te dyshuarit janë duke u intervistuar”, thuhet në komunikatën e doganës./KP ...
Komentet te KAPEN MBI 3 TON MJETE PIROTEKNIKE Janë të Mbyllura

BUXHETI HUMBI RRETH 4 MILIONË EURO NGA LIGJI PËR SPONSORIZIMET (VIDEO)

Lajme
Rreth 4 milionë euro i ka humbur buxheti i shtetit që prej kur ka nis së implementuari Ligji për sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit. Ky ligj i cili ka hyrë fuqi nga mesi i vitit 2019, vazhdon të kundërshtohet nga ana e Administratës Tatimore e Kosovës (ATK), pasi sipas tyre ka reflektime negative buxhetore nga viti në vit, por edhe po keqpërdorët nga bizneset. Ani pse pritjet kanë qenë që brenda një viti sponsorizimi do të arrijë deri 30 milionë euro në vit për mbështetjen e sportit, ekspert të ekonomisë thonë se duhet të rishikohet ky ligj për të eliminuar abuzimet e mundshme nga korporatat. Në anën ...
Komentet te BUXHETI HUMBI RRETH 4 MILIONË EURO NGA LIGJI PËR SPONSORIZIMET (VIDEO) Janë të Mbyllura

VAZHDON KËRKIMI I PERSONIT TË ZHDUKUR NGA KAÇANIKU

Lajme
Edhe sot po vazhdon kërkimi i personit të zhdukur nga Begraca e Kaçanikut, Muhabi Shukri Islami, i lindur më 13.03.1978. I njëjti më datën 07 qershor kishte dalur nga shtëpia e tij dhe që nga ajo ditë nuk dihet për fatin e tij. Ekipe të përbashkëta të policisë nga rajoni i Ferizajt ,FSK, Zjarrëfikësve dhe 40 vullnetarë, kanë nisur me mëngjes kërkimin e tij. “Ai ka flokë të zeza, sy të kaltër, i gjatë 1.80 cm, peshon 75 kg dhe kishte të veshur gjinse të kaltërta, bluzë të zezë dhe këpucë të zeza. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, fton qytetarët, që nëse marrin ndonjë informacion për vendodhjen e tij, ...
Komentet te VAZHDON KËRKIMI I PERSONIT TË ZHDUKUR NGA KAÇANIKU Janë të Mbyllura