Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadori Tomash Szunyog, do të qëndrojë nesër për një vizitë në Janjevë. Ai gjatë kësaj vizite do të shoqërohet nga ambasadorja e Kroacisë në Prishtinë, Daniella Barishiq. Ministri i Infrastrukturës dhe Mjedisit, Liburn Aliu, një përfaqësues i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, koordinatorja e OKB-së për Zhvillim Ulrika Richardson dhe përfaqësuesja rezidente e UNDP-së në Kosovë Maria Suokko do t’i bashkëngjiten kësaj vizite. Zyrtarët do të takohen me përfaqësuesit e komuniteteve lokale, ku do të shënojnë projekte të financuara nga BE-ja për të ruajtur trashëgiminë kulturore dhe fetare dhe për të promovuar turizmin, duke ...
Komentet te AMBASADORI SZUNYOG VIZITON NESËR JANJEVËN Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Pas ndeshjes ndërmjet Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut, sonte në kuadër të Grupit C do të zhvillohet edhe ndeshja tjetër, ajo ndërmjet Holandës dhe Ukrainës. Kjo ndeshje zhvillohet në stadiumin “Johan Cruijff Arena” në Amsterdam dhe fillon nga ora 21:00, përcjellë KosovaPress. Këto janë formacionet zyrtare: Holanda: Stekelenburf, dumfries, Timber, De Vrij, Blind, Aanholt, De Jong, De Roon, Wijnaldum, Depay, Werghost Ukraina: Bushchan, Karavaav, Malinovsky, Matvitenko, Mykolenko, Sydorchuk,, Yaremchuk, Yarmolenko, Zabamyi, Zinchenko, Zubkov /KP ...
Komentet te HOLANDË – UKRAINË, FORMACIONET ZYRTARE Janë të Mbyllura
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Vladimir Bilcik, ka kritikuar Beogradin zyrtar mbi stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Rusinë dhe Bjellorusinë, duke thënë se ato nuk ndihmojnë përparimin e këtij vendi në rrugën evropiane. “Perspektiva evropiane pasqyrohet gjithashtu në zgjedhje të qarta brenda politikës së jashtme, veçanërisht në kushtet e sotme gjeopolitike,” shkruan Bilcik në Twitter. Bilcik tha se pjesëmarrja e Serbisë në këto stërvitje nuk janë të dobishme, në një kohë kur diplomacia serbe po kërkon mbështetjen e BE-së para konferencës ndërqeveritare politike Serbi-BE, më 22 qershor në Luksemburg./KP ...
Komentet te BILCIK KRITIKON SERBINË PËR PJESËMARRJE NË STËRVITJET ME RUSINË Janë të Mbyllura
Sekretari i Shtetit amerikan Antony Blinken dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë një takimi sot në Bruksel, kanë nënshkruar një marrëveshje për koordinimin mes dy vendeve në përdorimin e teologjisë 5G. Sekretari Blinken tha me këtë rast se partneriteti ndërmjet dy vendeve në të ardhmen do të jetë edhe më i fuqishëm. “Mendoj se po vendosi një shembull mjaft të fortë për të tjerët sot, për nevojë për t’u siguruar që kur bëhet fjalë për rrjetet më të ndjeshme të teknologjisë që kemi ne, të punojmë me shitës të besuar dhe mendoj se kjo është shumë e rëndësishme dhe një mesazh shumë i fortë për t’u dërguar të tjerëve”, ...
Komentet te PLAGOSET NJË PERSON NË MITROVICË Janë të Mbyllura
Një person është plagosur sot nën rrethana ende të panjohura nga arma e zjarrit në Mitrovicën Jugore. Sipas policisë rajonale, i plagosuri i moshës 50-vjeçar është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e qytetit në Mitrovicën Veriore. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshimet e para janë ngritur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:20 në një zonë në afërsi të brigjeve të lumit Ibër, në zonën që i përket fshatit Lisicë të Mitrovicës Jugore. Policia dhe hetuesit rajonalë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet lidhur me rastin. Për veprimet e ndërmarra policore lidhur me rastin është njoftuar prokurori i rastit, i cili ka urdhëruar që hetimet ...
Komentet te PLAGOSET NJË PERSON NË MITROVICË Janë të Mbyllura
Presidenti i SHBA-së Joe Biden deklaroi sot në fund të samitit G7 se kolegu i tij rus Vladimir Putin kishte të drejtë kur deklaroi se marrëdhëniet midis dy vendeve ishin në nivelin më të ulët në vitet e mëparshme. “Marrëdhëniet janë në një nivel të ulët dhe varen nga mënyra se si ai do t’i përgjigjet normave ndërkombëtare, pasi në shumicën e rasteve nuk i përgjigjet,” u tha Biden gazetarëve në Kerbis Bay, Britani të Madhe, raporton Reuters. Biden shtoi se ai i tha Putinit para se të zgjidhej se do të kontrollonte nëse lideri rus ishte i përfshirë në zgjedhjet amerikane. “Kam kontrolluar sepse kisha qasje në inteligjencë. Ai ...
Komentet te BIDEN: NUK PO KËRKOJ KONFLIKT Janë të Mbyllura
Një tifoz është në një gjendje kritike pasi ra nga tribunat gjatë ndeshjes së Anglisë në Euro 2020 kundër Kroacisë të dielën. Tashmë ka filluar procesi për të hetuar plotësisht incidentin, i cili ndodhi menjëherë pas fillimit të fitores 1-0 të Anglisë, përcjellë KosovaPress. Një zëdhënës i stadiumit “Wembley” për Sky Sports Neës tha: “Ne mund të konfirmojmë që një spektator ra nga tribunat menjëherë pasi filloi ndeshja midis Anglisë dhe Kroacisë në “Wembley Stadium”. “Spektatorit iu dha kujdesi mjekësor në vend dhe më pas u dërgua në spital në një gjendje të rëndë. Ne do të vazhdojmë të punojmë me UEFA për t’u siguruar që çështja të hetohet plotësisht ...
Komentet te TIFOZI NË GJENDJE KRITIKE PASI RA NGA TRIBUNAT E STADIUMIT “WEMBLEY” Janë të Mbyllura
Maqedonia Veriore sot për herë të parë nga shtatori i kaluar nuk ka regjistruar asnjë rast me fatalitet me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar 8 raste të reja nga 3068 teste të kryera, ndërkohë 9 persona janë shëruar. Që nga fillimi i epidemisë, në Maqedoninë Veriore janë regjistruar 155.536 raste pozitive, prej tyre 149.628 janë shëruar, 437 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 5471 persona./KP ...
Komentet te ASNJË I VDEKUR NGA COVID-19 NË MAQEDONINË VERIORE Janë të Mbyllura
Sot në Prishtinë u mbajt takimi virtual i Komisionit të Përgjithshëm për Ekonomi, Infrastrukturë dhe Energji i Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), me temën “Sfidat ekonomike dhe mundësitë në vendet e EJL-së pas COVID-19”. Takimi u drejtua nga deputetja e Kuvendit të Kosovës, Jeta Statovci, njëherësh anëtare dhe kryesuese e Komisionit të Përgjithshëm për Ekonomi, Infrastrukturë dhe Energji të AP të SEECP-së. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se pandemia COVID‐19 është definuar si krizë globale e shëndetit dhe sfida më e madhe me të cilën po përballet bota që nga Lufta e Dytë Botërore. “Ajo nuk rrezikon vetëm shëndetin tonë, por ka goditur ...
Komentet te MBAHET TAKIMI I KOMISIONIT TË PËRGJITHSHËM PËR EKONOMI I AP TË SEECP Janë të Mbyllura
Topic dhe Bebe Rexha bashkohen në singlin e ri “Chain My Heart”, i cili tregon në mënyrë paradoksale se dorëzimi në dashuri mund të sjellë lirinë e fundit. Dorëzimi vokal ndjellës, i shpejtë i zjarrtë i Bebe Rexhës dhe prodhimi melodik i errët i Topic janë një kombinim dehës në pistë, i cili u lansua nga Astralwerks. “Chain My Heart” ka të bëjë me gjetjen e dikujt që vërtet të rrëmben zemrën dhe nuk dëshiron t’i lësh të shkojnë”, tregon këngëtarja Rexha. “Kam pasur një kohë të shkëlqyeshme duke punuar së bashku me Topic, ai është shumë i talentuar dhe unë jam aq e ngazëllyer që të gjithë ta dëgjojnë ...
Komentet te BEBE REXHA SJELL KËNGËN E RE “CHAIN MY HEART” (VIDEO) Janë të Mbyllura