Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

SOT SEANCA E KUVENDIT, DISKUTOHET PËR SITUATËN EKONOMIKE

Lajme
Kuvendi i Kosovës do ta vazhdojë sot seancën plenare. Në këtë seancë veç vazhdimit të pikave do të ketë edhe debat parlamentar në lidhje me situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19. Në seancë e sotme do të bëhet edhe propozim-vendimi për ndryshimin dhe plotësimin për formimin komisioneve parlamentare, shqyrtimi i parë i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin për përgjegjësitë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020. Seanca do të filloj në ora 10:00./KP ...
Komentet te SOT SEANCA E KUVENDIT, DISKUTOHET PËR SITUATËN EKONOMIKE Janë të Mbyllura

ÇFARË TË THONI: NA TREGONI DIÇKA QË NUK E KE PËRMENDUR NË CV

Lifestyle
Kur intervistoheni për punën e re, intervistuesit zakonisht duan që të kuptojnë gjëra përtej atyre që keni shkruar në CV. Këto informata mund t’i marrin përmes pyetjeve të ndryshme, por pyetja më e drejtpërdrejtë për këtë është kur rekruterët thonë “Na trego për diçka që nuk e ke në CV!”. Ajo se çfarë do të zgjedhin nga moria e gjërave që mund t’i tregoni, tregon shumë për juve. Po ashtu kjo është një pyetje që zakonisht vjen pas “Na trego diçka për veten!”. CV është dokument që numëron fakte, por është intervista e punës ajo që e mundëson njohjen e personit pas historisë së punës. Në bazë të kësaj vlerësoheni ...
Komentet te ÇFARË TË THONI: NA TREGONI DIÇKA QË NUK E KE PËRMENDUR NË CV Janë të Mbyllura

SPANJË – SUEDI, FORMACIONET E MUNDSHME

Sport
Kombëtarja e Spanjës ndeshjen e saj të parë në Euro 2020 do ta zhvillojë sonte kundër Suedisë. Takimi do të zhvillohet në qytetin e Sevillas, me fillim nga ora 21:00, përcjellë KosovaPress. Të dyja kombëtaret kanë nga dy mungesa për këtë ndeshje. Në radhët e Suedisë për shkak të lëndimeve mungojnë Kulusewski dhe Svanberg, ndërsa te Spanja nuk do të paraqiten Busquets dhe Llorente. Formacionet e mundshme: Spanja: (4-1-4-1): Simon; Azpilicueta, Pau Torres, Laporte, Alba; Rodri; Llorente, Koke, Thiago, Ferran Torres; Moreno Suedia: (4-4-2): Olsen; Lustig, Lindelof, Jansson, Augustinsson; Claesson, Larsson, Ekdal, Forsberg; Quaison, Isak/KP ...
Komentet te SPANJË – SUEDI, FORMACIONET E MUNDSHME Janë të Mbyllura

KOMUNA E RAHOVECIT SHËNON SOT DITËN E ÇLIRIMIT

Lajme
Nën patronazhin e kryetarit Smajl Latifi në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, sot në Rahovec do të shënohet 14 qershori – Dita e Çlirimit të kësaj komune. Aktivitetet do të fillojnë me pritjen e qytetarëve nga ana e kryetarit në objektin e Komunës, në orën 08:00, ndërsa në orën 09:00 do të mbahen homazhe dhe nderime pranë lapidarëve, varrezave të heronjve dhe dëshmorëve të kombit në Rahovec, Drenoc, Ratkoc dhe Krushë të Madhe. Në orën 11:00, në Kuvendin Komunal do të mbahet një seancë solemne, ndërsa në orën 14:00 do të bëhet zbulimi i shtatoreve të dëshmorëve të kombit Bedrush Gashi dhe Feim Gashi në Drenoc. ...
Komentet te KOMUNA E RAHOVECIT SHËNON SOT DITËN E ÇLIRIMIT Janë të Mbyllura

SOT PËRUROHET SHTATORJA E HEROIT TË KOMBIT HAFIR SHALA

Lajme
Nën përkujdesjen e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe komunës së Drenasit, sot në orën 15:00 do të bëhet përurimi i shtatores së humanistit, mjekut dhe heroit të kombit Hafir Shala. Shtatorja është e vendosur në oborrin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, e cila mban emrin e Hafir Shalës në Drenas. Mjeku i UÇK-së Hafir Shala 23 vjet më parë është zhdukur në rrethana të panjohura dhe nga ajo kohë nuk dihet asgjë për fatin e tij. Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dekoruar në shkurt 2019, doktor Hafir Shalën me urdhrin “Hero i Kosovës”, për kontributin e jashtëzakonshëm gjatë luftës së UÇK-së, duke u kujdesur si mjek për ...
Komentet te SOT PËRUROHET SHTATORJA E HEROIT TË KOMBIT HAFIR SHALA Janë të Mbyllura

EURO 2020 VAZHDON ME TRI SFIDA TË TJERA, SPIKAT NDESHJA SPANJË – SUEDI

Lajme
Dita e katërt e Kampionatit Evropian Euro 2020 sjellë sot tri ndeshje mjaft interesante dhe të paparashikueshme. Ballafaqimi i parë zhvillohet në stadiumin “Hampden Park” në Glasgow ndërmjet Skocisë dhe Republikës së Çekisë, përcjellë KosovaPress. Nga ora 18:00 ndërkaq takohen Poloni-Sllovaki, derisa ndeshja kryesore zhvillohet në “Estadio de La Cartuja” të Sevillas ndërmjet Spanjës dhe Suedisë, me fillim nga ora 21:00./KP ...
Komentet te EURO 2020 VAZHDON ME TRI SFIDA TË TJERA, SPIKAT NDESHJA SPANJË – SUEDI Janë të Mbyllura

MOTI PËR SOT

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se moti gjatë kësaj jave do të jetë i qetë, me përjashtim të ditës së sotme ku parashihet që vende-vende të ketë riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-31 gradë Celsius. “Gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme parashihet të mbajë mot relativisht i qetë, me përjashtim të ditës së hënë ku parashihet që vende-vende të ketë riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-31 gradë Celsius. Indeksi UV parashihet të jetë mesatar deri i lartë. Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike ...
Komentet te MOTI PËR SOT Janë të Mbyllura

GJAKOVA KREMTON SOT 22-VJETORIN E ÇLIRIMIT

Lajme
Gjakova do të shënojë sot 14 Qershorin – Ditën e Çlirimit, ku do të kujtohen dhe nderohen dëshmorët e kësaj komune, të cilët luftuan, sakrifikuan dhe flijuan jetën për liri. Aktivitetet me rastin e kësaj dite do të fillojnë me homazhe te lapidari “Shokët e lirisë”, në sheshin “Agron Rama”, varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në Meje dhe varrezat e martirëve në Çabrat, për të vazhduar me ndarjen e medaljeve për familjet e dëshmorëve të Komunës së Gjakovës. Një program muzikor për fëmijë do të mbahet në Parkun e madh të qytetit, për të vazhduar me shfaqjen e mozaikut “Djemtë e Asfaltit”, punuar nga Alkent Pozhegu në Pallatin e Sporteve ...
Komentet te GJAKOVA KREMTON SOT 22-VJETORIN E ÇLIRIMIT Janë të Mbyllura

SOT DITA BOTËRORE E DHURIMIT TË GJAKUT

Shëndetësi
Çdo vit më 14 qershor në shumë vende të botës organizohet “Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut”. Slogani i sivjetmë i kësaj dite do të jetë “Jepni gjak dhe mbajeni botën duke rrahur”. Mesazhi thekson kontributin thelbësor që dhuruesit e gjakut japin për të mbajtur botën pulsuese duke shpëtuar jetë dhe duke përmirësuar shëndetin e të tjerëve. Ai përforcon thirrjen globale për më shumë njerëz në të gjithë botën për të dhuruar gjak rregullisht dhe për të kontribuar në një shëndet më të mirë. Një fokus i veçantë i fushatës së këtij viti do të jetë roli i të rinjve në sigurimin e një furnizimi të sigurt me gjak. Në ...
Komentet te SOT DITA BOTËRORE E DHURIMIT TË GJAKUT Janë të Mbyllura

SHENJAT MË DEMBELE TË ZODIAKUT

Lifestyle
Edhe pse janë të talentuar dhe inteligjentë, përtacia i pengon të arrijnë qëllimet e tyre. Anëtarët e këtyre shenjave mund të arrijnë shumë më tepër, vetëm nëse do të jepeshin. Demi Demat nuk janë krijuar për ulje në zyrë dhe një jetë monotone, por as nuk janë lloji i temperamentit për t’i bërë ata të punojnë shumë. Ata shpesh janë të prishur dhe duan të jetojnë si mbretër, të rrethuar nga luksi, por nuk duan të punojnë për të. Luani Luanët pëlqejnë të jenë në qendër të vëmendjes, ata janë krijues dhe pasionantë, por jo domosdo punëtorë të zellshëm. Duan që qendrat e vëmendjes të jenë mbi ta, por nuk ...
Komentet te SHENJAT MË DEMBELE TË ZODIAKUT Janë të Mbyllura