Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

BIDEN: NATO ËSHTË “JETËSORE” PËR TË RUAJTUR SIGURINË AMERIKANE

Rajoni dhe Bota
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden thotë se ai e sheh NATO-n si jetësore për të ruajtur sigurinë e Amerikës. “Ne besojmë se NATO është thelbësore për të ruajtur sigurinë amerikane për pjesën tjetër të shekullit”, tha Biden në një konferencë shtypi të Dielën në Angli në kulmin e samitit të G7 para se të udhëtonte në Bruksel për samitin e NATO-s, sipas CNN. Biden përsëriti gjithashtu angazhimin amerikan për mbrojtjen kolektive. “Unë dua që ata të dinë se ne besojmë se NATO në Seksionin Pesë është një detyrim i shenjtë’, tha ai. Ish-Presidenti i SHBA, Trump ishte shpesh kritik ndaj NATO-s, duke thënë se vendet ...
Komentet te BIDEN: NATO ËSHTË “JETËSORE” PËR TË RUAJTUR SIGURINË AMERIKANE Janë të Mbyllura

DEPUTETËT VOTOJNË NË PARIM PLOTËSIM NDRYSHIMIN E LIGJIT PËR PËRGJEGJËSITË DISIPLINORE TË GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE

Lajme
Me 73 vota për dhe asnjë kundër deputetët kanë votuar në parim plotësim-ndryshimin e Ligjit për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se me këtë ndryshim të këtij ligji evitohet të metat dhe problemet që janë hasur në praktik për disiplinimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Këtë ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve e kanë përkrahur edhe grupet parlamentare opozitare. /B.Ibishi/KP ...
Komentet te DEPUTETËT VOTOJNË NË PARIM PLOTËSIM NDRYSHIMIN E LIGJIT PËR PËRGJEGJËSITË DISIPLINORE TË GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE Janë të Mbyllura

KRU “PRISHTINA” FILLON INSPEKTIMET PËR KYÇJE ILEGALE DHE NDËRHYRJET NË RRJET

Lajme
Kompania e Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina” ka njoftuar se ka filluar inspektimi në terren për kyçje ilegale, manipulimet me valvola dhe ndërhyrjet e tjera në rrjet. Këtë javë inspektimet kanë për t’u bërë në Prishtinë, Fushë Kosovë, Drenas, Shtime, Lipjan, Podujevë, Graçanicë dhe Obiliq. Fillon inspektimi i terrenit për lidhjet / kyçjet ilegale, manipulimet me valvola dhe ndërhyrjet e tjera ne rrjet, pasojnë ndëshkimet “Gjatë kësaj jave, po fillojmë intensivisht me inspektimin e terrenit në të gjithë zonën e shërbimit, Prishtinë, Fushë Kosovë, Drenas, Shtime, Lipjan, Podujevë, Graçanicë dhe Obiliq. Inspektorët në të gjithë zonën e shërbimit do të jenë në aksion ditor, me ç’rast do të kontrollojnë shtëpi për ...
Komentet te KRU “PRISHTINA” FILLON INSPEKTIMET PËR KYÇJE ILEGALE DHE NDËRHYRJET NË RRJET Janë të Mbyllura

MIRATOHET RAPORTI VJETORI I AGJENCISË PËR INFORMIM DHE PRIVATËSI PËR VITIN 2020

Lajme
Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 76 vota për kanë miratuar raportin vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020. Ky raport mori përkrahjen nga gjitha grupet parlamentare. Po ashtu Kuvendi, me 73 vota për dhe asnjë kundër votoi në parim plotësim-ndryshimin e Ligjit për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve. Derisa seanca plenare në Kuvend po vazhdon me debatin parlamentar për ekonominë gjatë pandemisë Covid 19. /E.Zeqiri/KP ...
Komentet te MIRATOHET RAPORTI VJETORI I AGJENCISË PËR INFORMIM DHE PRIVATËSI PËR VITIN 2020 Janë të Mbyllura

SA MË E MADHE BEBËZA E SYRIT AQ MË INTELIGJENTË JENI

Lifestyle
Shkencëtarët besojnë se madhësia e bebëzës së syrit të njeriut ndërlidhet me inteligjencën më të madhe fluide, kontrollin e vëmendjes dhe, në një masë më të vogël, kapacitetin e kujtesës që punon, gjë që tregon një marrëdhënie të pabesueshme midis trurit dhe syrit.   Kërkimet e kryera në laboratorin e Institutit të Teknologjisë në Xhorxhia të SHBA-së tregojnë se madhësia e bebëzës është e lidhur ngushtë me ndryshimet individuale në inteligjencë. Sa më të mëdha bebëzat, aq më e lartë inteligjenca, vëmendja dhe kujtesa, shkruan Scientific America. Në fakt, tre studimi kanë zbuluar se ndryshimi në madhësinë e bebëzës midis njerëzve që kanë rezultatet më të mira në testet njohëse ...
Komentet te SA MË E MADHE BEBËZA E SYRIT AQ MË INTELIGJENTË JENI Janë të Mbyllura

FILLON SEANCA, DEBATOHET PËR SITUATËN EKONOMIKE

Lajme
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sërish sot për ta vazhduar seancën e mbetur në gjysmë të javës së kaluar. Në rend të ditës për diskutim është debati parlamentar në lidhje me situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19. Ndërkohë, pritet të shqyrtohen edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve dhe Raporti vjetor i Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020. Të zgjedhurit e popullit do të tentojnë edhe kësaj radhe të bëjnë plotësim-ndryshimin e vendimit për formimin e komisioneve parlamentare./E.Zeqiri/KP ...
Komentet te FILLON SEANCA, DEBATOHET PËR SITUATËN EKONOMIKE Janë të Mbyllura

LATIFI NË 22 VJETORIN E ÇLIRIMIT TË RAHOVECIT: I PAVDEKSHËM KUJTIMI PËR TË RËNËT

Lajme
Në 22 vjetorin e çlirimit të Rahovecit, kryetari i komunës, Smajl Latifi ka bërë homazhe te varrezat dhe përmendoret e dëshmorëve në Rahovec, Drenoc, Ratkoc dhe Krushë të Madhe. Pas homazheve tek varrezat e dëshmoreve, i pari i Rahovecit tha se kujtimi për të rënët është i përjetshëm, pasi falë djersës, mundit dhe gjakut të tyre është arritur liria. Latifi kujtoi 11 masakrat e kryera nga Serbia në Komunën e Rahovecit gjatë luftës së fundit në Kosovë, teksa shtoi se është obligim qytetar që të nderohen ata që dhanë jetën e tyre për lirinë e atdheut. Latifi: Kujtojmë sakrificën e madhe dhe dëshmitë e panumërta të ushtarëve të lirisë “Ne ...
Komentet te LATIFI NË 22 VJETORIN E ÇLIRIMIT TË RAHOVECIT: I PAVDEKSHËM KUJTIMI PËR TË RËNËT Janë të Mbyllura

GJINI: GJAKOVË, URIME DITA E ÇLIRIMIT

Lajme
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka uruar 22 vjetorin e çlirimit të kësaj komune. Gjini ka shkruar se liria u pagua shtrenjtë, me gjakun e dëshmorëve dhe martirëve. Ai ka nënvizuar se asnjëherë nuk do ta harrojnë sakrificën e tyre. “Gjakovë, urime 14 Qershori, Dita e Çlirimit! Në këtë datë të shënuar, reflektojmë se liria u pagua shtrenjtë, me gjakun e dëshmorëve dhe martirëve të lirisë. Asnjëherë nuk do të harrojmë sakrificën e tyre, por edhe obligimin tonë të përbashkët që të punojmë me nder që të bëjmë Kosovën një vend më të mirë për të jetuar!”, ka shkruar Gjini./KP ...
Komentet te GJINI: GJAKOVË, URIME DITA E ÇLIRIMIT Janë të Mbyllura

SOT SHPALLET FITUESI I GARËS PËR KRYETAR TË PD-SË

Shqipëri
Sot do të shpallen rezultatet e zgjedhjeve të djeshme për kryetar partie në PD. Sipas rezultateve paraprake, Lulzim Basha do të sigurojë mandatin e tretë si kryetar i partisë së dytë, më të madhe në vend. Të dhënat e deritanishme bëjnë të ditur se Basha ka fituar 81 për qind të votave. Të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 41,095 anëtarë të partisë, ose 54.7 për qind. Nga 40,674 vota të vlefshme, 32,882 vota kanë qenë për kryetarin aktual të PD-së, Lulzim Basha, i ndjekur nga Agron Shehaj me 6,038 vota. Kandidati tjetër, Edith Harxhi ka qenë i treti në listë me 991 vota, ndërsa Fatbardh Kadilli me 763 vota. ...
Komentet te SOT SHPALLET FITUESI I GARËS PËR KRYETAR TË PD-SË Janë të Mbyllura

SI TË KRIJOHET SINERGJIA NË VENDET E PUNËS?

Lifestyle
Sinergjia mund të tingëllojë si një “fjalë e madhe” biznesore, por në realitet është fjalë klasike, bazuar në origjinën e saj. Fjala “sinergji” ka rrënjë greke, “sun” që do të thotë “bashkë” dhe “ergon” që do të thotë “punë”. Kjo fjalë iu kalua romakëve, për t’u përdorur në kuptimin si “bashkëpunim” e më pas hyri në gjuhën angleze, në mes të viteve 1800. Fillimisht kjo fjalë u përdor vetëm në gjuhë angleze nga filozofët dhe teoristët social. Kimistët e hershëm, që filluan ta bënin dallimin në mes të atomeve dhe molekulave, gjatë punës së tyre gjetën që kanë një hendek në fjalorin akademik. Sepse ata nuk kishin asnjë fjalë që ...
Komentet te SI TË KRIJOHET SINERGJIA NË VENDET E PUNËS? Janë të Mbyllura