Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu gjatë seancës plenare, ku po diskutohet për ekonominë si pasojë e pandemisë Covid 19, i ka adresuar disa pyetje për kryeministrin Albin Kurti, të cilin edhe e ka quajtur frikacak për të qeverisur. Në këtë debat, ku po flitet për ekonominë, Musliu e ka pyetur të parin e qeverisë se sa kushton 1 litër vaj, qumësht, një bukë dhe 1 kilogram sheqer. Musliu: Këto janë pyetjet që Albin Kurti duhet të përgjigjet “Kam disa pyetje për Albin Kurtin, a e din sa kushton 1 litër vaj në Kosovë, sa kushton 1 litër qumësht, një bukë edhe një kilogram sheqer. Sa është ...
Komentet te MUSLIU E PDK-SË E QUAN FRIKACAK KRYEMINISTRIN KURTI Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala fjalimin e tij e ka nisur me kritika për mungesë të kabinetit qeveritar në seancën e sotme, ku po diskutohet në lidhje me situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19. Shala bëri thirrje që sa më parë të kompletohet bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), derisa shtoi se institucionet përgjegjëse nuk po marrin asnjë veprim në drejtim të kompletimit të bordit. Ai tha se nëse nuk komplet bordi i ZRRE-së, atëherë do duhet përsëri të ndahen mjete për të paguar energjinë e shpenzuar në komunat veriore. Shala: Nëse nuk kompletohet bordi I ZRRE-së do duhet të ndajmë përsëri mjetet ...
Komentet te SHALA: NËSE NUK KOMPLETOHET BORDI I ZRRE-SË PRAPË DO TË DUHET TË NDAHEN MJETET PËR ENERGJINË E SHPENZUAR NË VERI Janë të Mbyllura
Komuna e Rahovecit ka mbajtur të hënën seancë solemne me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit. Ne këtë rast, kryetari i komunës, Smajl Latifi tha se vlera e lirisë është e paprekshme, teksa shtoi se po aq e paprekshme është edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK). Ai tha se UÇK-ja është faktori që bëri kthesën e madhe për të mbetur përgjithmonë në kujtesën e popullit, si forca që shkroi me gjak e trimëri historinë më të re të Kosovës, dhe si e tillë duhet të ruhet dhe të mos tregtohet me të. Latifi: Vlera e lirisë është e paprekshme “Vlera e lirisë është e paprekshme, po aq e paprekshme ...
Komentet te LATIFI PËR GJYKATËN SPECIALE: TË MOS LEJOJMË QË UÇK-JA TË HIDHET NË ANKAND E TË TREGTOHET ME TË Janë të Mbyllura
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekruan Murati ka paralajmëruar pako të re të rimëkëmbjes ekonomike, paralelisht me rishikimin e buxhetit, për të cilët tha se shumë shpejtë do të jenë në Kuvend për votim. Murati në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për ekonominë si pasojë e pandemisë Covdi 19 tha se me uljen e numrave mund të bëhet edhe rimëkëmbja ekonomike. Murati: Ne jemi në përgatitje, shumë shpejtë do ta keni rishikimin e buxhetit dhe pakon e re të rimëkëmbjes ekonomike “Ne jemi në përgatitje, shumë shpejtë do ta keni edhe rishikimin e buxhetit. Ka qenë e pamundur edhe të bëhet pako e rimëkëmbjes ekonomike pa ...
Komentet te MINISTRI I FINANCAVE PARALAJMËRON PAKO TË RE PËR RIMËKËMBJE EKONOMIKE Janë të Mbyllura
Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar ankesën e palëve të akuzuara kërkesat për hudhje të aktakuzës për korrupsion ndaj Ministrit aktual të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe të akuzuarve të tjerë. Se ndjekja penale ndaj të gjithë të akuzuarve ka përfunduar, është konfirmuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës. “Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, në çështjen penale kundër të akuzuarve L.A., A.O., Z.R., N.K., B.U.,dhe M.B.-P. për shkak të veprës penale në bashkëkryerje Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par.1 lidhur me nenin 31 të të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa të akuzuarit A.O., B.U. dhe M.B-P. edhe ...
Komentet te JA ÇKA VENDOSI GJYKATA NDAJ LIBURN ALIUT DHE TË AKUZUARVE TË TJERË Janë të Mbyllura
Deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj thotë se nga kjo qeveri nuk p shihet ndonjë iniciativë apo planifikim ekonomik që do u dal në ndihmë bizneseve dhe qytetarëve. Lekaj ngriti si shqetësim edhe uljen e të ardhurave në nivelin lokal. Lekaj: Qytetarët nuk harrojnë që VV e bllokoi projektligjin për rimëkëmbe ekonomike “Qytetarët nuk harrojnë që Vetëvendosje ishte ajo që bllokoi me muaj të tërë projektligjin për rimëkëmbje ekonomike ku sipas jush ishte një ligj i rrezikshëm dhe i palogjikshëm e siç e dimë mungesa e këtij ligji hedikepoi shumë veprimtari dhe biznese e qytetar dhe se një pjesë të madhe të fajit në këtë proces ...
Komentet te LEKAJ: NGA KJO QEVERI NUK PO SHIHET ASNJË PLAN PËR TË NDIHMUAR BIZNESET Janë të Mbyllura
Ushtruesja e detyrës së shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka kritikuar rezolutën e paraqitur në këtë seancë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), madje dhe thirrjen e kësaj seance e ka quajtur si të vonuar. Kusari-Lila tha se tani nuk është qeveria e LDK-së ku PDK mund të thërras seanca për t’ia kaluar ligjet, por tashmë në krye të shtetit është një qeveri e cila ka plan dhe ide të qartë për ekonominë. Kusari-Lila: Rezoluta ka kërkesa “paushallë”, e njëjta logjik, “Rezoluta ka kërkesa ‘paushalle’, e njëjta logjik, i njëjti format i veprimit përveç se po ndryshon qeveria, tash më nuk është qeveria e LDK-së ku ...
Komentet te KUSARI-LILA PËR REZOLUTËN PDK-SË: KA KËRKESA “PAUSHALLE”, LOGJIKA E NJËJTË POR QEVERIA TJETËR Janë të Mbyllura
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) , Bedri Hamza ka kritikuar Qeverinë Kurti për mospërfshirje të asnjë mase konkrete për rimëkëmbjen e vendit, pas pandemisë Covdi 19. Gjatë seancës plenare, ku po diskutohet për gjendjen ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19, Hamza kërkoi nga ekzekutivi përshpejtim të Projektligjit për rishikim të buxhetit për vitin 2021, derisa edhe kritikoi për mosimplementim të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike. Hamza: Në programin qeveritar nuk parashihet as një masë konkrete se si do të bëhet rimëkëmbja ekonomike e vendit “Shqetësuese për ne mbetet që as në programin qeveritar nuk parashihet as një masë konkrete, me burime të qëndrueshme të financimit se si do të ...
Komentet te HAMZA IA RENDIT MASAT QEVERISË KURTI QË DUHET T’I PËRFSHIJË NË RISHIKIM TË BUXHETIT Janë të Mbyllura
Situata e qetë pandemike në vend ka bërë që në Qendrat e Mjekësive Familjare në Prishtinë të rikthehen të gjitha shërbimet mjekësore për pacientë, përfshirë edhe QMF-në në lagjen “Kalabria”, e cila për një kohë të gjatë ka ofruar shërbime vetëm për të infektuarit me COVID-19. Ashtu sikurse komunat e tjera edhe sistemin parësor shëndetësor në kryeqytet, u ballafaqua me ikjen e mjekëve si pasojë e konkursit për specializim gjatë qeverisjes së kaluar, prandaj në QMF në kryeqytet së shpejti pritet punësimi i 15 mjekëve. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë̈ Familjare në Prishtinë, Rrezart Halili tha se situata momentale nëpër QMF-të në kryeqytet është stabile. ...
Komentet te QMF-TË NË PRISHTINË I KTHEHEN NORMALITETIT (VIDEO) Janë të Mbyllura
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se nesër më 15 qershor do të finalizohet drafti i parë i koncept-dokumentit të vettingut në drejtësi. Ajo tha se për këtë proces nevojitet konsensus i të gjitha grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës. Haxhiu: Drafti i parë i vettingut finalizohet nesër “Reforma më e madhe në drejtësi do të jetë vettingu në sistemin e drejtësisë për çka besoj se është i rëndësishëm konsensusi brenda Kuvendit të Kosovës për çka si ministre i kam ftuar subjektet opozitare dhe mazhorancën grupin parlamentar përballë meje që roli i grupit parlamentar të Vetëvendosjes është i rëndësishëm dhe jo vetëm. Prandaj kam ftuar edhe opozitën në takime ...
Komentet te NESËR FINALIZOHET DRAFTI I PARË I KONCEPT-DOKUMENTIT TË VETTINGUT Janë të Mbyllura