Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

MIRLIND DAKU SHPALLET SPORTIST I VITIT NË GJILAN PËR 2020/2021

Sport
Gjilan, 14 qershor 2021 – Në shënim të ditëve të lirësë në Gjilan, kreu i kësaj Komune, Lutfi Haziri, ka ndarë mirënjohje për më të dalluarit e vitit qershor 2020-qershor2021, në sport, kulturë e rini. Futbollisti Mirlind Daku është shpallur sportisti më i mirë i Gjilanit për periudhën, ndërkaq klubi i volejbollit Drita, në konkurrencën e femrave, është shpallur klubi më i mirë i vitit 2020/2021. Fillimisht, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka përgëzuar sportistët, artistët e të rinjtë, për rezultatet e arritura. “Nuk ka moment më të mirë se për të ndarë mirënjohje për të arriturat në sport, kulturë e rini, në kuadër të shënimit të ditëve të bardha ...
Komentet te MIRLIND DAKU SHPALLET SPORTIST I VITIT NË GJILAN PËR 2020/2021 Janë të Mbyllura

GJENDET PERSONI I ZHDUKUR NË FERIZAJ

Lajme
Bukurije Hasan Neziraj (46) nga Talinovci i Muhaxherëve të Ferizajt, e cila konsiderohej person në kërkim, është gjetur sot, ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj. Vëllai i saj, ka njoftuar policinë, se motra e tij Bukurije Neziraj, e cila ishte raportuar si e zhdukur, e njëjta është gjetur nga ta, te halla e tyre dhe gjendja e sajë shëndetësore është e mirë. Sektori Rajonal i Hetimeve, po grumbullon informacione në lidhje me këtë rast. https://kosovapress.com/zhduket-nje-46-vjecare-ne-ferizaj/KP ...
Komentet te GJENDET PERSONI I ZHDUKUR NË FERIZAJ Janë të Mbyllura

AAK PËR SHKARKIMIN E DAKËS: PO DËSHMOHET KAPJA E SHTETIT

Lajme
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar pas shkarkimit të kryetares së KQZ-së Valdete Daka, duke thënë se presidentja e Kosovës Vjosa Osmani me këtë veprim po dëshmon kapjen e shtetit. Vjosa Osmani sot shkarkoi Valdete Dakën nga posti i kryetares së KQZ-së dhe në vend të saj emëroi Kreshnik Radoniqin. “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës konsideron se shkarkimi i kryetares së Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Valdete Daka, nga presidentja Osmani, është praktikë e paparë institucionale dhe dëshmon për të satën herë kapjen e shtetit. Sulmi në institucionet e menaxhimit të zgjedhjeve, është tregues i tentimit për vendosjen e autokracisë, fenomen për të cilin Aleanca ka tërhequr vërejtjen shumë kohë ...
Komentet te AAK PËR SHKARKIMIN E DAKËS: PO DËSHMOHET KAPJA E SHTETIT Janë të Mbyllura

PROFIL: KUSH ËSHTË KRYETARI I RI I KQZ-SË?

Lajme
Para pak çastesh u bë e ditur se Kreshnik Radoniqi është emëruar kryesues i ri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pas lirimit nga detyra të kryesueses së deritanishme, Valdete Daka. Kjo u bë e ditur në një njoftim për media nga Presidenca, në të cilin po ashtu u tha se Kreshniq Radoniqi është gjyqtar në Departamentin Special të Gjykatës së Apelit. Radoniqi, në vitin 2006 ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa në vitin 2013 ka përfunduar studimet master në SHBA. Provimin e jurisprudencës e përfundoi me 2007. Ai po cilësohet nga Presidenca si gjyqtar me kredibilitet të lartë profesional dhe paanshmëri në vendim-marrje. Pozitën e gjyqtarit ...
Komentet te PROFIL: KUSH ËSHTË KRYETARI I RI I KQZ-SË? Janë të Mbyllura

HAZIRI NDERON PERSONALITETET QË DHANË SHUMË PËR LIRINË E KOSOVËS

Lajme
Në 22-vjetorin e çlirimit të Gjilanit, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka nderuar me çmime të larta personalitetet që dhanë shumë për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Me çmimin “Agim Ramadani” janë nderuar Bekim Arifi e Nehat Ramadani (post mortum), me çmimin “Idriz Seferi” janë nderuar Sabit Rrustemi, Hasan Bunjaku, Naim Shaqiri (post mortum) e Bedri Sadriku (post mortum), ndërkaq me çmimin “Heroina e Qytetit” është nderuar Nazife Jonuzi. “Ditët e bardha të Gjilanit dhe Kosovës erdhën më 12 qershor 1999, pas një vuajtje shekullore e rezistence kolektive të shqiptarëve të Kosovës. Janë përpjekje të baballarëve, gjyshërve dhe gjeneratave të tëra për të qenë këtu ku jemi. Këta që janë ...
Komentet te HAZIRI NDERON PERSONALITETET QË DHANË SHUMË PËR LIRINË E KOSOVËS Janë të Mbyllura

KY ËSHTË GJYQTARI QË EMËROHET PËR KRYESUES TË RI TË KQZ-SË

Lajme
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në përputhje me kompetencat e saj ligjore, ka emëruar gjyqtarin e Gjykatës së Apelit, Kreshnik Radoniqi si kryesues të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas ndërprerjes së mandatit të kryesueses së deritanishme të KQZ-së Valdete Daka. KQZ është organ i pavarur kushtetues, dhe përgjegjësia për ta ruajtur pavarësinë e KQZ-së së pari është përgjegjësi e kryesuesit të Komisionit. Kryesuesi i KQZ-së nuk vjen nga radhët e partive politike, por emërimi i tij bëhet me një proces të veçantë, fakt ky i cili tregon se kryesuesi duhet të jetë i pavarur në veprimet e tij edhe kur brenda KQZ-së mund të ketë presione nga subjektet ...
Komentet te KY ËSHTË GJYQTARI QË EMËROHET PËR KRYESUES TË RI TË KQZ-SË Janë të Mbyllura

NË SEANCEN E ARDHËSHME PARLAMENTARE DO TË JENË 9 PIKA TË RENDIT TË DITËS

Lajme
Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e sotme ka vendosur që seanca e radhës parlamentare të mbahet të enjten, më 17 qershor. Sipas informatave, seanca do të nis në orën 10:00 me disa pika të rendit të ditës. Në seancën parlamentare të radhës në rend dite janë 9 pika, ndër to: Deklarimet jashtë rendit të ditës, Pyetjet parlamentare, Propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-004 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete, Shqyrtimi i propozimit të Qeverisë së Kosovës për ratifikimin e shtatë (7) anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë ...
Komentet te NË SEANCEN E ARDHËSHME PARLAMENTARE DO TË JENË 9 PIKA TË RENDIT TË DITËS Janë të Mbyllura

SHKARKOHET VALDETE DAKA

Lajme
Presidentja Vjosa Osmani shkarkoi sot kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka. Vendimi është marrë sot, pas refuzimit që Daka të jepte dorëheqjen. “Znj. Valdete Daka i ndërpritet mandati si Kryesuese e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës. 2. Vendimi hyn në fuqi në datën e nënshkrimit”, thuhet në vendim. Pritet që në orët në vijim të bëhen të ditura edhe arsyet e plotë për këtë vendim. Më herët gjatë ditës, KosovaPress mësoi se presidentja Osmani i kishte kërkuar dorëheqje Dakës, në këmbim të mirënjohjes publike për punën e saj, mirëpo Daka kishte refuzuar një gjë të tillë. Daka, intervistën të saj të fundit e kishte dhënë ...
Komentet te SHKARKOHET VALDETE DAKA Janë të Mbyllura

14 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Shëndetësi
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.117 doza të vaksinës kundër COVID-19.  Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 99.394 doza të vaksinës.  Deri më sot 9.640 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.  Nga 1.493 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.  Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.  Sot janë shëruar 94 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.988. Në total numri i rasteve aktive është 345./DielliNews.info ...
Komentet te 14 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Janë të Mbyllura

PËRFUNDON SEANCA PËR SITUATËN EKONOMIKE, VOTIMI I REZOLUTËS SË PDK-SË SHTYHET PËR SEANCË TJETËR

Lajme
Ka përfunduar seanca ku u debatuar në lidhje me situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19, e cila ishte ftuar nga Partia Demokratike e Kosovës. Në mungesë të kuorumit deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza kërkoi që rezoluta e propozuar të shtyrë për votim në ndonjë seancë tjetër. /B.Ibishi/ KP ...
Komentet te PËRFUNDON SEANCA PËR SITUATËN EKONOMIKE, VOTIMI I REZOLUTËS SË PDK-SË SHTYHET PËR SEANCË TJETËR Janë të Mbyllura