Presidentja Vjosa Osmani ka vizituar sot kampin e KFOR-it “Villaggio Italia” në Pejë, në përvjetorin e vendosjes së ushtarëve italianë në Kosovë në vitin 1999 bashkë me aleatët tjerë. Ajo me këtë rast ka falënderuar komandantin e KFOR-it, gjeneral Federicin, komandantin e komandës regjionale Perëndim, kolonel Marioriello, si dhe ambasadorin e Italisë në Prishtinë Nicola Orlando si dhe përfaqësuesit e shteteve të tjera pjesëmarrësve, për ri-afirmimin e angazhimit për sigurinë në Kosovë. “Kontributi i ushtarëve të NATO-s ndër vite dhe prezenca e angazhimi i vazhdueshëm i tyre në vendin tonë mbetet jashtëzakonisht i çmueshëm dhe një garanci shtesë për sigurinë e vendit tonë”, shkruan Osmani në Facebook./KP ...
Komentet te OSMANI VIZITON KAMPIN E KFOR-IT “VILLAGGIO ITALIA” Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Të gjithë duan një buzëqeshje të bardhë të ndritshme pa asnjë njollë në dhëmbët e tyre. Fatkeqësisht, pas një kafeje në mëngjes ose një gotë verë të kuqe në mbrëmje, është një mision mjaft i vështirë. Sidoqoftë, disa ushqime do t’ju ndihmojnë të “zbardhni” dhëmbët – ne do të zbulojmë se cilat. Dhëmbët e bukur, të bardhë dhe veçanërisht të pastër janë një avantazh i madh. Sidoqoftë, në jetën reale, dhëmbët tanë do të vuajnë shumë, pasi njollosja është normale. Nga ana tjetër, ne nuk kemi nevojë të shkojmë te dentisti çdo të dytën ditë për të zbardhur dhëmbët. Edhe pse dhëmbët errësohen me kalimin e kohës, kjo nuk do ...
Komentet te USHQIMET QË MUND TË ZBARDHIN DHËMBËT NË MËNYRË NATYRALE Janë të Mbyllura
Aktori i njohur ndonëse është në moshën 74-vjeç, nuk heq dorë nga ushtrimet. Aktori hollivudian Sylvester Stallone nuk heq dorë nga pamja e tij fizike as në moshën 74-vjeç. Kontribuues për këtë është fakti që ai ushtron intenzivisht në palestër dhe ai ndau një nga sesionet e tij të stërvitjes me pesha të rënda me fansat në mediat sociale. “Mirëmëngjesi ‘vështirë’! Po shkojmë me forcë deri në fund”, shkroi ai në përshkrimin poshtë videos./KP ...
Komentet te SYLVESTER STALLONE NUK HEQ DORË NGA PALESTRA EDHE NË MOSHËN 74-VJEÇARE Janë të Mbyllura
Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren do t’iu ofrojë hyrjen falas mysafirëve të Dokufest gjatë ditëve të festivalit, nga data 06-14 gusht në muzetë si Kompleksi Monumental i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Muzeu Arkeologjik i Regjionit të Prizrenit si dhe Ekspozita në Kalanë e Prizrenit. Kjo është bërë e ditur me rastin e nënshkrimit të sotëm të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet drejtorit të QRTK-së në Prizren Samir Hoxha dhe drejtoreshës ekzekutive të Dokufest Linda Llulla Drejtori i QRTK-së në Prizren Samir Hoxha, tha se nënshkrimi i këtij memorandumi është edhe një përpjekje shtesë e institucioneve tona që të krijojnë përqendrim më të madh të turistëve nëpër muzetë e Prizrenit ...
Komentet te VIZITAT FALAS NË MUZE, PRIZREN QRTK NË DHE DOKUFEST ME MEMORANDUM BASHKËPUNIMI Janë të Mbyllura
Sllovakia mposht Poloninë dhe merr kreun e Grupit E Ka përfunduar me fitoren e Sllovakisë ndaj Polonisë ndeshje e Grupit E e zhvilluar të hënën nga ora 18:00. Portieri Szcziesny e ndihmoi Sllovakinë që të kalojë e para në epërsi në minutën e 18’ me autogolin e tij dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim, përcjellë KosovaPress. Me të filluar pjesa e dytë, Linetty barazoi shifra për Poloninë në 1-1, por nga këtu e tutje gjerat nuk shkuan mirë për skuadrën polake. Fillimisht Krychovak u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 46’ dhe më pas e pësuan edhe golin e dytë kur Milan Skriniar realizoi në minutën ...
Komentet te SLLOVAKIA MPOSHT POLONINË DHE MERR KREUN E GRUPIT E Janë të Mbyllura
Punëtorët e Lotarisë së Kosovës do të protestojnë të mërkurën më 16 qershor, në ora 11:00 para Qeverisë së Kosovës, me kërkesën për miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës. Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës u ka premtuar se do të gjejë një zgjidhje për punëtorët, por një premtim i tillë ende nuk është përmbushur. “Punëtorët tanë momentalisht gjenden në një situatë të mjerueshme përderisa u bë një vit që s’kanë pranuar pagë, e sidomos në përballjen me luftimin e pandemisë COVID-19 që edhe më tepër e ka rënduar gjendjen e tyre. Gjithashtu paralajmërojmë se do të vazhdohet me protesta ...
Komentet te LOTARIA E KOSOVËS MBAN PROTESTË TË MËRKURËN Janë të Mbyllura
Njohja reciproke mes dy palëve, krijimi i kontakteve për mundësi të vazhdimit të bashkëpunimit reciprok, informimi rreth funksionimit të sistemit të drejtësisë në Maqedoninë Veriore kryesisht rreth asaj që afekton sektorin privat të ekonomisë, ishin temat e diskutimit të takimit të sotëm ndërmjet Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) dhe një delegacioni nga Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë Veriore. Kryetari i Bordit të OAK-ut Skënder Krasniqi theksoi se Maqedonia Veriore ka shënuar përparime sa i përket sistemit të drejtësisë dhe zgjidhjes së shpejtë të rasteve gjyqësore, praktikë kjo e cila duhet të ndiqet edhe nga vendet e tjera të rajonit. Zëvendësministri i Drejtësisë i Maqedonisë Veriore Agim Nuhiu përshëndeti iniciativën ...
Komentet te OAK TAKIM ME DELEGACIONIN E MINISTRISË SË DREJTËSISË SË MAQEDONINË VERIORE Janë të Mbyllura
Jay-Z dhe Beyonce blenë një “Rolls Royce” të ri, të krijuar posaçërisht dhe të pajisur sipas dëshirave të tyre. Modeli “Boat tail” është një kabriolet me dy dyer dhe katër vende. Automjeti unik i kushtoi një çifti të fuqishëm rreth 28 milionë dollarë. Ky çmim është dukshëm më i lartë se çmimi prej rreth 12.5 milion dollarë, me të cilin Bugatti “la Voiture” u shit si makina e re më e shtrenjtë në botë. Brendësia e makinës është në lëkurë blu, një hije e veçantë e “Blue Ivy”, siç quhet vajza e çiftit të famshëm të martuar. Rolls-Royce shprehet se frigoriferi i vendosur në pjesën e pasme të makinës është ...
Komentet te JAY-Z DHE BEYONCE ZYRTARISHT PRONARËT E MAKINËS MË TË SHTRENJTË NË BOTË Janë të Mbyllura
Studiuesit kanë zbuluar se të pasurit fëmijë është e lidhur me jetëgjatësinë e prindërve. Duke analizuar burrat dhe gratë e lindur midis viteve 1911 dhe 1925 dhe fëmijët e tyre, ata arritën në përfundimin se, për shkak të mbështetjes së djemve dhe vajzave të tyre, stresi tek prindërit në vitet më të vjetra të jetës ka të ngjarë të jetë më i ulët, duke çuar në jetë më të gjatë. Një studim tjetër shumë interesant zbuloi se nënat që kanë dy fëmijë biologjikë jetojnë më gjatë sesa gratë që nuk kanë fëmijë ose kanë vetëm një fëmijë. Por të kesh dy fëmijë duket se është po aq e rëndësishme për ...
Komentet te HULUMTIMET: NJERËZIT QË KANË DY FËMIJË JETOJNË MË GJATË Janë të Mbyllura
Çfarë studimi ka treguar – a është e mirë të mësuarit e gjuhës për fëmijët dhe pse? Përveç që ka një efekt pozitiv në trurin e njerëzve të shëndetshëm, dygjuhësia gjithashtu ka një efekt të dobishëm te njerëzit që vuajnë nga një patologji neurologjike, siç është sëmundja e Alzheimerit. Sipas një studimi nga studente e doktoratës në Universitetin e Ghent (Belgjikë) Eva Vumans, e cila përfshinte 54 fëmijë parashkollorë të cilët ishin të ndarë në dy grupe, efekti pozitiv i mësimit të një gjuhe të huaj u provua. Ajo i ndau fëmijët e të njëjtit nivel të inteligjencës dhe zhvillimit gjuhësor në dy grupe, njëri prej të cilëve ndoqi klasat ...
Komentet te SI NDIKON MËSIMI I GJUHËS NË ZHVILLIMIN E TRURIT TË NJË FËMIJE Janë të Mbyllura