Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

LAJMËROHET ERIKSEN, KY ËSHTË MESAZHI I TIJ

Sport
Mesfushori i Danimarkës Christian Eriksen ka folur për herë të parë pas problemeve shëndetësore që pati gjatë ndeshjes Danimarkë – Finlandë ku humbi ndjenjat dhe ra në tokë duke ngjallur panik tek e gjithë bota e futbollit. Ai tani është në gjendje më stabile dhe iu është drejtuar të gjithëve me një mesazh falënderues dhe inkurajues, përcjellë KosovaPress. “Përshëndetje të gjithëve, faleminderit shumë për urimet dhe mesazhet tuaja të ëmbla dhe të mrekullueshme nga e gjithë bota. Do të thotë shumë për mua dhe familjen time”, ka shkruar fillimisht mesfushori i Interit. “Jam mirë në këto rrethana. Ende duhet të bëj disa analiza në spital por ndihem mirë. Tani unë ...
Komentet te LAJMËROHET ERIKSEN, KY ËSHTË MESAZHI I TIJ Janë të Mbyllura

SZUNYOG PAS SHKARKIMIT TË DAKËS: DUHET TË RUHET PAVARËSIA E KQZ-SË

Lajme
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomash Szunyog, ka reaguar ndaj vendimit të djeshëm të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për shkarkimin e kryetares së deritanishme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka dhe emërimin në këtë pozitë të gjyqtarit, Kreshnik Radoniqi. Ambasadori Szunyog ka shkruar në Twitter se është e rëndësishme që të gjitha procedurat të jenë në përputhje me ligjin e Kosovës dhe të ruhet pavarësia e KQZ-së. “Për vendimin e Vjosa Osmanit për ta shkarkuar kryetaren e KQZ-së dhe për të caktuar një të ri. Është e rëndësishme që të gjitha procedurat të jenë në përputhje me ligjin e Kosovës dhe që pavarësia e KQZ-së ...
Komentet te SZUNYOG PAS SHKARKIMIT TË DAKËS: DUHET TË RUHET PAVARËSIA E KQZ-SË Janë të Mbyllura

BORRELL: DIALOGU NUK DO TË JETË I LEHTË, POR DUHET TË VAZHDOJË

Lajme
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Joseph Borrell, ka deklaruar se dialogu mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë nuk do të jetë i lehtë, por duhet të vazhdojë. Në një deklaratë për media, të dhënë pak çaste më parë, Borrell tha se dialogu duhet të vazhdojë pa vonesa dhe duhet të sjell rezultate të qarta. Andaj, ai ka inkurajuar dy palët që të vazhdojnë angazhimin e tyre në këtë proces. Borrell: Dialogu nuk do të jetë i lehtë, por duhet të vazhdojë “Sot, në bashkëpunim me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Miroslav Lajçak, do të zhvillojmë një takim të nivelit të lartë ...
Komentet te BORRELL: DIALOGU NUK DO TË JETË I LEHTË, POR DUHET TË VAZHDOJË Janë të Mbyllura

ARRESTOHET FERIZAJASI QË RRAHU NËNËN E TIJ

Lajme
Një person në Ferizaj është arrestuar meqë kishte sulmuar nënën e tij. Për çka asaj i është ofruar më pas tretman mjekësor. Ferizajasi është arrestuar nga Policia e Kosovës, dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./KP ...
Komentet te ARRESTOHET FERIZAJASI QË RRAHU NËNËN E TIJ Janë të Mbyllura

11 VJET NGA VDEKJA E AKTORIT BEKIM FEHMIU

Lajme
Sot mbushen 11 vjet nga vdekja e njërit prej aktorëve më të mëdhenj shqiptarë me famë botërore, Bekim Fehmiu. Gjurmët e tij në kinematografinë e huaj dhe atë shqiptare nuk janë të vogla. Fehmiu u bë i famshëm me filmin “Mbledhësit e Puplave”, në vitin 1966. Deri në atë kohë, ai kishte studiuar dhe ishte bërë i njohur nga shumë shtëpi filmi nëpër botë. Ai është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, që ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë. Ndër rolet më të njohura të Bekim Fehmiut janë “Prova speciale”, “Odissea”, “Aventurieri”, “Rruga”, “Vitet e nxehta”, “Dezertori”, të cilat përmenden ...
Komentet te 11 VJET NGA VDEKJA E AKTORIT BEKIM FEHMIU Janë të Mbyllura

354 VJET NGA TRANSFUZIONI I PARË I GJAKUT

Shëndetësi
Më 15 qershor të vitit 1667, është kryer transfuzioni i parë i gjaku të një njeriu, nga Dr. Jean-Baptiste Denys. Mjeku francez kreu me sukses transfuzionin e rreth 350 gramë gjak nga një dele te një 15-vjeçar, i cili kishte humbur gjak. Djali pas marrjes së transfuzionit ia doli të mbijetojë./KP ...
Komentet te 354 VJET NGA TRANSFUZIONI I PARË I GJAKUT Janë të Mbyllura

MOTI PËR SOT

Lajme
Moti sot në Kosovë parashihet të jetë i qetë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-31 gradë Celsius. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-31 gradë Celsius. Indeksi UV parashihet të jetë mesatar deri i lartë. Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë të mira, për shkak të reshjeve të fundit dhe prezencës së elementeve aktive meteorologjike. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /KP ...
Komentet te MOTI PËR SOT Janë të Mbyllura

DITA BOTËRORE E PARANDALIMIT TË ABUZIMIT NDAJ TË MOSHUARVE

Lajme
Abuzimi me të moshuarit është një çështje sociale globale që ndikon në shëndetin dhe të drejtat e personave të moshuar në mbarë botën, prandaj meriton vëmendjen e të gjithëve. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në rezolutën e saj 66/127, caktoi datën 15 qershor si Ditën Botërore të Parandalimit të Abuzimit ndaj të Moshuarve. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, numri i rasteve të abuzimit me të moshuarit parashikohet të rritet sepse shumë vende kanë popullsi me plakje të shpejtë. Është parashikuar që deri në vitin 2050, popullsia globale e njerëzve të moshës 60 vjeç e lart do të jetë më shumë se dyfish, nga 900 milionë në vitin 2015 ...
Komentet te DITA BOTËRORE E PARANDALIMIT TË ABUZIMIT NDAJ TË MOSHUARVE Janë të Mbyllura

EURO 2020, SOT SUPERSFIDA GJERMANI-FRANCË

Sport
Kampionati Evropian i futbollit Euro 2020 vazhdon sot me dy ndeshjet e para të Grupit F. Nga ora 18:00 në “Puskás Aréna” në Budapest do të takohen Hungaria dhe Portugalia. Sfida kryesore zhvillohet në “Allianz Arena” në Munich ku përplasen kombëtaret favorite për titullin e evropianit, Franca dhe Gjermania./KP ...
Komentet te EURO 2020, SOT SUPERSFIDA GJERMANI-FRANCË Janë të Mbyllura

13 VJET NGA HYRJA NË FUQI E KUSHTETUTËS

Lajme
Vetëm katër muaj pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 15 qershor të vitit 2008, ka hyrë në fuqi Kushtetuta e saj e cila e përcakton Kosovën si shtet të pavarur, sovran , demokratik, unik dhe të pandashëm. Republika e Kosovës është shtet laik, shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitete tjera, thuhet në tekstin e Kushtetutës me hyrjen në fuqi të së cilës fillon zbatimi i planit të ish-kryenegociatorit të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari. Hyrja në fuqi e Kushtetutës së Kosovës shënon fillimin e një periudhe të re të zhvillimeve politike. Kushtetuta hyn në fuqi 120 ditë pas shpalljes së pavarësisë. Institucionet e Kosovës, kanë arritur që ...
Komentet te 13 VJET NGA HYRJA NË FUQI E KUSHTETUTËS Janë të Mbyllura