Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka thënë se nuk kanë pasur informacion rreth mbajtjes së liturgjisë në kishën ortodokse serbe pranë Universitetit të Prishtinës, të mbajtur javën e kaluar. Rreth kësaj, aksionit të konfiskimit të 400 kilogramëve drogë dhe sfidave në policinë e Kosovës, ai ka folur para deputetë të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Liturgjia e serbëve në objektin e papërfunduar të kishës serbe ishte provokim për popullatën kosovare, tha kryetari i Komisionit për çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, i cili kërkoi sqarime nga drejtori i policisë pse nuk e kanë parandaluar një gjë të tillë. Berisha: Liturgjia në kishën serbe ...
Komentet te MEHMETI KËRKON MBËSHTETJE PËR PAJISJE TEKNIKE PËR POLICINË E KOSOVËS (VIDEO) Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar për arrestimin e katër personave të cilët ngarkohen me dyshimin e kryerjes së veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrje e ryshfetit” kurse qytetarët u arrestuan si të dyshuar për veprat penale, “Detyrim” ,“Dhënie e ryshfetit” dhe “Mashtrim”. Dy prej të arrestuarve janë zyrtarë policorë. Për këtë Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka treguar se hetimet për këtë kishin filluar muaj më parë. “Muaj më herët hetuesit e IPK-së kishin filluar një hetim në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren me dyshimin se dy zyrtarë policorë ishin të përfshirë në aktivitete të kundërligjshme. Në këtë rast si të dyshuar për aktivitete ...
Komentet te INSPEKTORATI POLICOR JEP DETAJE PËR ARRESTIMIN E DY ZYRTARËVE POLICORË Janë të Mbyllura
Një vetaksident ka ndodhur në rrugën Ferizaj-Gjilan. Vetura e vetaksidentuar është rrokullisur, duke dalë kështu nga rruga. Nuk dihet nëse ka të lënduar. Kujtojmë që ndaj aksidenteve dhe vdekjeve me fatalitet në komunikacion ka pasur shqetësime. Shkak i numri të vdekjeve Policia e Kosovës do ta bëjë kontrollimin e trafikut me mjete digjitale./KP ...
Komentet te VETAKSIDENTOHET NJË VETURË NË RRUGËN FERIZAJ-GJILAN Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se në takimin e sotëm në Bruksel kanë paraqitur qëndrimin e tyre kritik për procesin dhe marrëveshjet e deritanishme. Në një publikim në Facebook, Kurti shkroi se gjatë takimit të sotëm kanë shprehur gatishmëri për dialog konstruktiv për njohje të ndërsjellë. KosovaPress ju sjell të plotë publikimin e Kurtit në Facebook: Në Bruksel, bashkë me zëvendësin tim Besnik Bislimi, e nën ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, z. Borrell dhe emisarit të tij z. Lajçak, sot u takuam me delegacionin nga Serbia të përbërë nga z. Vuçiq dhe z. Selakoviq. Treguam qëndrimin tonë kritik ...
Komentet te KURTI: NUK U PAJTUAM PËR AGJENDËN E DIALOGUT TË ARDHSHËM Janë të Mbyllura
Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk ishte i lehtë. Në një deklaratë për media, Lajçak ka thënë se dy vendet nuk kanë rrugë tjetër, përveç dialogut. Lajçak: Takimi nuk ishte i lehtë, por nuk ka rrugë tjetër përveç dialogut VIDEO “Ky ishte takimi i parë me Albin Kurtin, si kryeministër i Kosovës dhe nuk ishte takim i lehtë. Por, është e rëndësishme që ndodhi. Te dy liderët, patën një qasje mjaft të hapur në atë se çka duan nga dialogu. Për Bashkimin Evropian është e rëndësishme ...
Komentet te LAJÇAK: TAKIMI NUK ISHTE I LEHTË, POR NUK KA RRUGË TJETËR PËRVEÇ DIALOGUT Janë të Mbyllura
Në kuadër të projekteve të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (AShAK) nga fusha e shkencës shoqërore sot është prezantuar botimi “Analiza e ekonomisë në hije në Kosovë”. Në këtë studim doli se Kosova ka një shkallë të lartë të ekonomisë së fshehur rreth 40 përqind me rreth 2 miliardë euro në vit ose më shumë se buxheti i shtetit. Anëtari Akademisë së Shkencave të Kosovës, Isa Mustafa theksoi se kjo analizë ofron evidencën rreth faktorëve kryesor përcaktues që ndikojnë tek ndërmarrësit, përfshirjen e ekonomisë në hije si pjesë e ekonomisë totale dhe ofron disa rekomandime të politikave ekonomike. Mustafa: Zvogëlimi i ekonomisë në hije redukton humbjet e mëdha ...
Komentet te NË KOSOVË SHKALLA E EKONOMISË SË FSHEHUR ARRIN RRETH 2 MILIARDË EURO Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar pas takimit që pati në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me ndërmjetësim të përfaqësuesve evropianë, Joseph Borrell dhe Miroslav Lajçak. Kurti tha se Kosova do të marrë pjesë në procesin e dialogut, të cilin e cilësoi si të vështirë. Në takimin e sotëm, ai tha se pala kosovare ka dhënë propozime të reja, ndërsa pala serbe ka vazhduar me propozimet e vjetra. “Fillimisht kam propozuar marrëveshjen sipas modelit të SEFTA-s. Propozimi i dytë ishte për nënshkrimin e një deklarate për paqe, në mes të Kosovës dhe Serbisë, ku zotohemi se nuk do ta sulmojmë njëra-tjetrën dhe kështu do të kontribuojmë për ...
Komentet te KURTI SHPALOS KATËR PROPOZIMET QË PATI NË TAKIM ME VUÇIQIN Janë të Mbyllura
Me gjashtë vota për, katër kundër, Komisioni për Administratë Publikë, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, ka iniciuar shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil dhe kërkesa i është dërguar Kuvendit të Kosovës për miratim. Deputeti i LVV-së Valon Ramadani, ka kërkuar që të iniciohet shkarkimi i anëtarëve të Këshillit në mënyrë, që siç tha ai, t’i hapet rrugë një konkursi që të ketë pavarësi në këtë institucion. Kërkesa e tij është kundërshtuar nga deputetët e opozitës, të cilët kanë votuar kundër. Komisioni në mbledhjen e sotme ka diskutuar për dorëheqjen e kryetarit të Këshillit dhe informatat e dërguara nga Këshilli sipas kërkesës së komisionit. Komisioni ...
Komentet te KOMISIONI PËR ADMINISTRATË PUBLIKE INICION SHKARKIMIN E ANËTARËVE TË KPMSHC-SË Janë të Mbyllura
Tashmë ka përfunduar takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me ndërmjetësim të përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, dhe përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Menjëherë pas këtij takimi, presidenti serb Vuçiq është deklaruar për media, ku ka thënë se në takim ka pasur ‘provokime nga ana e Kosovës. Vuçiq ka thënë se Kurti e ka pyetur kur do ta njoh ai pavarësinë e Kosovës. “Ai erdhi, por nuk u pajtua për asgjë. Më pyeti kur do ta njohim Kosovën dhe unë i thash kurrë. Ka shpërthyer”, ka thënë Vuçiq. Tutje, ...
Komentet te VUÇIQ FLET PAS TAKIMIT: KURTI MË PYETI KUR DO TA NJOHIM PAVARËSINË E KOSOVS Janë të Mbyllura
Shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin është pritur në takim lamtumirës nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Në këtë takim, presidentja Osmani ka falënderuar Sahin për angazhimin e tij për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, e posaçërisht të atyre me nevoja të veçanta. Presidentja Osmani ka theksuar se do të vazhdojë ta mbështesë punën e UNICEF-it edhe më tej, me fokus të veçantë në të drejtat e fëmijëve me nevoja të veçanta, të cilët do të jenë ndër prioritetet kryesore gjatë mandatit të saj./KP ...
Komentet te OSMANI PRET NË TAKIM LAMTUMIRËS SHEFIN E ZYRËS SË UNICEF-IT NË KOSOVË Janë të Mbyllura