Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

HUNGARIA DORËZOHET NË MINUTAT E FUNDIT KUNDËR PORTUGALISË, SHPËRTHEN RONALDO

Sport
Portugalia e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme Kampionatin Evropian Euro 2020 duke e mposhtur Hungarinë me rezultat të pastër 3-0. Në një ndeshje ku po mendohej se po shkonte drejt barazimit për shkak se Hungaria u mbajt shumë mirë deri në minutën e 84’, gjithçka ndryshoi në ato gjashtë minutat e fundit, përcjellë KosovaPress. Guerreiro shënoi golin e parë për Portugalinë në minutën e 74’ pastaj dy minuta më vonë Cristiano Ronaldo e dyfishoi rezultatin në 2 me 0 nga penalltia dhe po i njëjti lojtar shënoi sërish në minutën e dytë shtesë për rezultatin përfundimtar. Ndeshja tjetër e këtij grupi zhvillohet nga ora 21:00 ndërmjet ...
Komentet te HUNGARIA DORËZOHET NË MINUTAT E FUNDIT KUNDËR PORTUGALISË, SHPËRTHEN RONALDO Janë të Mbyllura

KUKULLAT E REJA BARBIE JANË PRODHUAR NGA MBETJET NË OQEAN

Lifestyle
Linja e re e kukullave Barbie është bërë nga plastika që do të mbeteshin si mbeturina në oqean.   Koleksioni “Barbie Loves the Ocean”, i cili ka një temë verore, vjen me tre kukulla dhe elemente të tjera shtesë dhe vjen si bashkëpunim i kompanisë së lodrave me kompaninë e riciklimit të plastikës “Envision Plastics”. “Ne po bëjmë  pjesën tonë në mbrojtjen e planetit dhe promovimin e një sjelljeje të mirë, që ndoshta do shërbejë si shembull edhe për gjeneratat që do përdorin këto kukulla.”, tha Lisa McKnight, drejtuesja globale e kompanisë 76-vjeçare Barbie dhe Dolls. Kompania u zotua të përdorë 100% materiale plastike të ricikluara ose të riciklueshme në ...
Komentet te KUKULLAT E REJA BARBIE JANË PRODHUAR NGA MBETJET NË OQEAN Janë të Mbyllura

NGA VITI I ARDHSHËM SHKOLLOR HYJNË NË PËRDORIM TEKSTET ALTERNATIVE

Lajme
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur sot, se nga viti i ardhshëm shkollor do të hyjnë në përdorim edhe tekstet alternative si një element shumë i rëndësishëm për përmirësimin e cilësisë në arsim. Ajo ka thënë se ka pasur ankesa të shumta mbi cilësinë e teksteve aktuale mësimore për shkak të gabimeve dhe pasaktësive, andaj nga viti i ardhshëm do të bëhet edhe rishikimi i teksteve mësimore. “Mësimdhënësit janë ata që do të punojnë me tekste shkollore dhe do të duhej të përdornin ato si një nga burimet për mësimdhënie. Atyre me legjislacionin në fuqi, u njihet e drejta që të zgjedhin ...
Komentet te NGA VITI I ARDHSHËM SHKOLLOR HYJNË NË PËRDORIM TEKSTET ALTERNATIVE Janë të Mbyllura

OSMANI ZGJAT MANDATIN TEKNIK TË EULEX-IT

Lajme
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, përmes një letre drejtuar shefit të diplomacisë evropiane Josep Borrell e ka njoftuar atë për vazhdimin e mandatit të EULEX-it edhe për një vit. Në letrën drejtuar Borell, presidentja Osmani ka njoftuar se EULEX-i do të jetë me mandat teknik, pa fuqi ekzekutive dhe i bazuar vetëm në monitorim, mentorim dhe këshillë dhënie, bazuar në letërkëmbimin e vitit 2018 dhe kërkesave të paraqitura nga ajo në letrën e dërguar më 14 qershor. I njëjti mandat mund të vazhdohet edhe për një vit tjetër, në rast të vlerësimit pozitiv të punës së këtij misioni nga Presidentja e Republikës së Kosovës. Osmani ka propozuar, që me kërkesë ...
Komentet te OSMANI ZGJAT MANDATIN TEKNIK TË EULEX-IT Janë të Mbyllura

ÇFARË NDODH NË TRUP KUR JU MUNGON HEKURI?

Shëndetësi
Hekuri është një nga lëndët ushqyese më të rëndësishme për trupin. Vegjetarianët dhe veganët duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë sasisë së hekurit sepse nuk hanë mish, dhe është burimi më i mirë. Hekuri është thelbësor për qelizat e kuqe të gjakut, nëse nuk sillni sa duhet në trup mund të ndjeni pasoja të pakëndshme ose anemi. Është një gjendje në të cilën nuk ka mjaft qeliza të kuqe të shëndetshme të gjakut në trup që lidhin oksigjenin me veten e tyre. Mungesa e hekurit gjithashtu mund të shkaktojë probleme të përhershme shëndetësore nëse nuk trajtohet në kohë. Disa nga simptomat që mund të përjetoni nëse keni mungesë hekuri janë: ...
Komentet te ÇFARË NDODH NË TRUP KUR JU MUNGON HEKURI? Janë të Mbyllura

THIRRET SEANCA PËR GRABITJEN NË VETERNIK, KU MBETI I VRARË NJËRI NGA HAJNAT

Lajme
Pas dy vjet e gjysmë është thirrur për herë të parë seanca për rastin e grabitjes në Veternik të Prishtinës. Në natën e 28 nëntorit 2018, katër persona ia kishin mësyrë për ta grabitur shtëpinë në të cilën banonte Ridvan Beqiri. Për herë të parë, Gjykata Themelore në Prishtinë u ka dërguar të dyja palëve ftesën për gjykim, Beqirit si palë e dëmtuar dhe grabitësve si palë e akuzuar për grabitje, raporton KosovaPress. Rasti në fjalë kishte bërë bujë të madhe në media, për shkak se njëri nga grabitësit, kishte mbetur i vrarë nga pronari, i cili në momentin e grabitjes ndodhej në shtëpi, ndërsa tre personat tjerë ishin arratisur. ...
Komentet te THIRRET SEANCA PËR GRABITJEN NË VETERNIK, KU MBETI I VRARË NJËRI NGA HAJNAT Janë të Mbyllura

MINISTRJA HAJDARI: QEVERIA KURTI NUK DO TË LARGOHET NGA PARIMI I RECIPROCITETIT ME SERBINË

Ekonomi
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari ka deklaruar të martën se Qeveria Kurti nuk do të largohet asnjëherë nga çështja e reciprocitetit me Serbinë, për shkak të parimit të barazisë për fqinjësi të mirë. Këto komente Hajdari i bëri në komisionin parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti gjatë raportimit të planit për vitin 2021 të ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Para anëtarëve të komisionit, ajo tha se së pari duhet të ngritën kapacitetet infrastrukturore për zbatimin e reciprocitetit. Hajdari: Qeveria Kurti nuk do të largohet nga parimi i reciprocitetit me Serbinë “Është mirë t’i ndajmë çështjet bilaterale me çështjet multilaterale. Unë asnjëherë nuk kam thënë ...
Komentet te MINISTRJA HAJDARI: QEVERIA KURTI NUK DO TË LARGOHET NGA PARIMI I RECIPROCITETIT ME SERBINË Janë të Mbyllura

BIDEN I JEP FUND LUFTËS TREGTARE ME BE-NË

Rajoni dhe Bota
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka dhënë fund ‘luftës tregtare’ të epokës Trump, në takimin që pati sot me udhëheqësit e Bashkimit Evropian, me të cilët ra dakord për një ‘armëpushim’ në mosmarrëveshjet transatlantike mbi subvencionet e avionëve, e cila është zvarritur qe 17 vite. Në vizitën e tij të parë në Evropë si president i Amerikës, Biden tha se bota po ndryshon, andaj demokracitë perëndimore duhet të bashkojnë forcat. Biden, madje ka cituar poetin irlandez, W.B.Yeates, se “bota ka ndryshuar, ka ndryshuar krejtësisht”. Për një gjë të tillë, ai iu referua ngritjes së Kinës, pandemisë CoViD-19 dhe ndryshimeve klimatike. Sipas Biden, këto ndryshime sjellin ...
Komentet te BIDEN I JEP FUND LUFTËS TREGTARE ME BE-NË Janë të Mbyllura

RRJETI I GRAVE KUNDËRSHTON SHKARKIMIN VALDETE DAKËS

Lajme
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) i kanë reaguar Presidentes, Vjosa Osmani për shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita e kryesuese së Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ). Nëpërmjet reagimit thuhet se arsyet e dhëna për shkarkimin e saj nuk qëndrojnë dhe se për më tepër thuhet se Dakës iu mveshen disa përgjegjësi që nuk janë të sajat apo vetëm të sajat. “Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) përmes këtij reagimi bashkohet me organizatat e tjera të shoqërisë civile për ta kundërshtuar vendimin e djeshëm të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu për shkarkimin e Kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka. Arsyet e dhëna për shkarkimin e Dakës ...
Komentet te RRJETI I GRAVE KUNDËRSHTON SHKARKIMIN VALDETE DAKËS Janë të Mbyllura

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Shëndetësi
Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.205 doza të vaksinës kundër COVID-19.  Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 102.598 doza të vaksinës.  Deri më sot 11.019 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.  Nga 2.668 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.  Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.  Sot janë shëruar 119 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.107. Në total numri i rasteve aktive është 238.DielliNews.info ...
Komentet te Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Janë të Mbyllura