Finlanda do të synojë që të vazhdojë me fitore, pas ndeshjes hapëse të Euro 2020 kundër Danimarkës, në të cilën fituan me rezultat minimal 1:0, ku do të zhvillojë ndeshje kundër Kombëtares së Rusisë në kuadër të Grupit B. Finlandezët siguruan fitore prej 1:0 në ndeshjen e kaluar në derbin skandinav kundër Danimarkës, kurse Rusia ndeshjen e parë të këtij kampionati e hapi me humbje 3:0 kundër Belgjikës, përcjell KosovaPress. Në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, Finlanda ka vetëm një fitore, dy barazime dhe tre humbje, krahas Rusisë që ka formë më të mirë, ku ka regjistruar tre fitore, një barazim dhe dy humbje. Finlandezët nuk do ...
Komentet te FINLANDA-RUSIA, FORMACIONET E MUNDSHME Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e konsideron të rrezikshme e te gabuar çasjen e kreut të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, në procesin e dialogut me Serbinë. Haradinaj i ka thënë KosovaPress-it se në takimin e djeshëm përballë palës serbe në Bruksel, Kurti është dashur të shkojë me vetëm një pikë, njohjen reciproke. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e quan Kurtin “‘mashtrues ordiner”. Haradinaj: Kurti është mashtrues ordiner dhe po mashtron popullin “Është pikërisht ajo që kemi paralajmëruar rreziku nga mashtruesi Kurti, pra në këtë rast Kurti është mashtrues ordinder dhe po mashtron popullin e Kosovës me një çasje të rrezikshme në dialog, duke mos ...
Komentet te HARADINAJ: KURTI MASHTRUES ORDINER, QASJA E TIJ NË DIALOG ËSHTË E RREZIKSHME Janë të Mbyllura
Liga më atraktive e futbollit mes klubeve, e njohur ndryshe edhe si Premier Liga angleze, tani ka bërë publik kalendarin e sezonit 2021/22, ku java e parë do të jetë e mbushur me ndeshje interesante. Premier Liga rikthehet më datën 14 gusht, ku ndeshja hapëse e sezonit 2021/22 do të jetë mes skuadrës së sapo promovuar Brentfordit dhe Arsenalit, përcjell KosovaPress. Përveç këtij takimi, java e parë do të fillojë me derbi tejet interesant, ku skuadra e Tottenham Hotspur do të pres në shtëpi kampionin e sezonit që lamë pas, Manchester Cityn. Ndeshjet e javës së parë të kalendarit 2021/22 të Premier Ligës angleze i gjeni më poshtë. Brentford – ...
Komentet te ZBULOHET KALENDARI I PREMIER LIGËS, JA NDESHJET E JAVËS SË PARË Janë të Mbyllura
Prokuroria në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Komunës së Prizrenit me dyshimet se një ngastër kadastrale të komunës, e kishin dhënë në kundërshtim me Ligjin për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës së Prizrenit. “Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër A.K., dhe Sh.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në komunikatën për media. Prokuroria ka treguar edhe me çka ngarkohen të akuzuarit. “Sipas aktakuzës, i ...
Komentet te AKTAKUZË NDAJ DY ZYRTARËVE TË PRIZRENIT Janë të Mbyllura
Ditën e Çlirimit të Deçanit, kryetari i kësaj komune Bashkim Ramosaj ia ka dedikuar ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahet në paraburgim në Hagë, Nasim Haradinajt. Në shënimin e ditës së çlirimit, Ramosaj ka kujtuar sakrificën e ish-krerëve të UÇK-së për lirinë e Kosovës, e te cilët po akuzohen për krime të pretenduara të luftës. “Me lejoni sot ta kem një dedikim të caktuar. Dedikim e kam për Nasim Haradinajn, këtë dedikim e kam për Hashim Thaçin si themelues, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqit, Pjetër Shalës. Kemi të drejtë me fole sepse këtu janë ekzekutivi i komunës, asamblistët, familjarë të dëshmorëve veteranë bartës të këtij procesi ...
Komentet te DITA E ÇLIRIMIT TË DEÇANIT IU DEDIKOHET ISH-LUFTËTARËVE TË UÇK-SË QË PO MBAHEN NË HAGË Janë të Mbyllura
Nisma Rajonale Kundër Korrupsionit ka nisur performancën kundër korrupsionit “Sinjalizo” përmes së cilës po performohet shkatërrimi i parave në mënyrë simbolike, ashtu si në të vërtetë ndodh përmes korrupsionit. Fushata sensibizizuese e RAI po zhvillohet në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet, ku qytetarët do të kenë mundësinë të shohin shfaqjen 14-orëshe, përmes së cilët synohet të tërhiqet vëmendja ndaj dëmit që korrupsioni i shkakton shoqërisë, në mënyrë që qytetarët të ndërgjegjësohen dhe të sinjalizojnë korrupsionin. Qytetarët mund të bëhen pjesë e këtij aksioni duke vizituar sheshin “Zahir Pajaziti”. KosovaPres/DielliNews https://youtu.be/1-24lvoaVps ...
Komentet te “SINJALIZO”, NIS PERFORMANCA KUNDËR KORRUPSIONIT NË PRISHTINË (VIDEO) Janë të Mbyllura
Një shtetas austriak ka penguar dhe kërcënuar një punëtor në një pikë të karburantit në magjistralen Fushë Kosovë-Prishtinë, për çka edhe u arrestua. Nga policia kanë njoftuar se austriaki ka qenë nën ndikim të alkoolit. Me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me nënshtetësi austriake pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka penguar dhe kanosur punëtorin e pompës së derivateve në magjistralen Fushë Kosovë-Prishtinë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. ...
Komentet te AUSTRIAKI SULMOI NJË PUNËTOR NË NJË PIKË TË KARBURANTIT NË MAGJISTRALEN FUSHË KOSOVË-PRISHTINË Janë të Mbyllura
Moti sot në Kosovë do të jetë kryesisht i qetë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se do të mbajë mot me diell dhe vranësira. “Gjatë dy ditëve të ardhshme vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik. Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijoj kushte për mot kryesisht të qetë, me diell dhe vranësira të cilat më të theksuara mbeten për gjatë reliefit malor. Indeksi UV do të jetë në vlera të rrezikut, prandaj preferohen këshillat e IKSHP që nga ora 9-17 mundësisht të mos jemi në kontakt direkt me rrezet e Diellit. Temperaturat minimale do të lëvizin ...
Komentet te MOTI SOT ME DIELL Janë të Mbyllura
Banka e Shqipërisë prezantoi zyrtarisht dy kartëmonedhat te reja që hidhen në qarkullim nga data 30 qershor. Risia është që për herë të parë do të ketë një prerje 10 mijë lekëshe e cila do të ketë këtë pamje. Kartëmonedha e re do të ketë të stampuar portretin e poetit dhe autorit të vargjeve të himnit kombëtarë Aleksandër Stavre Drenova, i njohur me emrin letrar si Asdreni. Ndërsa prerja e re 1 mijë lekë vjen me të njëjtin dizajn duke ruajtur të njëjtat motive si në prerjen aktuale. “Ekzistenca e kësaj prerje më të lartë rrit efikasitetin e në punën tonë për të administruar stokun e parasë dhe për të ...
Komentet te HIDHET NË TREG “ASDRENI”, KARTËMONEDHA E RE 10 MIJË LEKËSHE Janë të Mbyllura
Punonjësit e Lotarisë së Kosovës do të mbajnë sot një protestë duke filluar nga ora 11:00 para Qeverisë së Kosovës, me kërkesën për miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës. Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës u ka premtuar se do të gjejë një zgjidhje për punëtorët, por një premtim i tillë ende nuk është përmbushur. “Punëtorët tanë momentalisht gjenden në një situatë të mjerueshme përderisa u bë një vit që s’kanë pranuar pagë, e sidomos në përballjen me luftimin e pandemisë COVID-19 që edhe më tepër e ka rënduar gjendjen e tyre. Gjithashtu paralajmërojmë se do të vazhdohet me protesta ...
Komentet te SOT MBAHET PROTESTA E PUNËTORËVE TË LOTARISË SË KOSOVËS Janë të Mbyllura