Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

KURTI I PËRGJIGJET KOSNETT PËR ÇËSHTJEN E ASOCIACIONIT

Lajme
Shefi i ekzekutivit, Albin Kurti ka deklaruar se kërkesat për asociacion njëetnik nuk po vijnë nga njerëz të thjesht, por nga politikanët e fqinjët veriorë. Ai edhe një herë ka përsëritur se Kosova nuk mund të ketë asociacion mbi baza etnike. Për më tepër ka theksuar se kjo është definuar mirë edhe në aktvendimin e vitit 2015 të Gjykatës Kushtetuese. Kështu është përgjigjur mëngjesin e së enjtes, kryeministri Albin Kurti, derisa ka komentuar për KosovaPress deklaratat e ambasadorit amerikan Philip Kosnet. Ky i fundit të mërkuren ka thënë se Kosova e ka detyrim të themelojë asociacionin e komunave me shumicë serbe. Kurti ka deklaruar se Kosova e ka një asociacion ...
Komentet te KURTI I PËRGJIGJET KOSNETT PËR ÇËSHTJEN E ASOCIACIONIT Janë të Mbyllura

ZHDUKET 17-VJEÇARI NGA HAJVALIA

Lajme
Një 17-vjeçar nga Hajvalia është zhdukur tash e dy javë. Për zhdukjen e saj në polici ka raportuar nëna e tij, duke thënë se ai u largua nga shtëpia pasditen e 4 qershorit dhe se nga ajo ditë nuk është kthyer më. “Ankuesja femër kosovare ka raportuar se më datën e lartcekur nga shtëpia është larguar djali i saj i moshës 17 vjeçare i cili deri me tani nuk është kthyer në shtëpi dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /KP ...
Komentet te ZHDUKET 17-VJEÇARI NGA HAJVALIA Janë të Mbyllura

VETËM 186 RASTE ME COVID-19 AKTIVE NË KOSOVË

Shëndetësi
Situata me pandeminë COVID-19 në Kosovë është lehtësuar dukshëm. Në tërë vendin aktive janë vetëm 186 raste. Ndërsa gjatë ditës së djeshme rezultuan 15 raste pozitive, kurse nuk pati viktima. “Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Deri më tani kanë vdekur 2,250 qytetarë. Sot janë shëruar 67 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.174. Në total numri i rasteve aktive është 186”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së. Ndërsa në 24 orët e fundit janë dhënë 7.492 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 110.097 doza të vaksinës. Deri më ...
Komentet te VETËM 186 RASTE ME COVID-19 AKTIVE NË KOSOVË Janë të Mbyllura

5 VEPRIME TË UDHËHEQËSVE QË E DËMTOJNË MORALIN E PUNONJËSVE

Lajme
Autori amerikan i shumë librave për lidership, John C. Maxwell, ka thënë “gjithçka bie dhe ngrihet mbi udhëheqjen”. Lideri është ai që e krijon kulturën organizative dhe kjo e përkufizon moralin e një kompanie. Morali i fortë është çelësi i suksesit të përhershëm të një organizate, çdo mjet tjetër nuk është asgjë vetëm një sukses kalimtar. Sepse pa kujdesin e liderit për punonjësit e kompanisë, ajo nuk do ta ketë të gjatë ,nëse jo vetë udhëheqësi. Një ekip me moral të lartë është i prirë të ketë qëndrim triumfues dhe ky patjetër që do ta sjellë triumfin. Pa të do të prishet vetëbesimi e bashkë më të edhe sukseset, gjë ...
Komentet te 5 VEPRIME TË UDHËHEQËSVE QË E DËMTOJNË MORALIN E PUNONJËSVE Janë të Mbyllura

HOROSKOPI 17 QERSHOR, JA ÇFARË KANË PARASHIKUAR YJET PËR JU

Lifestyle
Dashi Nesër nuk do të jetë dita më e mirë për ju, veçanërisht në lidhje me dashurinë, prandaj përpiquni të qëndroni larg polemikave. Mundohuni të bëni maksimumin dhe mos u dekurajoni: lajme të mira do të vijnë në lidhje me punën. Demi Po përjetoni një fazë acarimi ndaj shumë njerëzve. Mundohuni të shtyni takimet për javën e ardhshme, projektet do të marrin hov. Së shpejti dashuria do ecë mirë. Binjakët Ju po vuani në punë, por përpiquni që problemet e punës të mos ndikojnë përsëri në dashuri: përpiquni të jeni më pranë partnerit tuaj, pa ankth. Nëse ka diçka që nuk mund ta duroni më, është koha ta hiqni qafe ...
Komentet te HOROSKOPI 17 QERSHOR, JA ÇFARË KANË PARASHIKUAR YJET PËR JU Janë të Mbyllura

SI TË PËRGJIGJENI NË PYETJEN: DO TË DONIT TË PËLQEHESHIT APO TË RESPEKTOHESHIT?

Lifestyle
Nganjëherë disa pyetje që bëhen në intervistat e punës janë të atilla që i lënë “pa përgjigje” për një kohë kandidatët. Pyetjet e tilla si “A do të doje më parë të respektoheshe apo të pëlqeheshe në punë” i bëjnë aplikantët që ta pyesin veten se cila do të ishte përgjigja e duhur, për shkak se të dy zgjedhjet tingëllojnë në rregull. Ky lloj i pyetjeve tregon sesi do të bashkëveproni me kolegët dhe konsumatorët. Kjo pyetje nuk ka ndonjë përgjigje që mund të thuhet se kjo është e duhura, por zgjedhja duhet të bëhet në bazë të punës për të cilën po intervistoheni. Akademi Pune, ju drejton me disa këshilla ...
Komentet te SI TË PËRGJIGJENI NË PYETJEN: DO TË DONIT TË PËLQEHESHIT APO TË RESPEKTOHESHIT? Janë të Mbyllura

PARASHIKIMI I MOTIT

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëroi se vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik. Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijojë kushte për mot kryesisht të qetë, me diell dhe vranësira të cilat më të theksuara mbeten për gjatë reliefit malor. Indeksi UV do të jetë në vlera të rrezikut, prandaj këshillohet që nga ora 9:00-17:00 të shmanget kontakti direkt me rrezet e diellit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit./KP ...
Komentet te PARASHIKIMI I MOTIT Janë të Mbyllura

​SOT MIQËSORJA PRISHTINA – SHKËNDIJA E TETOVËS

Uncategorized
Kampioni i Kosovës në futboll Prishtina do të zhvillojë sot ndeshjen miqësore kundër kampionit të Maqedonisë së Veriut, Shkëndisë së Tetovës, përcjell KosovaPress. Ndeshja zhvillohet si parapërgatitje, para raundit të parë të preliminareve të Ligës së Kampionëve, kundër kampionit të San Marinos Folgore, e cila zhvillohet në Elbasan. Ndeshja Prishtinë-Shkëndija e Tetovës fillon nga ora 17:30, në stadiumin “Fadil Vokrri”./KosovaPress/DielliNews.info ...
Komentet te ​SOT MIQËSORJA PRISHTINA – SHKËNDIJA E TETOVËS Janë të Mbyllura

OEK: KOSOVA E KA SHANSIN E FUNDIT PËR TËRHEQJEN E INVESTIMEVE TË HUAJA

Ekonomi Lajme
Tërheqja e investimeve të huaja mbetet faktor i rëndësishëm për të pasur një zhvillim më të hovshëm ekonomik. Kosova dhe Ballkani Perëndimor mbeten destinacioni kryesor për investime të huaja strategjike në dhjetë vitet e fundit. Kështu është thënë sot gjatë prezantimit të studimit “Të bëhemi më të fortë pas COVID-19: Shfrytëzimi i Potencialit të Afërsisë Gjeografike për Investime të Huaja Direkte në Ballkanin Perëndimor”, nga Oda Ekonomike e Kosovës. Sipas këtij raporti del se Ballkani Perëndimorë ka potencial për tërheqjen e investimeve të huaja, por që kërkohet të plotësohen disa kushte, siç janë stabiliteti politik, reformat në politikat fiskale dhe kualifikimi i fuqisë punëtore. Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi theksoi ...
Komentet te OEK: KOSOVA E KA SHANSIN E FUNDIT PËR TËRHEQJEN E INVESTIMEVE TË HUAJA Janë të Mbyllura

PËR TRI VJET, 14 RASTE TË SINJALIZIMIT TË ABUZIMIT ME PARA PUBLIKE

Lajme
Agjencia Kundër Korrupsionit në tri vjetët e fundit ka pranuar 14 raste të sinjalizuesve të jashtëm, nga të cilat katër vetëm gjatë këtij viti dhe janë ende duke u trajtuar. Kjo u bë e ditur gjatë një performancë për shkatërrimin simbolik të parave me qëllim të parandalimit të abuzimit me para publike, të mbajtur nga Agjencia Kundër Korrupsionit dhe Nisma Rajonale Kundër Korrupsionit (RAI), ku përfaqësues të të dy institucioneve kanë ftuar qytetarët që të raportojnë korrupsionin duke shtypur butonin e sinjalizuesve. Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli tha se deri më tash kanë aktivizuar mbi 170 zyrtarë përgjegjës në institucione publike, ku sinjalizuesit raportojnë tek këta zyrtarë për ...
Komentet te PËR TRI VJET, 14 RASTE TË SINJALIZIMIT TË ABUZIMIT ME PARA PUBLIKE Janë të Mbyllura