Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

MINISTRJA HAXHIU DHE DEPUTETI SELMANAJ PËRPLASEN KEQ NË KUVEND

Lajme
Kuvendi i Kosovës me 70 vota për dhe një kundër ka emëruar anëtarët e Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës, ku Albert Zogaj është zgjedhur kryetar. Për emërimin e tyre pati përplasje verbale ndërmjet ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deputetit nga LDK-ja Driton Selmanaj. Haxhiu ka thënë se nuk ka konflikt interesi ndaj Albert Zogajt dhe nuk ka shkelje për anëtaren Valbona Disha-Haxhosaj, pasi sipas saj, më shumë peshon guximi dhe profesionalizimi se sa një masë disiplinore. Madje, Haxhiu ka udhëzuar deputetin Selmanaj ta lexojë Ligjin e punës. Haxhiu: Nuk kam kohë të ta lexoj ligjin, Driton “Edhe një herë sa i përket kandidates Valona Disha Haxhosaj. Unë ...
Komentet te MINISTRJA HAXHIU DHE DEPUTETI SELMANAJ PËRPLASEN KEQ NË KUVEND Janë të Mbyllura

SHËRBIMI KORREKTUES I KOSOVËS VAZHDON LEHTËSIMIN E MASAVE ANTICOVID

Lajme
Shërbimi Korrektues i Kosovës në koordinim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve, ka vendosur për lehtësimin e masave antiCOVID-19 duke filluar nga data 21 qershor. Vendimi është marrë në bazë të vlerësimit të gjendjes së përgjithshme me pandeminë në vend. Sipas masave të reja parashihet që numri i vizitorëve për një të burgosur do të lejohet sipas rregullave për rendin shtëpiak, ndërsa maskat do të vazhdojnë të mbeten në fuqi gjatë vizitave. Karantina hiqet në të gjitha institucionet korrektuese, i burgosurit mund të veçohet nga të tjerët vetëm atëherë kur mjeku konstaton se i njëjti ka simptoma të COVID-19 apo ndonjë arsye tjetër shëndetësore. Në institucionin e tipit të hapur lejohen ...
Komentet te SHËRBIMI KORREKTUES I KOSOVËS VAZHDON LEHTËSIMIN E MASAVE ANTICOVID Janë të Mbyllura

PSD DORËZON PETICIONIN PËR FALJEN E GJOBAVE, PRET PËRKRAHJEN E VV-SË

Lajme
Partia Socialdemokrate ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës peticionin për faljen e gjobave gjatë pandemisë. Kjo parti për 20 ditë ka mbledhur mbi 11 mijë nënshkrime për inicimin e projektligjit dhe u ka bërë thirrje të gjitha partive politike për përkrahje, përfshirë Lëvizjen Vetëvendosje në pushtet. Anëtari i kësaj partie, Nol Nushi në konferencë për media ka thënë se sot në mënyrë zyrtare po e dorëzojmë peticionin e mbledhjes së nënshkrimeve për të bërë nismën legjislative. Nushi: I kemi mbledhur mbi 11 mijë nënshkrime “Gjatë 20 ditëve të fundit kemi mbledhur nënshkrimet në çdo qytet të Kosovës, përveç në disa qyteza të vogla. Kemi dashur t’iu japim mundësinë secilit qytetar ...
Komentet te PSD DORËZON PETICIONIN PËR FALJEN E GJOBAVE, PRET PËRKRAHJEN E VV-SË Janë të Mbyllura

HALITI: LVV U FINANCUA NGA TRI KOMPANI NË FUSHATËN KUNDËR PRODHIMEVE TË HUAJA (VIDEO)

Lajme
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje në fushatën kundër prodhimeve të huaja, ka dal për interesa të dy, tri kompanive që kanë financuar lëvizjen. Ai në seancën e sotme të Kuvendit, ka thënë se është e padrejtë, joparimore, jo njerëzore të thuhet krejt PDK, LDK, e të gjithë ata që kanë qenë në pushtet janë të korruptuar. Haliti: E di kush financoi LVV-në kundër prodhimeve të huaja Video “Unë e di kush iu ka financuar juve kur keni dal me ato pretendimet e luftës kundër atyre prodhimeve të huaja, ju nuk keni dal kundër prodhime që është deshtë me dal dhe nuk keni ...
Komentet te HALITI: LVV U FINANCUA NGA TRI KOMPANI NË FUSHATËN KUNDËR PRODHIMEVE TË HUAJA (VIDEO) Janë të Mbyllura

PËR SHKAK TË ERIKSEN, DUELI DANIMARKË-BELGJIKË DO TË NDALET PËRKOHËSISHT NË MINUTËN 10

Sport
Siç zbuloi lojtari i kombëtares belge Romelu Lukaku, ndeshja në Parken do të ndalet në minutën e 10-të në mënyrë që të duartrokitet Christian Eriksen. Danezët u mposhtën nga Finlanda në raundin e parë, dhe sot ata luajnë kundër Belgjikës së fuqishme, e cila shkatërroi Rusinë. Shanset për Belgjikën janë 2.00, për Danimarkën 3.90 dhe barazim 3.40. Lëvizja e dy ekipeve vjen pasi mesfushori i Interit, shoku i skuadrës së Lukaku, u rrëzua gjatë ndeshjes midis Danimarkës dhe Finlandës për shkak të sulmit në zemër. Ai ishte pa ndjenja për disa minuta, dhe më pas mjekët e ringjallën dhe e vendosën në spitalin lokal, ku është tani. “Ne do ta ...
Komentet te PËR SHKAK TË ERIKSEN, DUELI DANIMARKË-BELGJIKË DO TË NDALET PËRKOHËSISHT NË MINUTËN 10 Janë të Mbyllura

KURTI TAKON UDHËHEQËSEN E KOMITETIT AMERIKANO-HEBRAIK, AVITAL LEIBOVICH

Lajme
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur sot në takim udhëheqësen e Komitetit Amerikano-Hebraik, Avital Leibovich, të cilën e ka informuar mbi planet dhe programin qeveritar të përqendruar në punësim dhe drejtësi. Leibovich, e cila është ish-nënkolonele e forcave rezervë të shtetit të Izraelit, tha se për zhvillim ekonomik dhe tërheqje të investimeve nevojitet mërgatë e konsoliduar dhe e bashkuar. Ajo premtoi angazhim për të lobuar te kompani të ndryshme izraelite, që do të mund të orientonin investimet e tyre në Kosovë. Avital Leibovich është nderuar nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, me medaljen “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”. Ajo është gruaja e parë nga Lindja e Mesme që ka ...
Komentet te KURTI TAKON UDHËHEQËSEN E KOMITETIT AMERIKANO-HEBRAIK, AVITAL LEIBOVICH Janë të Mbyllura

KUVENDI MIRATON NË PARIM HEQJEN E HOMOLOGIMIT PËR AUTOMJETE

Lajme
Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 70 vota pro kanë votuar sot në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete, që parasheh heqjen e homologimit të veturave të importuara nga BE-ja, raporton KosovaPress. Ushtruesja e detyrës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se me këtë plotësim-ndryshim të Ligjit për automjetet po hiqet një padrejtësi ndaj qytetarëve të Kosovës për më shumë se një dekadë Kusari-Lila: Hiqet nja padrejtësi për qytetarët që është bërë mbi 10 vjet “Në këtë legjislaturë kemi marrë prapë iniciativën për të korrigjuar një padrejtësi e cila në Kosovë vijon prej vitit 2009. Është vlerësuar që ky autorizim që i është ...
Komentet te KUVENDI MIRATON NË PARIM HEQJEN E HOMOLOGIMIT PËR AUTOMJETE Janë të Mbyllura

QKSS PUBLIKON RAPORTIN “SHKUNDJA E MITEVE LIDHUR ME TRANZICIONIN E FSK-SË NË FORCË MBROJTËSE”

Lajme
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka publikuar raportin me temë “Shkundja e miteve lidhur me tranzicionin e FSK-së në forcë mbrojtëse”, i cili vë në pah procesin e tranzicionit të FSK-së nga një mandat i kufizuar i mbrojtjes civile në një mandat thjesht ushtarak. Publikimi identifikon të arriturat e deritashme nga ky proces ku ndër të tjera konstaton zhvillimi i kë saj force është duke ndodhur sipas dinamikës së paraparë. Për më shumë, raporti gjen se tranzicioni si i tillë ka dëshmuar të ketë qenë një vendim i rëndomtë burokratik i institucioneve të Kosovës dhe se politizimi i tepërt i saj nga ana e Serbisë dhe disa vendeve ...
Komentet te QKSS PUBLIKON RAPORTIN “SHKUNDJA E MITEVE LIDHUR ME TRANZICIONIN E FSK-SË NË FORCË MBROJTËSE” Janë të Mbyllura

OAK DHE MINISTRI ÇEKU DISKUTOJNË MBI PËRFSHIRJEN E MEDIAVE NË LIGJIN PËR SPONSORIZIM

Lajme
Ligji për Sponsorizim dhe përfshirja e sektorit medial në këtë ligj ishte një ndër temat kryesore të diskutimit në takimin e realizuar ndërmjet përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) dhe ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku. Kryetari i Bordit të OAK-ut, Skënder Krasniqi, tha se kërkesë e sektorit medial tash e tri vjet është përfshirja e mediave në Ligjin për Sponsorizim, pasi një gjë e tillë do të lehtësonte punën e mediave dhe pavarësimin e tyre. Sipas OAK-ut, ndarja e së drejtës autoriale dhe pronësisë intelektuale në dy dikastere të ndryshme po krijon konfuzitet te bizneset, duke krijuar kështu vështirësi qoftë gjatë regjistrimit të emrit tregtar, ...
Komentet te OAK DHE MINISTRI ÇEKU DISKUTOJNË MBI PËRFSHIRJEN E MEDIAVE NË LIGJIN PËR SPONSORIZIM Janë të Mbyllura

AAK-JA I KËRKON KURTIT TË RAPORTOJË NË KUVEND PËR TAKIMIN ME VUÇIQIN

Lajme
Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në seancën e sotme parlamentare ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që sa më parë të raportojë për takimin e fundit në Bruksel me presidentin serb Vuçiq. Deputeti Tahiri tha se në atë takim kanë humben temat për siç tha ai e njohjes reciproke dhe e kërkimit të faljes. Ndërsa, sipas tij, në këtë takim ka nisur loja e fjalëve CEFTA e SEFTA ((South-East European Free Trade Agreement), që në esencë është mini-shengeni. Tahiri: Për habi humbën temat e njohjes dhe kërkim faljes, nis loja e fjalëve CEFTA-SEFTA “Kryeministri Kurti ishte në Bruksel në takimin e tij të parë formal me presidentin ...
Komentet te AAK-JA I KËRKON KURTIT TË RAPORTOJË NË KUVEND PËR TAKIMIN ME VUÇIQIN Janë të Mbyllura