Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

HOLANDË-AUSTRI, KY ËSHTË REZULTATI I PJESËS SË PARË

Sport
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Holandës dhe Austrisë, ku pas 45’ minutave lojë rezultati është 1:0 në favor të vendasve. Pas një faulli të shkaktuar brenda 16-metërshit nga austriaku David Alaba, akordohet penalti ku sulmuesi Memphis Depay e konkretizon me gol në minutën e 11’, përcjell KosovaPress. Brenda 45’ minutave lojë të zhvilluar, holandezët kanë dominuar pjesën e parë me gjashtë raste për gol, dhe një rast konkret drejt portës. Rezultati pas pjesës së parë është 1:0. /KP ...
Komentet te HOLANDË-AUSTRI, KY ËSHTË REZULTATI I PJESËS SË PARË Janë të Mbyllura

VDES EDHE ANËTARI I PESTË I FAMILJES RAMADANI QË U AKSIDENTUA NË KOSHARE TË FERIZAJT

Lajme
Ka ndërruar jetë edhe anëtari i pestë i familjes Ramadani që u aksidentua ditë më parë në Koshare të Ferizajt. E ndjera 32 vjeçare ishte duke u trajtuar në QKUK, por që nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve. Këtë lajm e ka bërë të ditur Policia e Kosovës. “Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka pranuar informatën nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, se sonte, rreth orës 20:00, personi I.R ( F/SH/K), e moshës 32 vjeçare, ka ndërruar jetë, si pasojë e lëndimeve të rënda, që kishte pësuar nga aksidenti i komunikacionit i datës 06.06.2021, që ka ndodhur në fshatin Koshare të Ferizajt, ku u aksidentuan dy automjete civile të ...
Komentet te VDES EDHE ANËTARI I PESTË I FAMILJES RAMADANI QË U AKSIDENTUA NË KOSHARE TË FERIZAJT Janë të Mbyllura

KPK MBËSHTET LUMEZIN: ÇFARËDO TENDENCE PËR CENIMIN E INTEGRITETIT TË KRYEPROKURORIT DO TË DËSHTOJNË

Lajme
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) përmes një deklarate për media siguron opinionin publik se Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka mbështetjen e plotë të të gjithë anëtarëve të Këshillit në ushtrimin e mandatit të tij Kushtetues dhe ligjor. Sipas KPK-së, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, në vazhdimësi është vlerësuar maksimalisht për punën e tij sipas standardeve më të larta nga ana e Këshillit Prokurorial të Kosovës. Andaj thekson se çfarëdo tendence për inskenime të mundshme që kanë për qëllim destabilizimin institucional, cenimin e integritetit, mandatit dhe prestigjit të Kryeprokurorit të Shtetit, do të dështojnë. “Këshilli Prokurorial i Kosovës si organ Kushtetues i pavarur dhe i paanshëm, nuk do të lejojë ...
Komentet te KPK MBËSHTET LUMEZIN: ÇFARËDO TENDENCE PËR CENIMIN E INTEGRITETIT TË KRYEPROKURORIT DO TË DËSHTOJNË Janë të Mbyllura

KRENARE SOGOJEVA-DERMAKU ZGJIDHET KOMISIONARE E AGJENCISË PËR INFORMIM DHE PRIVATËSI

Lajme
Deputetët e Kuvendit të Kosovës më 65 vota pro kanë zgjedhur Krenare Sogojeva-Dermaku për komisionare të Agjencisë për Informim dhe Privatësi. Në procesin e votimit, të cilin e bojkotuan partitë opozitare, morën pjesë 72 deputetë, ndërsa kandidati Enver Bujari mori 5 vota, e kandidati tjetër, Edon Myftari një votë, ndërsa një ishte e pavlefshme. Pas votimit të komisionarit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi, nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci mbylli punimet e seancës, pasi për pikën e fundit të rendit të ditës, propozim-rezoluta nga debati parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e COVID-19 nuk ishin të pranishëm iniciuesit e saj. /E.Zeqiri/ KP ...
Komentet te KRENARE SOGOJEVA-DERMAKU ZGJIDHET KOMISIONARE E AGJENCISË PËR INFORMIM DHE PRIVATËSI Janë të Mbyllura

POZITË – OPOZITË SËRISH PËRPLASEN RRETH KOMISIONARIT TË AGJENCISË PËR INFORMIM DHE PRIVATËSI

Lajme
Pozita dhe opozita janë përplasur sërish në seancën e sotme plenare për zgjedhjen e komisionarit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi. Deputetët e opozitës kanë kërkuar rikthimin e procesit në pikën zero, por kjo u kundërshtua nga Lëvizja Vetëvendosje e cila tha se “zhurma” e opozitës për këtë proces është e pakuptimtë. Ndërkohë në momentin e procesit të votimit nuk po marrin pjesë asnjëra nga partitë opozitare – PDK, LDK dhe AAK. Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila duke iu referuar deklaratave opozitare, shprehu keqardhje që të njëjtat kanë mbetur si dekor, por në të kaluarën edhe ata kanë qenë si dekor dhe ...
Komentet te POZITË – OPOZITË SËRISH PËRPLASEN RRETH KOMISIONARIT TË AGJENCISË PËR INFORMIM DHE PRIVATËSI Janë të Mbyllura

SUPREMJA I JEP TË DREJTË KASTRATIT PËR REFORMAT NË ARSIM

Lajme
Gjykata Supreme ka hedhur poshtë ankesën e prindërve nga Kamenica lidhur me vendimin për vazhdimin e fazës së tretë të reformës në arsim në këtë komunë. Kështu që Gjykata Supreme e Kosovës i ka dhënë të drejtë kryetarit të Kamenicës, Qëndron Kastratit lidhur me reformat në arsim. Paneli i kësaj gjykate ka hedhur poshtë kërkesën e paditësve të Flora Lenjatit dhe të tjerëve. Kujtojmë se së pari më 2 nëntor 2020, Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti për Çështje Administrative ka aprovuar kërkesën e banorëve të fshatrave Karaqevë, Koperrnicë dhe Shipashnicë të Komunës së Kamenicës për pezullimin e vendimit të kryetarit të kësaj komune Qëndron Kastrati lidhur me riorganizim(reformën) në arsimin komunal. ...
Komentet te SUPREMJA I JEP TË DREJTË KASTRATIT PËR REFORMAT NË ARSIM Janë të Mbyllura

IPK REKOMANDON SUSPENDIMIN E TRE ZYRTARËVE POLICORË

Lajme
Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e departamentit të hetimeve brena këtij institucioni, kanë rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë . Hetuesit e IPK-së janë duke hetuar një rast ku të dyshuar janë tre zyrtarë policor (një zyrtar policor me gradën e nënkolonelit, një rreshter policor dhe një zyrtar policor) me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i detyrës dhe autoritetit zyrtar”. “Bazuar në hetimet e deritashme ekziston dyshimi se zyrtarët policorë nuk kanë raportuar prova dhe fakte për të cilat ata kanë rënë në dijeni gjatë kryerjes së detyrës zyrtare lidhur me një punishte në Drenas. Rekomandimi për suspendim është bërë në interes të procedurës hetimore ...
Komentet te IPK REKOMANDON SUSPENDIMIN E TRE ZYRTARËVE POLICORË Janë të Mbyllura

DY PJESËTARË TË FSK-SË TREGOJNË SUKSES NË NJË PREJ USHTRIMEVE MË SFIDUESE NË BRITANI

Lajme
Dy pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë në mesin e ushtarëve britanez në “Light Close Reconnaissance Commanders Course”, të cilët janë duke i përsosur aftësitë̈ e tyre të shenjëtarisë̈ në Brecon përpara se të zbarkojnë̈ në stërvitjen e tyre përfundimtare. Kursi 8-javor mbahet në divizionin e zbulimit dhe taktikave të blinduara në Warminster. Kursi është sfidues dhe brenda tri javëve të fundit që zhvillohet në Brecon, ushtarët do të mbarojnë̈ atë vetëm pasi të kenë përfunduar stërvitjen përfundimtare 10-ditore, ka njoftuar faqja e ushtrisë britaneze. Ushtarët do të kualifikohen për të komanduar një Patrullë ose Togë te Zbulimit brenda njësisë̈ së tyre, nëse tregohen të suksesshëm./KP ...
Komentet te DY PJESËTARË TË FSK-SË TREGOJNË SUKSES NË NJË PREJ USHTRIMEVE MË SFIDUESE NË BRITANI Janë të Mbyllura

MINISTRIA E SHËNDETËSISË, SIPAS TË DHËNAVE NGA INSTITUTI KOMBËTAR I SHËNDETËSISË PUBLIKE TË KOSOVËS, INFORMON:

Shëndetësi
Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.446 doza të vaksinës kundër COVID-19.  Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 118.538 doza të vaksinës.  Deri më sot 15.093 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.  Nga 1.848 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.  Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.  Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.186. Në total numri i rasteve aktive është 184./DielliNews.info ...
Komentet te MINISTRIA E SHËNDETËSISË, SIPAS TË DHËNAVE NGA INSTITUTI KOMBËTAR I SHËNDETËSISË PUBLIKE TË KOSOVËS, INFORMON: Janë të Mbyllura

ISMAILI-HAXHIUT: IKNI DEMAGOGJISË, DO TË NDËRROHESH EDHE TI SI KREJT MINISTRAT

Lajme
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu për propozimin e emërimit të Albert Zogaj për emërim të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës. Ismaili i ka përmendur edhe se kandidati Zogaj ka tetë funksione. Ismaili: Keni person me tetë funksione “Ministre kriteri, metodologjia që ke përdorur mendoj që është pak profesionale, intelektuale me fol pak për atë çështje, jo me thënë se unë i njoh këta dhe e di që janë të mirë. Pra, është e drejtë e juaj, e qeverisë mirëpo edhe në të drejtën tuaj eksiton pak një koncept profesional për të ...
Komentet te ISMAILI-HAXHIUT: IKNI DEMAGOGJISË, DO TË NDËRROHESH EDHE TI SI KREJT MINISTRAT Janë të Mbyllura