Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

LA FËMIJËN E VET PA PËRKUJDESJE, POLICIA NIS HETIMET

Lajme
Një rast është iniciuar ndaj të dyshuarës femër pasi që ditë më parë kishte lënë fëmijën e saj të mitur pa përkujdesje. Rasti është iniciuar dje pasdite në Prishtinë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.  /KP ...
Komentet te LA FËMIJËN E VET PA PËRKUJDESJE, POLICIA NIS HETIMET Janë të Mbyllura

KURTI NË VJENË PËR SAMITIN E BALLKANIT PERËNDIMOR

Lajme
Sot, në Vjenë do të mbahet Samiti i radhës për Ballkanin Perëndimor, në të cilin po marrin pjesë përfaqësues të vendeve të rajonit, përfshirë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Nikoqir i Samitit të sotëm do të jetë kancelari austriak, Sebastian Kurz, i cili në llogarinë e tij në ‘Twitter’ ka bërë të ditur se pjesëmarrës në këtë ngjarje do të jenë edhe: përfaqësuesi special i BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, Belinda Belluku nga Qeveria e Shqipërisë dhe Zoran Tegeltija nga Bosnja dhe Hercegovina. Kruz ka shkruar se Bashkimi Evropian nuk është ...
Komentet te KURTI NË VJENË PËR SAMITIN E BALLKANIT PERËNDIMOR Janë të Mbyllura

NJË PERSON GJENDET I VDEKUR NË OBORRIN E QKUK-SË

Lajme
Një person është gjetur dje në mesditë pa shenja jete në oborrin e QKUK-së. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar. Lidhur me rastin janë njoftuar familjarët e viktimës dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion./KP ...
Komentet te NJË PERSON GJENDET I VDEKUR NË OBORRIN E QKUK-SË Janë të Mbyllura

SULMOI MOTRËN E VET, ARRESTOHET

Lajme
Një person është arrestuar në Podujevë, pasi që e kishte sulmuar fizikisht motrën e tij duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima pas ndihmës mjekësore në Emergjencën në Podujevë është dërguar në QKUK-së për tretman të mëtutjeshëm mjekësorë. Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë./KP ...
Komentet te SULMOI MOTRËN E VET, ARRESTOHET Janë të Mbyllura

LËNDOHET PASI RRËZOHET NGA NJË OBJEKT NË FUSHË KOSOVË

Lajme
Një person deri sa kishte qenë duke punuar ishte rrëzuar nga objekti në Fushë Kosovë dhe kishte pësuar lëndime trupore. Viktima është duke marrë tretman mjekësor në QKUK-së. Ndërsa është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pronar i firmës në të cilën viktima ka qenë duke punuar. Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë./KP ...
Komentet te LËNDOHET PASI RRËZOHET NGA NJË OBJEKT NË FUSHË KOSOVË Janë të Mbyllura

DERI SOT JANË VAKSINUAR 5654 GJILANAS KUNDËR COVID-19

Shëndetësi
Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, ka mbajtur sot takimin e radhës të udhëhequr nga nënkryetari, Arbër Ismajli, për vlerësimin e situatës gjatë javës. Nënkryetari Ismajli ka bërë të ditur se deri tani janë vaksinuar 5654 gjilanas kundër COVID-19, derisa konfirmoi se procesi i vaksinimit po shkon mirë, pa vonesa e pa tollovi. Sipas njoftimit të komunës, pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 21632 mostra, 6439 kanë rezultuar pozitivë, 6283 janë shëruar, 146 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 10 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 2 persona, dhe 25 mostra në pritje për ...
Komentet te DERI SOT JANË VAKSINUAR 5654 GJILANAS KUNDËR COVID-19 Janë të Mbyllura

PRODHIMET NGA SHQIPËRIA, GATI 2 MILIARDË LEKË U EKSPORTUAN DREJT SHBA-SË

Shqipëri
Eksportet shqiptare drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës u rritën me rreth 600 milionë lekë gjatë 5 muajve të parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Referuar statistikave të publikuara nga INSTAT mbi tregtinë e jashtme, eksportet drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës llogariten gjatë periudhës janar-maj 1.9 miliardë lekë nga 1.3 miliardë lekë që ishin në 5-mujorin e 2020-s. Ndërkohë, rritje të ndjeshme kanë patur edhe importet nga SHBA. Sipas të dhënave importet arritën në 5.4 miliardë lekë gjatë 5-mujorit të parë të këtij viti, nga 3.7 miliardë lekë që ishin për 2020-ën. Shqipëria eksporton drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës një ...
Komentet te PRODHIMET NGA SHQIPËRIA, GATI 2 MILIARDË LEKË U EKSPORTUAN DREJT SHBA-SË Janë të Mbyllura

GJERMANIA HEQ KUFIZIMET PËR SHQIPËRINË, SERBINË DHE MAQEDONINË E VERIUT

Rajoni dhe Bota
Gjermania hoqi kufizimet për Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shtetasit nga këto vende mund të hyjnë në Gjermani edhe si turistë. Duke filluar nga e diela, më 20 qershor, shtetasit nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut do të lejohen të hyjnë sërish në Gjermani pa qenë nevoja të justifikojnë shkakun e udhëtimit. Këtë e bën të ditur Ministria gjermane e Punëve të Brendshme në faqen e internetit. Në këtë mënyrë Gjermania ndoqi rekomandimin e Këshillit të Bashkimit Evropian, i cili vendosi të mërkurën, të heqë restriktionet për disa vende të reja. Në listën pozitive të Gjermanisë janë shtuar veç këtyre tre vendeve edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ...
Komentet te GJERMANIA HEQ KUFIZIMET PËR SHQIPËRINË, SERBINË DHE MAQEDONINË E VERIUT Janë të Mbyllura

MBI KATËR MILIONË TË VDEKUR NGA COVID-19

Shëndetësi
Mbi katër milionë të vdekur janë regjistruar në tërë botë nga CoViD-19. Dy milionë të vdekur janë regjistruar për një vit, ndërsa dy milionë të tjerë kanë humbur jetën për një periudhë kohore prej 166 ditësh. Kjo është bërë e ditur në një analizë të publikuar nga Reuters, ku thuhet se top vendet me numrin më të lartë të vdekjeve gjatë pandemisë janë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Brazili, India dhe Meksiko, të cilat njëherazi përfaqësojnë 50 për qind të vdekjeve totale nga CoViD-19. Ndërsa, në raport me popullatën e tyre, vendet me më së shumti të vdekur janë: Peruja, Hungaria, Bosnja, Republika Çeke dhe Gjibraltari. Në spitalet e vendeve ...
Komentet te MBI KATËR MILIONË TË VDEKUR NGA COVID-19 Janë të Mbyllura

OSMANI: PAVARËSIA REALITET I PAKTHYESHËM

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila ka marrë pjesë në samitin vjetor të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), ka thënë se u ka bërë thirrje vendeve të cilat nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës që ta njohin sa më parë atë, ngase ai është realitet i pakthyeshëm. Osmani gjithashtu u ka bërë thirrje që ta respektojnë në plotni sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tonë. Osmani ka shkruar në Facebook se me ftesë të nikoqirit të sivjetëm, presidentit të Republikës së Turqisë, Erdogan, po merr pjesë në samitin vjetor të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP). “Në fjalimin tim para përfaqësuesve të vendeve anëtarë ...
Komentet te OSMANI: PAVARËSIA REALITET I PAKTHYESHËM Janë të Mbyllura