Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

MINISTRI VITIA DHE SHEFI I ZYRËS SË BE NË KOSOVË DISKUTOJNË PËR VAKSINIMIN KUNDËR COVID-19

Lajme
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia sot priti në takim udhëheqësin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog. Në këtë takim Ministri Vitia njoftoj shefin e BE-së në Kosovë për situatën epidemiologjike në vendin tonë, procesin e vaksinimit masiv, dhe e informoj rreth përgatitjeve sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit. Me theks të veçantë ministri Vitia përmendi indikatorët kryesor të gjendjes epidemiologjike si tregues kryesor të cilët janë: Rënia e dukshme e rasteve të vdekjes dhe e hospitalizimeve, numrin e ulët të rasteve, shkallën e ulët të pozitivitetit nën 1% dhe indikatorë të tjerë që e tregojnë situatën epidemiologjike si shumë të mirë dhe stabile për momentin. Ministri Vitia gjithashtu ...
Komentet te MINISTRI VITIA DHE SHEFI I ZYRËS SË BE NË KOSOVË DISKUTOJNË PËR VAKSINIMIN KUNDËR COVID-19 Janë të Mbyllura

JAVËN E ARDHSHME DY SEANCA PLENARE

Lajme
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish javën e ardhshme. Njëra do të jetë solemne më 22 qershor dhe tjetra e rregullt më 24 qershor, ku të zgjedhurit e popullit, pritet të vendosin për shkarkimin e pesë (5) anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. Kjo sipas partive opozitare është duke u bërë me qëllim të kapjes së institucioneve së pavarura. Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se kjo qasje e pushtetit është e gabuar. Lidhur me këtë, i shqetësuar u shpreh edhe shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili tha se ...
Komentet te JAVËN E ARDHSHME DY SEANCA PLENARE Janë të Mbyllura

TRE VJET E KATËR MUAJ BURGIM DHE 200 EURO GJOBË PËR VJEDHJE TË RËNDË

Lajme
Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit Y.A. shtetas i Republikës së Kosovës, i akuzuar për shkak të katër veprave penale vjedhje e rëndë. Sipas gjykatës i pandehuri është shpallur fajtor dhe gjykuar me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej tre vjet e katër muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej dyqind euro. “I pandehuri akuzohet se më 13.01.2015, në Shtime me qëllim që me përvetësimin e sendeve të huaja të luajtshme e që vetit të i sjellë përfitim pasuror të kundërligjshëm, me përdorimin e forcës me një shkallë të drurit ku përmes shkallës ka hapur dritaren e katit të dytë, ku prej aty ka ...
Komentet te TRE VJET E KATËR MUAJ BURGIM DHE 200 EURO GJOBË PËR VJEDHJE TË RËNDË Janë të Mbyllura

MINISTRIA E SHËNDETËSISË, SIPAS TË DHËNAVE NGA INSTITUTI KOMBËTAR I SHËNDETËSISË PUBLIKE TË KOSOVËS, INFORMON:

Shëndetësi
Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.341 doza të vaksinës kundër COVID-19.  Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 125.882 doza të vaksinës.  Deri më sot 16.821 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.  Nga 1.694 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.  Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.  Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.200. Në total numri i rasteve aktive është 179./DielliNews.info ...
Komentet te MINISTRIA E SHËNDETËSISË, SIPAS TË DHËNAVE NGA INSTITUTI KOMBËTAR I SHËNDETËSISË PUBLIKE TË KOSOVËS, INFORMON: Janë të Mbyllura

SULMOHET INFERMIERI, REAGON FSSHK: VEPRIME TË TILLA NDAJ PUNËTORËVE SHËNDETËSOR JANË DËNUESHME

Shëndetësi
Është sulmuar infermieri i urgjencës në QKMF të Dragashit N.H. Ndaj këtij sulmi ka reaguar Federata e Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë (FSShK) duke e mbajtur edhe një protestë në oborrin e kësaj QKMF-je. “Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës dënon ashpër sulmin ndaj infermierit të urgjencës në QKMF të Dragashit N.H i cili ka ndodhur sot rreth orës 07:30 min derisa po përfundonte ndërrimin e natës infermieri i urgjences në QKMF të Dragashit N.H është sulmuar verbalisht me fjalë fyese dhe ofenduese nga ana e një pacienti i cili ka shkuar për të marrë shërbim shëndetësor. Mirëpo kjo gjë nuk ka përfunduar me kaq me ç’rast pacienti së ...
Komentet te SULMOHET INFERMIERI, REAGON FSSHK: VEPRIME TË TILLA NDAJ PUNËTORËVE SHËNDETËSOR JANË DËNUESHME Janë të Mbyllura

KRYESIA E KUVENDIT NIS MBLEDHJEN E RADHËS

Lajme
Ka filluar mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku pritet të vendoset për mbajtjen e seancës së radhës plenare. Në rend të ditës për diskutim nga kryesia janë një mori çështjesh, duke filluar nga shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e pesë anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. Derisa pritet të shqyrtohen edhe rekomandimet e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e Auditimit të performancës “Efektiviteti i ndërlidhjes së arsimit dhe aftësimit profesional me nevojat e tregut të punës./KP ...
Komentet te KRYESIA E KUVENDIT NIS MBLEDHJEN E RADHËS Janë të Mbyllura

ISH-PUNËTORËT E “RILINDJES” ME PROTESTË KËRKOJNË REALIZIMIN E 20 PËRQINDËSHIT

Lajme
Ish-punëtorët e gazetës “Rilindja”, sot kanë protestuar para objektit të tyre të dikurshëm për të kërkuar realizimin e 20 përqindëshit për punëtorët dhe njohjen e stazhit të punës. Drejtori i gazetës “Rilindja”, Zeqir Bekolli duke kërkuar realizmin e kërkesave të tyre për 20 përqind dhe stazhin e punës, theksoi në vazhdimësi janë duke u injoruar nga institucionet përkatëse. Bekolli tha se e drejta e tyre për kompensim vetëm për pallatin “Rilindja”, janë mbi 3 milionë euro për punëtorët, ndërsa për 20 përqindëahin nuk ka ndonjë shumë të caktuar. “Kërkesa jonë e dytë përveç 20 përqindëshit është edhe kërkesa për njohjen e stazhit të punës. Punonjësit të cilët kanë punuar edhe ...
Komentet te ISH-PUNËTORËT E “RILINDJES” ME PROTESTË KËRKOJNË REALIZIMIN E 20 PËRQINDËSHIT Janë të Mbyllura

MERGIM DERVISH GASHI KËRKOHET NGA POLICIA

Lajme
Policia e Kosovës po kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e Mergim Dervish Gashit, të lajmërojë Policinë apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Sipas një njoftimit të drejtorisë rajonale të policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, ka lëshuar këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. “Personi i kërkuar është Mergim (Dervish) Gashi i lindur me 08.12.1995 në Pejë. I pandehuri është i kërkuar për veprën penale “Kanosje” Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që ...
Komentet te MERGIM DERVISH GASHI KËRKOHET NGA POLICIA Janë të Mbyllura

SVEÇLA: NE PUNOJMË ÇDO DITË PËR TË PËRMIRËSUAR KUSHTET E JETESËS SË REFUGJATËVE

Lajme
Me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, Ministria e Punëve të Brendshme dhe UNHCR kanë përuruar sot Qendrën e Azilit e sapo rinovuar në Vranidoll. Në këtë ditë u vlerësua trajtimi i refugjatëve që po iu bëhet në dy qendrat e azilantëve në Kosovë, asaj në Magure të Lipjanit dhe në Vranidoll. Me këtë rast ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është shprehur se në vitet 1998-të dhe 1999-të afro një milion qytetarë të Kosovës dhunshëm u dëbuan nga shtëpitë e tyre dhe u strehuan në vende fqinje dhe më larg. Sveçla: Si popull ne jemi përballur me të njëjtën situatë në vitet 98 dhe 99 “Si popull ne ...
Komentet te SVEÇLA: NE PUNOJMË ÇDO DITË PËR TË PËRMIRËSUAR KUSHTET E JETESËS SË REFUGJATËVE Janë të Mbyllura

AKSIDENT ME FATALITET, VDES NË QKUK

Lajme
Një vajzë ka ndërruar jetë në Qendrën Emergjente të QKUK-së në Prishtinë, si pasojë e një aksidenti në trafik të ndodhur ditë më parë. Sipas Policisë, aksidenti kishte ndodhur më 6 qershor në fshatin Koshare të Ferizajt, derisa ajo ishte duke u trajtuar në repartin Intensiv ka ndërruar jetë./KP ...
Komentet te AKSIDENT ME FATALITET, VDES NË QKUK Janë të Mbyllura