Klubi nga kryeqyteti Sigal Prishtina në një konferencë për media ka njoftuar se ylli i saj, Edmond Azemi, i ka dhënë fund karrierës si basketbollist profesionist. Presidenti i Sigal Prishtinës Burim Maraj, falënderoi Azemin për kontributin e dhënë, duke u zotuar që do të punojë sa më shumë që veprimtaria e tij të mos shuhet. Maraj: Edo faleminderit për kontributin e dhënë, zotohem që do ta vazhdoj traditën e klubit. “Do të bëj çmos që ta vazhdoj traditën e të shkruarit histori për klubin e basketbollit Prishtina, së bashku me të gjithë ekipin menaxhues të klubit zotohem për një të ardhme më të mirë për klubin dhe gjeneratat e reja. Andaj, ...
Komentet te EDMOND AZEMI PËRFUNDON KARRIERËN SI BASKETBOLLIST PROFESIONIST Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Partitë opozitare kanë shfaqur qëndrime të ndryshme rreth dërgimit në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e ish kryesueses së KQZ-së, Valdete Daka nga presidentja Vjosa Osmani. Derisa në LDK thonë se do të presin veprimet ligjore të Dakës, në AAK u shprehën në mbështetje të PDK-së për inicimin në kushtetuese të shkarkimit të ish të parës së KQZ-së. Ndërkohë, në Lëvizjen Vetëvendosje theksojnë se veprimi i presidentes Osmani ka qenë në përputhje me dispozitat kushtetuese dhe normat ligjore. Ishte shefi i grupit parlamentar të AK-së, Besnik Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit që tha së përkrahin një nismë të tillë, por LDK ka hezitime në këtë temë. Tahiri: LDK ka hezitim ...
Komentet te OPOZITA E NDARË RRETH DËRGIMIT TË OSMANIT NË KUSHTETUESE, LVV THOTË SE ÇDO GJË ISHTE LIGJORE Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte në mesin e kryeministrave që mori pjesë në Samitin e sotëm të Ballkanit Perëndimor, i cili u mbajt në Vjenë. Kancelari austriak, Sebastian Kurz, i cili ishte nikoqir i këtij Samiti, ka publikuar në Twitter një fotografi me Kurtin dhe ka shkruar se COVID-19 ka dëshmuar rëndësinë e partneritet të fuqishëm që duhet të kenë vendet mes vete. Kurz, tutje shkroi se Kosova dhe Austria do ta vazhdojnë punën e mirë, drejt integrimit në BE-së. “Kënaqësi ta mirëpres Albin Kurtin në Vjenë sot. COVID-19 na ka treguar se sa e rëndësishme është që të kemi partneritet të fuqishëm ndërkombëtar. Ne do të vazhdojmë punën ...
Komentet te KURZ: DO TA VAZHDOJMË PUNËN E MIRË ME KOSOVËN DREJT INTEGRIMIT EVROPIAN Janë të Mbyllura
Pishina e vetme e kryeqytetit nga nesër hapë sezonin veror 2021. Dyert për gjithë qytetarët do të hapen nga ora 10:00. Menaxhmenti i Ndërmarrjes Publike “Sport Marketing” që menaxhon me pishinën ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të respektuar rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së virusit. “NPL “Sport Marketing” do të vazhdojë të mbajë të mobilizuar stafin menaxhues dhe infrastrukturën mbështetëse për të qenë gjatë gjithë sezonës verore të përgatitur. Në pishinë janë angazhuar stafi profesional, duke filluar nga sigurimi fizik, shpëtimtarët, autoambulanca me mjekun dhe teknikun, si dhe mirëmbajtësit. Edhe këtë sezon hyrja për të rritur ...
Komentet te PISHINA E GËRMISË HAP DYERT NGA NESËR Janë të Mbyllura
Këshilli Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë për shkarkimin e drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi ka vërtetuar shkeljet, keqpërdorimet e tejkalimet ligjore nga ai. Kështu ka thënë zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu. Sallhu shkruan se pretendimet e tyre ishin të drejta. “Sapo pranuam Vendimin e Këshillit Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë për shkarkimin e z. Nehat Thaçi – drejtor i SHKK-së. Këshilli Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë ka vërtetuar shkeljet, keqpërdorimet e tejkalimet ligjore nga tashmë ish-drejtori i ShKK-së, z. Nehat Thaçi. Pretendimet tona që u provuan si të drejta, do të shërbejnë edhe si dëshmi shtesë për Prokurorinë Speciale, ku e kemi dorëzuar kallëzimin penal ndaj të ...
Komentet te ZËVENDËSMINISTRI I DREJTËSISË: VËRTETOHEN KEQPËRDORIMET E NEHAT THAÇIT Janë të Mbyllura
Edhe këtë vit, Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për organizimin e patrullimeve të përbashkëta gjatë sezonës së verës në zona turistike. Në ceremoninë e sotme, u kërkua që kjo marrëveshje të përfshijë edhe patrullimet e forcave të rendit të Shqipërisë në qytete të Kosovës, si Prizren e Gjakovë. Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, është shprehur i lumtur që po vazhdon tradita e një marrëveshje të tillë mes dy vendeve. Veliu: Po e vazhdojmë traditën e marrëveshjes mes dy vendeve “Mirë se keni ardhur dhe sinqerisht ndihem shumë mirë, që mbas vizitës që ne zhvilluam muajin e kaluar në Prishtinë, ju e gjetët ...
Komentet te EDHE KËTË VERË DO TË KETË PATRULLIME TË PËRBASHKËTA NË SHQIPËRI Janë të Mbyllura
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar nga kryeministri i Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq, përgjigje në letrën që ia pati dërguar atij dhe kryeministrave e presidentëve të 56 vendeve të botës. Në letër, kryeministri Kurti ka shprehur pikëpamjet e Republikës së Kosovës mbi trashëgiminë kulturore dhe rëndësinë e mbrojtjes së saj. Duke iu falënderuar për letrën, kryeministri kroat ka thënë se pajtohet plotësisht që historia kulturore e çdo vendi dhe personifikimet fizike të trashëgimisë së saj kulturore duhet të trajtohen gjithmonë me respektin e duhur dhe të mbrohen në të mirë të shoqërive tona në tërësi. “Ne i vlerësojmë shumë përpjekjet tuaja për të respektuar dhe mbrojtur ...
Komentet te PLENKOVIQ: KROACIA E PËRKRAH KAUZËN E KOSOVËS PËR MBROJTJEN E MONUMENTEVE Janë të Mbyllura
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish javën e ardhshme. Të enjten më 24 qershor do të jetë seanca e rregullt plenare, ndërsa mund të ketë seancë solemne më 22 qershor (e martë), ku ministri i jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio me rastin e vizitës në Kosovë, pritet t’i drejtohet legjislativit. Në seancën e së enjtes të zgjedhurit e popullit, pritet të vendosin për shkarkimin e pesë (5) anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. Kjo pikë u përcoll me tensione dhe akuza ndërmjet pozitës dhe opozitës në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit. Derisa paritë opozitare e akuzuan Lëvizjen Vetëvendosje për ...
Komentet te OPOZITA AKUZON PUSHTETIN PËR KAPJE TË INSTITUCIONEVE, LVV E FTON TË PRANOJË REALITETIN E RI Janë të Mbyllura
Administrata Tatimore e Kosovës ka organizuar tryezë diskutimi me palët e interesit, si dhe ka prezantuar shumë aktivitete të saj, siç janë të hyrat, borxhet, qarkullimi i bizneseve, rimbursimet, falja e ndëshkimeve sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe rezultatet e reformave, të cilat janë realizuar gjatë periudhës kohore janar-maj të këtij viti. Pjesë e këtij takimi ishte zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Ilir Kapiti, i cili u përgjigj shumë shqetësimeve dhe pyetjeve të ngritura nga ana e komunitetit të bizneseve. “Veç këtyre Kapiti tha se ATK është duke treguar se është një institucion profesional, në zbatimin e politikave fiskale përkatësisht legjislacionit tatimor, me ...
Komentet te MURTEZAJ: ATK KA ARRITUR TEJKALIMIN E OBJEKTIVAVE SIPAS PLANIT TË PUNËS Janë të Mbyllura
Nga e hëna do të filloj aplikimi online lidhur me shërbimet ndaj shtetasve të huaj për leje të qëndrimit. Ky aplikim ka për qëllim eliminimin e pritjeve të gjata dhe respektimin e të drejtave të shtetasve të huaj të cilët aplikojnë për leje qëndrimi në Kosovë si dhe avancimi i sistemeve elektorike. “Ministria e Punëve të Brendshme respektivisht Divizioni për të Huaj që është në kuadër të Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion njofton se nga e hëna fillon me aplikimin e termineve Online lidhur me shërbimet ndaj shtetasve të huaj për leje të qëndrimit. Ky aplikim ka për qëllim lehtësimin e procesit të aplikimit për leje të qëndrimit nga ...
Komentet te NGA E HËNA DO TË FILLOJ APLIKIMI ONLINE LIDHUR ME SHËRBIMET NDAJ SHTETASVE TË HUAJ PËR LEJE TË QËNDRIMIT Janë të Mbyllura