Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

VETËM 179 RASTE ME COVID-19 AKTIVE NË KOSOVË

Shëndetësi
Situata me pandeminë COVID-19 në Kosovë është lehtësuar dukshëm. Në tërë vendin aktive janë vetëm 179 raste. Ndërsa gjatë ditës së djeshme rezultuan 9 raste pozitive, kurse nuk pati viktima. “Nga 1.694 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.200. Në total numri i rasteve aktive është 179”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së. Kurse në 24 orët e fundit janë dhënë 7.341 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 125.882 doza ...
Komentet te VETËM 179 RASTE ME COVID-19 AKTIVE NË KOSOVË Janë të Mbyllura

10 VJET NGA VDEKJA E NEKIBE KELMENDIT

Lajme
Sot bëhen dhjetë vjet që kur u nda nga jeta, nënkryetarja e LDK-së, dhe deputetja Nekibe Kelmendi. Kelmendi kishte mbaruar Fakultetin Juridik në Prishtinë, më 1968. Menjëherë pas mbarimit të studimeve, ushtroi detyrën e gjyqtares, kurse nga viti 1974 deri më 1976, ushtroi profesionin e avokatisë, duke u bërë kështu gruaja e parë avokate shqiptare. Më pas, sërish ka punuar si gjyqtare deri në vitin 1987, kur u diferencua si edhe pjesa më e madhe e punonjësve shqiptarë nga ana e regjimit të Millosheviqit. Ishte një nga bashkëthemelueset e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prishtinë dhe një nga funksionaret e larta të Lidhjes Demokratike ...
Komentet te 10 VJET NGA VDEKJA E NEKIBE KELMENDIT Janë të Mbyllura

PËRUROHET RRUGA E ASFALTUAR NË FSHATIN KOVAQICË TË SHALËS SË BAJGORËS

Lajme
Sot nga ora 14:00 do të bëhet përurimi i rrugës së asfaltuar në fshatin Kovaqicë të Shalës së Bajgorës. Me rastin e përurimit të kësaj rruge do të jetë i pranishëm edhe kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ku banorët e këtij fshati kanë organizuar edhe një manifestim madhështor për ditën e nesërme. “Andaj, jeni të mirëseardhura të gjitha mediat për të përcjellë këtë aktivitet në fshatin Kovaqicë’, thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës. /KP ...
Komentet te PËRUROHET RRUGA E ASFALTUAR NË FSHATIN KOVAQICË TË SHALËS SË BAJGORËS Janë të Mbyllura

NDIKIMI I TEMPERATURAVE TË LARTA NË SHTYPJEN E GJAKUT

Shëndetësi
Shkaktarët e tensionit të lartë të gjakut janë të lidhur fort me shumë faktorë të stilit të jetesës, ku përfshihet ushqyerja dhe aktiviteti fizik. Megjithatë, ekspertët thonë se temperaturat mund të ndikojnë gjithashtu te shtypja e gjakut.   Sipas tyre, moti i nxehtë dhe ekspozimi në diell për një kohë të gjatë mund të ulë tensionin e lartë të gjakut. Ata shpjegojnë se përgjithësisht, tensioni i gjakut është më i lartë në dimër dhe më i ulët në verë. ÇFARË NDODH ME TENSIONIN E GJAKUT NË STINËN E VERËS Temperaturat e larta në stinën e verës shkaktojnë zgjerimin e enëve të gjakut ndërkohë që vetë trupi përpiqet të ulë temperaturën ...
Komentet te NDIKIMI I TEMPERATURAVE TË LARTA NË SHTYPJEN E GJAKUT Janë të Mbyllura

DHURATA DORA FESTON PËR 23 MILIONËSHIN ME “ONLY YOU”

ShowBiz
Dhurata i gëzohet suksesit të duetit me Maitre Gims.   Dhurata Dora një muaj më parë lansoi duetin e shumëpritur me artistin Maitre Gims. Kënga “Only You” erdhi e shoqëruar edhe me videoklip, i cili sjell përplot ngjyra verore, kurse menjëherë u shndërrua në hit. Së fundi, projekti në fjalë arriti shifrën prej 23 milionë shikimesh në kanalin YouTube, e këtij suksesi iu gëzua Dhurata. Ajo publikoi një fotografi të realizuar në plazh, ku shfaqet e veshur me një palë bikini rozë, ndërsa totë se është shumë e lumtur për këtë sukses. “23 milionë, shumë e lumtur”, shkruan ajo teksa falënderon fansat për përkrahjen. Por, Dhurata nuk u ndal me ...
Komentet te DHURATA DORA FESTON PËR 23 MILIONËSHIN ME “ONLY YOU” Janë të Mbyllura

“HANA”, VJEN NGA DREN ABAZI (VIDEO)

ShowBiz
Këngëtari Dren Abazi së fundi kishte paralajmëruar një projekt të ri muzikor, shkruan lajmi.net. Ai sapo lansoi këngën e shumëpritur me titull “Hana”, të cilës ia bashkëngjiti edhe një videoklip, ndërsa e këndon në stilin që jemi mësuar ta dëgjojmë çdo herë këtë artist. Teksti, muzika dhe orkestrimi i kësaj kënde janë punuar nga vet Dreni, ndërsa për orekstrimin e frymoreve u kujdes Brikel Guga Mjeshter. Për miksimin është kujdesur Samer Agolli, ndërsa u incizua nga Red Room Records.  Këngën “Hana” të Dren Abazit, mund ta dëgjoni në linkun e mëposhtëm.RTK/DielliNews.info   ...
Komentet te “HANA”, VJEN NGA DREN ABAZI (VIDEO) Janë të Mbyllura

ANGLIA NDALET NGA SKOCIA

Sport
Ka përfunduar ndeshja e Grupit D të Euro 2020 mes Anglisë dhe Skocisë, ku brenda 90’ minutave lojë, asnjëra kombëtare nuk ka arritur ta gjejë golin. Pavarësisht rasteve që kishin lojtarët gjatë ndeshjes, të dy portierët, Marshall dhe Pickford arritën që të mbajnë portat e paprekura, përcjell KosovaPress. “Tre Luanët” kishin sot mundësinë që me fitore të kalojnë në vendin e parë në Grupin D, por nuk arritën më shumë se një barazim përballë Skocisë. Me këtë barazim, Anglia pozicionohet e dyta në Grupin D me gjithsej 4 pikë, aq sa ka edhe Çekia në vendin e parë, kurse me nga një pikë të arkëtuar janë Kroacia dhe Skocia që ...
Komentet te ANGLIA NDALET NGA SKOCIA Janë të Mbyllura

DREJTORIA KOMUNALE E ARSIMIT NË BASHKËPUNIM ME STACIONIN E POLICISË NË KAMENICË, ORGANIZOJNË TAKIM LIDHUR ME SIGURINË NË SHKOLLA

Lajme
Komuna e Kamenicës përkatësisht Drejtoria Komunale e Arsimit, së bashku me Stacionin e Policës në Kamenicë, Drejtorët e Shkollave Fillore dhe të Mesme, si dhe Këshillat e Prindërve, në vazhdën e zbatimit të Strategjisë “Policia e Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimi në Bashkësi”, kanë mbajtur sot një takim në sallën e Kuvendit Komunal. Qëllimi i takimit ishte siguria në shkollat e komunës sonë. Të pranishëm në këtë takim ishin, u.d drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Drilon Ramabaja, zëvendësdrejtori rajonal i Gjilanit, Nënkolonel Shaban Azizi, Kapiten Florim Klaiqi, Komandant i Stacionit Policor në Kamenicë, zyrtar policor nga njësitet Policia në Komunitet, Drejtorët e Shkollave Fillore e të Mesme të Kamenicës ...
Komentet te DREJTORIA KOMUNALE E ARSIMIT NË BASHKËPUNIM ME STACIONIN E POLICISË NË KAMENICË, ORGANIZOJNË TAKIM LIDHUR ME SIGURINË NË SHKOLLA Janë të Mbyllura

OSMANI TAKOHET ME ERDOGANIN, DISKUTON PËR MUNDËSITË E THELLIMIT TË BASHKËPUNIMIT NË SHUMË FUSHA

Lajme
Presidentja Vjosa Osmani në vazhdën e takimeve në SEECP në Antalya të Turqisë, ka takuar edhe presidentin turk, Rexhep Tayyip Erdogan. Përmes një statusi në Facebook, Osmani ka thënë se në këtë takim me homologun e saj turk ka diskutuar për raportet e shkëlqyeshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në shumë fusha Ndërsa e ka falënderuar për përkrahjen që Turqia i ka dhënë Kosovës si dhe për mikpritjen dhe organizimin në SEECP dhe Antalya. “Në një takim shumë përmbajtjesor me Presidentin Erdogan, biseduam për raportet e shkëlqyeshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë dhe për mundësitë e thellimit ...
Komentet te OSMANI TAKOHET ME ERDOGANIN, DISKUTON PËR MUNDËSITË E THELLIMIT TË BASHKËPUNIMIT NË SHUMË FUSHA Janë të Mbyllura

ME EKSPOZITË VIZUALE DHE KONCERT PËRMBYLLEN AKTIVITETET PËR DITËN E ÇLIRIMIT TË KAMENICËS

Lajme
Pas seancës solemne dhe homazheve tek “Dëshmorët e Kombit”, aktivitetet e organizuara nga Drejtoria e Kulturës vazhduan me një ekspozitë me artistët tanë që vazhdojnë të kontribUojnë në fushën e artit pamor , duke i ndarë disa nga punimet e tyre të bukura, me shumë ngjyra dhe me koncepte te veçanta! Kjo ekspozitë u mbajt në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati” dhe e gjithë ekspozita ishte e shoqëruar me tingujt e muzikës së Orkestrës së Kamenicës. Në ekspozitë morën pjesë me veprat e tyre artistike këta piktorë: Ahmet Ibrahimi, Adem Kqiku dhe Arbenita Kryeziu. Gjithashtu me rastin e 18 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Dardanës, profesori Faton Krasniqi nga Kamenica ...
Komentet te ME EKSPOZITË VIZUALE DHE KONCERT PËRMBYLLEN AKTIVITETET PËR DITËN E ÇLIRIMIT TË KAMENICËS Janë të Mbyllura