Tani është duke u transmetuar puntata e radhës e ‘Big Brother VIP’, ku njëri nga banorët do ta lërë sonte shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Të gjithë banorët kanë qenë në nominim, ku publiku me anë të televotimit ka vendosur që të votojë për qëndrimin e personave në Big Brother. Ata që e lanë sonte shtëpinë është Dj PM dhe DAGZ ...
Komentet te DJ PM DHE DAGZ ELIMINOHEN NGA SHTËPIA E BIG BROTHER VIP Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Shporetët apo stufat me dru në zonat urbane janë përgjegjëse për gati gjysmën e kemikaleve që shkaktojnë kancer të gjetura në thërmijat e ajrit të ndotur, ka treguar një hulumtim i ri. Hidrokarbonet poliklinike aromatike [PAH-ët] në thërmijat e vogla të ndotjes prodhohen nga djegia e druve dhe është ditur qëmoti të kenë efekte kancerogjene, raporton The Guardian, përkthen Periskopi. Studimi i ri ka ekzaminuar burimet e këtyr PAH-ëve dhe gjeti se djegia e druve prodhon më shumë se djegia e dizellit apo benzinës nëpër vetura. Ky studim është tepër i rëndësishëm të lexohet edhe nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. Analizat ishin bërë në Athinë të Greqisë, por hulumtuesit ...
Komentet te STUDIMI MADHOR: NGROHJA ME DRU SHKAKTON RREZIK TË MADH PËR KANCER Janë të Mbyllura
Djemtë e legjendave të humorit në Kosovë, të ndjerit Ibrahim Krajkova e Rasim Thaçit, si dhe aktorit Sevdai Rodogoshi, Shkumbin Radogoshi, Artan Thaçi, e Bekim Krajkova, kanë nisur xhirimet e projekteve të reja, ku do t’iu sjellin “Treshi Përsheshi – Junior”. Në dhjetor të vitit 1986 ishte formuar “Treshi Përsheshi” nga Cima, Leci e Qumili, e pikërisht në këtë kohë, dhjetor 2021, është formuar “Treshi Përsheshi – Junior”. ‘Qumili’ përmes postimeve në rrjete sociale nuk ka hezituar ta shfaq entuziazmin për këtë “riformim” në mënyrë që të rikthehen komeditë e kohërave të arta, por kësaj radhe nga juniorët. Ky projekt që do të finalizohet së shpejti, është mirëpritur e ka ...
Komentet te FILLOJNË XHIRIMET NGA ‘TRESHI PËRSHESHI – JUNIOR’ Janë të Mbyllura
Katër ditë përpara se të mbahet takimi i radhës i ‘Open Balkan’, qeveria ka miratuar dy vendime që lidhen me nismën rajonale mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në mbledhjen e radhës të Këshillit të Ministrave është miratuar vendimi për identifikimin elektronik të shtetasve të Ballkanit Perëndimor dhe vendimi për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor. Vendimi për akses të lirë në tregun e punës, është tashmë në fuqi mes Kosovës dhe Shqipërisë pas marrëveshjes së nënshkruar gjatë mbledhjes së fundit mes dy qeverive, ndërsa me vendimin e fundit, përfshihet edhe RMV dhe Serbia. Takimi i radhës i nismës ‘Open Balkan’ do të mbahet ...
Komentet te QEVERIA E SHQIPËRISË MIRATON DY VENDIME TË ‘OPEN BALKAN’ Janë të Mbyllura
Një 46-vjeçare është goditur nga vetura në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ku si pasojë e plagëve të marra, ka vdekur përgjatë ditës. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, shkruan lajmi.net. “Si pasojë e aksidentit këmbësoret,kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Të njëjtat janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor, në QKUK, nga ku rreth orës 12:00, jemi njoftuar se njëra nga të lënduarat F.C femër 1975, ka ndërruar jetë”, deklaroi ajo. “Lidhur me këtë rast është arrestuar një person. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, njoftoi tutje Ahmeti. Lajmi.net ka arritur të sigurojë pamje nga kamerat e sigurisë në momentin ...
Komentet te MOMENTI KUR 46-VJEÇARJA GODITET NGA VETURA NË RRUGËN PRISHTINË-FERIZAJ (VIDEO) Janë të Mbyllura
Lushtaku ka thënë se LVV e ka treguar fytyrën e vërtetë, transmeton Telegrafi. “Shprehi keqardhje ndaj këtij votimi, LVV e ka ende një hatër mbetje ndaj një rajoni për shkak të votave që nuk ia kanë dhënë as në zgjedhjet qendror as lokale. Është për turp dhe ju po e tregoni fytyrën e vërtetë që jeni kundër Drenicës, vetëm po e rikujtoj së në kohën më të vështirë edhe aparati serb me Millosheviqin kanë dashtë me na ndal ajrin e jetën me na marrë. E ujin s’keni me mujt me na ndalë, është për turp çka keni bo sot me ketë votim, ia keni ndal ujin Drenicës për inati të ...
Komentet te LUSHTAKU I DREJTOHET LVV-SË: PO IA NDALNI UJIN DRENICËS, TURP SE ÇFARË PO BËNI Janë të Mbyllura
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka reaguar pas deklaratës së deputetit Mërgim Lushtaku, i cili ka thënë sot se pushteti për inate politike po ia ndal ujin Drenicës. Basha ka shkruar në Facebook se Lushtaku po flet për Skenderajn, kurse ai që 20 vjet e fundit ka blerë prona nga 50 euro ari, dhe ia ka shit prapë shtetit nga 5 mijë euro. “Ngoni kush po fol për Skenderajin, Lushtaku Jnr, i dërguari i Lushtakut Snr, që komplet 20 vitet e fundit i ka kalu duke ble prona prej shtetit nga 50€ ari, e tu ia shit prap shtetit me nga 5,000€ ari. Ky jo buxhetin, po me ...
Komentet te DIMAL BASHA PËR MËRGIM LUSHTAKUN: KY EDHE NDËRTESËN E KUVENDIT E SHET Janë të Mbyllura
Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka marrë vendim për shqiptimin e dënimit me gjobë ndaj Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër Lepenc” SH.A. (HC UJMANI), për shkak të shkeljeve ligjore të konstatuara në lidhje me vazhdimin e kontratës për shitjen e energjisë elektrike në kundërshtim me procedurën për tregtimin e energjisë elektrike, në shumën prej 110,705.00 euro që përbënë 5% nga të hyrat e realizuara nga aktiviteti i shitjes së energjisë elektrike për vitin 2020. Bordi i ZRRE-së ka mbajtur sot seancën e radhës, ku pas shqyrtimit, ka marrë vendim që t’i lëshojë ndërmarrjes SOWI KOSOVO L.L.C licencën për prodhim të energjisë elektrike nga burimet e ripërtërishme të energjisë, nga ...
Komentet te ZRRE GJOBIT NDËRMARRJEN HIDROEKONOMIKE “IBËR LEPENC” Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e Anton Bajramaj. Policia njofton se ai po kërkohet për dy vepra penale: Shpërdorimi i pasurisë së huaj, dhe Mashtrim, transmeton Telegrafi. “Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë dhe dega në Klinë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët”, thuhet në njoftim. Personi i kërkuar është: • ANTON (Fazli) BAJRAMAJ i lindur me 24.03.1990 në Vitomiricë- Pejë. I pandehuri është i kërkuar për veprat penale: • “Shpërdorim i pasurisë ...
Komentet te POLICIA NË KËRKIM TË ANTON BAJRAMAJ, KËRKON NDIHMË NGA QYTETARËT PËR ARRESTIMIN E TIJ Janë të Mbyllura
Karaçeva, një fshat i vogël i Kamenicës, ka disa vite që është shndërruar në destinacion të hapjes së kazinove ilegale. Kjo, sipas kryetarit të Kamenicës, Kadri Rahimaj, ndodh sepse është krijuar përshtypja se fshati në zonën kufitare me Serbinë, nuk është nën kontroll të institucioneve të Kosovës. “Disa mendojnë se Karaçeva ka një territor, ku shteti i Kosovës nuk ka të drejtë të ndërhyjë, por ajo që ata mendojnë nuk është se qëndron, prandaj e kanë të gabueshëm mendimin dhe qëndrimin e tyre. Kjo pjesë është në territorin e Kosovës”, thotë Rahimaj. Të mërkurën, më 15 dhjetor, Policia e Kosovës, gjatë një aksioni për mbylljen e lojërave ilegale të ...
Komentet te KAZINOTË E PANDALUARA NË KARAÇEVË Janë të Mbyllura