Në nderim të 19 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Podujevës, delegacioni i Komunës së Podujevës, i udhëhequr nga kryetari, Shpejtim Bulliqi, ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora me lule pranë shtatoreve të heronjve në qendër të qytetit dhe në Kompleksin Memorial në fshatin Penuhë Sipas komunikatës komunale, kryetari Bulliqi tha se në këtë ditë të shënuar, Llapi kujton me nderimin më të lartë veprën heroike të dëshmorëve, heronjve e martirëve të kombit të rënë për këtë ditë. “Këtë datë në historinë e lavdishme të Llapit, përherë do të shënojmë si ditë të krenarisë dhe gëzimit, ditë të kujtimit e nderimit për të gjithë ata që dhanë gjithçka nga vetja ...
Komentet te NË DITËN E ÇLIRIMIT TË PODUJEVËS NDEROHEN HERONJTË Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për kufizimin e shpenzimeve për subjektet politike për fushatën e zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 17 tetor. Sipas vendimit të KQZ-së, kufizimi i sipërm i shpenzimeve është në shumën 950 mijë e 633 euro e 40 cent. Vendimi i KQZ-së, mbështet në listën jopërfundimtare të votuesve, e cila sipas të dhënave të prezantuara nga KQZ-ja përmban 1 milion e 894 mijë e 254 votues. Sipas rregullës së KQZ-së, kufizimi i shpenzimeve të fushatës për komunat të cilat kanë më më shumë se pesë mijë (5000) votues është 0.5 euro për votues të regjistruar në komunën përkatëse, ndërsa për komunat të cilat kanë ...
Komentet te KQZ MERR VENDIM PËR SHPENZIMET E SUBJEKTEVE POLITIKE GJATË FUSHATËS ZGJEDHORE Janë të Mbyllura
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, njofton se bazuar në raportimet nga dy klinikat COVID në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim janë 71 pacientë, 26 nga ta të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 57 me oksigjeno-terapi dhe 3 në gjendje të rënduar shëndetësore. Në QKUK janë të shtrirë 49 pacientë, 12 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 46 me oksigjeno-terapi, 1 në gjendje të rënduar shëndetësore. Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave: Klinika Infektive, 12 pacientë Klinika e Pulmologjisë, 37 pacientë Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 22 pacientë 14 të konfirmuar pozitivë 11 me oksigjeno-terapi 2 në gjendje të rënduar shëndetësore Numri i pacientëve të shtrirë ...
Komentet te VETËM 26 PACIENTË TË KONFIRMUAR ME COVID-19 PO MARRIN TRAJTIM SPITALOR NË SHSKUK Janë të Mbyllura
Kryeministri Albin Kurti ka pranuar urime nga kryeministri i Irlandës, Micheál Martin. Në letër urimin e dërguar nga kryeministri Martin thuhet se Irlanda dhe Kosova gëzojnë marrëdhënie të ngrohta dhe se ai pret që të punojë bashkë me kryeministrin Kurti për t’i forcuar edhe më tej ajo. Ai ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes për shmangien e tatimit të dyfishtë, marrëveshje kjo e para dypalëshe në mes Kosovës dhe Irlandës. Siç bëhet e ditur në kumtesën qeveritare Kryeministri Kurti në këtë letër ka marrë mbështetjen e Irlandës në reformat urgjente dhe të vështira ekonomike, sociale e ligjore në vend. Kosova, ngjashëm sikurse Irlanda, thuhet në letrën e kryeministrit Martin, është vend ...
Komentet te KURTI PRANON URIME NGA MICHEÁL MARTIN: IRLANDA MBËSHTET FUQISHËM PERSPEKTIVËN EVROPIANE TË KOSOVËS Janë të Mbyllura
Profesori në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben Meir, në një intervistë për KosovaPress, thotë se Asociacioni i komunave serbe me kompetenca ekzekutive është në dëm të Kosovës, prandaj sugjeron Kurtit që të rezistojë dhe të mos e pranojë të njëjtin. Gjithashtu, ai thotë se Serbia duhet të ndjek shembullin e Gjermanisë dhe të pranojë krimet kundër njerëzimit, pasi gjenocidi i Serbisë në Kosovës është i pamohueshëm. Në këtë linjë, Ben Meir thotë se ashtu si e vendosi, Vuçiq duhet të largojë edhe pllakatën me emrin e Ratko Mlladiqit në një rrugë në Beograd. Profesori Ben Meir deklaroi brenda territorit të Kosovës nuk mund të ketë Asociacion të komunave me ...
Komentet te BEN MEIR: KURTI TË MOS E PRANOJË ASOCIACIONIN, I PAMOHUESHËM GJENOCIDI SERB NË KOSOVË Janë të Mbyllura
Gjatë 24 orëve të fundit në Policinë e Kosovës janë raportuar pesë raste të dhunës në familje. Sulm ndaj të atit, bashkëshortes, bashkëshortit, vëllait, janë format e dhunës që e karakterizuan 24 orëshin e fundit në disa qytete të Kosovës. Ky është raporti i Policisë së Kosovës mbi dhunën në familje: Prishtinë 18.06.2021-10:20. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht vëllain e tij viktimë mashkull kosovar. Të njëjtit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt. Lipjan, 18.06.2021-21:50. Viktima femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga i dyshuari mashkull ...
Komentet te PESË RASTE TË DHUNËS NË FAMILJE BRENDA NJË DITE Janë të Mbyllura
Një rrahje ndërmjet 5 personave ka ndodhur në Prishtinë, me ç’rast tre prej tyre kanë pranuar tretman mjekësor. Policia ka arritur të arrestojë sulmuesit, njërin prej tyre e ka dërguar në mbajtje. “Tre persona meshkuj kosovarë kanë pranuar trajtim mjekësor pasi që të njëjtit janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /KP ...
Komentet te RRAHJE NË PRISHTINË, TRE PERSONA PËSOJNË LËNDIME TRUPORE Janë të Mbyllura
Kosova vijon të ketë treg të çrregulluar farmaceutik. Medikamenti i njëjtë blihet me çmime të ndryshme në barnatore të ndryshme duke detyruar shpeshherë qytetarët që të vrapojnë pas çmimit e duke rrezikuar të blejnë edhe barna të pasigurta. Mungesa e infrastrukturës ligjore ka bërë që të mos ketë unifikim të çmimeve të barnave. Farmacistët kërkojnë ligjin që do të rregullonte çështjen e çmimeve, pasi tentativat e deritanishme përmes udhëzimeve të ndryshme administrative nuk kanë pasur efekt për shkak edhe të ndërrimit të qeverive. Nga Shoqata për të Drejtat e Pacientëve thonë se mungesa e njësimit të çmimit të barnave është abuzim për pacientët. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një ...
Komentet te KOSOVA ENDE ME TREG TË ÇRREGULLUAR FARMACEUTIK, KËRKOHET MIRATIMI I SHPEJTË I LIGJIT Janë të Mbyllura
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat në pjesën e dytë të ditës vende-vende do të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë celsius. Indeksi UV mbetet në vlerat e rrezikut, prandaj sugjerohet që nga ora 9-17 mundësisht të mos ju ekspozohemi rrezeve direkte të diellit. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1- 8m/s./KP ...
Komentet te PARASHIKIMI I MOTIT Janë të Mbyllura
Kampionati Evropian Euro 2020 do të vazhdojë sot me disa përballje tejet interesante, ku i gjithë fokusi do të jetë tek ndeshja mes Portugalisë dhe Gjermanisë. Gjermanëve iu duhet fitorja me doemos për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në fazën e eliminatorëve, kurse portugezët me fitore sigurojnë kualifikimin tutje, përcjell KosovaPress. Ky derbi i takon Grupi F të Euro 2020, ndryshe i njohur edhe si “Grupi i Vdekjes”, ku së bashku me Portugalinë e Gjermaninë, në xhiron e dytë do të zhvillohet edhe ndeshja mes Hungarisë dhe Francës. Programin e sotëm të Euro 2020 do ta mbyllë ndeshja e Grupit E mes Spanjës dhe Polonisë, ku të dy kombëtareve ...
Komentet te EURO 2020 VAZHDON ME TRI SUPERNDESHJE, DERBI PORTUGALI-GJERMANI Janë të Mbyllura