Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

MINISTRIA E SHËNDETËSISË, SIPAS TË DHËNAVE NGA INSTITUTI KOMBËTAR I SHËNDETËSISË PUBLIKE TË KOSOVËS, INFORMON:

Shëndetësi
 Në 24 orët e fundit janë dhënë 965 doza të vaksinës kundër COVID-19.  Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 133.868 doza të vaksinës.  Deri më sot 17.811 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.  Nga 2.112 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.  Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.  Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.227. Në total numri i rasteve aktive është 174./KP ...
Komentet te MINISTRIA E SHËNDETËSISË, SIPAS TË DHËNAVE NGA INSTITUTI KOMBËTAR I SHËNDETËSISË PUBLIKE TË KOSOVËS, INFORMON: Janë të Mbyllura

LEPOSAVIQ, PLAGOSJE ME ARMË NGA PAKUJDESIA

Lajme
Një person është arrestuar në Leposaviq, pasi që i njëjti dyshohet se nga pakujdesia e kishte qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Sipas Policisë, dy persona të tjerë, (një mashkull dhe një femër , janë shoqëruar dhe intervistuar në polici për pengimin e provave ose veprimeve zyrtare dhe me vendim të prokurorit janë liruar, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. Arma nuk është gjetur. Rasti vazhdon të hetohet. /KP ...
Komentet te LEPOSAVIQ, PLAGOSJE ME ARMË NGA PAKUJDESIA Janë të Mbyllura

SULMON NËNËN E VET, ARRESTOHET

Lajme
Një person është arrestuar mbrëmë në Pejë, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht nënën e tij, ndërkohë i ka thyer disa orendi shtëpiake. I dyshuari pas tretmanit mjekësor me venim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar./KP ...
Komentet te SULMON NËNËN E VET, ARRESTOHET Janë të Mbyllura

VJEDHIN INSTALIMIN E RRYMËS NË NJË KISHË

Lajme
Persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë objektit të kishës në fshatin Talinoc i Muhaxherve në Ferizaj dhe nga aty kanë vjedhur instalimin e rrymës elektrike, vlera e të cilave nuk dihet. Rasti ka ndodhur dje dhe vazhdon të hetohet./KP ...
Komentet te VJEDHIN INSTALIMIN E RRYMËS NË NJË KISHË Janë të Mbyllura

DIGJET ÇATIA E OBJEKTIT TË ISH-KOOPERATIVËS BUJQËSORE

Lajme
Në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë çatia e objektit të ish-koperativës bujqësore në fshatin Magure të Lipjanit. Njësit relevante dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz. Rasti vazhdon të hetohet./KP ...
Komentet te DIGJET ÇATIA E OBJEKTIT TË ISH-KOOPERATIVËS BUJQËSORE Janë të Mbyllura

MARIHUANË NË VETURË, DY TË ARRESTUAR

Lajme
Dy persona janë arrestuar dje pasdite në Prishtinë, pasi që gjatë kontrollit në trup dhe në automjetin e tyre, u janë gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë të përgjithshme 953.9 gram dhe 610 euro. Sipas Policisë, gjatë kontrollit në banesën e njërit të dyshuar janë sekuestruar 3665 euro. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar. /KP ...
Komentet te MARIHUANË NË VETURË, DY TË ARRESTUAR Janë të Mbyllura

LDK PËR 100 DITËT E QEVERISJES KURTI: KA MOHIM TË PREMTIMEVE DHE MUNGESË TË DIJËS (VIDEO)

Lajme
Lidhja Demokratike e Kosovës në prag të 100 ditëshit ka kritikuar Qeverinë Kurti për keqmenaxhim dhe mungesë të dijës në udhëheqje. Në LDK thonë se këto tre muaj janë karakterizuar me mohimin e të gjitha premtimeve që janë dhënë gjatë fushatës dhe me skandale të njëpasnjëshme diplomatike. Në partinë e Lumir Abdixhikut e konsiderojnë joserioze edhe qesharake insistimin e kryeministrit Kurti për njohje në takimin me presidentin serb në Bruksel. Derisa ia rikujtojnë të parit të qeverisë rëndësinë e ruajtjes së raporteve me aleatët ndërkombëtar. Anëtarja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Teuta Sahatqija thotë për KosovaPress, se në rreth 100 ditë qeverisje u panë se gjitha kauzat e ...
Komentet te LDK PËR 100 DITËT E QEVERISJES KURTI: KA MOHIM TË PREMTIMEVE DHE MUNGESË TË DIJËS (VIDEO) Janë të Mbyllura

RRAHJE NË MES FEMRAVE, KËRKOJNË TRAJTIM MJEKËSOR

Lajme
Dy femra kanë pranuar trajtim mjekësor, pasi që të njëjtat pas një mosmarrëveshje verbale janë rrahur mes veti. Rasti ka ndodhur mbrëmë në fshatin Letanc të Podujevës. Të njëjtat janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullte./KP ...
Komentet te RRAHJE NË MES FEMRAVE, KËRKOJNË TRAJTIM MJEKËSOR Janë të Mbyllura

VODHI PORTOFOLIN ME PARA, ARRESTOHET

Lajme
Një femër është arrestuar dje pasdite në Fushë Kosovë, pasi që e njëjta në banesën e viktimës femër kosovare i ka vjedhur portofolin me para dhe disa dokumente tjera. E njëjta është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./KP ...
Komentet te VODHI PORTOFOLIN ME PARA, ARRESTOHET Janë të Mbyllura

TENTIM VRASJE NË PRISHTINË

Lajme
Një person ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull në Prishtinë, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Rasti ka ndodhur dje në mesditë në Prishtinë. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar, dy gëzhoja dhe një fishek. I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa në lidhje me rastin është njoftuar prokurori dhe po vazhdon të hetohet./KP ...
Komentet te TENTIM VRASJE NË PRISHTINË Janë të Mbyllura