Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

DAFINA ZEQIRI SERISH GODET ME STIL (VIDEO)

ShowBiz
Pas suksesit me “Japa”, këngëtarja e njohur po shijon pushimet verore. Dafina Zeqiri di gjithmonë të godasë me stilin e saj dhe këtë e dëshmoi edhe kësaj radhe. Ajo ka postuar foto në Instagram ku duket e relaksuar dhe plot disponim. “99 probleme, por një plazh nuk është një …”, shkruan këngëtarja krahas fotos. Kujtojmë hiti i saj i fundit “Japa” për një muaj pati rreth 6 milionë shikime./KP ...
Komentet te DAFINA ZEQIRI SERISH GODET ME STIL (VIDEO) Janë të Mbyllura

MBYLLET PJESA E PARË, KJO ËSHTË SITUATA NË GRUPIN A ME REZULTATET MOMENTALE

Sport
Ka përfunduar pjesa e parë e dy ndeshjeve të Grupit A ku po ballafaqohen Italia me Uellsin dhe Zvicra me Turqinë. Zvicra është duke fituar me rezultat 2-0 ndaj Turqisë me golat e Xherdan Shaqirit dhe Seferovicit në minutat 6’ dhe 26, kurse Italia është duke e mposhtur Uellsin me rezultat minimal 1-0 me golin e minutës së 39’ të realizuar nga Pessina. Rendita momentale në Grupin A është si vijon: Italia e para me 9 pikë, Uellsi 4 Zvicra 4 Turqia 0/KP ...
Komentet te MBYLLET PJESA E PARË, KJO ËSHTË SITUATA NË GRUPIN A ME REZULTATET MOMENTALE Janë të Mbyllura

MOTI NË KOSOVË

Lajme
Gjatë javës së ardhshme mbi vendin tonë do të mbretërojë mot i nxehtë dhe me vapë. Riga shiu parashihen ditën e hënë dhe të premten, ndërsa ditët tjera do të jenë me intervale të gjata me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi 1-6 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës./KP ...
Komentet te MOTI NË KOSOVË Janë të Mbyllura

KURTI TAKOHET ME KËSHILLTAREN E MACRON

Lajme
Në kuadër të përgatitjeve për vizitën e ardhshme në Paris, kryeministri i Kosovës Albin Kurti priti sot në takim këshilltaren politike për Ballkan të presidentit francez Emmanuel Macron, Isabelle Dumont. Në takim morën pjesë edhe ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, këshilltari në Drejtorinë e Evropës Kontinentale në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës, Guillaume Rousson, dhe këshilltari i parë në ambasadë, Cyprien François. Ky takim u mbajt në përgatitje të vizitës së kryeministrit Kurti në Paris gjatë javës së ardhshme, ku do të zhvillohet takimi i parë me presidentin Macron. Tema gjatë bisedës ishin zhvillimet politike në Kosovë, rajon e në botë, qeverisja e mirë në Kosovë, ...
Komentet te KURTI TAKOHET ME KËSHILLTAREN E MACRON Janë të Mbyllura

ZHVILLOHET “LOJA E YJEVE”, FLASIN PROTAGONISTËT (VIDEO)

Sport
Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë është zhvilluar ndeshja me karakter miqësor e njohur si “Loja e Yjeve” e organizuar nga Komuna e Prishtinës si dhe Federata e Futbollit të Kosovës. Kjo ndeshje shënoi 22 vjetorin e çlirimit të Prishtinës dhe morën pjesë emra të njohur nga sporti, arti dhe fusha të ndryshme duke përfshirë emra si Ismet Munishi, Dardan Berisha, Edmond Azemi, Afrim Tovërlani, Ledri Vula, Kushtrim Mushica, Arsim Plepolli etj. Protagonistët e kësaj ndeshje miqësore u shprehën shumë të kënaqur me këtë organizim duke e cilësuar si mundësi të mirë për t’u takuar me akterë të fushave të ndryshme. Analisti dhe trajneri Arsim Plepolli me këtë rast tha ...
Komentet te ZHVILLOHET “LOJA E YJEVE”, FLASIN PROTAGONISTËT (VIDEO) Janë të Mbyllura

FORMACIONET ZVICËR-TURQI

Sport
Kombëtarja e Zvicrës do të ketë përballjen kryesore kundër Turqisë në kërkim të kualifikimit në raundin e ardhshëm të evropianit, me shpresë se rivali i grupit Uellsi do të pësojë humbje nga lideri i tabelës, Italia. Ndeshja zhvillohet sot në Baku duke filluar nga ora 18:00 dhe tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare. /KP ...
Komentet te FORMACIONET ZVICËR-TURQI Janë të Mbyllura

JEEP FESTON 80-VJETORIN E LINDJES

Rajoni dhe Bota
Brendi Jeep ekziston që nga viti 1941 dhe filloi të prodhohej në industrinë ushtarake. Willys Overland regjistroi kompaninë po atë vit, kështu që ata kanë qenë duke argëtuar klientët e tyre për 80 vjet. Megjithëse Shtetet e Bashkuara ende nuk ishin në luftë në mes të vitit 1941, Lufta e Dytë Botërore kishte vazhduar për gati dy vjet dhe ushtria po përgatitej për konfliktet e pashmangshme që do të pasonin. Në vitin 1940, Willys-Overland Co. paraqiti projektin e një automjeti të lehtë ushtarak jashtë rrugës që më vonë do të fitonte tenderin. Ushtria i kërkoi prodhuesit, ndër të tjera, që automjeti të drejtohej në të 4 rrotat, ndërsa boshti i ...
Komentet te JEEP FESTON 80-VJETORIN E LINDJES Janë të Mbyllura

HOTELERIA ME HUMBJE TË MËDHA, S’KA DATË KONKRETE PËR HAPJEN E SALLAVE TË DASMAVE (VIDEO)

Lajme
Sektori i hotelerisë dhe turizmit kanë pasur dëmtim të resurseve deri në 90 për qind për shkak të pandemisë me koronavirus dhe institucionet e Kosovës kanë bërë shumë pak për t’u dalë atyre në ndihmë. Vetëm 3 milionë euro iu ofruan këtyre sektorëve, të cilët përfshijnë 20 mijë biznese, që i bie diku 130 euro mbështetje financiare për biznes. Kryetari i Unionit të Turizmit të Kosovës Baki Hoti tha për Kosovapress se gjatë pandemisë kanë pësuar humbje të mëdha dhe shuma e ndarë buxhetore për këtë sektor në pakon e rimëkëmbjes ka qenë shumë e vogël. Ai tha se në pakon e re të rimëkëmbjes kanë kërkuar të mos u ...
Komentet te HOTELERIA ME HUMBJE TË MËDHA, S’KA DATË KONKRETE PËR HAPJEN E SALLAVE TË DASMAVE (VIDEO) Janë të Mbyllura

BIZNESET PRESIN THEMELIMIN E SHPEJTË TË GJYKATËS KOMERCIALE (VIDEO)

Lajme
Përfaqësues të biznesit në Kosovë po shpresojnë që qeveria Kurti do të themelojë Gjykatën Komerciale, pasi kjo është kërkesë e kahershme e tyre. Nevoja për krijimin e kësaj trupe vjen nga numri i madh i lëndëve ekonomike që janë në pritje tash e sa vite. Optimiste për krijimin e kësaj gjykate është edhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila vlerëson se kjo gjykatë është një shans i mirë që Kosova të mos përfundojë gjithmonë në arbitrazhet e jashtme në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Ajo thotë për KosovaPress, se do të marrin masa adekuate për themelimin e Gjykatës Komerciale. Hajdari: Gjykata Komerciale shans i mirë për bizneset dhe ...
Komentet te BIZNESET PRESIN THEMELIMIN E SHPEJTË TË GJYKATËS KOMERCIALE (VIDEO) Janë të Mbyllura

SULMON NIPIN DHE NUSEN E TIJ, ARRESTOHET

Lajme
Një person është arrestuar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale i ka sulmuar fizikisht nipin me nusen e tij. Rasti ka ndodhur dje pasdite në Mitrovicë, ku me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje . Rasti vazhdon të hetohet. /KP ...
Komentet te SULMON NIPIN DHE NUSEN E TIJ, ARRESTOHET Janë të Mbyllura