Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

KANABIS NË OBORRIN E SHTËPISË, ARRESTOHET NJË PERSON

Lajme
Një person është arrestuar në Kaçanik, pasi që në oborrin e shtëpisë së tij janë gjetur dhe konfiskuar katër bimë të dyshuara të llojit kanabis sativa. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet./KP ...
Komentet te KANABIS NË OBORRIN E SHTËPISË, ARRESTOHET NJË PERSON Janë të Mbyllura

HOXHAJ: JAVA E KALUAR SHËNOI MJERIMIN POLITIK TË KËSAJ QEVERIE

Lajme
Edhe njëherë ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka kritikuar Kryeministrin, Albin Kurti për paraqitjen e tij në takimin e parë për dialogun Kosovë-Serbi, Hoxhaj thotë se Kurti në vend se të zotohej për zbatimin e marrëveshjes së Washingtonit dhe formimin ekonomik të vendit, ai ka mohuar ligjshmërinë e saj. Meqë këtë javë Kurti do të takohet me Emmanuel Macron, Hoxhaj pret që kryeministri i vendit të reflektoj mbi siç tha ai marrëzitë e tij politike. “Java e kaluar shënoi mjerimin politik të kësaj Qeverie, që me cirkuset e tij diplomatike e manifestoi Albin Kurti. Në vend të njohjes nga Serbia, në Vjenë ...
Komentet te HOXHAJ: JAVA E KALUAR SHËNOI MJERIMIN POLITIK TË KËSAJ QEVERIE Janë të Mbyllura

VAJZA E MITUR TENTON TË RRËMBEHET NË PRISHTINË

Lajme
Një vajzë e mitur ka raportuar se një i dyshuar i pa njohur me një veturë me targa vendore e ka kapur për dore dhe ka tentuar ta rrëmbejë, mirëpo e njëjta ka arritur t’i shmanget. Rasti ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë. Ankuesja nuk ka pasur lëndime. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet./KP ...
Komentet te VAJZA E MITUR TENTON TË RRËMBEHET NË PRISHTINË Janë të Mbyllura

PRITET SHTRENJTIMI I MËTEJMË I KARBURANTEVE

Uncategorized
Çmimet derivateve të cilat janë ngritur këtë vit nuk pritet të ndalen me kaq. Shoqata e naftëtarëve paralajmëron rritje edhe më të lartë të çmimeve në ditët në vijim. Aktualisht, në tregun kosovar një litër naftë kushton hiç më pak se 1.10 euro, ndërsa benzina deri 1. 15. Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani në një intervistë për KosovaPress thotë se shtetet e rajonit po paralajmërojnë rritje edhe më të lartë të çmimeve të derivateve e që pritet të reflektojë edhe në Kosovë. Berjani: Paralajmërimi për rritje të çmimeve do të reflektojë edhe në Kosovë “Sa i përket çmimeve në sektorin e naftës, çmimet variojnë prej pikës (së karburanteve) ...
Komentet te PRITET SHTRENJTIMI I MËTEJMË I KARBURANTEVE Janë të Mbyllura

KËRKOHET ZBARDHJA E FATIT TË 64 KRUSHJANËVE

Lajme
Tash e më shumë se dy dekada, po kërkohet zbardhja e fatit edhe për 64 krushjanë. Në mesin e tyre, nga maji i vitit ’99, kërkohet drejtësi edhe për veprimtarin shqiptar Ukshin Hoti. Për këtë të fundit të enjten e kaluar është shënuar 78-vjetori i lindjes. Përfaqësues të fshatit po kërkojnë nga institucionet që të jenë më këmbëngulës në zbardhjen e fatit të tij dhe të më shumë se 1600 personave të tjerë. Kryetari i fshatit Krushë e Madhe, Selami Hoti nuk është i kënaqur me atë se çfarë është bërë deri më tani nga institucionet. Ai për KosovaPress thotë se procesi i zbardhjes së fatit të të pagjeturve është ...
Komentet te KËRKOHET ZBARDHJA E FATIT TË 64 KRUSHJANËVE Janë të Mbyllura

ARRESTOHEN 6 PERSONA, KONFISKOHEN MBI 82 KILOGRAMË DROGË, ARMË E AUTOMJETE

Lajme
Janë arrestuar gjashtë persona dhe janë konfiskuar 82 kilogramë drogë, armë, automjete dhe gjësende të ndryshme. Nga policia kanë treguar se, “Arrestimi i personave të dyshuar është bërë mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprat penale ‘Blerja ,posedimi shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’, ‘Mbajtja nën kontroll dhe shfrytëzim i paautorizuar i armëve’, ‘Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore dhe pa banderolë’ si dhe ‘Shmangia nga pagesat e detyrueshme doganore ose tarifave akcizore’”. Operacioni policorë është bërë në rajonin e Prishtinës dhe atë të Gjilanit. “Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Shtetit, në vazhdën e angazhimeve në parandalimin dhe ...
Komentet te ARRESTOHEN 6 PERSONA, KONFISKOHEN MBI 82 KILOGRAMË DROGË, ARMË E AUTOMJETE Janë të Mbyllura

PUBLIKOHET PROJEKTI I PORTIT TË DURRËSIT, RAMA: NJË PREJ PORTEVE MË TË MËDHA TURISTIKE TË MESDHEUT

Shqipëri
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zbuluar projektin e Portit të Durrësit. Rama thotë se Porti i Durrësit është një prej porteve më të mëdha turistike të Mesdheut. “MIRËMËNGJES 😊 dhe me maketin e sapopërfunduar në studion urbanistike të Emaar Group në Dubai, për transformimin e Portit të Durrësit në një prej porteve më të mëdha turistikë të Mesdheut, ju uroj një javë të mbarë🙏”, ka shkruar Rama./KP ...
Komentet te PUBLIKOHET PROJEKTI I PORTIT TË DURRËSIT, RAMA: NJË PREJ PORTEVE MË TË MËDHA TURISTIKE TË MESDHEUT Janë të Mbyllura

DITA NDËRKOMBËTARE E JOGA-S

Lajme
Data 21 qershor është shpallur si Dita Ndërkombëtare e Joga-s nga Kombet e Bashkuara, më 11 dhjetor 2014 me anë të Rezolutës 69/131, duke njohur vlerat e saj universale. Joga është një praktikë e lashtë fizike, mendore dhe shpirtërore që e ka origjinën nga India. Fjala “Joga” rrjedh nga një gjuhë e lashtë si sanskritja, dhe kuptimi i saj është të lidhësh/bashkosh, që simbolizon bashkimin e trupit dhe ndërgjegjes. Sot kemi forma të ndryshme të praktikimit të Joga-s në gjithë botën, dhe popullariteti i kësaj praktike është në rritje. Dita Ndërkombëtare e Joga-s ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin e popullsisë së globit në lidhje me përfitimet e praktikimit të ...
Komentet te DITA NDËRKOMBËTARE E JOGA-S Janë të Mbyllura

22 VJET NGA DEMILITARIZIMI I UÇK-SË, JA MARRËVESHJA

Lajme
Sot mbushen 22 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes për demilitarizimin e UÇK-së, ku janë përfshirë në detaje fazat e dorëzimit të armëve, mbajtjes së uniformave, kalimin e një pjese të pjesëtarëve të UÇK-së në polici dhe administratë publike, etj. Në marrëveshje ishte paraparë formimi i Ushtrisë së Kosovës në vijat e Gardës Kombëtare të SHBA-ve, duke marrë parasysh Marrëveshjen në Rambuje. E gjithë kjo fazë ka pasur një periudhë 90 ditësh pas së cilës është bërë demilitarizimi i plotë i UÇK-së dhe në shtator 1999 është nënshkruar marrëveshja për formimin e TMK-së, jo si forcë ushtarake, siç ishte paraparë në këtë marrëveshje, por si forcë reaguese në rast të katastrofave ...
Komentet te 22 VJET NGA DEMILITARIZIMI I UÇK-SË, JA MARRËVESHJA Janë të Mbyllura

DITA E LIQENIT TË OHRIT

Lajme
21 qershori tradicionalisht shënon fillimin e sezonit të plotë turistik në tri bashkitë që rrethohen nga Liqeni i Ohrit – Struga, Ohri dhe Pogradeci. Për herë të parë Dita e Liqenit të Ohrit është shënuar në vitin 2002, me qëllim kontribuimin në mbrojtjen e pasurisë natyrore dhe kulturore të rajonit, si dhe përafrimin e mëtejshëm të banorëve në të dyja anët e liqenit. Vendi mikpritës i manifestimit qarkullon nga njëra bashki te tjetra, por mesazhi është gjithmonë i njëjtë: ngritja e vetëdijes të opinioni për bashkëpunim sa më të madh të qytetarëve dhe të pushtetit për mbrojtjen e basenit të liqenit të Ohrit, si pasuri e pazëvendësueshme natyrore./KP ...
Komentet te DITA E LIQENIT TË OHRIT Janë të Mbyllura