Paraqitja fantastike e Xherdan Shaqirit në fitoren e Zvicrës kundër Turqisë me rezultat 3-1 ka marr vëmendje të madhe. Shaqiri realizoi dy gola shumë të bukur dhe u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes dukë bërë kështu që për paraqitjen e tij të shkruajnë edhe mediat angleze, përcjellë KosovaPress. “Xherdan Shaqiri i dërgoi Liverpoolit dhe çdo pretendenti të mundshëm për blerjen e kartonit të tij se çfarë ai mund të bëjë me dy golat e tij mahnitës.”, shkruan “talkSport”. Sulmuesi i Liverpoolit, i cili ka luftuar për të treguar veten si një lojtar kryesor në “Anfield Road”, tregoi pse ai është një nga njerëzit kryesorë të skuadrës zvicerane gjatë ...
Komentet te SHKRUAN MEDIUMI I NJOHUR ANGLEZ: SHAQIRI I TREGOI LIVERPOOLIT SE ÇFARË CILËSI KA Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Në 24 orët e fundit janë dhënë 518 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 134.391 doza të vaksinës. Deri më sot 19.518 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.328 testime, 2 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.241. Në total numri i rasteve aktive është 162.DielliNews.com ...
Komentet te MINISTRIA E SHËNDETËSISË, SIPAS TË DHËNAVE NGA INSTITUTI KOMBËTAR I SHËNDETËSISË PUBLIKE TË KOSOVËS, INFORMON: Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi. Në këtë takim thuhet të jetë biseduar për çështjen e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc dhe në viset e tjera në Serbi. “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim z. Shaip Kamberi, kryetar i Partisë për Veprim Demokratik dhe shef i Grupit parlamentar “Lugina e Bashkuar-SDA” në Kuvendin e Serbisë, së bashku me shefin e tij të kabinetit, z.Rahim Salihu. Kryeministri Kurti dhe z. Kamberi biseduan për çështjen e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc dhe në viset e tjera në Serbi”, thuhet në ...
Komentet te ALBIN KURTI TAKOHET ME DEPUTETIN SHQIPTAR NË KUVENDIN E SERBISË, FLASIN EDHE PËR TAKIMIN ME VUÇIQIN Janë të Mbyllura
Sindikata e Bashkuara e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka dërguar për pushime në Shqipëri 452 punëtorë të arsimit. Kështu kanë bërë të ditur nga SBAShK-u nëpërmjet një komunikate për media. “Duke vlerësuar lart angazhimin dhe përkushtimin e punëtorëve arsimor në këtë vit mësimor plot sfida e vështirësi të krijuara nga pandemia, SBASHK vazhdon me traditën e organizimit të pushimit në bregdetin shqiptar për një numër të konsideruar të anëtarëve të vet nga e tërë Kosova. Pasi kanë analizuar mundësitë buxhetore organet udhëheqëse të SBASHK-ut kanë ardhur në përfundim se këtë vit në këtë aktivitet do të përfshihen 452 pushues që janë përzgjedhur nga shoqatat sindikale arsimore e të kulturës ...
Komentet te SBASHK-U DËRGON NË SHQIPËRI 452 PUNËTORË TË ARSIMIT Janë të Mbyllura
Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës kërkon të dijë pse nuk po bëhet zyrtar vendimi për hapjen e sallave të ahengjeve të ndryshe. OHTK nëpërmejt një komunikate thekson se pas shumë takimeve që janë bërë mes grupit punues ku janë të përfshirë përfaqësues nga ministritë përkatëse dhe përfaqësues të OHT-së, është premtuar që hapja e këtyre domeneve të bëhet me 15 qershor 2021. “Ndërsa sot jemi me datë 21 dhe akoma nuk e kemi parë të zyrtarizuar një vendim të tillë! Neve si përfaqësues të bizneseve të të gjitha llojeve, nga ministria e Shëndetësisë disa herë na është kërkuar që t’u japim kohë për të hulumtuar mirë terrenin në ...
Komentet te ODA E HOTELIERISË KËRKON TË ZYRTARIZOHET VENDIMI PËR HAPJEN E SALLAVE TË AHENGJEVE Janë të Mbyllura
Në Poligonin Ushtarak “Eugen Kvaternik” në Slunj të Kroacisë, u mbajt Gara ndërkombëtare e “Ushtarit më të mirë” për vitin 2021. Nga Ministria e Mbrojtjes kanë njoftuar se Gara e “Ushtarit me të mirë” u realizua në periudhën kohore 13-19 Qershor 2021, ku pjesë e saj ishin edhe dy pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovë (FSK) si dhe ushtarak nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Franca, Sllovenia, Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe Britania e Madhe. Me përkushtimin, angazhimin dhe përformancen e lartë të treguar gjatë kësaj gare, tetar Sokol Ahmeti nga Regjimenti i Pare i Këmbësorisë i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së në mesin e ...
Komentet te PJESËTARI I FSK-SË RRËMBEN VENDIN E PARË NË GARËN NDËRKOMBËTARE “USHTARI MË I MIRË” NË KROACI Janë të Mbyllura
Punëtorët e Lotarisë së Kosovës protestuan të hënën para Qeverisë së Kosovës me kërkesën për miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës dhe kthimin në vendet e punës. Gjithashtu paralajmëruan se do të vazhdohet me protesta edhe gjatë ditëve të punës deri në përmbushjen e kërkesës së punëtorëve të Lotarisë së Kosovës. Përfaqësuesja e punëtoreve Ibadete Hasani Berisha i theksoi se punëtorët e Lotarisë së Kosovës gjenden në një situatë të rënduar, pasi tash e një vit nuk kanë marrë paga. Hasani-Berisha tha se po ashtu se Qeveria e Kosovës i ka premtuar Sindikatës së Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës se do të gjejë një zgjidhje për punëtorët tanë mirëpo ...
Komentet te PUNËTORËT E LOTARISË: QEVERIA NUK MBAJTI PREMTIMIN PËR TË BËRË ZGJIDHJE Janë të Mbyllura
Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës ka reaguar për mosfinancimin e revistës së vetme letrare-artistike METAFORA nga Ministria e Kulturës e Kosovës. LShK në reagimin e saj thekson se ky vendim absurd me një arsyetim të paarsyeshëm po u pamundëson shkrimtarëve dhe studiuesve të letërsisë publikimin e krijimeve letrare, publicistike e shkencore, që ishte një dritare nga mund të shihej veprimtaria e LSHK-së dhe e krijuesve të gjithë hapësirës sonë. “Aty publikoheshin kumtesat, poezitë, prozat, pjesët dramatike dhe shkrime kritike e eseistike të krijuesve më të afirmuar e të atyre që bënin hapat fillestarë në krijimtarinë letrare. Edhe pse qe njëmbëdhjetë vjet kanë dalë nga tre e katër numra në vit ...
Komentet te LSHK AKUZON MINISTRINË E KULTURËS: PO MBYLL METAFORËN Janë të Mbyllura
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca po qëndron në vizitë zyrtare në Gjermani. Konjufca sot do të takohet me kryetarin e parlamentit gjerman Wolfgang Schauble Para takimit me homologun e tij gjerman është publikuar një fotografi e Konjufcës. Fotografia është publikuar nga këshilltari politik i Konjufcës, Ilir Kërçeli. “Para takimit me kryetarin e parlamentit gjerman Wolfgang Schauble”, ka shkruar Kërçeli duke ia bashkuar edhe një fotografi./KP ...
Komentet te KONJUFCA NË VIZITË ZYRTARE NË GJERMANI, DO TË TAKOHET HOMOLOGUN E TIJ GJERMAN Janë të Mbyllura
Një shtetas i huaj është arrestuar në Aeroportin e Prishtinës, pasi që i njëjti ka prezantuar një dokument (leje qëndrimi) të Suedisë e cila dyshohet se mund të jetë e falsifikuar. Dokumenti i dyshuar për falsifikim është konfiskuar për procedura të mëtutjeshme hetimore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet. /KP ...
Komentet te PREZANTOI DOKUMENTIN E FALSIFIKUAR, ARRESTOHET NË AEROPORTIN E PRISHTINËS Janë të Mbyllura