Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

RONELA HAJATI: E VETMJA GJË QË I LUTEM ZOTIT…

ShowBiz
Ronela Hajati është një ndër këngëtaret më të përfolura dhe të dashura për karakterin e saj mos kokëçarës dhe jo vetëm. Ajo ka treguar se cilat kanë qenë episodet e vështira të jetës, të cilat është dashur t’i kalojë. “Unë jam e fortë. Kam kaluar momente që njerëzit nuk i dinë as edhe nuk do i dinë ndonjëherë. Kam qenë aq keq sa kam thënë si do të ecë jo më si do të shfaqem, por përsëri kam dalë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Viti 2020 edhe vazhdimi i 2021, mund të them që 2020 dhe 2015 kanë qenë vite të tmerrshme për mua”, tha Ronela. “Jo vetëm nga fakti ...
Komentet te RONELA HAJATI: E VETMJA GJË QË I LUTEM ZOTIT… Janë të Mbyllura

XHESIKA BERBERI GJITHMONË PËRRALLORE – FOTO

ShowBiz
Xhesika Berberi është një nga modelet shqiptare e cila po korr një sukses të madh në industrinë ndërkombëtare të modës. Modelja, e cila është zhvendosur në SHBA, ka parakaluar në disa pasarela të rëndësishme të modës. Ajo së fundi ka postuar foto në Instagram ku pozon në edicion seksi. “Gjithmonë mbani mend të jeni me klasë dhe zemër përrallore”, shkroi Xhesika. Ndryshe, modelja shqiptare është imazhi i markës së njohur të kozmetikës “Sephora”./KP   ...
Komentet te XHESIKA BERBERI GJITHMONË PËRRALLORE – FOTO Janë të Mbyllura

GASTRONOMËT KËRKOJNË MARRJEN E VENDIMIT PËR AHENGJET FAMILJARE

Lajme
Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka adresuar kritika ndaj Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së Kosovës për shkak të vonesës në marrjen e vendimit mbi lejimin e organizimit të ahengjeve familjare. Më herët ishte thënë se 15 qershori do të jetë data kur do të merret vendimi, por deri më tash nuk ka asgjë konkrete. “Tanimë jemi më datën 21 dhe kjo tregon për mos përgjegjësinë dhe pakujdesinë e institucioneve në raport me gjendjen e jashtëzakonshme ekonomike që po kalon vendi. Duke theksuar edhe mos përmbushjen e zotimeve të të gjitha qeverive që janë marrë me menaxhimin e pandemisë në kuptim të mbështetjes financiare, ku çdoherë ka numër të konsiderueshëm ...
Komentet te GASTRONOMËT KËRKOJNË MARRJEN E VENDIMIT PËR AHENGJET FAMILJARE Janë të Mbyllura

RITA ORA NGA KALIFORNIA: E VERDHË E BUTË

ShowBiz
Këngëtarja e njohur po vazhdon të ngacmojë fansat me foto të nxehta nga Kalifornia. Rita Ora ka pozuar në edicion seksi duke shfaqur fizikun e saj të mprehtë. “E verdhë e butë”, shkroi 30-vjeçarja në Instagram krahas fotove të postuara. Rita Ora, në asnjë moment nuk e harron Kosovën dhe ajo ka treguar se vazhdon të ndjehet krenare me titullin ambasadore nderi, të cilën e mori më 10 korrik 2015, në një ceremoni që u zhvillua në Ambasadën e Kosovës në Londër. Kujtojmë, Rita Ora publikoi në prill video-klipin e këngës “Bang Bang”, i cili vjen në formë bashkëpunimi me DJ e njohur nga Kazakistani, Imanbek./KP ...
Komentet te RITA ORA NGA KALIFORNIA: E VERDHË E BUTË Janë të Mbyllura

MË 25 QERSHOR KONFERENCA PËR RASTIN GUCATI-HARADINAJ

Lajme
Të premten duke filluar nga ora 11:00, në Hagë do të mbahet konferenca e radhës e rasti ndaj Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 në Prishtinë, Kosovë, dhe u transferuan në njësinë e paraburgimit të DHSK-së, përkatësisht më 25 dhe 26 shtator 2020. Aktakuza ndaj ish-krerëve të OVL të UÇK-së u konfirmua më 11 dhjetor 2020 dhe u bë publike më 14 dhjetor 2020. Sipas aktakuzës, midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, në tri konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe përmes shpërndarjes së mëtejshme ku përfshihen deklaratat në rrjetet sociale, Gucati dhe Haradinaj zbuluan pa autorizim ...
Komentet te MË 25 QERSHOR KONFERENCA PËR RASTIN GUCATI-HARADINAJ Janë të Mbyllura

5 TRIKA PËR TË PËRMIRËSUAR DISPONIMIN TUAJ

Lifestyle
A ndiheni të stresuar apo në humor të keq? Këto këshilla të mbështetura nga shkenca do të rrisin shpejt disponimin tuaj. Shumë shpesh, rekomandimet e ekspertëve për rritjen e lumturisë nuk janë në përputhje me detyrimet e përditshme. Kryesisht për shkak të mungesës së kohës. Për fat të mirë, ju mund të bëni shumë për të përmirësuar mirëqenien tuaj gjatë ditës në vetëm disa minuta, shkruan Huffpost. Këtu janë pesë “trikat” për një ndjenjë më të mirë, bazuar në kërkime: 1. Shpëtoj nga detyra juaj më e vështirë Loretta Graziano Breuning, themeluese e Institutit të gjitarëve të brendshëm dhe autore e Zakonet e një truri të lumtur, beson se njerëzit ...
Komentet te 5 TRIKA PËR TË PËRMIRËSUAR DISPONIMIN TUAJ Janë të Mbyllura

MSH ME NJOFTIM RRETH VAKSINIMIT KUNDËRCOVID-19

Shëndetësi
Aplikimi për vaksinim kundër COVID-19 dhe caktimi i terminit do të vazhdojë të bëhet përmes platformës eKosova, për grupet prioritare të fazës së dytë të vaksinimit sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19. Kjo është bërë e ditur sot nga Ministria e Shëndetësisë, sipas së cilës grupet prioritare të kësaj faze janë personat mbi 65-vjeç, personat më sëmundje kronike pa dallim moshe, profesionistët shëndetësorë, mësimdhënësit dhe forcat e sigurisë, të ndërlidhura me menaxhimin e COVID-19. Ministria e Shëndetësisë kërkon mirëkuptim nga qytetarët për shkak se shumica e terminëve për vaksinim janë përmbushur deri më datën 29 qershor përmes platformës eKosova për kategoritë e lartpërmendura. MSH u bën thirrje kategorive të ...
Komentet te MSH ME NJOFTIM RRETH VAKSINIMIT KUNDËRCOVID-19 Janë të Mbyllura

TRI KËSHILLA BEFASUESE PËR JETËGJATËSINË

Lifestyle
Kush nuk dëshiron të bëjë një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme? Këshillat e një eksperti që na zbulojnë mënyra ende të nënvlerësuara për të optimizuar jetëgjatësinë janë gjithmonë të mirëseardhura. Biokimisti dhe autori i bestsellerit të New York Times Robb Wolf, na njeh me disa mënyra befasuese për të rritur jetëgjatësinë. “Jetëgjatësia zgjat për sa kohë që organizmi do të jetojë”, thotë ai. “Dhe sa funksional ka qenë ai organizëm gjatë viteve”. Robb Wolf sugjeron hapa mjaft të thjeshtë. 1. Stërvitja Sipas Wolf, ruajtja e masës muskulore është gjëja e parë që mund të bëni për të optimizuar jetëgjatësinë. “Me moshën, ka një humbje të masës muskulore, ...
Komentet te TRI KËSHILLA BEFASUESE PËR JETËGJATËSINË Janë të Mbyllura

KOSOVA-BE MBAJTËN TAKIMIN E NËNKOMITETIT TË MSA PËR TREGTINË, INDUSTRINË, DOGANËN DHE TATIMET

Lajme
Zyrtarët nga Kosova dhe Bashkimi Evropian u takuan në një takim virtual më 17 qershor 2021 për t’i diskutuar zhvillimet gjatë vitit të kaluar në fushat e tregtisë, industrisë, doganës dhe tatimeve. Diskutimet u zhvilluan në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit (MSA-së), e cila ka hyrë në fuqi në prill 2016. Gjatë takimit, zyrtarët shkëmbyen mendime për fusha të ndryshme, duke përfshirë tregtinë, industrinë, doganën, taksat dhe lëvizjen e lirë të mallrave. Në të gjitha fushat, Bashkimi Evropian dhe Kosova u pajtuan për rëndësinë e zbatimit të prioriteteve përkatëse të Programit të Reformës Ekonomike dhe rekomandimeve nga Raporti i Komisionit për Kosovën i vitit 2020. Në fushën e tregtisë, palët ...
Komentet te KOSOVA-BE MBAJTËN TAKIMIN E NËNKOMITETIT TË MSA PËR TREGTINË, INDUSTRINË, DOGANËN DHE TATIMET Janë të Mbyllura

SVEÇLA KËRKON MBËSHTETJEN E FRANCËS PËR ANËTARËSIMIN E KOSOVËS NË INTERPOL

Lajme
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka kërkuar sot përkrahjen e Francës për anëtarësimin e Kosovës në Interpol, për të forcuar luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar dhe rritjen e sigurisë. Ai gjatë një vizite zyrtare në Paris ka falënderuar drejtorin për Evropë Kontinentale në Ministrinë e Jashtme të Francës, ambasadorin Frédéric Mondoloni për mbështetjen e këtij vendi në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, përfshirë organizatën e Frankofonisë. Ministri Sveçla konfirmoi zotimin e Qeverisë së Kosovës, për të luftuar krimin dhe korrupsionin, si një ndër prioritetet kryesore. Në takim u bisedua edhe për liberalizimin e vizave, ku u tha se qytetarët e Kosovës nuk duhet të vazhdojnë ...
Komentet te SVEÇLA KËRKON MBËSHTETJEN E FRANCËS PËR ANËTARËSIMIN E KOSOVËS NË INTERPOL Janë të Mbyllura