Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

MC KRESHA DHE LYRICAL SON PUBLIKOJNË ALBUMIN E RI “MUZIKË E ALLTISË”

ShowBiz
Reperët e njohur të labelit PINT, MC Kresha dhe Lyrical Son, kanë publikuar albumin e tyre më të ri.   Muzikë e alltisë” mban titullin albumi i tyre më i ri, i përbërë nga gjithsej 11 këngë të reja. Dy nga këngët, përkatësisht “Stuhi mbi oqean” dhe “J.C.V.D”, janë bashkëpunime me artistë si Elvana dhe Ledri Vula. Këngët janë produkt i studios muzikore PINT, të kompozuara me muzikë dhe tekst nga vet dyshja me bashkëpunëtorët e tyre. Albumi “Muzikë e alltisë” është i disponueshëm në të gjitha platformat muzikore. Kjo është lista e plotë e këngëve të albumit të ri nga MC Kresha dhe Lyrical Son: 1. Kangë e shihrav 2. Hotel ...
Komentet te MC KRESHA DHE LYRICAL SON PUBLIKOJNË ALBUMIN E RI “MUZIKË E ALLTISË” Janë të Mbyllura

DONALDI E LA, FIFI REAGON PËR TRIXËN (VIDEO)

ShowBiz
Duket se më nuk ka shpresë. Donaldi pas disa javëve ftohje dhe debate me Beatrix ka vendosur që ta lë atë. Kjo u kuptua qartë mbrëmë kur ai i tha direkt që është më mirë të vazhdojë vetëm. Kjo ka bërë që një prej mikeshave të Trixës, Fifi të reagojë. Ndonëse ajo i ka të dy miq shumë të mirë, përmes një postimi i ka dalë në krah Trixës, e cila sigurisht se nuk do të kalojë situatën emocionale më të lehtë të mundshme. “Bebi jem, jam këtu” – shprehet Fifi përmes një inserti me momentet më të mira brenda shtëpisë të saj dhe Beatrix. Mbetet të shihet rrjedha e ...
Komentet te DONALDI E LA, FIFI REAGON PËR TRIXËN (VIDEO) Janë të Mbyllura

BURRI SULMON GRUAN, GRUAJA BURRIN, FËMIJËT BABANË – PESË RASTE TË DHUNËS NË FAMILJE

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar për pesë raste të dhunës në familje në 24 orë. Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se rastet e dhunës janë në Prishtinë, Kaçanik, Malishevë, Rahovec. Prishtinë 10.01.2022-23:58. Ankuesi mashkull  kosovar ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij, e dyshuar kosovare. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt. Prishtinë 11.01.2022-15:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi njëjti në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike dhe kishte kanosur familjarët e tij duke kërkuar nga ta para. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Kaçanik 11.01.2022-08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  ...
Komentet te BURRI SULMON GRUAN, GRUAJA BURRIN, FËMIJËT BABANË – PESË RASTE TË DHUNËS NË FAMILJE Janë të Mbyllura

“DO TË BLEJ ARMË E DO T’I QËROJ HESAPET ME JUVE”, ARRESTOHET NË RAHOVEC I DYSHUARI QË KËRCËNOI GRUAN E TIJ DHE NUSEN E DJALIT

Lajme
“Do të blej armë zjarri dhe do t’i qëroj hesapet me të gjithë juve”. Me këto fjalë dyshohet se kishte kërcënuar kryefamiljari, bashkëshorten e tij dhe bashkëshorten e djalit të tij, pasditen e së mërkurës në fshatin Dabidol të Rahovecit. Ai tashmë është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është ndaluar për 48 orë. Ky kërcënim erdhi pas një mosmarrëveshje që kishte pasur një ditë më parë, tani i dyshuari me tre djemtë e tij, të cilët janë në mbajtje. Bashkëshortja e tij dhe bashkëshortja e djalit të tij kishin kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e ...
Komentet te “DO TË BLEJ ARMË E DO T’I QËROJ HESAPET ME JUVE”, ARRESTOHET NË RAHOVEC I DYSHUARI QË KËRCËNOI GRUAN E TIJ DHE NUSEN E DJALIT Janë të Mbyllura

AKSIDENTI I AUTOBUSIT NË SERBI, FLET PRONARI I KOMPANISË

Lajme
Një autobus i kompanisë “Zhitia Turist” nga Kosova është aksidentuar mbrëmjen e djeshme në Kupci të Madh afër Krushevcit në Serbi.   Për aksidentin ka dhënë informacione pronari i kompanisë “Zhitia Turist”, Gazmend Zhitia. Zhitia ka thënë se shkaktar i aksidentit kanë qenë rrugët e papastruara në shtetin serb. Ai e ka mohuar se shoferi i këtij autobusi ka qenë duke vozitur shpejt, duke thënë se fajtori i vetëm është rruga e papastruar. “Në bazë të informacioneve që ne i kemi, shkaktari kryesor që ka ardh deri te aksidenti ka qenë mospastrimi i rrugës, Ajo rrugë prej Merdares deri në hyrje të autostradës në Serbi është e lënë anash nga ...
Komentet te AKSIDENTI I AUTOBUSIT NË SERBI, FLET PRONARI I KOMPANISË Janë të Mbyllura

POLICIA KONFISKON 58 KARTELA GRAFIKE PËR PRODHIMIN E KRIPTOVALUTAVE

Lajme
Policia e Kosovës sot pasdite ka konfiskuar 58 kartela grafike për prodhimin e kriptovalutave, pa dokumentacion në një fshat të komunës së Shtime.   Operacioni policor është zhvilluar në një shtëpi të pabanuar, te një person i dyshuar A.G. i moshës madhore. Në këtë rast janë ftuar edhe një njësi e KEDS-it. Për të gjitha këto veprime të Policisë Rajonale të Ferizajt është njoftuar Prokuroria Themelore e Ferizajt, për veprime tjera hetimore. Kriptovaluta është para digjitale, e decentralizuar, e bazuar në teknologjinë “blockchain”. “Blockchain” është një libër i hapur, i shpërndarë, i cili regjistron transaksionet me shifra. Në praktikë, është disi si një libër shitblerjeje, që është i shpërndarë nëpër ...
Komentet te POLICIA KONFISKON 58 KARTELA GRAFIKE PËR PRODHIMIN E KRIPTOVALUTAVE Janë të Mbyllura

NASIM HARADINAJ FLET PËR MOMENTIN E ARRESTIMIT NGA SPECIALJA

Lajme
Sot në Hagë po vazhdon dëshmia e Nasim Haradinajt para trupit gjykues të Gjykatës Speciale.   I akuzuari Haradinaj ka folur edhe për momentin e arrestimit, derisa po shkonte për një intervistë në një televizion. “Gjatë kohës kur kam shkuar për intervistë e kam parë një veturë të EULEX-it që ka qenë pranë taksit kur unë kam qenë, e mendova që jam duke u përcjellur. Nja 50 metra më poshtë ka dalë nga krahu i djathë i yni një xhip i madh i EULEX. Kishë qenë i parkuar brenda një rrugice dhe na erdhi nga mbrapa. Na bëri përshtypje, por s’ke diçka që aty për aty me mendu diçka. Më ...
Komentet te NASIM HARADINAJ FLET PËR MOMENTIN E ARRESTIMIT NGA SPECIALJA Janë të Mbyllura

ARRESTOHEN NË GJERMANI DY SHQIPTARË, ISHIN NË KËRKIM PËR VRASJE

Lajme Rajoni dhe Bota
Dy shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar në Gjermani dhe janë ekstraduar drejt Tiranës nga Interpol. Policia njofton se ka ekstraduar nga Gjermania 40-vjeçarin, Florind Shabani, i cili akuzohet për vrasjen me armë zjarri të ish-agjentit të policisë së Elbasanit, Roland Rexhepi. Gjithashtu, është ekstraduar edhe 63-vjeçari, Shëptim Kiri, pasi akuzohet se ka qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Njoftimi i Policisë: Specialistët e Interpol Tiranës bënë ekstradimin nga Gjermania drejt Shqipërisë, të shtetasit shqiptar F. Sh., 40 vjeç. Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Gjermani, falë shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe autoriteteve policore gjermane. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në shtator ...
Komentet te ARRESTOHEN NË GJERMANI DY SHQIPTARË, ISHIN NË KËRKIM PËR VRASJE Janë të Mbyllura

KURTI: TË LËNDUARIT NË AKSIDENTIN E MBRËMSHËM JANË JASHTË RREZIKUT PËR JETË

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se të gjithë të lënduarit në aksidentin e mbrëmshëm në Serbi janë jashtë rrezikut për jetë.   Ai në mbledhjen e qeverisë tha se bashkëndjejnë me gjithë mërgimtarët që sakrifikojnë për të ardhur më Kosovë . “Urojmë që udhëtimet e tyre të jetë sa më të lehta dhe sigurta. Iu urojmë shërim të plotë të lënduarve”, tha ai. ...
Komentet te KURTI: TË LËNDUARIT NË AKSIDENTIN E MBRËMSHËM JANË JASHTË RREZIKUT PËR JETË Janë të Mbyllura

QEVERIA DO T’I PAGUAJË SPECIALIZANTËT DERI NË MUAJIN GUSHT

Shëndetësi
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’i paguajë specializantët deri në muajin gusht.   Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi tha se mjetet do të ndahen nga kategoria buxhetore subvencione dhe transfere. Sipas tij, ky vendim vjen pas largimit të mjekëve nga vendi dhe pandemisë. “Ministria e Shëndetësisë kërkon nga Qeveria e Kosovës që t’i financojë specializantët”. “Kërkojmë që të lejohet realizimi i kësaj mbështetjeje nga kategoria buxhetore subvencione dhe transfere, prej muajit janar deri në muajin gusht 2022”./RTK ...
Komentet te QEVERIA DO T’I PAGUAJË SPECIALIZANTËT DERI NË MUAJIN GUSHT Janë të Mbyllura