Italia do të heqë kufizimet për maskat në natyrë në të ashtuquajturat zona të bardha, ku ka një rrezik të ulët të koronavirusit nga java tjetër, deklaroi ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza. “Që nga 28 qershori nuk do të mbajmë maska për fytyrën jashtë, në zonat e bardha, megjithëse kjo do të bëhet gjithmonë në përputhje me masat paraprake të vendosura nga CTS (Komiteti Shkencor Teknik)”, shkroi Speranza në një postim në Facebook, raporton ATSh. Aktualisht, të gjitha rajonet italiane, me përjashtim të Valle d’Aosta në veriperëndim të vendit, janë në zona me rregulla më të lira për koronavirusin. Valle d’Aosta pritet gjithashtu të riklasifikohet si zonë e bardhë ...
Komentet te ITALIA HEQ DETYRIMIN PËR MBAJTJEN E MASKËS NË NATYRË Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal ka iniciuar shkarkimin e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës dhe i është dërguar Kuvendit për miratim. Në votim morën pjesë vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa opozita e ka quajtur vendim politik. Kryetarja e komisionit Doarsa Kica-Xhelili, ka lexuar arsyet që janë dhënë nga komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere për shkarkimin e bordit të RTK-së, derisa tha se shihet qartë që ka shkelje të Ligjit për RTK-në nga të njëjtit. Deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku, e ka quajtur vendim politik inicimin e shkarkimit të bordit të RTK-së. “Mediumi RTK ka ngecje të mëdha pavarësisht mbështetjes që ka dhënë ...
Komentet te INICIOHET SHKARKIMI I BORDIT TË RTK-SË, I DËRGOHET KUVENDIT PËR MIRATIM Janë të Mbyllura
Nga 25 qershori do të ketë lehtësime të kufizime të udhëtimit nga Kosova drejt Gjermanisë për personat e vaksinuar kundër COVID-19. Nga ambasada e Gjermanisë në Kosovë kanë treguar se personat plotësisht të vaksinuar, dy javë pas marrjes së vaksinës së fundit do të mund të ushtrojnë drejt Gjermanisë për vizitat, udhëtime afariste dhe qëllime turistike, me kusht që posedojnë vizën. “Njoftim: Nga 25.06.2021 lehtësime të kufizimeve të udhëtimit nga Kosova drejt Gjermanisë për personat plotësisht të vaksinuar kundër Covid-19. Me efekt nga data 25.06.2021 për personat plotësisht të vaksinuar kundër Covid-19 sërish do të jenë të mundshme udhëtimet nga Kosova drejt Gjermanisë me parakushte të caktuara. Personat plotësisht të ...
Komentet te PREJ DATËS 25 LEHTËSIM I MASAVE PËR UDHËTIM NGA KOSOVA PËR NË GJERMANI Janë të Mbyllura
Nëna dhe babai u sulmuan nga djali i tyre në Deçan. Për çka të dy prindërit shkak i lëndimeve të marrë kanë pranuar edhe tretman mjekësor e më pas janë liruar për në shtëpi. Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka treguar se djali që rrahu prindërit është arrestuar dhe është dërguar në qendrën e mbajtjes. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i kishte sulmuar fizikisht prindërit e tij duke iu shkaktuar lëndime trupore. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësorë dhe janë liruar për në shtëpi. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /KP ...
Komentet te NË DEÇAN, DJALI RRAHU NËNËN DHE BABAIN E TIJ Janë të Mbyllura
Një person në Fushë Kosovës ka kërcënuar me armë vëllain e tij. Nga policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar e pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje me vëllain e tij, i njëjti e kishte kanosur me armë zjarri . I dyshuari e ka dorëzuar armën e tipit pistoletë me gas me një karikator pa fishek. Me urdhër të prokurorit kujdestar, pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /KP ...
Komentet te KËRCËNOI ME ARMË VËLLAIN E TIJ NË FUSHË KOSOVË Janë të Mbyllura
Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot. Nga Zyra e Kryeministrit kanë njoftuar se kabineti qeveritar do të mblidhet në ora 13:00. Por që nuk kanë treguar për pika e rendit dhe arsyen e mbledhjes. Ndërkohë që sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Luigi Di Maio. Takimi i Kurtit dhe ministrit italian do të jetë në ora 16:20./KP ...
Komentet te MBLIDHET SOT QEVERIA E KOSOVËS Janë të Mbyllura
Kampionati Evropian Euro 2020 vazhdon sot me ndeshjet e rrethit të tretë të Grupit D me dy sfida mjaftë interesante ku edhe do të përcaktohen skuadra që vazhdojnë tutje në fazën e eliminimit direkt. Kroacia ballafaqohet me Skocinë në ndeshjen e cila më shumë ka vlerë për vendin e tretë. Të dy skuadrat kanë vetëm nga një pikë pas dy ndeshjeve të para. Kroacia është mposhtur nga Anglia dhe ka barazuar me Republikën e Çekisë, kurse Skocia ka barazuar me Anglinë dhe ka humbur nga Republikën e Çekisë, përcjellë KosovaPress. Ndeshja tjetër është ajo ndërmjet dy kryesuesve të Grupit D Çekisë dhe Anglisë të cilat kanë nga katër pikë dhe ...
Komentet te EURO 2020/ SOT ZHVILLOHEN DY NDESHJET E GRUPIT D Janë të Mbyllura
Në Kuvendin e Kosovës do të mblidhen gjashtë Komisione Parlamentare. Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsion dhe Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, janë këto gjatë komisionet që do të mblidhen këtë të martë. Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike do të shqyrtohet raporti i auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Postës së Kosovës Sh.A për vitin 2020./ ...
Komentet te KOMISIONET PARLAMENTARE QË DO TË MBLIDHEN SOT Janë të Mbyllura
Njohja reciproke mes të dy palëve, krijimi i linjave të komunikimit me qëllim të vazhdimit të bashkëpunimit të dyanshëm, këmbimi i praktikave dhe adaptimi i tyre në përshtatje të rrethanave për zhvillim më të madh të ekonomisë, ishin disa nga çështjet kryesore të cilat u diskutuan në mes të Delegacionit të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) dhe Delegacionit të Ministrisë së Ekonomisë së RMV-së. Kryetari i Bordit të OAK-së Skënder Krasniqi përgjatë këtij takimi njoftoi delegacionin rreth aktiviteteve të fundit të odës dhe pakove fiskale të cilat janë miratuar në Kosovë në ndihmë të bizneseve gjatë kësaj periudhe pandemie. Ndërsa, u parashtruan pyetje edhe rreth strategjive ekonomike që RMV ...
Komentet te DELEGACIONI I OAK-SË PRITET NË TAKIM NGA MINISTRIA E EKONOMISË NË MAQEDONINË E VERIUT Janë të Mbyllura
Fshati Bresje dhe një pjesë e Fushë Kosovës kanë mbetur pa ujë të pijshëm. Kjo përshkak të shpërthimit të një gypi të ujit që ndodhi mëngjesin e hershëm të kësaj të marte. Kompania e Ujësjellësit Rajonal “KRU” Prishtina ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanimin e problemit. “Sot, në orët e hershme të mëngjesit jemi detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë të pijshëm për fshatin Bresje dhe një pjesë të Fushë Kosovës deri te rrethi i rrugës së ‘Pejës’. Arsyeja e ndërprerjes, shpërthimi i gypit të ujit me diametër fi 200 mm në mesnatë. Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit ...
Komentet te FSHATI BRESJE DHE NJË PJESË E FUSHË KOSOVËS MBESIN PA UJË Janë të Mbyllura