Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

MBËRRIN DI MAIO, KRYEDIPLOMATI ITALIAN NIS VIZITËN NË KOSOVË

Lajme
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Luigi di Maio mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë për vizitë zyrtare në vendin tonë. Ndalesa e parë e kryediplomatit italian do të jetë Ministria e Punëve të Jashtme ku do të takohet me ministrin Donika Gërvalla. Në praninë e tij, do të nënshkruhet edhe një marrëveshje mes ministrit të Financave Hekuran Murati dhe ambasadorit italian në vendin tonë, Nicola Orlando. Ndërsa më pas, Gërvalla dhe Di Maio do të mbajnë një konferencë për media. Kryediplomati italian do të ketë takim edhe me kryeministrin Albin Kurti dhe kryekuvendarin Glauk Konjufca. Ndërsa na ora 17:30 ai do t’i adresohet ...
Komentet te MBËRRIN DI MAIO, KRYEDIPLOMATI ITALIAN NIS VIZITËN NË KOSOVË Janë të Mbyllura

QEVERIA NDAN 20 MIJË EURO PËR FAMILJEN E 11-VJEÇARIT QË U DHUNUA DHE U VRA NË FUSHË KOSOVË

Lajme
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka ndarë mjete financiare për familjen e 11-vjeçarit Kujtim Veselit që u dhunua dhe u vra në Fushë Kosovë. Kryeministri Albin Kurti theksoi se për të mbështetur sa do pak në formë simbolike familjen minoritare rome, kjo qeveri ndan 20 mijë euro. 11-vjeçari, Kujtim Veseli, ishte dhunuar seksualisht për muaj me radhë. E më 11 korrik të 2019-ës ai u gjet i vrarë poshtë shkallëve të një objekt banimi në lagjen “Xhemjal Mustafa” në Fushë Kosovë. Për dhunimin dhe vrasjen e Veselit pati reagime edhe nga shoqëria civile, madje u organizuan edhe protesta. Në një vjetorin e vrasjes së Kujtim Veselit, aktivistët e ...
Komentet te QEVERIA NDAN 20 MIJË EURO PËR FAMILJEN E 11-VJEÇARIT QË U DHUNUA DHE U VRA NË FUSHË KOSOVË Janë të Mbyllura

ARRESTOHET DY PERSONA PËR KEQPËRDORIM TË DETYRËS ZYRTARE

Lajme
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit pas hetimeve të ndërmarra në koordinim me prokurorin e shtetit, në dy raste të ndryshme, ka arrestuar dy persona të dyshuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. Siç njofton Policia, në rastin e parë personi i arrestuar ( ish-zyrtar i gjendje civile në Fushë Kosovë-tani i pensionuar) dyshohet se gjatë punës së tij, në kundërshtim me ligjet dhe aktet nënligjore, pa u vërtetuar dhe verifikuar, i ka regjistruar në sistemin elektronik të gjendjes civile personat e dyshuar (NN), të cilët më pastaj kanë arritur të pajisen me dokumente identifikuese si letërnjoftim dhe pasaportë të RKS-së, me të ...
Komentet te ARRESTOHET DY PERSONA PËR KEQPËRDORIM TË DETYRËS ZYRTARE Janë të Mbyllura

QEVERIA DO TË MBULOJË KOSTON E POLICËS KUFITARE PËR BASHKATDHETARËT

Lajme
Qeveria e Kosovës do të mbulojë koston e policës kufitare për bashkatdhetarët dhe të huajt. Kështu është vendosur në mbledhjen e sotme, derisa u theksua se lidhja e marrëveshjes për mbulimin e plotë të obligimeve të primit të sigurimit kufitar të bëhet gjatë kësaj jave. Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se janë në bisedime dhe se planifikohet që kjo marrëveshje të fillojë prej datës 1 korrik. Murati: Mbulimi të fillojë prej datës 1 korrik “Ky vendim e hap rrugën që ne si Ministri e Financave, Punës dhe Transfereve, po ashtu në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Punëve të Brendshme, pra të lidhim një memorandum bashkëpunimi me ...
Komentet te QEVERIA DO TË MBULOJË KOSTON E POLICËS KUFITARE PËR BASHKATDHETARËT Janë të Mbyllura

NGA KEQMENAXHIMI POSTA E KOSOVËS HUMBI MBI 20 MILIONË EURO, 132 PRONA MBESIN TË UZURPUARA

Lajme
Në Komisionin për Mbikëqyrje të Financave Publike është diskutuar raporti i auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Postës së Kosovës për vitin 2020. Kryesuesja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Hykmete Bajrami, tha se në bazë të gjetjeve të Auditorit të Përgjithshëm, nga viti 2012 kjo ndërmarrje si pasojë e uzurpimit të pronave dhe nga keqmenaxhimi ka humbur mbi 20 milionë euro. Bajrami: Humbjet operacionale për tetë vite mbi 20 milionë euro “Humbjet operacionale të konsiderueshme në vazhdimësi që për tetë vite me radhë e kapin shumën prej 20 milionë e 815 mijë e 411 euro. Ka çështje të tjera pronësia e pa definuar e pasurisë së paluajtshme janë ...
Komentet te NGA KEQMENAXHIMI POSTA E KOSOVËS HUMBI MBI 20 MILIONË EURO, 132 PRONA MBESIN TË UZURPUARA Janë të Mbyllura

KURTI: AFATI PËR MIRATIMIN E PLOTËSIM-NDRYSHIMIT TË LIGJIT PËR RISHIKIMIN E BUXHETIT ËSHTË ME 30 QERSHOR

Lajme
Qeveria e Kosovës ka bërë plotësim-ndryshimin e programit legjislativ për vitin 2021. Në kuadër të këtij projektligji është ndryshuar afati i miratimit të projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Persona të Zhdukur. Po ashtu, është tërhequr projektligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje dhe dhunën në baza gjinore. Afati për plotësim-ndryshimin e ligjit për rishikimin e buxhetit është me 30 qershor. Për projektligjin për personat e zhdukur, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se është shtyrë për shkak të çështjeve që kanë dalur nga koncept-dokumenti. Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur projektligjet të cilat do të plotësohen e ndryshohen në kuadër të programit legjislativ ...
Komentet te KURTI: AFATI PËR MIRATIMIN E PLOTËSIM-NDRYSHIMIT TË LIGJIT PËR RISHIKIMIN E BUXHETIT ËSHTË ME 30 QERSHOR Janë të Mbyllura

MOT PËRVËLUES NË KOSOVË, REKOMANDOHET SHMANGIA E DIELLIT NGA ORA 09:00-17:00

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se në Kosovë do të vijojë të mbajë mot shumë i nxehtë. Andaj fton qytetarët që të mos i ekspozohen diellit nga ora 09:00 deri në ora 17:00. “Do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Kjo situatë meteorologjike vie si pasojë e masave të nxehta të ajrit të ardhura nga pjesa veriore e Afrikës. Indeksi UV do të mbetet shumë i lartë dhe preferohet zbatimi i këshillave të IKSHP, që nga ora 9-17 të mos ekspozohemi rrezeve direkte të diellit. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 35-37 gradë Celsius. Do ...
Komentet te MOT PËRVËLUES NË KOSOVË, REKOMANDOHET SHMANGIA E DIELLIT NGA ORA 09:00-17:00 Janë të Mbyllura

MINISTRIA E SHËNDETËSISË, SIPAS TË DHËNAVE NGA INSTITUTI KOMBËTAR I SHËNDETËSISË PUBLIKE TË KOSOVËS, INFORMON:

Shëndetësi
Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.595 doza të vaksinës kundër COVID-19.  Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 141.008 doza të vaksinës.  Deri më sot 20.701 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.  Nga 1.963 testime, 18 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.  Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.  Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.255. Në total numri i rasteve aktive është 165./KP ...
Komentet te MINISTRIA E SHËNDETËSISË, SIPAS TË DHËNAVE NGA INSTITUTI KOMBËTAR I SHËNDETËSISË PUBLIKE TË KOSOVËS, INFORMON: Janë të Mbyllura

OSMANI NË AUSTRI: ME SERBINË ASNJË ZGJIDHJE TJETËR PËRVEÇ NJOHJES RECIPROKE ME KUFIJTË AKTUAL TË KOSOVËS

Lajme
Presidentja Vjosa Osmani ka ripërsëritur qëndrimin zyrtar se me Serbinë nuk do të ketë asnjë zgjidhje tjetër përveç njohjes reciproke me kufijtë aktual të Kosovës. Osmani në konferencën e përbashkët me homologun e saj austriak, Alexander Van der Bellen, u pyet nga gazetarët edhe për qëndrimin e Kosovës karshi dialogut me Serbinë, i cili po vazhdon me ndërmjetësimin e BE-së në Bruksel. Ajo tha se BE-ja duhet t’ia bëjë të qartë Serbisë se nuk mund të luajë me dy karta, porse duhet të qartësojë pozicionin e saj. “Asnjë zgjidhje tjetër përveç njohjes reciproke me kufijtë aktual të Kosovës nuk do të mundë të sillte paqe të qëndrueshme në rajonin tonë. ...
Komentet te OSMANI NË AUSTRI: ME SERBINË ASNJË ZGJIDHJE TJETËR PËRVEÇ NJOHJES RECIPROKE ME KUFIJTË AKTUAL TË KOSOVËS Janë të Mbyllura

JAVA OLIMPIKE VIJON ME MBJELLJEN E DRUNJVE NË PRISHTINË (VIDEO)

Sport
Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me organizatën “Let’s Do It Kosova” dhe Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit po vazhdojnë shënimin e Javës Olimpike me aktivitete të ndryshme. Dita e dytë filloi me mbjellje të pemëve në zonën e Veterniku në kryeqytet, ku i pranishëm ishte edhe sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) Eroll Salihu, dhe po vazhdon me një turne të futbollit, përcjell KosovaPress. Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi tregoi që gjatë 10 viteve të ardhshme në Kosovë do të mbillen 1,800,000 drunjë, me qëllimin për të gjelbëruar vendin sa më shumë për sportistët dhe popullin. Krasniqi: Do të mbillen 1,800,000 drunjë, gjelbërimi ndikon ...
Komentet te JAVA OLIMPIKE VIJON ME MBJELLJEN E DRUNJVE NË PRISHTINË (VIDEO) Janë të Mbyllura