Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka gjobitur sot një zyrtar policor pas marrjes së informacionit nga një qytetar përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”, për një kundërvajtje të shkaktuar në komunikacion. Policia ka identifikuar zyrtarin, i cili me automjetin zyrtar të policisë, shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, në Sojevë, rruga Ferizaj-Gjilan. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor e ftoi zyrtarin policor (61) dhe ai në tërësi e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar dhe mori gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor, ndërkohë që Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka iniciuar ndaj tij hetim të brendshëm disiplinor sipas rregulloreve në fuqi. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj fton qytetarët që të raportojnë në polici për ...
Komentet te GJOBITET ZYRTARI POLICOR PËR TEJKALIM NË VIJË TË PLOTË Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Akademia Diplomatike e Kosovës do të organizojë të mërkurën konferencën akademike ndërkombëtare me temën “Politika e jashtme e Kosovës – një qasje proaktive”. Fjalën hyrëse do ta mbajë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla. Pjesë e diskutimeve do të jenë edhe ambasadori Wolfgang Petritsch, president i Fondacionit Austriak Marshall Plan, profesori David L Phillips, drejtor i Institutit për Paqe në Universitetin Columbia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe Sebastien Gricourt, drejtor i Observatorit Ballkanik në Fondacionin Jean Jaures. Konferenca akademike do të fillojë punimet në Prishtinë, në orën 09:00./KP ...
Komentet te NESËR MBAHET KONFERENCA “POLITIKA E JASHTME E KOSOVËS – NJË QASJE PROAKTIVE” Janë të Mbyllura
Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio, në adresimin e tij para deputetëve në Kuvendin e Kosovës tha se dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian është mundësi historike për Kosovën dhe Serbinë. Diplomati italian, Luigi Di Maio duke folur për rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi, tha se Pavarësia e Kosovës, integriteti territorial dhe funksionaliteti i saj si shtet demokratik është i padiskutueshëm. Di Maio: Dialogu i lehtësuar nga BE është mundësi historike për Kosovën dhe Serbinë Video 40 “Dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një mundësi me rëndësi historike që të dy palët ta shfrytëzojnë atë dhe shpresoj se do ta shfrytëzojnë atë. i kuptoj ...
Komentet te DI MAIO PARA DEPUTETËVE KOSOVARË: KUNDËRSHTOJMË RIDIZAJNIMIN E KUFIJVE NË BALLKAN (VIDEO) Janë të Mbyllura
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq deklaroi sot se ai nuk do ta nënshkruante njohjen e Kosovës dhe se dikush pas tij do ta bënte atë. Në seancën parlamentare kushtuar Kosovës, Vuçiq u bëri thirrje deputetëve të kuptojnë situatën reale në lidhje me Kosovën, duke thënë se vetëm në atë mënyrë mund të peshohen kundërshtarët dhe kërkesat e tyre. “Fitorja është paqja, stabiliteti, siguria dhe ruajtja e interesave tona kombëtare dhe shtetërore,” tha Vuçiq. Ai shpjegoi se gjithçka është e lidhur nëse duan përparimin e vendit, ruajtjen e marrëdhënieve me Perëndimin, marrjen e investimeve të huaja dhe u kërkoi deputetëve ta kuptonin këtë. Vuçiq tha se mjafton të kalosh nëpër rrugën ...
Komentet te VUÇIQ THOTË SE NUK DO TA NËNSHKRUAJË NJOHJEN E KOSOVËS Janë të Mbyllura
Partia Demokratike e Kosovës javën e ardhshme do të mbajë konventën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e kryetarit dhe lidershipit të ri. Në partinë më të madhe opozitare po premtohet garë e hapur dhe transparente. Deri më tani s’ka asnjë kandidaturë zyrtare për të parin e partisë, derisa të njëjtat pritet të pranohen deri një ditë para konventës ose në ditën e mbajtjes së saj. Nga ana tjetër, shoqëria civile e mirëpret mbajtjen e zgjedhje të brendshme në PDK, mirëpo kërkojnë reformë të mirëfilltë. Anëtari i Kryesisë së PDK-së, njëherësh sekretar elektoral, Betim Gjoshi thotë për KosovaPress se ende nuk ka kandidatura zyrtare për kryetar të partisë, megjithëse shton se kryetari ...
Komentet te S’KA KANDIDATURA ZYRTARE PËR KRYETAR TË PDK-SË, SHOQËRIA CIVILE KËRKON REFORMË TË MIRËFILLTË Janë të Mbyllura
Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte kërcënoi se do t’i burgosë njerëzit, që nuk pranojnë të vaksinohen kundër koronavirusit. “Ju zgjidhni, vaksinohuni ose unë do t’ju burgos”, tha Duterte në një fjalim televiziv, pas raporteve për pjesëmarrje të ulët të njerëzve në qendrat e vaksinimit në kryeqytetin Manila. Deri më tash në Filipine janë vaksinuar rreth 2.1 milionë njerëz. Filipinet janë ndër vendet më të goditura nga koronavirusi në Azi, me mbi 1.3 milion raste dhe 23.000 vdekje./KP ...
Komentet te FILIPINET: KUSH NUK VAKSINOHET, SHKON NË BURG Janë të Mbyllura
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka gjobitur një ngasës të automjetit për kundërvajtje në komunikacion. Rasti ka ndodhur sot në fshatin Rakaj, rruga magjistrale Ferizaj-Kaçanik. Policia e ftoi qytetarin A.M (24), në Njësinë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Ferizaj dhe ai në tërësi e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar dhe mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon qytetarët që të njoftojnë policinë për kundërvajtjet e ndryshme në trafikun rrugor./KP ...
Komentet te GJOBITET QYTETARI QË TEJKALOI NË VIJË TË PLOTË Janë të Mbyllura
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka hedhur poshtë akuzat se ka dorëzuar dosjet për krimet e luftës autoriteteve prokuroriale të Serbisë, duke thënë se këto pretendime nuk janë të vërteta. Në një komunikatë për media thuhet se EULEX-i kurrë nuk u ka dorëzuar ndonjë rast të krimeve të luftës autoriteteve prokuroriale të Serbisë, as nuk ka hequr dorë nga autoriteti mbi dosjet hetimore dhe rastet. “Përgjatë mandatit ekzekutiv të EULEX-it, Misioni është përpjekur të siguronte përgjegjësi për krimet e luftës të kryera në Kosovë. Sidoqoftë, deri në fund të mandatit ekzekutiv të EULEX-it në qershor 2018, Misioni nuk ka mundur të vazhdonte me rastet ...
Komentet te EULEX MOHON SE KA DORËZUAR DOSJE AUTORITETEVE PROKURORIALE TË SERBISË Janë të Mbyllura
Në 24 orët e fundit, në dy raste të ndara, njësitet policore në kuadër Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë kanë sekuestruar dy armë. Rasti i parë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00, në rrugën “Ahmet Selaci”, gjatë një kontrolli të një automjeti, ku është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari për veprën penale mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve. Ndërsa pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndërsa në rastin e dytë, sot rreth orës 11:00, në rrugën “Mbretëresha Teutë”, gjatë një kontrolli te një person ...
Komentet te NË MITROVICË SEKUESTROHEN DY ARMË Janë të Mbyllura
Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendim për mbulimin e kartonit të gjelbër për të gjithë bashkatdhetarët që vijnë në Kosovës. Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se nga 1 korriku e deri më 31 dhjetor të gjitha shpenzimet për sigurimin e veturave në kufi do t’i paguaj qeveria, e që pritet të jenë rreth 6 milionë euro. Murati: Supozimet janë 5-6 milionë euro (Video) “Kostoja përfundimtare mbetet tek në fund, meqenëse kemi të bëjmë me një dinamik të shtuar të ardhjes së bashkatdhetarëve. Supozimet apo projeksioni është që të jetë 5-6 milionë euro”, ka deklaruar Murati. Sa i përket, masave ekonomike, Murati bëri me ...
Komentet te KOSTOJA E MBULIMIT TË KARTONIT TË GJELBËR PËR BASHKATDHETARËT PRITET TË JETË DERI NË 6 MILIONË EURO (VIDEO) Janë të Mbyllura