Një vdekje e dyshuar ka ndodhur në Gjilan mbrëmjen e së martës. Policia e Kosovës ka raportuar se personi është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion “Raportohet se viktima mashkull kosovar është sjell pa shenja jete në spitalin e Gjilanit. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh./KP ...
Komentet te VDEKJE E DYSHIMTË NË GJILAN Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kryeshefi i Inspektoratit Policor i Kosovës (IPK), Kushtrim Hodaj priti sot shefin i Misionit të OSBE-së në Kosovë Michael Davenport. Me rastin e vizitës IPK pranoi edhe një donacion prej 10 kompjuterësh nga misioni i OSBE-së. Kryeshefi i IPK-së, Kushtrim Hodaj e falënderoi Davenport për përkrahjen që misioni i OSBE-së është duke dhënë në vazhdimësi për Inspektoratin Policor drejt fuqizimit të kapaciteteve të burimeve njerëzore me trajnime nga fusha e të drejtave të njeriut, parandalimit dhe luftimit të korrupsionit, integritetit policor si dhe me pajisje të ndryshme. Edhe Amabasadori Davenport gjatë këtij takimi ceku se misioni i OSBE-së do të vazhdojë edhe më tej përkrahjen e IPK-së në fuqizimin kapaciteteve ...
Komentet te OSBE I DHURON IPK-SË 10 KOMPJUTERË Janë të Mbyllura
Në kuadër të Javës Olimpike, Komiteti Olimpik i Kosovës sot ka vazhduar me aktivitete të tjera sportive. 23 qershori si datë e Ditës Olimpike ka nisur me aktivitetin kryesor që po mbahet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ku po marrin pjesë 300 fëmijë nga katër shkolla të Prishtinës të cilët po vrapojnë në shtegun prej 60 metrave duke bërë kështu një garë simbolike në shënim të kësaj dite. Në këtë ngjarje po marrin pjesë Kryetari i KOK ut Ismet Krasniqi, Zëvendësministrja e Ministrisë për Kulturë Rini dhe Sporti Daulina Osmani dhe Halil Sylejmani, kryesues i këshillit organizativ të Ditës Olimpike. Përveç se në “Fadil Vokrri”, Dita Olimpike po shënohet ...
Komentet te 300 FËMIJË VRAPOJNË NË STADIUMIN “FADIL VOKRRI” PËR TA SHËNUAR DITËN OLIMPIKE 2021 Janë të Mbyllura
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) është duke mbajtur konferencën “Kapitull i ri i dialogut Kosovë-Serbi” me përfaqësues nga partitë parlamentare. Derisa mazhoranca potencoi përgatitjen e Qeverisë Kurti për këtë proces, opozita kritikoi për mungesën e agjendës dhe platformës për dialogun. Ndërkohë, arritja e marrëveshjes finale po shihet si larg e arritshme edhe nga KDI. Ushtruesja e detyrës së shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se kanë qasjen e duhur për dialogun, por i njëjti nuk mund të ketë rezultat sepse në anën tjetër është një udhëheqës si Vuçiq. Krahas kësaj, ajo tha se gjitha marrëveshjet e kaluara, që janë vlerësuar të dëmshme do të vinë me ...
Komentet te QEVERIA KURTI KRITIKOHET Janë të Mbyllura
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka takuar anëtaret e Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës. Në fjalën e saj hyrëse, ministrja Haxhiu fillimisht uroi të gjithë anëtarët për përzgjedhjen e tyre nga Kuvendi i Kosovës, me ç’rast shprehu rëndësinë e mirëfunksionimit të Komisionit si dhe organizimit sa më të kompletuar të krejt procesi të cilit do t’i nënshtrohen juristët e rinj. Ndër tjera ministrja Haxhiu kërkoi nga të gjithë anëtarët që të jenë në nivelin e detyrës dhe gjithashtu, që në përputhje me legjislacionin dhe kriteret profesionale, të zbatojnë përgjegjësitë të cilat iu janë besuar, duke kthyer kështu kredibilitetin dhe profesionalizimin në këtë proces. Në anën tjetër Kryetari i ...
Komentet te MINISTRJA HAXHIU TAKON ANËTARËT E KOMISIONIT PËR DHËNIEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS Janë të Mbyllura
Gjatë qëndrimit në Kosovë për të qenë pjesë e Akademisë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti ambasadorin Wolfgang Petritsch, President i Fondacionit Austriak të Planit Marshall, njëherit ish i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për Kosovë, në vitet 1998-‘99 dhe kryenegociator i Bashkimit Evropian në Konferencën e Rambujesë. Ambasadori Petritsch dhe kryeministri Kurti diskutuan për proceset dhe zhvillimet politike në rajon dhe në Kosovë. Në komunikatën për media nga zyra e kryeministrit thuhet se në këtë takim u shkëmbyen mendime për takimin e 15 qershorit në Bruksel për dialogun e ri ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe propozimet e ...
Komentet te KURTI PRITI PRESIDENTIN E FONDACIONIT AUSTRIAK TË PLANIT MARSHALL, WOLFGANG PETRITSCH Janë të Mbyllura
Në stadiumin “Pushkas Arena” në Budapest sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet sfida më e rëndësishme e Grupit F ndërmjet Portugalisë dhe Francës ku edhe do të përcaktohet se cila prej këtyre dy kombëtareve do të vazhdojë tutje në fazën e eliminimit direkt të Kampionatit Evropian. Me katër pikë të mbledhura pas dy ndeshjeve të para, Franca e kryeson Grupin F, kurse Portugalia renditet në vendin e tretë më tri pikë por që ka pikë të barabarta me Gjermaninë e vendit të dytë, përcjellë KosovaPress. Nëse Gjermania e mposht Hungarinë, atëherë njëra nga këto dy kombëtare të mëdha si Portugalia dhe Franca do të duhet të pres ...
Komentet te BETEJA FINALE E “GRUPIT TË VDEKJES”, PORTUGALI – FRANCË, FORMACIONET E MUNDSHME Janë të Mbyllura
Do të mbyllet sot faza e grupeve të Kampionatit Evropian Euro 2020 me katër ndeshjet që do të zhvillohen në kuadër të rrethit të tretë të Grupeve E dhe F. Nga ora 18:00 zhvillohen sfidat e Grupit E ku ndeshjen Sllovakia me Spanjën si dhe Suedia me Poloninë, përcjellë KosovaPress. Në këtë grup situata është shumë e paqartë. Suedia renditet e para me katër pikë, e ndjekur nga Sllovakia me tri, pastaj Spanjë në vendin e tretë me dy pikë dhe Polonia e fundit më vetëm një pikë. Më tutje, nga ora 21:00 do të qartësohet edhe situata në Grupin F, i njohur si “Grupi i Vdekjes”. Gjermania ballafaqohet me ...
Komentet te EURO 2020/ MBYLLET SOT FAZA E GRUPEVE, KATËR NDESHJE TË ZJARRTA NË PROGRAM Janë të Mbyllura
Më 23 qershor 1995, në moshën 81-vjeç vdiq Jonas Salk, i cili zhvilloi vaksinën e parë kundër polios. Duke pasur parasysh frikën dhe ankthin që poliomeliti kishte shkaktuar gjatë gjysmës së parë të shekullit 20, suksesi i vaksinës në vitin 1955 e bëri doktor Salk hero ndërkombëtar. Nga viti 1960, megjithatë, Salk ishte gati për punë të tjera. Ëndrra e tij ishte për të krijuar një qendër të pavarur kërkimore, ku një komunitet dijetarësh të interesuar në aspekte të ndryshme të biologjisë mund të merreshin me studimin e jetës. Instituti sot mban emrin Salk dhe në hyrje të tij qëndron pllakati me mbishkrimin: “Shpresa mbështetet në ëndrrat, imagjinatën dhe guximin ...
Komentet te KY ISHTE HEROI NDËRKOMBËTAR Janë të Mbyllura
Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Shërbyesve Civilë, e cila edhe në Kosovë synohet të jetë tradicionale. 23 Qershori – Dita e Shërbyesve Civilë, në botë ka filluar të shënohet me vendim nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 20 dhjetor 2002. OKB-ja, me këtë rast, inkurajoi vendet anëtare, në mënyrë që nga viti 2003 të organizojnë ngjarje speciale për këtë ditë, me qëllim të vënies në spikamë të kontributit që japin shërbyesit civilë në proceset e zhvillimit të shoqërive. Ndryshe, me rastin e shënimit të kësaj dite, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës do të mbajë një konferencë për media nga ora 11.00, para zyrave të SPAK-ut./KP ...
Komentet te DITA NDËRKOMBËTARE E SHËRBYESVE CIVILË Janë të Mbyllura