Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

SHËRBYESIT CIVILË KUNDËRSHTOJNË SHKARKIMIN E KËSHILLIT TË PAVARUR MBIKËQYRËS

Lajme
Sindikata e Shërbimit Civil dhe ajo e Administratës Publike kanë kundërshtuar iniciativën e Komisionit Parlamentar për Administratë Publike për shkarkimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës. Madje për këtë thonë se janë të gatshëm që t’iu drejtohen instancave më të larta të drejtësisë ndërkombëtare. Në Ditën ndërkombëtare të Shërbyesve Civil ata kanë kërkuar me urgjencë procedimin e Ligjit të Pagave. Kryetari i Sindikatës së Shërbimit Civil të Kosovës, Mursel Zymeri, ka shprehur shqetësimin për iniciativën për shkarkimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës, duke i bërë thirrje presidentes Vjosa Osmani që të mos lejojë veprime të tilla. Zymeri: Nëse aprovohet nga Kuvendi, ...
Komentet te SHËRBYESIT CIVILË KUNDËRSHTOJNË SHKARKIMIN E KËSHILLIT TË PAVARUR MBIKËQYRËS Janë të Mbyllura

VETËVENDOSJE DHE OPOZITA PËRPLASEN

Lajme
Pozitë dhe opozitë janë bërë bashkë sot në konferencën “Kapitull i ri i dialogut Kosovë-Serbi” të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI). Derisa partia në pushtet vlerësoi se janë të përgatitur për këtë proces, opozitarët thanë se Qeveria Kurti është e papërgatitur për dialogun. Nga ana tjetër, arritja e marrëveshjes finale po shihet si larg e arritshme edhe nga KDI. Ushtruesja e detyrës së shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se janë të gatshëm të vazhdojnë dialogun, bazuar në parimet e vendosura, por për të njëjtin duhet të punojnë dy palët dhe jo vetëm Kosova. Madje, ajo ngriti dyshime edhe nëse do të duhej të quhet faza ...
Komentet te VETËVENDOSJE DHE OPOZITA PËRPLASEN Janë të Mbyllura

KRASNIQI E OSMANI KËRKOJNË SHTRIRJE SA MË TË MADHE TË AKTIVITETIT SPORTIV NË TË GJITHË KOSOVËN

Sport
Komiteti Olimpik i Kosovës në kuadër të Javës Olimpike sot ka shënuar 23 qershorin si datën e Ditës Olimpike me aktivitete të ndryshme sportive. Ngjarja kryesore u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ku morën pjesë 300 nxënës të cilët vrapuan në shtegun prej 60 metrave duke bërë kështu një garë simbolike në shënim të kësaj dite. E pranishme në këtë ngjarje së bashku më Kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës Ismet Krasniqi ishte edhe zëvendësministrja e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport Daulina Osmani. Më këtë rast, kryetari i KOK-ut, Ismet Krasniqi tha se shënimi i Ditës Olimpike ka për qëllim që fëmijët të nisin rrugës për t’u ...
Komentet te KRASNIQI E OSMANI KËRKOJNË SHTRIRJE SA MË TË MADHE TË AKTIVITETIT SPORTIV NË TË GJITHË KOSOVËN Janë të Mbyllura

ILMI BAJRAMI ZGJIDHET GJYQTAR MBIKËQYRËS I DHOMËS SË POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME

Lajme
Anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, me votim të fshehtë, zgjodhën gjyqtarin Ilmi Bajrami, në pozitën e gjyqtarit mbikëqyrës të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, me mandat dyvjeçarë. Bajrami mori votat e nëntë nga 12 anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK). Një votë ishte kundër dhe një tjetër ishte e pavlefshme. Kurse një anëtar nuk ishte i pranishëm në votim. Biografia e gjyqtarit Ilmi Bajrami Ilmi Bajrami është U.D. i gjyqtarit mbikëqyrës në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës. Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës e ka mbaruar më 1986. Më 2003 ka filluar punën në Ministrinë për Ekonomi dhe Financa në Organin Rregullativ të Prokurimit ...
Komentet te ILMI BAJRAMI ZGJIDHET GJYQTAR MBIKËQYRËS I DHOMËS SË POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME Janë të Mbyllura

ALBERT ZOGAJ ZGJIDHET KRYESUES I RI I KËSHILLIT

Lajme
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), ka mbajtur takimin e 258-të me radhë, nën udhëheqjen e kryesuesit, Skender Çoçaj, me ç’rast janë diskutuar dhe miratuar pikat sipas rendit të ditës. Gjatë këtij takimi anëtarët, si pikë të rendit të ditës kishin zgjedhjen e kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Pas procesit të votimit unanim të anëtarëve të KGjK-së, zgjodhën Albert Zogaj, në pozitën e Kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Mandati i tij fillon me 7 korrik 2021 dhe është tre (3) vjeçar. Zogaj shpalosi objektivat e veta përpara anëtarëve të Këshillit duke u zotuar se gjatë mandatit të tij trevjeçar, do të përkushtohet në ngritjen e transparencës, llogaridhënies dhe nivelit ...
Komentet te ALBERT ZOGAJ ZGJIDHET KRYESUES I RI I KËSHILLIT Janë të Mbyllura

ALBINA SHABANI-RAMA ZGJIDHET KRYETARE

Lajme
Albina Shabani-Rama është zgjedhur kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë. Shabani-Rama do të jetë në krye të gjykatës edhe për pesë vite. “Në vijim, anëtarët e KGjK-së, me votim të fshehtë, zgjodhën gjyqtaren Albina Shabani Rama, Kryetare të Gjykatës Themelore në Prishtinë, mandati i së cilës është pesë (5) vjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje”, kanë njoftuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës. Por kush është Albina Shabani-Rama? Albina Shabani- Rama është gjyqtare në Departamentin Special në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjyqtarja Shabani-Rama ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 2004, kurse provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2013. Nga viti 2005 e deri në vitin 2013 ka ...
Komentet te ALBINA SHABANI-RAMA ZGJIDHET KRYETARE Janë të Mbyllura

SHENJAT E ZODIAKUT QË URREJNË TË KONTROLLOHEN

Lifestyle
A urreni kur dikush ndërhyn në punët tuaja private dhe ju tregon se çfarë të bëni? Ju ndjeheni sikur ju është hequr e drejta juaj, por mund të jetë mjaft stresuese kur të tjerët mendojnë se kanë të drejtë të votojnë në vendimet tuaja të rëndësishme. Ndërsa shumica prej nesh nuk e pëlqen këtë ndjenjë, disa njerëz e urrejnë atë pak më shumë se të tjerët. Sipas Pinkville, këto janë 4 shenja të zodiakut që ata i urrejnë absolutisht kur të tjerët ndërhyjnë në jetën e tyre dhe përpiqen t’i kontrollojnë ato. Binjakët Binjakët janë mjaft të mirë nga rruga, por thjesht nuk u pëlqen kur dikush u thotë çfarë ...
Komentet te SHENJAT E ZODIAKUT QË URREJNË TË KONTROLLOHEN Janë të Mbyllura

SHTATË PYETJE QË MUND T’U BËNI FËMIJËVE PËR TË THELLUAR MARRËDHËNIEN

Lajme
Çdo prind dëshiron të krijojë një lidhje me fëmijën e tij, në mënyrë që ata të mund të flasin për gjithçka, por disa e kanë të vështirë të bëjnë një lidhje të tillë. Për këtë arsye, nënat përdorin kohën e gjumit si mundësinë perfekte për të bashkëvepruar me fëmijët e tyre në një nivel më të thellë, shkruan BrightSide. Këtu janë disa pyetje “efektive” që nënat përdorin për t’u lidhur me fëmijët e tyre para gjumit: 1. Cila pjesë e ditës ishte më e bukura për ju? Duke bërë këtë pyetje, fëmija juaj do të përjetojë ndjenjat që i mposhtin ndërsa mendojnë për pjesën e tyre të preferuar të ditës, ...
Komentet te SHTATË PYETJE QË MUND T’U BËNI FËMIJËVE PËR TË THELLUAR MARRËDHËNIEN Janë të Mbyllura

NËSE HANI SHUMË BUKË, MUND TË KENI PROBLEME

Kuzhina
Nga dolli për mëngjes në sanduiçe për darkë, buka është një nga ushqimet që konsumojmë më shpesh. Kjo është një nga arsyet pse shumë njerëz e lidhin ngrënien e bukës me shtimin në peshë. Por shtimi i peshës nuk është efekti i vetëm anësor i konsumit të tepërt të bukës. Sipas një studimi të botuar në vitin 2018 në revistën Nutrients, konsumimi i shpeshtë i bukës shoqërohet me një rrezik në rritje të presionit të lartë të gjakut. Studiuesit nga Instituti Kombëtar i Kardiologjisë Ignacio Chavez dhe Këshilli Kombëtar për Shkencë dhe Teknologji ndoqën një grup prej 2.011 pjesëmarrësish të rritur me një moshë mesatare prej 37.1-vjeç. Subjektet që konsumuan ...
Komentet te NËSE HANI SHUMË BUKË, MUND TË KENI PROBLEME Janë të Mbyllura

OSMANI NË AUSTRI: BE TA MBAJË PREMTIMIN, TREGON PËR KRITERET E KOSOVËS

Lajme
Në Austri ka qëndruar për vizitë zyrtare, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Në takimet e zhvilluara atje, Osmani ka theksuar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim të vizave për çka ka kërkuar që Bashkimi Evropian t’i përmbahet premtimit për kosovarët. “Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në vazhdën e vizitës zyrtare në Austri, ka takuar anëtarët e shoqatës së miqësisë Kosovë – Austri, ka mbajtur ligjëratë në Akademinë Diplomatike në Vjenë dhe ka takuar një grup të grave të suksesshme Austriake, me ftesën e Zonjës së Parë të Austrisë, Doris Schmidauer. Përgjatë takimit me shoqatën e miqësisë Kosovë – Austri, të udhëhequr nga eurodeputeti Lukas ...
Komentet te OSMANI NË AUSTRI: BE TA MBAJË PREMTIMIN, TREGON PËR KRITERET E KOSOVËS Janë të Mbyllura