Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

RAMA ME GREQINË “ZYRTARISHT NË LUFTË”

Shqipëri
Kryeministri Edi Rama e përshkroi marrëdhënien mes Shqipërisë dhe Greqisë si një “dashuri tipike ballkanike”. I pyetur nga gazetarja greke Alexia Tasouli mbi marrëdhëniet dypalëshe gjatë Forumit Ekonomik të Shkupit, Rama tha: “Zyrtarisht ne jemi ende në luftë me Greqinë. Jemi në një marrëdhënie ku duhet të kemi një fqinjësi të mirë, por ndërkohë duhet të jemi dhe në luftë, dashuri tipike ballkanike. Mendoj se duhet bërë diçka për këtë”. Sa i përket marrëveshjes për kufirin detar me Greqinë, Rama tha se ajo nuk po ecën ngadalë, por në drejtimin e duhur. “Kemi shumë gjëra të përbashkëta, arsye të përbashkëta për të pasur bashkëpunim më të fortë. Jam befasuar nga ...
Komentet te RAMA ME GREQINË “ZYRTARISHT NË LUFTË” Janë të Mbyllura

SHOQËRIA CIVILE KUNDËR SUBVENCIONIMIT TË SIGURIMIT TË AUTOMJETEVE

Lajme
Organizatat e shoqërisë civile kanë reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për heqjen e primit të sigurimit kufitar, shërbim ky që planifikohet të mbulohet tërësisht nga Qeveria e Kosovës për të huajt që vijnë në Kosovë deri në fund të vitit 2021. Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Organizata për Demokraci, Antikorrupsion dhe Dinjitet, ÇOHU, Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), Lëvizja FOL, Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) dhe Rron Gjinovci vendimin e Qeverisë Kurti e quajnë të paarsyeshëm. “Ky shpenzim në këtë formë është plotësisht i pa justifikueshëm, e promovon një model të pabarazisë sociale ku shteti ndërhyn për të subvencionuar pronarin e automjetit që në ...
Komentet te SHOQËRIA CIVILE KUNDËR SUBVENCIONIMIT TË SIGURIMIT TË AUTOMJETEVE Janë të Mbyllura

VLERËSOHET SE ËSHTË MOMENTUMI I DUHUR PËR ARRITJEN E MARRËVESHJES FINALE (VIDEO)

Lajme
Në kuadër të konferencës “Kapitull i ri i dialogut Kosovë-Serbi” të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), njohësit e këtij procesi vlerësuan se është momentumi i duhur për arritjen e marrëveshjes finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mirëpo duhet të ketë vullnet më të madh nga pala serbe. Derisa theksuan se ky proces nuk është i ri, siç po konsiderohet nga Qeveria Kurti, po vazhdim i së kaluarës. Drejtori i institutit EPIK, Demush Shasha tha se në dy vendet mazhorancat kanë legjitimitetin politik dhe janë të afta për të përmbyllur marrëveshjen finale, por është skeptik pasi nuk po sheh ndonjë lëvizje konkrete nga pala serbe. Shasha: Është moment unik sepse mazhorancat në ...
Komentet te VLERËSOHET SE ËSHTË MOMENTUMI I DUHUR PËR ARRITJEN E MARRËVESHJES FINALE (VIDEO) Janë të Mbyllura

SI TË FRESKOHEMI SHPEJT NË KËTO DITË TË NXEHTA?

Lajme
Këto ditë, Kosova u godit nga vala e parë e nxehtësisë e këtij viti, dhe temperaturat mund të shkojnë deri në 36 gradë. Është e rëndësishme se si të freskoheni shpejt, pasi nuk jemi gjithmonë në gjendje të jemi në dhoma me ajër të kondicionuar kur është nxehtë. Vendosni akull në pika të caktuara në trup Nxirrni disa kube akulli nga ngrirja dhe vendosini në pikat në trupin tuaj ku venat janë më afër sipërfaqes së lëkurës tuaj. Këto janë kyçet e duarve, qafën, gjoksin. Pini ujë kokosi Uji është më i rëndësishëm në verë kur duhet të hidratoheni, veçanërisht nëse jeni në diell gjithë ditën. Akoma, uji i kokosit ...
Komentet te SI TË FRESKOHEMI SHPEJT NË KËTO DITË TË NXEHTA? Janë të Mbyllura

PDK JEP DETAJE RRETH GARËS PËR KRYETAR TË PARTISË

Lajme
Më 3 korrik Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të zgjedh kryetarin e ri. Kandidati/ja që synon që të garoj për të parin e PDK ka afat kohor deri më 1 korrik që ta shpall kandidaturën. Kjo e mbështetur në bazë të statusit të partisë. “Partia Demokratike e Kosovës ka hyrë në përgatitjet intensive për organizimin e Konventës për zgjedhjen e Kryetarit të partisë më 3 korrik. Mbështetur në statutin e partisë, kandidati/ja që synon të garoj për Kryetar ka afat kohor ta shpall kandidaturën deri dy ditë para mbajtjes së Konventës, pra më 1 korrik (E Enjte) ora 17h. Kandidati/ja që garon për Kryetar të partisë, duhet të paraqes ...
Komentet te PDK JEP DETAJE RRETH GARËS PËR KRYETAR TË PARTISË Janë të Mbyllura

MINISTRIA E SHËNDETËSISË, SIPAS TË DHËNAVE NGA INSTITUTI KOMBËTAR I SHËNDETËSISË PUBLIKE TË KOSOVËS, INFORMON:

Shëndetësi
  Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.669 doza të vaksinës kundër COVID-19 . Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 144.685 doza të vaksinës. Deri më sot 22.906 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.891 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 19 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.274. Në total numri i rasteve aktive është 165./DielliNews.info ...
Komentet te MINISTRIA E SHËNDETËSISË, SIPAS TË DHËNAVE NGA INSTITUTI KOMBËTAR I SHËNDETËSISË PUBLIKE TË KOSOVËS, INFORMON: Janë të Mbyllura

SPITALI ITALIAN PËRDOR CT PËR ZBULIMIN E SEKRETEVE TË MUMIES EGJIPTIANE

Rajoni dhe Bota
Egjipti i lashtë përjetoi një takim me teknologjinë moderne mjekësore kur një mumie iu nënshtrua një skanimi CT në një spital italian këtë javë si pjesë e një projekti kërkimor. Mumia nga Ankhekhonsu, një prift i lashtë egjiptian, u transferua nga Muzeu Arkeologjik në Bergamo në një poliklinikë të Milanos. Ekspertët në spital do të përpiqen të mësojnë më shumë rreth jetës së Ankhekhonsua dhe zakoneve egjiptiane të varrimit nga gati tre mijë vjet më parë. “Mumiet praktikisht janë një muze biologjik. Ato janë si një kapsulë kohe”, tha Sabina Malgora, drejtoreshë e Studimit të Projektit Mummy. Ajo shprehet se emri i mumies u zbulua në një sarkofag 800-900 vjet ...
Komentet te SPITALI ITALIAN PËRDOR CT PËR ZBULIMIN E SEKRETEVE TË MUMIES EGJIPTIANE Janë të Mbyllura

GASHI: ÇËSHTJA E TË PAGJETURVE DHE KRIMEVE SERBE DUHET TË ADRESOHEN…

Lajme
Zëvendësministrja e Jashtme Liza Gashi deklaroi sot se çështja e personave të zhdukur, dëmshpërblimet e luftës dhe njohja e krimeve dhe gjenocidit të kryer nga shteti serb duhet të adresohet në procesin e dialogut Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel. Ajo këto komente i bëri në konferencën akademike ndërkombëtare me temën “Politika e jashtme e Kosovës – një qasje proaktive”, organizuar nga Akademia Diplomatike e Kosovës, ku u tha ideja për ndryshime territoriale është e gabuar dhe se politik-bërësit e Kosovës duhet të tregohen të kujdesshëm në këtë drejtim. Gashi tha se integrimi euroatlantik i Kosovës duhet të sigurohet pasi është një çështje e konsensusit kombëtar dhe shoqëror. ...
Komentet te GASHI: ÇËSHTJA E TË PAGJETURVE DHE KRIMEVE SERBE DUHET TË ADRESOHEN… Janë të Mbyllura

6 MËNYRAT MË TË KËQIJA PËR TË VDEKUR

Lajme
Është njerëzore të mendosh se vdekja është e vetmja gjë e garantuar, por do të ishte më e çuditshme nëse nuk do ta mendonit. Më shumë kohë harxhohet duke menduar se çfarë pason pas vdekjes, por gjithashtu duhet të ndodhë në një farë mënyre – kjo është arsyeja pse shkencëtarët kanë përcaktuar për ju se në cilat mënyra nuk do të dëshironit aspak të largoheni nga planeti! Të varrosesh i gjallë Ne do ta hapim këtë listë me një nga makthet më të zakonshme – vdekjen që pason pasi të varroseni gjallë. Nëse një skenë nga Kill Bill pjesa 2, për fat të keq nuk mund të shpëtonit me të. ...
Komentet te 6 MËNYRAT MË TË KËQIJA PËR TË VDEKUR Janë të Mbyllura

OSMANI NË AUSTRI DISKUTON PËR AGJENDËN E GJELBËR

Lajme
Presidentja Vjosa Osmani deklaroi sot në Vjenë se Kosova mbetet e përkushtuar për të jetësuar zotimet në kuadër të Deklaratës së Sofjes për Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Ajo gjatë takimit me ministren për Veprim Klimatik, Leonore Gewessler, tha se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara për një të ardhme të gjelbër e të qëndrueshme. Sipas saj, pandemia ka dëshmuar se sa i rëndësishëm është kujdesi ndërmjet aktivitetit tonë të përditshëm ekonomik dhe mbrojtjes së mjedisit, në funksion të shëndetit edhe për qytetarët. Në këtë kontekst, tha se politikat e saj do të udhëhiqen nga parimet e Marrëveshjes së Parisit, edhe pse Kosovës i është mohuar mundësia e ratifikimit ...
Komentet te OSMANI NË AUSTRI DISKUTON PËR AGJENDËN E GJELBËR Janë të Mbyllura