Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron se sot do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Kjo situatë meteorologjike vjen si pasojë e masave të nxehta të ajrit të ardhura nga pjesa veriore e Afrikës. Indeksi UV do të mbetet shumë i lartë dhe preferohet zbatimi i këshillave të IKSHP, që nga ora 9-17 të mos ekspozohemi rrezeve direkte të diellit. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 35-37 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit./KP ...
Komentet te I NXEHTI AFRIKAN, TEMPERATURA DERI NË 37 GRADË Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në një seancë të re plenare. Në rend të ditës do të jenë dhjetë pika, në mesin e tyre edhe propozim-rezoluta nga debati parlamentar në lidhje me situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19. Seanca pritet të fillojë në ora 11:00. Ky është rendi i ditës: 1. Deklarimet jashtë rendit të ditës, 2. Pyetjet parlamentare, 3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme, 4. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e pesë (5) anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, 5. Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e ...
Komentet te KUVENDI MBLIDHET NË SEANCË PLENARE, JA RENDI I DITËS Janë të Mbyllura
Ka përfunduar derbi i xhiros së tretë në Grupin F të Euro 2020 mes Portugalisë dhe Francës, ku rezultati përfundimtar është i barabartë 2:2. Me këtë rezultat, të dy kombëtaret kanë siguruar kualifikimin tutje për 1/8 e finales së Euro 2020, së bashku me Kombëtaren e Gjermanisë nga po i njëjti grup, përcjell KosovaPress. Gjatë ndeshjes së sotme, gjyqtari akordoi gjithsej tre penallti, dy në favor të Portugalisë dhe një në favor të Francës. Fillimisht, ishte Cristiano Ronaldo që zhbllokoi rezultatin nga pika e bardhë në minutën e 31’, kurse shifrat në 1:1 për Francën i barazoi sulmuesi Karim Benzema, po ashtu nga pika e bardhë. Pjesën e dytë e ...
Komentet te PORTUGALIA DHE FRANCA NDAJNË PIKËT, KALOJNË TUTJE Janë të Mbyllura
Ka përfunduar ndeshja e xhiros së tretë dhe të fundit të Grupit F mes Gjermanisë dhe Hungarisë, ku pas 90’ minutave lojë, rezultati është i barabartë 2:2. Me këtë rezultat, Gjermania i bashkohet Francës dhe Portugalisë në fazën e eliminatoreve të Kampionatit Evropian Euro 2020, përcjell KosovaPress. Fillimisht, ishte Hungaria e cila kaloi në epërsi e para përmes Szalai në minutën e 11’, ku edhe pjesa e parë përfundoi me rezultat 1:0, ndërsa në pjesën e dytë, Gjermania e filloi më mirë, ku mesfushori Kai Havertz shënon në minutën e 66’ për 1:1. Kundërpërgjigja e hungarezëve ishte e shpejtë, ku në minutën e 68’, Schafer shënon për 2:1. Golin e ...
Komentet te GJERMANIA KALON NË 1/8 E FINALES, ELIMINOHET HUNGARIA Janë të Mbyllura
Një gotë verë ose maksimumi dy, para se të bini të flini në darkë, mund të ndihmojë për të humbur peshë duke qenë se është ekuivalente me një orë palestër. Nëse jeni në kërkim të teknikave alternative për dietën, atëherë zgjidhja më e mirë është kjo. Ky sugjerim vjen nga një studim i Universitetit të Alberta në Kanada, ku thuhet se pirja e një gote verë të kuqe vlen njëlloj për të humbur peshë sa një orë palestër. Drejtuesi i studimit Jason Dyck, zbuloi dobitë që i ofron shëndetit resveratroli, një element që gjendet te vera e kuqe dhe që ofron të njëjtat dobi si aktiviteti fizik, shkruan noa.al. Resveratroli ...
Komentet te NJË GOTË VERË SA NJË ORË NË PALESTËR Janë të Mbyllura
Dyshja njoftuan se do lansojnë sërish diçka të re. Ishte, Cricket ai i cili njoftoi përmes një storie të publikuar në profilin e tij zyrtar në Instagram. Ndërkohë, edhe Dafina e ka ndarë në storien e saj derisa nuk kanë zbuluar detaje tjera rreth projektit muzikor. Përndryshe, Cricket njihet si një nga producentet muzikor më të suksesshme në estradë pasi shumë artistë kanë bashkëpunuar me të. Projekti i fundit muzikor i Dafinës bashkë me Mumën është realizuar nga Cricket dhe është pëlqyer jashtëzakonisht shumë nga publiku./RTK ...
Komentet te DAFINA DHE CRICKET PO PUNOJNË SËRISH BASHKË PËR KËNGËN E RADHËS Janë të Mbyllura
Këngëtari ka lansuar projektin e ri muzikor. “Dujëm”, mban titulli kënga më e re e Butrintit të cilën e ka realizuar me videoklip. Ai publikoi një postim në faqen e tij zyrtare në Instagram derisa njoftoi se tashmë e ka lansuar projektin e ri muzikor. “OUT NOW DUJEM”, shkroi këngëtari në përshkrimin e postimit derisa mori komente të shumta pozitive nga miqtë dhe fansat. Ndryshe, ky është projekti i parë muzikor i Butrint Imerit për këtë vit./Rtk/ DielliNews.info ...
Komentet te BUTRINT IMERI PUBLIKON KËNGËN “DUJËM” (VIDEO) Janë të Mbyllura
Kryeministri Albin Kurti, është pritur me nderime të larta shtetërore, nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin Elysee, në Paris. Para takimit të dy liderët kanë dhënë nga një deklaratë për media. Në fjalën e tij, kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen ndaj Francës, për drejtësinë e lartë që vendosi në kuadrin e Aleancës Veriatlantike për t’i dhënë fund një regjimi shovinist që synonte territore me çdo kusht, qoftë edhe me gjenocid mbi civilët. Ai tha se Evropa është bashkimi më i mirë për të hedhur bazat e një paqeje afatgjatë dhe të konceptuar drejtë. Kryeministri ritheksoi se Qeveria e Kosovës do të kontribuojë me të gjitha mundësitë edhe në rajon, ...
Komentet te KURTI PRITET NË TAKIM ME NDERIME TË LARTA SHTETËRORE NGA MACRON Janë të Mbyllura
Komuna e Prishtinës ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Filharmoninë e Kosovës, me qëllim të bashkëpunimit në promovimin dhe mbështetjen në realizimin e koncerteve në kryeqytet. Në kuadër të këtij bashkëpunimi bëjnë pjesë edhe organizimet e koncerteve në hapësirat publike të qytetit. Koncerti i parë i këtij lloji, nga Orkestra e Filharmonisë së Kosovës, do të mbahet këtë të diele me 27 qershor 2021, duke filluar nga ora 20:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”. “Në vegëzen e mëposhtme gjeni njoftimin për këtë aktivitet, e për të cilin sot në një takim u dakorduan edhe Drejtori i Kulturës në Komunën tonë, z. Adrian Berisha dhe z. Dardan Selimaj si përfaqësues i Filharmonisë së ...
Komentet te KOMUNA E PRISHTINËS MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME FILHARMONINË E KOSOVËS Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar para mediave në hyrje të pallatit Elysee të Francës. Kurti deklaroi se ka nderin që të pritet nga presidenti francez, Emmanuel Macron duke thënë se Kosova vazhdon të jetë e fokusuar në ndërtimin e një shteti të së drejtës. “Është privilegj dhe përgjegjësi për mua që si kryeministër i një vendi më të ri të Evropës të jem para Pallatit Presidencial Francez për t’iu garantuar se Kosova do të jetë gjithnjë mes aspiratave evropiane dhe demokratike. I nderuari z.president dua të ju shpreh edhe njëherë mirënjohjen time dhe të popullit të Kosovës për drejtësinë e lartë qeveritare që vendoset në kuadrin e Aleancës ...
Komentet te KURTI DEKLAROHET PARA TAKIMIT ME PRESIDENTIN MACRON Janë të Mbyllura