Një pallat 12 kate është shembur pjesërisht në kontenë Dade në Majami orët e para të ditës së sotme, duke tronditur banorët e zonës. Një numër i madh forcash policore e me dhjetëra skuadra zjarrfikëse mbërritën me urgjencë në vendngjarje. Skuadrat e shpëtim-kërkimit janë duke gërmuar nën rrënojat e ndërtesës për të gjetur të mbijetuar. Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur në orën 01:20 në rrethana ende të paqarta, ndërsa dyshohet për shumë viktima. Dëshmitarët raportojnë se kanë dëgjuar zëra të njerëzve të bllokuar nën rrënoja. Punonjësit e ndihmës kanë evakuuar sakaq edhe banorët e ndërtesave fqinj, duke i dërguar ato në një qendër pushimi të zonës. Rrugët ...
Komentet te SHEMBET PALLATI 12 KATESH Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Punëtorët e Lotarisë së Kosovës kanë protestuar sërish para Qeverisë së Kosovës, për shkak të mos marrjes së pagave për më shumë se një vit. Përveç pagave, ata kërkojnë edhe kthimin e tyre në vendet e punës dhe miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës. Ibadete Hasani-Berisha, punëtore e Lotarisë, tha se do të vazhdojnë të kërkojnë të drejtat e tyre, derisa u shpreh se punëtorët janë lënë në harresë dhe se janë në gjendje të vështirësi financiare. Ajo tha se tashmë më shumë se një vit këta punëtorë nuk kanë marrë pagat, derisa kërkoi që qeveria sa më shpejt të miratojë ligjin për Lotarinë e Kosovës. Berisha: Mjaft kemi ...
Komentet te PUNËTORËT E LOTARISË SË KOSOVËS SERISH PROTESTOJNË Janë të Mbyllura
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), në një ceremoni të veçantë, ka ndarë 15 mirënjohje duke përfshirë këtu çmimin e parë, të dytë dhe të tretë, si dhe çmimin kryesor “Shkencëtari i ri”, për nxënësen e gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren, Emira Karahoda. Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka shkruar qëllimi kryesor i garës ishte identifikimi i talenteve të rinj, por edhe nxjerrja në pah e shkathtësive dhe kompetencave të nxënësve në shkencat natyrore. “Këtë garë e kemi filluar në nivel të Komunës së Prishtinës sa isha drejtoreshë e arsimit, ndërsa synim ynë është që sa më shumë aktivitete të tilla të organizojmë në nivel të Republikës së ...
Komentet te EMIRA KARAHODA MERR ÇMIMIN “SHKENCËTARI I RI” Janë të Mbyllura
Norma e të punësuarve të padeklaruar (në të zezën) mbetet mjaft e lartë në Kosovë. Kjo shkallë e të punësuarve në mënyrë joformale sipas zëvendësshefit të BE në Kosovë, Ricardo Serri është më e madhe se 30 përqind. Serri në konferencën kombëtare “Drejt Formalizimit të Punës në Kosovë”, ngriti edhe një problematikë tjetër për sigurinë në punë, që sipas tij, Kosova ka një normë të lartë të aksidenteve fatale në punë. “Është mbi 30 përqind norma e të punësuarve të padeklaruar, që është më e madhe se në vendet e Ballkanit Perëndimor. Një problematikë tjetër është siguria në punë. Sektorit i ndërtimit, bujqësia dhe shërbimet janë më së keqi. Ka ...
Komentet te BE: SHQETËSUESE NUMRI I MADH I AKSIDENTEVE FATALE NË VENDET E PUNËS, NORMA E PUNËSIMIT JOFORMAL MBI 30 % Janë të Mbyllura
Futbollisti argjentinas i cili luan si sulmues me klubin spanjoll Barcelona në La Liga dhe me kombëtaren argjentinase. Lionel Messi, ka lindur më 24 qershor të vitit 1987 Që nga mosha 21 vjeç, Messi ka qenë i nominuar për të fituar Topin e Artë dhe FIFA Lojtari Botëror i Vitit. Një vit më vonë, në vitin 2009, ai fitoi çmimin e parë të Topit të Artë si dhe FIFA Lojtari Botëror i Vitit. Ai vazhdoi dominimin e tij duke fituar edhe pesë Topa të tjerë të Artë në vitet 2010, 2011, 2012, 2015 dhe 2019. Më poshtë mund të gjeni statistikat e Messit deri tani, në moshën 34 vjeçare. 721 ...
Komentet te MESSI FESTON SOT DITËLINDJEN. JA SA VJET I MBUSH? Janë të Mbyllura
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton të gjithë maturantët se të shtunën (më 26 qershor) do të mbahet provimi i maturës shtetërore. Në koordinim me drejtoritë komunale të arsimit dhe me shkollat, MAShTI ka realizuar të gjitha përgatitjet e duhura për organizimin e këtij provimi. Në çdo bankë do të sistemohet nga një nxënës ndërkaq, në çdo klasë do të lejohen më së shumti 15 maturantë. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit mbetet i përkushtuar për organizimin dhe zhvillimin e një procesi të mirëfilltë e të besueshëm, prandaj kërkon që çfarëdo parregullsi eventuale në qendrën e testimit, të raportohet me shkrim në DKA dhe në MAShTI. ...
Komentet te PROVIMI MATURËS SHTETËRORE MBAHET TË SHTUNËN Janë të Mbyllura
Komandanti i Lartë i Aleatit Evropian, Gjenerali Tod D. Wolters, vizitoi bazën e KFOR-it në Prishtinë, ku ka shprehur vlerësimin e tij për rolin kyç që komandon në ruajtjen e sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Sipas një njoftimi të KFOR-it, gjatë vizitës, Gjenerali SACEUR Wolters u takua me Komandantin e KFOR-it, Gjeneralin Major Franco Federici, së bashku me Shtabin ndërkombëtar të HQ-së, ku kanë diskutuar për situatën në Kosovë. Gjenerali i SACEUR Wolters gjithashtu iu drejtua dhe u takua me trupat e caktuara në KFOR, duke shprehur vlerësimin e tij për rolin kyç që komandon në ruajtjen e sigurisë në Ballkanin Perëndimor. ′′KFOR-i është forca kryesore stabilizuese në Kosovë dhe luan ...
Komentet te WOLTERS: KFOR-I LUAN ROL STRATEGJIK NË RUAJTJEN E SIGURISË NË RAJON Janë të Mbyllura
Ministria e Bujqësisë dhe Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara kanë mbajtur një diskutim mbi rishikimin e sektorit të pylltarisë në Kosovë, ku theksua se në vend është degraduar ky sektor. Shkatërrimi i pyjeve po ndikon në cilësinë e ajrit, zhvillim ekonomik dhe uljeve e vendeve të punës. Për këtë po kërkohet nga Qeveria e Kosovës që mbrojtjen e pyjeve në Kosovë ta ketë në agjendën e prioriteteve. Ministri u Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci deklaroi se gjatë vitit do të miratohet ligji për pyjet. Ai shtoi se pyjet e Kosovës paraqesin interes strategjik dhe si e tillë duhet të trajtohet. Peci u zotua që ...
Komentet te AMBASADORJA E SUEDISË: MBROJTJA E PYJEVE TË JETË PRIORITET I QEVERISË Janë të Mbyllura
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, priti sot në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Ogasaëara Mitsunori me të cilin bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit në arsim. Ministrja Nagavci e falënderoi Mitsunori për ndihmën që ka dhënë Japonia për Kosovën, e në veçanti për mundësinë që ua ka dhënë studentëve të Kosovës që përmes bursave të studiojnë në universitetet japoneze. Sipas një njoftimi të MAShTI, ministrja Nagavci po ashtu e informoi Mitsunori për planet e Qeverisë që synojnë ta përmirësojnë gjendjen në të gjitha nivelet e arsimit, teksa theksoi se do të ishte i rëndësishëm bashkëpunimi me shtetin japonez në këtë drejtim. ...
Komentet te RRITET INTERESIMI I STUDENTËVE KOSOVARË PËR TË STUDIUAR NË JAPONI Janë të Mbyllura
Një vet-aksident me veturë ka ndodhur sot në mëngjes në hyrje të fshatit Uglar komuna Gjilan, ku si pasojë ka humbur jetën një shtetase e Shqipërisë. Sipas Policisë, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, në hyrje të fshatit Uglar komuna Gjilan ka ndodhë një vetë aksident ku, në veture ishin katër persona. “Si pasojë e vet-aksidentit, me lëndime të rënda janë dërguar në spitalin rajonal në Gjilan. Nga hetimet e para mësohet se njëra nga pasagjeret femër shtetase e Shqipërisë ka humbë jetën si pasojë e aksidentit. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit”, thuhet në njoftim. Ndërkohë, njësitet e trafikut rajonal të policisë janë duke i hetuar ...
Komentet te VET-AKSIDENT NË NJË FSHAT TË GJILANIT, HUMB JETËN Janë të Mbyllura